Disa e quajnë të ‘çmendur’, ky është rrëfimi prekës i Kolollit – punoi te McDonalds

Periskopi.com Uncategorized

Benjamin Kololli është i vetëdijshëm se jo të gjithë kanë mendim të mirë për të. Disa e vlerësojnë arrogant e disa edhe të “çmendur”.

Reprezentuesi i Kosovës shpesh ngjall diskutime me sjelljet dhe deklaratat e tij. Jo gjithnjë ato vlerësohen të përshtatshme, por kontributi i tij në fushë nuk diskutohet asnjëherë. Ai aktualisht është i lënduar, por këtë edicion ka kaluar formë të lartë te Zuerichu.

Së fundi, 28-vjeçari ka dhënë një intervistë për gazetën zvicerane, “Der Bund”. Kjo gazetë ka shkruar se Kololli polarizon njerëzit dhe ai nuk e di pse. Kololli ka treguar se pak kohë më parë i ka vdekur gjyshja që ishte me COVID-19.

Kololli është pyetur se çka mendojnë njerëzit për të.

“Që unë herë pas here jam i çmendur. Shumë mendojnë se jam arrogant. Pse aq shumë njerëz mendojnë se jam arrogant? Këtë nuk mund ta kuptoj. Kjo çështje hapet gjithnjë”, ka thënë Kololli për gazetën zvicerane. Ai megjithatë ka pranuar se kur paraqiten problemet reagon ndryshe.

“Unë jam i mirë, miqësor, i përgjegjshëm. Gjithnjë kam respekt. Unë jam tip që asnjëherë nuk shkakton probleme me lojtarët e tjerë. Jam shumë i qetë dhe i relaksuar. Deri sa të ketë probleme. Më pas jam shumë krenar dhe energjik. Respekti dhe drejtësia janë shumë të rëndësishme për mua”, ka thënë reprezentuesi i Kosovës.

Disa e vlerësojnë vetjak Kolollin, ka komentuar gazeta zvicerane.

“Prej që jam futbollist, njerëzit kanë pasur këtë bindje për mua. Shumë bashkëlojtarë kam pasur në karrierën time. Ata kanë thënë: kam menduar se je arrogant. Por kjo nuk është e vërtetë, është plotësisht ndryshe. Kur njerëzit më njohin, dua që ata të thonë gjëra të mira për mua. Nuk mund të ndikoj në mendimet e njerëzve që nuk i njoh”.

Kololli për një kohë kishte ndërprerë karrierën në futboll dhe kishte nisur të ushtrojë kikboks. Por klubi i kikboksit u shua.

“Nëse klubi do të mbetej i hapur, ndoshta do të isha kikboksier sot, ndoshta diçka tjetër. Kush e di. Në atë kohë vërtet kam dashur të lë futbollin, nuk kam dashur të kem diçka me të. Kisha përfunduar. Ishte mjaft i neveritur me futbollin”, ka thënë Kololli, që kishte pretenduar se po i bëhej e padrejtë te Sioni. Thotë se të gjithë bashkëlojtarët i kishin kaluar tek ekipi U-16. Por jo edhe ai. Ndërkohë ai vlerësohej prej më të mirëve.

“Kam pasur shumë diskutime me trajnerin e asaj kohe. Sot kolegët e atëhershëm nuk luajnë futboll apo janë në kategorinë e tretë. Unë jam i vetmi që kam depërtuar në futbollin profesional”, ka thënë majtaku.

Ai nuk mendon se ka problem me autoritetin. Por thotë se trajneri nuk e kishte dashur shumë. Ka treguar se ai trajner ishte strikt, por ndien se vetë ishte paraqitur mirë.

Weshalb Benjamin Kololli der wahre Sieger des Aufschwungs vom FC Zürich ist“Ende nuk e di arsyen e vërtetë. Ndoshta është më mirë kështu, në të kundërtën do të luaja në kategorinë e tretë”.

Kololli thotë se për një lojtar, besimi është gjëja më e rëndësishme. Sipas tij, kur ka presion nga klubi apo kur trajneri shkakton stres, është vështirë të luhet mirë. Ai vlerëson kur trajneri flet me lojtarët, lavdëron dhe i kritikon ata.

“Por nëse nuk luani më, trajneri nuk iu shpjegon pse dhe ju nuk e kuptoni pse, atëherë ky është stres për mua. Ju mendoni pse dhe ju keni këto pyetje çdo ditë. Dhe filloni të dyshoni”, thotë Kololli, që para Zuerichut ka luajtur për Montheyn, Sionin, Le Montin, Biel-Biennen, Young Boysin e Laussanen. Ai ka 17 ndeshje e katër gola me Kosovën.

Edhe Kololli ka momentet kur dyshon.

“Po, edhe unë. Pse secili ndien se unë nuk kam probleme të tilla? Nëse ndiej besimin e trajnerit, unë mund të jap më të mirën dhe të bëj gjëra të mëdha. Raporti me trajnerin është shumë i rëndësishëm në futboll”.

BKololli ka treguar se ka punuar në McDonalds dhe se gruan e tij e ka njoftuar atje.

Ai është i kënaqur me formën që po kalon te Zuerichu. Ka thënë se synon të luajë në ndonjë vend tjetër, por nuk është i ngarkuar me këtë. Te Zuerichu po kalon mirë dhe aktualisht është i koncentruar për sukses me këtë skuadër.

Kololli i lënduar, e konfirmon klubi: Ja sa javë do të mungojë

Periskopi.com Sporti

Mesfushori dhe mbrojtësi i majtë i Kosovës, Benjamin Kololli është lënduar dhe pritet që t’i mungojë skuadrës FC Zurich për disa javë

Këtë e ka konfirmuar me anë të një postimi në Twitter skuadra zvicerane ku ka thënë se Kololli ka pësuar një lëndim që do ta lë atë jashtë fushave për disa javë.

“Në ndeshjen si mysafirë kundër FC Lugano, Benjamin Kollolli do të mungojë shkaku i një lëndimi muskulor dhe do të jetë jashtë për disa javë shkaku i këtij lëndimi”, thuhet në këtë postim.

“Shërim të shpejt, Benji!”.

Kujtojmë se Kololli ishte në një formë të mirë këtë sezon për Zurichun, ku kishte shënuar disa gola dhe bërë disa asistime.

Ylli i Kosovës lëndohet rëndë, u detyrua ta lë fushën

Periskopi.com Sporti

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli është larguar nga fusha në minutën e 35-të për Zurichun, kjo pas një lëndimi që pësoi, trasnmeton Periskopi.

Për Zurichun nga minuta e parë në fushë është edhe mbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti.

Ekipi zviceran arriti të merrte fitore me rezultat minimal ndaj Luganos, duke i mposhtur këta të fundit me rezultat 0:1.

Benji Kololli zgjedh mes flisë dhe ushqimit zviceran

Periskopi.com Sporti

Benjamin Kololli është vënë në siklet kur është pyetur se a dëshiron të fitojë Ligën e Kamionëve me Zurichun apo Kampionatin Botëror me Kosovën.

“Dyjat, nuk mund t’i ndajë asnjërën” shprehet Kololli.

Klubi zviceran i ka bërë një pyetësor interesant mbrojtësit kosovar, duke treguar disa prej preferencave të tij.

Këto janë disa prej përgjigjeve të Kolollit në pyetjet e mëposhtme.

Benji apo Kolo? Benji

Mykonos apo Dubai? Dubai

Mercedes apo BMW? BMW

Hotel apo Airbnb? Dyjat

Coca Cola apo Ice tea? Coca Cola

Benji u pyet edhe nëse më shumë pëlqente flinë apo pjatën zvicerane, rosti, duke u përgjigjur se: “Sigurisht që fli”.