Lideri i Barcelonës bën thirrje për ulje të tensioneve

Periskopi.com Lajme

Udhëheqësi i Barcelonës, Ada Colau, bëri thirrje për qetësi dhe ndërprerje të protestave të dhunshme nga separatistët katalonas, të cilat eskaluan në masë të madhe.

“Kjo situatë nuk mund të vazhdojë. Barcelona nuk e meriton këtë”, tha Colau, duke shtuar se protesta e së premtes ka qenë më e rënda në ditët e fundit.

Protestuesit janë të zemëruar nga vendimi i Gjykatës Supreme që dënoi me burg nëntë liderë separatistë.

Separatistët radikalë janë përplasur me policinë që nga e hëna në disa qytete. Autoritetet deklarojnë se më shumë se 400 persona janë lënduar, shumë nga ta zyrtarë policorë, derisa janë arrestuar 150 persona.

Forcat e policisë kanë përdorur gaz lotsjellës të premten mbrëma për të shpërndarë protestuesit në Barcelonë. /REL/

Daçiq u bën thirrje serbëve të Kosovës të dalin në zgjedhje e ta votojnë Listën Srps

Periskopi.com Lajme

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq ka vazhduar me akuza të reja drejtuar Kosovës.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se zyrtarët e lartë të Kosovës janë duke u munduar në çdo mënyrë të parandalojnë fitoren e Listës Serbe në zgjedhjet e ardhshme.

Ai po ashtu ka thënë se pret që serbët të dalin të bashkuar në zgjedhje dhe ta votojnë Listën Serbe, raporton “RTV”, transmeton lajmi.net.

Pas konferencës në PKS, Daçiq ka deklaruar se zyrtarët nga Prishtina janë duke bërë të gjitha ndalesat e mundshme administrative, e një prej tyre parasheh që kush të ketë të drejtë dhe mundësi të votimit.

Sipas tij, në zgjedhjet e kaluara ka qenë e mundur të votohet me dokumentacion të Serbisë, kurse tani një gjë e tillë është e ndaluar.

“Gjithmonë mundohen ta theksojnë shtetësinë e tyre, edhe në listat zgjedhore të vendosin vulën e republikës së vetshpallur të Kosovës, po ashtu janë duke i ndryshuar metodat e tjera si ndalesa e spotit të Listës Serbe, me arsyetimet e tyre. Nuk ka shpjegim për diçka si kjo”, tha Daçiq.

Ai ka thënë se është i qartë qëndrimi i Serbisë dhe serbëve që jetojnë në Kosovë në lidhje me pavarësinë e njëanshme të shpallur nga Kosova. Daçiq ka ftuar serbët të jenë të bashkuar, të dalin në zgjedhje dhe të votojnë për Listën Serbe.

AAK i bën thirrje presidentit që ta emërojë anëtarin e tyre në KQZ

Periskopi.com Lajme

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka bërë thirrje presidentit të vendit që ta emërojë anëtarin e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Muharrem Nitaj nga AAK, tha se emërimi i anëtarit të tyre duhet të bëhet sa më shpejt.”Jemi vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve dhe AAK ende nuk është e përfaqësuar me anëtarin e vet në KQZ. Presidenti që do të duhej ta emëronte anëtarin nuk e ka bërë një gjë të tille dhe kjo duhet të korrigjohet sa më shpejt. I bëjmë thirrje që ta kryejë këtë punë sa më shpejt që të mos mbetet vend vakant në KQZ”, tha ai.

Sipas tij, është e pakuptueshme që koalicioni AAK-PSK të mos përfaqësohet në KQZ.

“Ne jemi në fushatë dhe në kohën kur fushata po shkon e qetë vendi i anëtarit në KQZ, është totalisht e pakuptueshme që koalicioni AAK-PSK të mos përfaqësohet në KQZ. Nuk duam të mendojnë se kjo është një lojë politike. Në KEK është hapur një konkurs në KEK dhe në Trepçë, ju bëjë thirrje ministrive të linjave të mos bëjnë kalkulime të tilla. Jemi në një situatë bukur të qetë e cilësore është mirë që të ruhet kjo, partitë të mos bëjnë pazare. Ka informata për shpërndarjen e parave në zona të ndryshme, u bëjë thirrje partive të jenë korrekte”, tha ai.

Edhe Ahmet Isufi nga AAK, i ka bërë thirrje presidentit të vendit që ta emërojë anëtarin e tyre

.”Ne kemi bërë kërkesën që anëtari i AAK të jetë në KQZ, Ibrahim Selmanaj dhe është kërkuar nga zyra e presidentit që ta dërgojmë nga një përfaqësues, gjë që e kemi bërë, pastaj ka dal që koalicionit PAN i takojnë vetëm dy. Kërkojmë sa më shpejt nga presidenti që ta dërgojë Ibrahim Selmanaj dhe ta emëroj, anëtarin e PDK e kanë dërguar pa konsultim paraprak”, tha ai.

Virusi i Nilit: IKSHPK bën thirrje për kujdes të shtuar ndaj pickimit të mushkonjave

Periskopi.com Lajme

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën thirrje që qytetarët që të kenë kujdes ndaj pickimit të mushkonjave.

IKSHPK njofton se virus i Nilit perëndimor është shfaqur në Balkan, prandaj apelon tek qytetarët që të kenë kujdes.

Sipas IKSHPK-së deri tani në vend asnjë persona nuk është prekur nga ky virus.

Postimi i plotë:

Qytetar të nderuar!

Virus i Nilit perëndimor është shfaqur në Balkan? Në Kosovē nuk ka të sëmurë por rreziku ekziston andaj

Kujdes nga pickimi i mushkajave!

  • Virusi i Nilit perëndimor mund të shkaktoj sëmundje fatale neurologjike te njerëzit
  • Megjithëse, përafërsisht 80% e njerëzve që janë të infektuar nuk tregojnë asnjë simptomë.
  • Virusi i Nilit perëndimor transmetohet tek njerëzit kryesisht nëpërmjet pickimit të mushkonjave
  • Virusi mund të shkaktoj sëmundje të rëndë dhe ngordhje tek kuajt.
  • Vaksinat për përdorim tek kuajt janë në dispozicion për përdorim por jo ende në dispozicion për tek njerëzit.
  • Zogjtë janë bartës natyral të virusit të Nilit perëndimor.

VNP mund të shkaktoj sëmundje neurologjike dhe vdekje tek njerëzit.

VNP zakonisht gjendet në Afrikë, Evropë, Lindjen e Mesme, Amerikën Veriore dhe Azinë Perëndimore. VNP është ruajtur në natyrë nëpërmjet ciklit i cili përfshinë transmetimin në mes zogjve dhe mushkonjave. Njerëzit, kuajt dhe gjitarët tjerë mund të infektohen.

Që nga paraqitja në vitin 1999 në SHBA, virusi është përhapur edhe në Kanada deri në Venezuelë.

Përhapja

Infeksioni tek njerëzit kryesisht është rezultat i pickimit nga mushkonjat e infektuara.

Mushkonjat infektohen pasi ushqehen me gjakun e zogjve të infektuar, të cilat qarkullojnë virusin në gjakun e tyre për disa ditë.

Virusi përfundimisht futet në gjëndrat pështymore të mushkonjave. Gjatë konsumimit të mëvonshëm të gjakut (kur mushkonjat thumbojnë), virusi mund të injektohet në njerëz dhe kafshë, prej ku shumëzohet dhe mund të shkaktoj sëmundje.

Virusi mund të bartet gjithashtu edhe nëpërmjet kontaktit me kafshët tjera të infektuara, nga gjaku apo indet tjera.

Një përqindje shumë e vogël e infeksioneve në njerëz është paraqitur nëpërmjet transplantimit të organeve, transfuzionit të gjakut dhe me qumështin e gjirit. Është i regjistruar vetëm një rast i bartjes së virusit NP prej nënë tek fëmija me rrugë transplacentare.

 

Deri më sot nuk ka të dokumentuar asnjë rast të bartjes nga njeriu në njëri të VNP nëpërmjet kontaktit të zakonshëm si dhe nuk janë raportuar raste të bartjes së virusit të punëtorët shëndetësor kur janë vendosur masat standarde paraprake të kontrollit të infeksionit.

Janë raportuar raste të transmetimit te punëtorët në laboratorë.

Shenjat dhe simptomat

Infektimi me VNP mund të jetë jo-simptomatik (pa simptoma) në rreth 80% të njerëzve të infektuar, ose mund të qoj në ethet e Nilit Perëndimor ose në sëmundje të rënda të Nilit Perëndimor.

Ethet e Nilit Perëndimor zhvillohen të rreth 20% e njerëzve të infektuar me VNP. Simptomat përfshijnë temperaturë dhembje koke, lodhje dhe dhembje të trupit, të përziera, të vjella, herë pas here skuqje të lëkurës dhe ënjtje të gjëndrave limfatike.

Simptomat e sëmundjeve të rënda (të quajtura edhe sëmundje neuro-invasive, si encefaliti i Nilit Perëndimor ose Poliomieliti i Nilit Perëndimor) përfshijnë: dhembje koke, temperaturë, shtrëngim në qafë, shtangie, dezorientim, komë, dridhje, konvulsione, dobësim të muskujve,dhe paralizë. Është llogaritur se rreth 1 në 150 persona të infektuar me VNP do të zhvillohet një formë më e rëndë e sëmundjes. Sëmundja serioze mund të shfaqet tek njerëzit e secilës moshë, mirëpo njerëzit mbi moshën 50 vjeçare dhe personat me imunitet te zbehur (p.sh. pacientët me transplantime) janë në rrezik të madh që të sëmurën rëndë pas infektimit me VNP.

Periudha e inkubacionit prej 3 deri në 14 ditë.

Diagnoza

VNP mund të diagnostikohet nga një numër i testeve të ndryshme.

  • IgG antitrupa (ose rritje e konsiderueshme në titrin e antitrupave) në dy mostra të njëpasnjëshme të mbledhura në interval prej një jave – ELISA
  • Tërheqja e IgM antitrupave me ELISA
  • Testet e neutralizimit
  • Detektimi viral përmes RT-PCR
  • Izolimi i virusit kulturave qelizore.

IgM mund të detektohet edhe në lëngun trunoshpinor dhe mostrat e marra nga pacienti i infektuar apo nga pacienti me shenja klinike. Antitrupat IgM MUND TË QËNDROJNË MË SHUME SE NJË VIT.

Vektorët dhe kafshët bartëse

VN virusi në natyrë qëndron në rrethin transmetues Mushkonja –zogj-mushkonja. Lloji Culex i mushkonjave konsiderohet si bartës kryesor i vektorëve të sëmundjes VNP, veçanërisht lloji Cx. Pipiens. VNP mbahet në bashkësitë e mushkonjave me transmision vertikal (të rriturit tek vezët).

Zogjtë janë rezervuar bartës të VNP. Në Evropë, Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azi, mortaliteti në zogj lidhur me VNP është i rrallë. Anëtaret e familjes së korbave (corvidae) janë veçanërisht të prekshëm, por virusi është gjetur edhe në rreth 250 lloje të ndryshme të zogjve të ngordhur. Zogjtë mund të infektohen përmes shumë rrugëve, përveç pickimit të mushkonjave, dhe lloje të ndryshme mund të kenë potenciale të ndryshme për mbajtjen e ciklit të transmisionit.

Kuajt, ashtu si njerëzit, janë strehues të fundit, d.m.th se pasi infektohen, nuk e përhapin sëmundjen. Infeksionet simptomatike tek kuajt janë po ashtu të rralla dhe të lehta, por mund të shkaktojnë sëmundje neurologjike, përfshirë edhe encefalomielitin fatal.

Parandalimi

Pasi shpërthimet e epidemive të VNP ndodhin para rasteve në njerëz, ndërtimi i një mbikëqyrje shëndetësore aktive të shëndetit të kafshëve për gjetjen e rasteve të reja është esenciale në sigurimin e lajmërimit të hershëm për autoritetet veterinare dhe shërbimet shëndetësore humane.

Zvogëlimi i rrezikut të infeksionit në njerëz

Në mungesë të vaksinës, mënyra e vetme për të zvogëluar infeksionin në njerëz është përmes vetëdijesimit dhe edukimit të popullatës rreth masave që mund të ndërmarrin për të zvogëluar rrezikun e ekspozimit ndaj virusit.

Porositë edukative duhet të fokusohen si vijon:

  • Zvogëlimin e rrezikut ndaj bartjes përmes mushkonjave.
  • Angazhimet për parandalimin e transmisionit duhet së pari të fokusohen në mbrojtjen personale dhe të bashkësisë ndaj pickimit të mushkonjave me përdorimin e rrjetave, repelentëve, rrobave të lehta me mëngë të gjata, dhe shmangien e aktiviteteve të jashtme në kohën e pickimit.
  • Zvogëlimin e rrezikut të transmisionit prej kafshëve në njerëz. Dorëzat dhe mjetet tjera duhet të përdoren gjatë trajtimit të kafshëve të sëmura apo indeve të tyre, si dhe gjatë therjes.
  • Zvogëlimin e rrezikut të transmisionit përmes transfuzionit të gjakut dhe transplantimit të organeve. Kufizimet dhe testet laboratorike gjate dhurimit të organeve dhe gjakut duhet të konsiderohen gjatë shpërthimit të epidemisë në zonat e prekura pas shqyrtimit të situatës epidemiologjike lokale/regjionale.

Kontrolli i vektorëve

Parandalimi efektiv i infeksioneve në njerëz varet në zhvillimin e një mbikëqyrje gjithëpërfshirëse dhe të integruar të mushkonjave dhe programeve të kontrollit në zonat ku shfaqet virusi.

Parandalimi i infeksioneve në shërbimet shëndetësore

Punëtorët shëndetësorë që kujdesen për pacientët e dyshuar apo të konfirmuar me infeksion VNP, ose që punojnë me mostrat prej tyre, duhet të zbatojnë masat standarde parandaluese për kontrollin e infeksioneve. Mostrat e marra prej njerëzve ose kafshëve të dyshuara me infeksion VNP duhet të manipulohen nga stafi i trajnuar dhe në laboratorë të pajisur komplet.

 

Zvicra bën thirrje për respektim të Kushtetutës së Kosovës

Periskopi.com Lajme

Ambasada e Zvicrës në Prishtinë ka reaguar sot pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj pas ftesës nga Gjykata Speciale në Hagë.

Ajo përmes një statusi në Facebook apelon të gjithë përfaqësuesit institucionalë që të veprojnë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

“Ambasada e Zvicrës merr parasysh dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga funksioni i kryeministrit të Republikës së Kosovës. Ne u bëjmë thirrje të gjithë përfaqësuesve institucionalë që të veprojnë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Jemi të bindur se institucionet shtetërore vazhdojnë të funksionojnë dhe do të trajtojnë në mënyrë efektive nevojat e popullit”, thuhet në deklaratë.