Interi njofton Beneventon me Serie A-në e vërtetë: E shkatërron 5-2

Periskopi.com Sporti

Interi ka mposhtur me rezultat të thellë 5-2 Benventon në udhëtim në ndeshjen e vlefshme për javën e parë të Serie A.

Nerazzurrët kanë marrë edhe fitoren e dytë radhazi në Serie A, pasi kanë mposhtur Beneventon në takimin e javës së parë të shtyrë shkaku i angazhimeve të Interit në garat evropiane.

Ekipi i Antonio Contes ka fituar pa shumë vështirësi takimin e tyre në udhëtim dhe italiani ka bërë shumë ndryshime në këtë ndeshje, duke provuar shumicën e lojtarëve.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim total të Interit, të cilët arritën të shënojnë edhe katër gola, për dallim të një goli të shënuar nga vendasit.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas u mbushur mirë një minutë dhe ishte Romelu Lukaku, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Achraf Hakimit.

Në minutën e 25-të, Interi shënoi për 0-2 me anë të Roberto Gagliardit, ndërsa tre minuta më vonë ishte përsëri Lukaku që shënoi për 0-3.

Vendasit arritën të kthehen në lojë në minutën e 34-të duke ngushtuar rezultatin në 1-3 me anë të Gianluca Caprarit, por ishte Hakimi (42’) që thelloi epërsinë e Interit dhe qoi ekipin e tij në pushim me rezultat 1-4.

Në pjesën e dytë, përsëri Interi ishte më i mirë, por në fund dy skuadrat arritën të shënojnë nga një gol.

I inkuadruari në pjesën e dytë, Lautaro Martinez (71’) shënoi për 1-5, ndërsa Caprari (76’) vulosi rezultatin përfundimtar 2-5.

Pas kësaj fitore, Interi e sheh veten në vendin e dytë me gjashtë pikë, ndërsa Benevento renditet 11-ta me tri pikë.

Në ndeshjen e radhës, Nerazzurrët udhëtojnë te Lazio, ndërsa Benevento e pret Bolognan.

Interi vazhdon ta shkatërrojë Beneventon e shkretë: Ia shkund portën për herë të pestë

Periskopi.com Sporti

Interi po avancon 5-1 kundër skuadrës së sapo promovuar në Serie A, Benevento.

Lautaro Martinez ka realizuar golin e pestë të ndeshjes për ‘Nerazzurrët’ të cilët po avancojnë 5-1.

Ishte një top i rrëmbyer në afërsi të mesfushës që ndihmoi mysafirët të vazhdonin tutje, teksa eventualisht topi përfundoi në këmbët e Martinezit, i cili qëlloi cakun me një goditje precize nga distanca.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

Interi nuk ka nevojë ta poshtërojë kështu Beneventon: Ia shënon edhe të kartërtin me lehtësi të frishme

Periskopi.com Sporti

Interi nuk po e merr aspak shtruar kundër skuadrës së sapo promovuar në Serie A, Benevento.

”Nerazzurrët” po avancojnë 4-1, teksa golin e katërt e ka realizuar Achraf Akimi në minutën e 42-të, shkruan Periskopi.

Një krosim nga krahu i majtë dhe një reagim i dobët në mbrojtjen e nikoqirëve, ia mundësuan Akimit të realizojë nga afërsia.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

 

Interi vazhdon ta njoftojë brutalisht Beneventon me Serie A-në: Dy gola të tjerë brenda katër minutave

Periskopi.com Sporti

Interi ka shënuar edhe golin e dytë dhe të tretë kundër skuadrës së sapo promovuar në Serie A, Benevento

Gagliardini ka shënuar për 2-0 në minutën e 25-të, pas një topi të kthyer në zonë nga Ashley Young, teksa qëlloi cakun me një goditje të fuqishme.

Shikoni golin më poshtë.

 

Vetëm katër minuta më vonë, ”Nerazzurrët” shënuan edhe golin e tretë, pas një presingu në mbrojtjen nikoqire, me Lukakun që realizoi golin e dytë personal në takim.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

 

A është ky goli më i shpejtë në Serie A? Interi shënon pas vetëm 28 sekondave kundër Beneventos

Periskopi.com Sporti

Menjëherë me t’u rinisur topi nga mesi i fushës, Interi ka shënuar në aksionin e parë kundër Beneventos.

Në fakt, vetëm 28 sekonda kaluan kur Romelu Lukaku shënoi nga afërsia, pasi sfhrytëzoi për mrekulli asistimin e Achraf Akimit nga krahu i djathtë.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

 

Interi kërkon ta vazhdojë me fitore sezonin e ri, pret skuadrën e promovuar këtë sezon në Serie A: Formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Interi, sot me fillim nga ora 18:00, i shkon si mysafir skuadrës që u promvoua këtë sezon në Serie A, Benevento.

Nikoqirët arritën që të triumfojnë në ndeshjen e parë kundër Sampdorias, teksa ka fituar 14 nga 19 ndeshjet në Serie B sezonin e kaluar, shkruan Periskopi.

Në anën tjetër, pavarësisht se pranoi gol e para, Interi arriti ta mposhtë Fiorentinën në ndeshjen e parë me rezultat 4-3.

Më poshtë, formacionet zyrtare:

Benevento:

Image

Inter:

Image