Rukiqi i Odës Ekonomike: Pakoja Emergjente të implementohet sa më shpejt

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi ka bërë një reagim në Facebook në të cilin ka kërkuar implementim sa më të shpejt të pakos Emergjente. 

Një gjë të tillë ai e ka bërë pasi Qeveria Hoti pritet të rishikojë buxhetin e paraparë për këtë vit. Kjo qeveri ka premtuar 1,2 miliard euro investime për vitet 2020 dhe 2021.

Rukiqi ka bërë thirrje që të rishikohet buxheti në afate më të shpejta.

“Shumica e bizneseve ne vend nuk po arrijne te qarkullojne me shume se 50% ne raport me planifikimet, apo periudhen e njejte te vitit te kaluar. Çdo skenar parasheh se paku 5% tkurrje ekonomike.” – shkruan ai, përcjell Periskopi.

Rukiqi ka thënë se Pakoja e rimëkëmbjes ekonomike është shpresa “dhe rrugëdalja e vetme” nga një pasojë e pariparueshme për vendin për dekada të tëra (sic).

Qeveria Kurti e kishte ndarë vetëm një Pako Emergjente prej 170 milionë eurosh.

Statusi i plotë: 

Pakoja emergjente, nese mund te quhet emergjente, duhet te implementohet sa me shpejt qe eshte e mundur, prandaj rishikimi i buxhetit duhet te behet ne afatet me te shpejta. Gjitheashtu per sektoret qe vazhdojne te perballohen me renie drastike te qarkullimit duhet te mundesohet ri-programimi i kredive, konform aftesise paguese qe e kane.

Shumica e bizneseve ne vend nuk po arrijne te qarkullojne me shume se 50% ne raport me planifikimet, apo periudhen e njejte te vitit te kaluar. Çdo skenar parasheh se paku 5% tkurrje ekonomike. Pakoja e rimekembjes eshte shpresa dhe rrugedalja e vetme nga nje “kataklizem” i mundshem ekonomik, me pasoja te pariparueshme per dekada te tera.

I pari që përhapi panikun për mungesë ushqimesh në Kosovë është shefi i OEK’ut

Periskopi.com Lajme

Drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi para disa ditëve me anë të një shkrimi në Facebook ka përhapur panik tek qytetarët duke thënë se në rast të përhapjes së koronavirusit, do të ketë mungesë të rezervave të miellit brenda një periudhe të shkurt kohore.

Kjo gjë ka shtyer qytetarët në vend që të furnizohen duke krijuar radhë të gjatë për të blerë miell, por edhe me gjëra të tjera ushqimore duke zbrazur marketet.

“Vetem nje shembull: Ne rast te cfaredo paniku ne nivel lokal apo me gjere, Kosova ka rezerva te miellit te cilat mund te zbrazen, brenda nje periudhe te shkurte kohore”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndërprehet mësimi në të gjitha nivelet deri me 27 mars./Periskopi/

 

Rukiqi kërkon nga Qeveria të reformojë OSHP-në shkaku i dëmeve milionëshe

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kërkuar nga Qeveria të ndërmarr veprime dhe ta reformojë Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Sipas tij, OSHP-ja po sjell dëme milionëshe dhe po largon investitorët.

Ai tutje ka renditur disa nga arsyet pse duhet të reformohet ky organ.

Sipas tij, ai është bërë simbol i vendimeve të padrejta për bizneset.

“Këto vendime po dëmtojnë me miliona euro buxhetin e vendit, shumë më shumë se numri i madh i ministrive, këto vendime po forcojnë monopole të kompanive në fusha të ndryshme të prokurimit publik, një vendim i javëve të fundit nga ky organ, ka gjasa ta largojë se paku një investitor serioz që prodhon në Kosovë dhe të dekurajojë edhe shumë të tjerë”, ka shkruar ai në Facebook

Rukiqi: Jemi kundër pushimit të të dielave për bizneset, kërkojmë sqarim për heqjen e taksës

Periskopi.com Lajme

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka mbajtur konferencë për medie lidhur me rezultatet e anketës të klimës në biznes, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i OEK-ut Berat Rukiqi tha se në tre mujorin e fundit të viti 2019 shihet një rritje pozitive e bizneseve. Ai tha se ka një rritje të konsumit në vend.

“Së pari është indiaktori i klimës së biznesit i cili realisht tash më nga viti 2013 e mat klimën e të bërit biznes në vend. Tre mujori i fundit i vitit 2019 ku shihet një pritje ma pozitive të bizneseve për situatën e të bërit biznes në vend. Në tre mujorin e fundit ka një rritje të konsumit në vend dhe bizneset kanë një performancë më të mirë”.

“Bizneset nuk presin lëvizje të mëdha në punësim. Nga pjesa e tre mujorit të dytë ne mund ta kemi një situatë tjetër sa i përket sektorit të punësimit, tha Rukiqi.

Sipas tij, Kosovës i duhet një qeverisje stabile që nuk i bllokohet mandati.

“Kosovës duhet me ju siguruar një qeverisje stabile dhe që nuk i bllokohet mandati. Vonesat në gjykata janë një problem që nuk garanton as të drejta pronësore dhe as trajtimin e kontratave dhe kjo ndikon në investimet e huaja”.

Rukiqi tha se prioritet i Qeverisë duhet të jetë promovimi i eksportit përmes politikave nxitëse.

“Prioritet i qeverisë duhet të jetë promovimi i eksportit për mes politikave nxitëse. Rritja ekonomike mbete e varur nga të hyrat e remitencave dhe investimet publike dhe askush nuk garanton askush se shkalla e remitencave të mbetet në këtë nivel”.

“Pushimin të dielave e kemi kundërshtuar sepse ende nuk jemi të gatshëm dhe duke llogaritur bizneset në Prishtinë mund të ketë dëme të mëdha. Ne ende kemi një shkallës të ulët të ndërmarësisë dhe kjo duhet të jetë me fokus të veçantë të qeverisë sepse kështu ndihmohet rritja e punësimi”.

Rukiqi kërkoi më shumë sqarime sa i përket paralajmërimeve për heqjen e taksës 100% ndaj produkteve që vijnë nga Serbia, edhe pse thotë se do ta përkrahin këtë vendim nëse është në interes të vendit.

“Kur është në pyetje interesi shtetëror ne mendojmë që duhet të përkrahim vendimet që janë për interesi shtetërore, sikur ka qenë vendosja e tarifës dhe tani do të përkthim çdo vendim që është në interes”.

“Nëse Qeveria vendos ta heq tarifën e kam thënë qartë që duhet të ulemi bashkërisht dhe gjithë ato marrëveshje që janë proklamuar qoftë për hekurudha sepse ato janë pengesë e eksportit të Kosovës drejt Serbisë. E përkrahim heqjen e tarifës dhe nëse konsiderohet ajo interes të shoqërisë do ta përkrahim, por duke pas edhe në listë të gjerë”.

Kritika e klasës politike

Në Francë ka një debat nëse botimi i pamjeve intime të një politikani duhet të konsiderohet një veprim politik artistik. Për çdo rast, Paëlenski pohon dimensionin politik të videos. Ai kritikon gjoja degjenerimin e politikës në vend.

Griveaux-së i kanë mbërritur deklarata solidariteti nga të gjitha partitë politike. Deri tani, jeta private e një politikani konsiderohej tabu në Francë, por me internetin kjo ka ndryshuar. Gazetarët, të cilët në të kaluarën ishin të informuar mirë për aferat e panumërta të politikanëve të rangut të lartë – dhe nuk flisin – tani e kanë humbur funksionin e tyre si bllokues të mendimit të botuar.

Griveaux tani konsiderohet politikani i parë në Francë që rrëzohet nga një aferë jashtëmartesore. Fakti që 42-vjeçari dërgon video seksi në internet, thuhet më tej në debatin në Francë, hedh një dritë të keqe ndaj të besuarit të Macronit.

Zgjedhje delikate

Për Presidentin, ndryshimi i stafit të Parisit vjen jo mbarë një muaj para zgjedhjeve lokale. Të qeverisësh kryeqytetin jo vetëm konsiderohet veçanërisht prestigjioze në Francë, por pikërisht në Paris LREM ka pasur edhe kuotat më të larta të mbështetjes në të kaluarën.

Por kandidatura gjithsesi nuk dukej e suksesshme, edhe para publikimit të videos. Në sondazhet e fundit, Griveaux u rendit i treti pas socialistes dhe mbajtëses së postit Anne Hidalgo dhe konservatores Rachida Dati – pa perspektivë për fitore.

Edhe në qytetet e tjera të mëdha, ka një riforcim të partive tradicionale, me kuadro të sprovuar politike. Lëvizja e Macronit, e cila fillimisht tërhoqi shumë të porsaardhur në politikë, ka humbur qartë vrullin si parti në pushtet – dhe padyshim është e vështirë për t’u kontrolluar si parti. Në 16 nga 60 qytetet më të mëdha të Francës, kandidojnë disidentë të En Marche kundër kandidatëve zyrtarë të partisë. Për më tepër, daljet nga partia dhe kalimi të parti të tjera janë në rritje. Pasojat e protestave të jelekverdhëve dhe të reformës së pensioneve bëjnë pjesën tjetër. Për 58-vjeçaren Agnès Buzyn, sukses do të konsiderohet po të dalë me dinjitet në mars nga fushata./DË

 

 

 

Kreu i Odës Ekonomike, Kurtit:  Para se të zëvendësosh tarifën analizo gjendjen e bizneseve

Periskopi.com Lajme

Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, i është drejtur me një letër publike kryeministrit Albin Kurti.  Rukiqi në këtë letër ka ofruar shumë fakte për pengesat e Serbisë në produktet e Kosovës. Rukiqi ka kërkuar që zëvendësimi i tarifës me çfarëdo lloj mase tjetër duhet të përcillet me një varg kërkesash në raport me Serbinë, sidomos duke pasur parasysh numrin e lartë të barrierave jotarifore gjatë transitit apo eksportit në tregun e Serbisë.

“Tarifa normalisht që është një instrument i cili ka edhe implikime tregtare edhe politike. Nuk është e jona të vlerësojmë  aspektin politik megjithatë sa i përket implikimeve tregtare  ne besojmë se çdo zëvëndësim i tarifës me çfarëdo lloj mase tjeter duhet  të përcillet me një varg kërkesash në raport me Serbinë, sidomos duke pasur parasysh numrin e lartë të barrirave jo tarifore qoftë gjatë tranzitit apo gjatë eksportit në tregun e Serbisë”, apelon Rukiqi tek kryeministri Kurti.

Ai ka kërkuar vëmendjen e Kurtit për pengesat ekonomike të prodhimeve kosovare në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Kjo është letra e plotë e tij:

Fillimisht,  ju uroj punë të mbarë në krye të Qeverisë duke shpresuar në bashkëpunim të suksesshëm në interes të ekonomisë së vendit.

Ditëve të fundit, kemi përcjellur me shumë interes temën e tarifës 100 % ndaj mallrave të Serbisë dhe idesë për zëvëndësimin e saj me ‘parimin e reciprocitetit’, duke marrë parasysh se komuniteti i biznesit preket nga çdo vendim i tillë.

Oda Ekonomike e Kosovës e themeluar me Ligjin Nr. 2004/7 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës,  përfaqëson e mbron interesat e më  shumë 16,000 ndërmarrjeve dhe sa herë të jetë nevoja adreson çështje që janë në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe njëherit ofron ekspertizen profesionale në adresimin e tyre.

Për të krijuar një pasqyrë të përgjithshme rreth qëndrimit të OEK rreth tarifës por edhe parimit të reciprocitetit do të shtjelloj më poshtë disa çështje  që lidhen ngushtë me këto tema të rëndësishme për sektorin privat.

Në kohën e vendosjes së tarifës, përkatësisht në nëntor të vitit 2018, duke lënë anash interesin ekonomik personal, komuniteti i biznesit ka shprehur mbështetjete për këtë vendimin qeveritar duke i dhënë konsideratë më të lartë interesit të përgjithshëm shtetëror, pavarësisht dëmeve të  mundshme financiare për bizneset si pasojë e këtij vendimi. Ndërkohë, bizneset kanë bërë përpjekje maksimale për të zëvëndësuar produktet nga Serbia, duke riorientuar tregun apo importet në vende tjera. Ky vendim natyrshëm ka pasur edhe implikime në kosto megjithatë, në pergjithësi nuk është reflektuar në çmimet finale të produkteve.

Sipas vlerësimeve të Odës Ekonomike, përkatësisht matjet që ne kemi bërë me bizneset në hulumtimin “Klima e biznesit“ është kuptuar se në përgjithësi sektori prodhues në vend ka deklaruar rritje të aktivitetit biznesor si pasojë e vendosjes së tarifës edhe pse periudha raportuese është e limituar në aspektin kohor për të matur impaktin që kjo masë ka në bruto prodhimin vendor.

Tarifa normalisht që është një instrument i cili ka edhe implikime tregtare edhe politike. Nuk është e jona të vlerësojmë  aspektin politik megjithatë sa i përket implikimeve tregtare  ne besojmë se çdo zëvëndësim i tarifës me çfarëdo lloj mase tjeter duhet  të përcillet me një varg kërkesash në raport me Serbinë, sidomos duke pasur parasysh numrin e lartë të barrirave jo tarifore qoftë gjatë tranzitit apo gjatë eksportit në tregun e Serbisë.

Ekonomia e Kosovës që nga deklarimi i pavarësisë së vendit, nuk zhvillohet në përputhje me potencialet e saj, dhe kjo i referohet sidomos sektorit të eksportit për shkak të barrierave me të cilat prodhimet tona hasen nga vendet fqinje me theks të veçantë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Zbatimi i Marrëveshjes CEFTA vazhdon të shoqërohet nga vështirësi të shumta për Kosovën për shkak të pengesave të aplikuara kryesisht nga vendet e sipërcekura duke konsideruar faktin që këto shtete nuk pranojnë asnjë produkt që ka origjinën kosovare.

Barrierat e aplikuara karshi Kosovës janë zakonisht të natyrave të ndryshme, duke përfshirë Barrierat Teknike të Tregtisë dhe Standardet Sanitare dhe Fito sanitare. Në të njëjtën kohë, tranzitimi i produkteve të Kosovës ballafaqohet me pengesa administrative të vazhdueshme.

Barriera e parë me të cilën bizneset, por edhe qytetarët përballen është mosnjohja e pasaportës dhe dokumeteve të udhëtimit, ku dëmi më i madh u shkaktohet bizneseve për shkak të kohës, por edhe domosdoshmërisë që të angazhojnë logjistikë (sektori i transportit) nga vendet e rajonit.

Prodhuesit vendor ka shumë raste kur dëmtohen nga importet bujqësore dhe industriale nga Serbia, kryesisht përmes çmimeve ‘dumping’, duke u shitur më lirë se në vendin e origjinës, e cila rrjedhimisht dëmton industritë e njëjta vendore. Të tilla janë rastet për importin e miellit si dhe të produkteve ndërtimore. Çështja e raportit të analizave të kualitetit apo e fushës sanitare dhe fito sanitare mbetet mjaft shqetësuese. Eksportuesit kosovar obligohen nga autoritetet e Serbisë, respektivisht atyre të ushqimit dhe veterinarisë që të presin me maunat e tyre me ditë të tëra, për faktin se autoritetet serbe nuk i njohin analizat e eksportuesve Kosovar. Të gjitha këto krijojnë kosto shtesë për kompanitë kosovare në kuptimin kohor dhe financiar. Gjithashtu, edhe sa i përket produkteve industriale, ka mjaft raste ku eksportuesit kosovar pothuajse e kanë të pamundur të eksportojnë disa produkte, kjo për faktin se autoritetet relevante të Serbisë nuk i pajisin me leje importi importuesit e tyre për arsye politike, e cila rrjedhimisht e pamundëson realizimin e eksportit nga kompanitë e Kosovës. Që nga viti 2008, shumë kompani kosovare janë duke u përballur rregullisht me problemin e tranzitit përderisa importojnë nga vendet e BE-së dhe kalojnë nëpër territorin e Serbisë në pika të ndryshme kufitare. Edhe pse kompanitë kosovare posedojnë të gjithë dokumentacionin përkatës, atyre u kërkohet gjithashtu të ofrojnë një licencë të importit që lëshohet nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë Serbe ose Ministria e Bujqësisë. Kompanitë zakonisht detyrohen të kthehen dhe të përdorin një rrugë tjetër përmes Rumanisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke arritur kështu në Kosovë. Tutje, industria e pijeve vazhdimisht raporton shqetësimin që për çdo ngarkesë që hynë në Serbi, duhet të paguajnë 150 EUR në emër të certifikatës së cilësisë, dokument ky i cili në vendin tonë lëshohet nga Instituti

Bujqësor, por që nuk njihet nga autoritetet serbe. Kjo pasiqë shteti serb, kompanitë kosovare i konsideron si prodhues të brendshëm të Serbisë.

Për më tepër, të ndodhur në këtë situatë dhe duke mos pranuar që t’u nënshtrohen kërkesave paradoksale të autoriteteve serbe kur realizohet eksporti ose tranziti në këtë shtet, ndërmarrjet tona kanë aplikuar si praktikë hapjen e filialëve/degëve në vendet e rajonit.

Sidoqoftë, kompanitë vazhdimisht deklarojnë se u kërkohet ndonjë leje dhe çertifikatë shumë specifike për të tregtuar me këtë vend, pastaj certifikata të konformitetit, certifikata për cilësinë e produktit dhe teste laboratorike shtesë. Tutje, duhet përmendur këtu që problemet më të ndjeshme vijnë nga autoritetet doganore, d.m.th. kur produkti është “i lirë” (ka një çmim të ulët), doganat kërkojnë konfirmimin e kompanisë mbi vlerën e mallit por, edhe pasi marrin atë konfirmim autoritetet serbe bëjnë edhe një vlerësim të ri të mallit (ndryshe duke nënkuptuar rritjen e bazës doganore) dhe tarifat pastaj rriten dukshëm. Për më tepër autoritetet serbe gjithmonë kërkojnë ndryshimin e targave për mjetet e transportit në mënyrë që ato të lejohen të kalojnë kufirin, i cili në njërën anë është kosto shtesë dhe nga ana tjetër është kohë e humbur për kompanitë. Disa nga kompanitë ose tashmë e kanë bërë ose po mendojnë të ndryshojnë korridorin e tregtisë me Serbinë (madje edhe tranzitin) ose në rastet më të këqija madje edhe të mbyllin biznesin. Të dyja alternativat janë të kushtueshme; megjithatë, bizneset nuk po arrijnë të gjejnë ndonjë alternativë tjetër.

Në kuadër të barrierave ekonomike padiskutim duhet përmendur edhe mosnjohja e certifikatave dhe kualifikimeve profesionale ku që nga viti 2015 Serbia mbanë “peng” procesin e inicuar nga CEFTA dhe iniciativa të tjera rajonale të përbashkëta.

Në përmbyllje të këtyre barrierave theksi i vecantë duhet të jipet tek fakti që shtetit serb nuk njeh asnjë dokument të lëshuar nga institutionet e Republikës së Kosovës, me përjashtim të EUR1 të lëshuar nga Dogana e Kosovës.

Komuniteti i biznesit përkrah çfarëdo mase që është në interes të përgjithshëm shtetëror mirëpo konsideron të nevojshme një analizë të detajuar të kërkesave të bizneseve dhe implikimeve tjera  para marrjes së vendimeve që prekin veprimtarinë e tye e rrjedhimisht mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Besojmë thellësisht se me bashkëpunim të mire ndërinstitucional do të mund ta fuqizojmë besimin e komunitetit të biznesit në punën e institucioneve shtetërore, si dhe do të mund t’i ofrojmë atyre qartësim për këto çështje me rëndësi.

Sinqerisht,

Berat Rukiqi

Kryetar

 

Rukiqi: Kurti duhet të konsultohet me bizneset para vendosjes së masës së reciprocitetit

Periskopi.com Lajme

Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, thotë se kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, duhet të konsultohet me bizneset para vendosjes së masës së reciprocitetit.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të konsultohet me komunitetin e biznesit, para se të vendoset masa e reciprocitetit me Serbinë.

Rukiqi thotë se kjo konsultë duhet të bëhet për t’i identifikuar kërkesat e biznesit.

“Në këtë aspekt duhet të kemi një qartësi. Unë e kam dëgjuar kryeministrin që të konsultohet me komunitetin e biznesit. I bëjë thirrje kryeministrit që bëjë konsulta që të mund t’i identifikojmë qartë kërkesat”, tha Rukiqi për Telegrafin.

Ai ka shtuar se reciprociteti nuk është masë e jashtëzakonshme.

“Kryeministri Kurti e ka publikuar qëndrimin e tij, ende jo vendimin, pasi që kjo është vendim qeveritar, që taksa duhet të zëvendësohet me reciprocitet. Unë reciprocitetin e kuptoj si diçka më normale, për shkak se nuk është masë e jashtëzakonshme, ndërsa taksën e kam konsideruar si instrument të jashtëzakonshme në të gjitha raportet tregtare, ku vendeve duhet t’i qasemi me reciprocitet”, tha ai.

Po ashtu, Rukiqi në këtë intervistë ka folur edhe për planin ekonomik të koalicionit qeverisës, duke thënë se idetë e prezantuara duhet zbatuar në kontekstin ekonomik që është ndërtuar deri më tani në vend.

Vonesa e krijimit të institucioneve ndikon edhe në tërheqjen e investimeve të huaja

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi ka folur për pasojat që sjell vonesa e krijimit të institucioneve.

Rukiqi, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se dëmet e vonesës së krijimit të institucioneve apo shkuarja në zgjedhje të reja e dëmton ekonominë e vendit në aspekte të ndryshme.

“Ka qenë edhe një fushatë e gjatë parazgjedhore dhe shto edhe pjesën kur Qeveria ka qenë në dorëheqje dhe nëse merren në total është pothuajse një gjysmë viti dhe nëse shihet në kontekstin e rëndësisë që ka koha për ekonominë dhe bizneset është shumë e gjatë”.

Kryetari i OEK ka thënë se këto vonesa kanë ndikim edhe në tërheqjen e investimeve të huaja.

Ai ka thënë se rritja ekonomike e Kosovës vjen kryesisht nga remitencat e diasporës por shton se kjo nuk mjafton.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës ka thënë se është shqetësuese që një numër i madh i kompanive kanë vende boshe e që nuk po mundin të gjejnë punëtorë të kualifikuar në kohën kur papunësia është shumë e lartë.

Rukiqi ka thënë se prioriteti i parë i çfarëdo qeverie që do të vijë do të jetë buxheti por sipas tij kjo tashmë është e vonuar shumë.

Ai ka thënë se ndarja e shpejtë e buxhetit mund të mos plotësojë prioritetet e qytetarëve.

Kryetari i OEK-ut ka thënë se siguria juridike që shteti duhet të garantojë për biznese është shumë jetike për tërheqjen e investimeve të huaja.

“Kemi pasur situata kur nuk ka mundur të garantohet zbatimi i kontratave. Kemi pasur situata kur nuk janë zbatuar vendimet gjyqësore e shumë raste të tjera”, tha ndër të tjera Berat Rukiqi.

Ngërçi politik në vend krijon dëme të mëdha ekonomike që nuk riparohen me vite

Periskopi.com Lajme

Kriza politike në Kosovë si pasojë e vonesës në formimin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 6 tetorit, ka krijuar efekte shumëdimensionale në fushën e ekonomisë dhe pritet që ky do të jetë një vit i vështirë për vendin tonë.

‘Ngërçi’ politik me të cilin po ballafaqohet shteti ynë tash e sa muaj, sipas kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka efekte negative në të gjitha proceset në shoqëri në përgjithësi, por edhe të ekonomisë në veçanti.

Rukiqi në një intervistë për KosovaPress deklaron se është hera e tretë që vendi ka situatë të tillë me vonesa pas zgjedhore për konstituimin e qeverisë, që sipas tij, po e bënë të pamundshëm funksionimin e qeverisë dhe parlamentit.

Ky vakum institucional sipas Rukiqit nuk paraqet problem vetëm për buxhetin e shtetit, por rreziku është edhe te depresioni ekonomik që paraqet pasoja në mbarë shoqërinë.

“Nuk është vetëm problematika e buxhetit, mirëpo është problematika në përgjithësi e funksionimit të shtetit, dekurajimi që krijohet pastaj që mund të çojë edhe një depresion ekonomik dhe që pastaj ka edhe pasoja të tjera në shoqëri dhe të zhvillimeve të përgjithshme në shoqëri”, thotë Rukiqi.

Kreu i OEK shton se në bazë të hulumtimeve të bëra më parë, edhe në periudhat e kaluara kur ka pasur ngërçe politike dhe gaz-lotsjellës në kuvend, ka pasur një ulje të dukshme të konfidencës të të bërit biznes vend, edhe nga ana e kompanive vendore dhe ato të huaja, andaj këto rrethana politike aktuale reflektojnë në gjithë sektorët.

Rënia e investimeve të huaja, papunësisë dhe eksporteve, sipas Rukiqit janë elementet që ndërlidhen me situatën aktuale në vend dhe riparimi i këtyre dëmeve merr kohë me vite.

Madje, sipas kreut të OEK ka një tendencë të rritjes së emigrimit në përgjithësi për shkak të një mungesë të perspektivës për të rinjtë në Kosovë.

“Ne kemi rënie të investimeve të huaja direkte, pothuajse nuk kemi fare rritje të eksportit në të njëjtën kohë kemi edhe një trend të uljes të numrit të popullsisë. Të gjitha këto janë vërejt në indikatorët e rëndësishëm që lehtë mund të vërtetohen dhe riparimi i këtyre dëmeve nuk është çështje e muajsh ose e një periudhe afatshkurtër, por merr shumë më shumë kohë se në të njëjtën kohë kemi një stabilitet shumë më të theksuar në vendet e regjionit që janë bërë shumë më konkurruese sidomos sa i përket investimeve të huaja”, thotë ai.

Rukiqi po ashtu thotë se në tre-katër vjetët e fundit ka pasur më tepër politika që më shumë shërbejnë për konsum ditor, por jo që e çojnë përpara agjendën zhvillimore të vendit.

“Të gjitha këto lidhen me atë që është funksioni bazik i Qeverisë, për të krijuar politika të mira dhe të miratohen ligje që mundësojnë implementim të këtyre politikave përmes parlamentit, këto faktikisht janë inekzisitente në rrethanat që ekziston një qeveri në dorëheqje dhe që ka vetëm një rol kujdestar ose bazik për reforma ose ndryshime pozitive për bizneset, ne pothuajse nuk kemi fare aktivitet”, thotë Rukiqi.

Qeveria Haradinaj është në dorëheqje që prej muajt korrik të vitit ta kaluar, përderisa zgjedhjet janë mbajtur më 6 tetor dhe ende nuk është formuar qeveria e re për shkak të mos pajtimeve të dy partive më të mëdha të dala nga zgjedhjet parlamentare, e të cilat janë në negociata për më shumë se tre muaj.

KEK të gatshëm për sezonin dimëror

Periskopi.com Lajme

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë gjitha përgatitjet e nevojshme që gjatë sezonit të dimrit mos të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Kjo siguri ka ardhur në bazë të rezervave të mjaftueshme të thëngjillit dhe riparimit të blloqeve që mos të ketë rënie të tyre.

Kështu ka thënë drejtori i KEK-ut, Njazi Thaçi gjatë një takimi me kryetarin e Odës Ekonomike, Berat Rukiqi.

Krahas kësaj u theksua nevoja e bashkëpunimit dhe avancimit të Qendrës të Trajnimit në KEK, që biznese të ndryshme të shfrytëzojnë, sidomos te fushat e industrisë së metaleve.

Kryeshefi i KEK-ut po ashtu e siguroi Rukiqin se gjithë bizneset që janë konsumatorë të mëdhenj, e që janë të lidhur me rrjetin e transmisionit do të kenë mundësi që energjinë elektrike të marrin nga KEK.

“KEK-u ka bërë gjitha përgatitjet e nevojshme që sezonin dimëror të kalojë sa më mirë të jetë e mundshme. T’i respektojë gjitha marrëveshjet kontraktuale që i ka me  akterët tjerë. Kemi rezerva të mjaftueshme të thëngjillit që na jep komoditet që dimrin ta kalojmë pa problem. Po ashtu, i kemi bërë gjitha përpjekjet e mundshme që riparimet e blloqeve të kryhen me kohë më të hershme në mënyrë që në sezonin e dimrit mos të kemi rënie të blloqeve si ka qenë deri më tash…po ashtu diskutuam edhe shumë çështje që lidhen me bizneset, siç është mundësia që konsumatorët e mëdhenj që janë të lidhur në rrjetin e transmisionit të kenë mundësi që energjinë elektrike të marrin nga KEK-u. U pajtuam bashkërisht që këtë çështje të ngrisim në organet relevante që merren më këtë çështje. Po ashtu, si pikë diskutimi ishte dhe çështja që e mundësisë që bizneset tona të kenë mundësi që stafin e vet t ë vijnë të trajnon në qendrën e trajnimit në KEK”, tha ai.

Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi duke folur për nevojën energjisë elektrike te bizneset u shpreh optimist se këtë sezon dimëror ato nuk do të ketë këtë problem. Teksa shprehu nevojën e trajnimit dhe certifikimit të fuqisë punëtore në Qendrën Trajnimeve në KEK.

“Oda Ekonomike ka mundësi që të ketë partneritete mes Odës, KEK-ut, sektorit privat dhe natyrisht komunitetit të donatorëve që e përkrahin vendin për me fuqizu dhe avancu punën e Qendrës së Trajnimeve e cila është padyshim një prej qendrave më moderne në rajon sa i përket mundësive të për trajnim dhe certifikim të fuqisë punëtore, sidomos për fushat që ne kemi tash nevojë tek industria e metaleve, sektori i energjisë, ndërtimi dhe kështu me radhë”, u shpreh Rukiqi.

Gjatë këtij takimi mes tjerash u theksua nevoja  e bashkëpunimit më të madh mes KEK-ut edhe OEK për t’iu shërbyer bizneseve.

Rukiqi: Bizneset në Kosovë ballafaqohen me barriera për qasjen në financa

Periskopi.com Lajme

Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Bankën Botërore kanë organizuar punëtori për “Gatishmërinë e Ballkanit Perëndimor për Investime të Ekuitetit Privat”, punëtori kjo që synon përmirësimin e qasjes në financa për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi tha se  rritja dhe zhvillimi i bizneseve në Kosovë po ballafaqohen me disa barriera të brendshme dhe të jashtme.

Si barrierë të jashtme të të bërit biznes ai e përmendi qasjen në financa , ndërsa si barrierë të brendshme e bizneseve tha është aspekti i planifikimit  biznesor, orientimi strategjik dhe raportimi financiar.

“Nëse e shohim mjedisin e jashtëm të kompanive në vitin 2018 si barrierë që na është shfaqur për rritjen dhe zhvillimin e kompanive sidomos të ndërmarrjeve të vogla është qasja në financa dhe çdo mundësi investuesi dhe çdo mundësi financimi alternativ nga ajo çka kemi tash në sektorin financiar në Kosovë gjithmonë është e mirëseardhur në kuptim që rrit qasjen në financa për kompanitë tona. Në anën tjetër kur i analizon barrierat e brendshme të kompanive na del që në aspektin e planifikimit biznesor, orientimit strategjik dhe në anën tjetër vetë të raportimit financiar të kompanive kemi ngecje të konsiderueshme që kompanitë tona i lënë koxha në nivel problematik të gjetjes alternativave financiare”, tha Rukiqi.

OEK: Sa herë bie Qeveria, kemi probleme tek bizneset dhe investimet

Periskopi.com Lajme

Oda Ekonomike e Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj se pas vendimin të dorëheqjes së kryeministrit, Ramush Haradinaj do të ketë efekte negative në klimën e të bërit biznes dhe investimet e huaja.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, në një  konferencë për media tha se gjithmonë kur ka zgjedhje të papritura ka pas efekte negative tek bizneset.

“Gjithmonë kur ka pas rënie të Qeverisë apo dorëheqje të Qeverisë ka pas rënie të klimës së biznesit dhe investimet e huaj. Do të ketë efekte negative”, tha ai.

Për termocetralin ‘Kosova e Re’, Rukiqi tha se ka një aranzhim, por tha parakusht për me ecë projekti tutje është votimi në 2/3 e deputetëve.

Sipas tij, mund të ketë skepticizëm për këtë projekt nga Qeveria e ardhshme.

Për taksën, Rukiqi tha se ajo është vendim politik dhe në rrethanat aktuale nuk beson se do të largohet.

Rukiqi gjithashtu shprehu shqetësimin e saj për ndërhyrjet në biznesin “Abi Çarshia” në Prizren. Sipas tij, kjo është shqetësuese për klimën e të bërit biznes në Kosovë.

Ndërkaq, Avokati i kompanisë “Abi Çarshia”, Taulant Hotaj tha se vendimi për rrënim është politik, pas siç tha ai asnjë centimetër në objektit të tyre nuk është pronë publike.

Mbështetje kompanisë, “Abi Çarshia” i dha dhe kryetari i shoqatës së ndërtuesve, Fatos Hoxha, i cili tha se veprimi i organeve komunale në Prizren është në shpërputhje me legjislacionin më fuqi./KosovaPress/

 

Rukiqi: Paga minimale s’rritet në Kuvend, rezolutat s’janë obliguese

Periskopi.com Lajme

Ditë më parë Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën për ngritjen e pagës minimale, e cila u propozua nga PSD-ja dhe u përkrah nga partitë e tjera.

Por, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi, në një intervistë dhënë për EkonomiaOnline thotë se Kuvendi i Kosovës nuk ka të drejtë të përcaktojë pagën minimale.

Sipas tij kjo është e drejtë e Këshillit Social i cili i propozon Qeverisë të ndërmarr këto veprime, përmes Sindikatës dhe  odave ekonomike.

“Kuvendi ka të drejtë të miratojë rezoluta, mirëpo Kuvendi nuk ka të drejtë të përcaktojë pagë minimale, është e drejtë ekskluzive e këshillit Ekonomik Social që t’i propozojë Qeverisë pagën minimale. Pra nuk mundet paga minimale me u propozua me rezolutë, por duhet përmes mekanizmit të këshillit Ekonomik Social dhe duhet të jetë në pajtueshmëri mes tre partnerëve social, Sindikatës që përfaqësojnë punëtorët, odave ekonomike që përfaqësojnë punëdhënësit dhe pjesa e tretë është e Qeverisë”.

I par i OEK-ut thotë se përcaktimi i pagës minimale nuk duhet të vendoset në “formë pazari”, ndërsa shton se përcaktimin i pagës minimale nuk zgjidhë problemet ekonomike të qytetarëve të vendit, ndërsa dëmton të papunët.

“Qeveria pa një harmonizim mes tre partnerëve social nuk mundë të propozohet pagë minimale dhe kjo është arsyeja e parë pse e kemi kundërshtua, e dyta arsye që e ka një kundërshtim akoma më të hershëm ose e ka origjinën edhe më herët është mënyra si përcaktohet paga minimale.  Kjo nuk është dëshirë apo nuk është çështje kushtimisht pazari këtë vlerë apo atë vlerë ose unë po kam dëshirë këtë verë apo atë verë. Duhet me kuptua që paga minimale nuk i zgjidh problemet jetësore të njerëzve, nuk i zgjidh secilin problem ekonomik”.

Ai shtoi se vitin e kaluar është negociuar një ngritje e pagës minimale që është më e lartë se Shqipëria, por që është  e pranueshme, dhe se mënyrat e tjera siç është rasti me rezolutën e miratuar ditë më parë nga Kuvendi i Kosovës krijojnë precedent që politikat ditore të ndikojnë në mekanizmat e tjera që e kanë të drejtën e marrjes së vendimeve.

“Vitin e kaluar është negociua një vlerë që besojmë që është e arsyeshme është brenda kornizës domethënë sa ekziston vendet të tjera të rajonit, normal është ma e lartë sesa Shqipëria edhe në disa vende që janë në ndarje të BE-së megjithatë janë të pranueshme. Pretendimet që me rezoluta me u përcaktua, krijojnë një far lloj precedenti negativë që pastaj çdo çështje që mund të jetë këtu për nevoja të politikave ditore.  Pra të ndikohet pastaj edhe në vendime qe janë vendime ekskluzive të një mekanizmi tjetër të cilat nuk mundem me ndryshua në asnjë rezolutë”, thotë Rukiqi.

Rukiqi paralajmëron legjislativin se Këshilli Social dhe partnerët  e tyre nuk e kanë për obligim të respektojë asnjë rezolutë, e cila pretendon rritjen e pagës minimale, pa u qartësuar fillimisht ndikimi që mund të ketë ky veprim.

Thotë se paga minimale duhet të përcaktohet në bazë të fuqisë blerëse të vendit tonë e jo përmes rezolutave.

“Debati nuk duhet të fokusohet tek ngritja e pagës minimale dhe vlerës, por që në fillim të kuptohet se çka është paga minimale në çfarë mënyra mundë të përcaktohet paga minimale dhe të shikohen mundësitë brenda vendeve të rajonit dhe me fuqinë blerëse të vendit tonë dhe jo përmes rezolutave në Kuvend”, përfundon Rukiqi.

”Rritja e pagave dëmton investimet, rrezikon falimentimin e shtetit”

Periskopi.com Lajme

Rritja e pagave në sektorin publik sipas Berat Rukiqit po shkon në dëm të projekteve kapitale që kanë rëndësi për ekonominë dhe në përkrahje të koeficienteve që në masë të madhe kanë shkuar në kategori që nuk kanë treguar efikasitet në punë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Rukiqi është kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, institucion ky që merret më mbrojtjen e interesave të bizneseve.

Në intervistën për gazetën “Koha Ditore” ai ka thënë se lëshimi “pe” nga Qeveria karshi presionit të punësuarve në sektorin publik, ka krijuar precedent negativ, të cilët sipas tij do të mund të përsëritën edhe në implementim projektligjit pwr pagat.

Ai ka thënë se Kosova deri tash ka pasur stabilitetit makrofiskal, por në rast se ky cikël nuk ndalet do të vijmë rrezikohet qëndrueshmëria e vetë shtetit.

Rukiqi gjatë intervistës ka folur edhe për ndikimin që do të ketë rritja e mundshme e pagës minimale dhe për efektet që ka prodhuar taksa prej 100 për qind për produktet serbe.

Ka përmendur nevojën për tërheqjen e investimeve të reja dhe rrezikun për tatime shtesë shkaku i mbulueshmërisë së shpenzimeve të krijuara në sektorin publik.

 

Rukiqi për raportin e Bankës Botërore: S’ka rritje ekonomike e punësim pa ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka komentuar të dhënat e fundit të Bankës Botërore që flasin për një rritje prej vetëm 4.5 për qind të ekonomisë së Kosovës në tre vjetët e ardhshme.

I kontaktuar nga Periskopi, Rukiqi ka thënë se në përgjithësi rritja ekonomike vazhdon të jetë një lajm i mirë dhe pozitiv për Kosovën. Megjithatë parashikimet e Bankës Botërore sipas tij janë të sakta nëse Qeveria nuk ndërmerr asgjë për ndërtimin e Termocentralit të ri.

“Rritja ekonomike, vazhdon të jetë pozitive por jo e mjaftueshme për te adresuar nevojat zhvillimore dhe rritjen e punësimit. Kjo rritje është e varur nga investimet publike dhe remitencat e diasporës. Që kjo rritje të jetë e qëndrueshme, duhet të kemi më shumë investime të huaja direkte dhe rritje të eskporteve. Nëse nuk fillon ndërtimi i Termocentralit, niveli i rritjes ekonomike do të del sipas parashikimeve të BB”, ka thënë Rukiqi në një deklaratë për Periskopin.

Gjatë ditës kemi raportuar se raporti të fundit të Bankës Botërore për ekonominë globale, Kosova do të ketë rritje ekonomike prej 4.5 për qind në vitet 2019, 2020 dhe 2021.

Rritja ekonomike e parashikuar për vendet tjera të Ballkanit Perëndimor parasheh që Shqipëria të ketër rritje 3.6% në 2019 dhe 3.5% në vitet 2020 dhe 2021; Maqedonia 2.9% në 2019, 3.2% në 2020, 3.3% në 2021, Serbia 3.5% në 2019, 4.0% në vitet 2020 dhe 2021.

Ndërsa Mali i Zi do të ketë rritje ekonomike 2.8% në vitin 2019, 2.5% në vitet 2020 dhe 2021, Bosnja e Hercegovina do të ketë rritje 3.4% në 2019, 3.9% në 2020 dhe 4% në vitin 2021.
Raporti “Gjasat Globale Ekonomike”, i publikuar këtë muaj, parashikon ulje të rritjes ekonomike në botë duke konkloduar se “aktiviteti i zvogëluar ekonomik dhe rreziqet e shtuara po mjegullojnë gjasat globale ekonomike”.

Ndryshe, pas një dekade të tërë zvarritje gurthemeli i termocentralit “Kosova e Re” është paralajmëruar se mund të vendoset në prill të këtij viti nëse sigurohet financimi dhe projekti merr dy të tretat e votave në Kuvendin e Kosovës si garanci shtetërore.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, në dhjetor të vitit të kaluar, nuk e pati përjashtuar mundësinë e dështimit të projektit për ndërtimin e termocentralit të ri “Kosova e Re”. Sipas tij, një gjë e tillë mund të ndodhë në rast se nuk sigurohet financimi dhe i njëjti nuk merr pëlqimin në Kuvendin e Kosovës. Situatë të vështirë e quan ai tërheqjen e Bankës Botërore (BB) nga financimi.

Megjithatë, sipas Llukës, kjo nuk e ka penguar projektin pasi janë paraqitur kompani të huaja si Agjencia Amerikane për Financimin e Projekteve Jashtë Amerikës bashkë me Bankën Ndërkombëtare Japoneze.

Shkalla e papunësisë tek të rinjtë në Kosovë ndërkaq vazhdon të jetë afro 34 për qind sipas statistikave të fundit shtetërore. /Periskopi

“Maqedonia, shteg që Serbia ka nisur ta përdorë për të futur mallra në Kosovë”

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se nuk ka mungesë të produkteve në Kosovë, pavarësisht se po bëhet një muaj prej vënies së taksës për produktet serbe.

Sipas tij ka pasur tendencë që të krijohet panik e mungesës së produkteve, rrjedhimisht edhe ngritje të çmimeve, çka sipas tij nuk është arrit.

Por që Rukiqi ka paralajmëruar se Serbia është duke provuar që të gjejë zgjidhje përmes shteteve fqinje që të fusë produktet e saj në tregun kosovar.

“Rreziku që shoh unë që duhet pasur kujdes është se ka tendenca në Maqedoni që produktet serbe të vendosen atje të paketohen, ripaketohen dhe të risksportohen në Kosovë. Është rrugë alternative e shtetit serb”, ka thënë Rukiqi, njofton Klan Kosova.

Kreu u OEK-ut, ka thënë se ambasadat e huaja në Kosovë janë të interesuara që vendet e tyre të eksportojnë produktet e tyre në vend.

“Ajo që kam vërejtur te komunikimet me disa ambasada, ata nuk inkurajojnë kompanitë e veta që të ushtrojnë presion sepse edhe ata janë të interesuar të bëjnë tregti me Kosovën. Disa e thonë troç se “jemi që t’i mbrojmë ose jemi promotor të investimeve dhe të tregtisë” të vendeve përkatëse. Në rastin e Kosovës nuk kanë ushtruar presion duke u bazuar në këtë logjikë, s’ka arsye për shqetësim sepse të gjitha produktet nga Serbia janë të zëvendësueshme”.

​Haradinaj-Rukiqit: Merru me biznes se nuk kupton rreth liberalizimit të vizave

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, iu ka kundërpërgjigjur kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqit, duke i thënë se po shet mend dhe nuk di rreth procesit të liberalizimit të vizave.

Rukiqi dje ka shkruar në Facebook se Franca dhe Holanda për arsye të ndryshme nuk po përkrahin liberalizimin e vizave, megjithatë ai ka hequr këtë postim.

Lidhur me këtë, kryeministri Haradinaj ka thënë se ai le të merret me biznes, pasi nuk e kupton temën e liberalizimit të vizave.

“Këta që po shesin mend, ai i Odës Ekonomike le të merret me biznese, le të vjen le të kërkon çka mundemi me bë me e zgjeruar sektorin privat. Besoj se po hyjnë në tema që se dinë ku janë, se kuptojnë temën. Ai nuk e din temën më mirë se na”, tha Haradinaj.

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, dje ka shkruar se opsioni real për t’iu liberalizuar vizat Kosovës është fillimi i vitit 2020.

Sipas Rukiqit, në Këshillin Evropian nuk dalin në votim çështjet për të cilat nuk ka konsensus të plotë të vendeve të fuqishme të Bashkimit Evropian.

Ai përmend qëndrimin skeptik që kanë Franca dhe Holanda në lidhje me heqjen e vizave për kosovarët.

“Janë dy shtete me fuqi te jashtëzakonshme ne BE, te cilat për një arsye apo një arsye tjetër, janë duke kundërshtuar liberalizimin e vizave për Kosovën: Franca dhe Holanda. Gjasat për vendim pozitiv për vizat, brenda këtij viti, janë 50/50. Ne Këshill, çështjet e ngjashme nuk kane shkuar ne asnjë rast për votim, nëse nuk ka një konsensus, sidomos me vendet qe kane fuqi, jo vetëm te votës. Opsioni me real për liberalizim efektiv, është fillimi i vitit 2020”, ka shkruar kryetari i Odës Ekonomike.

Rukiqi: Në Kosovë ka mungesë të punëtorëve të kualifikuar

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi ka folur për problemet me të cilat përballen bizneset si dhe vendimet që i ka marr Qeveria e Kosovës.

Sipas tij, pos problemeve që bizneset kanë me mungesë të energjisë elektrike, infomralitetit dhe fuqisë punëtore, ekonomia vendore duhet të lirohet nga politika.

“Në rastin e Kosovës ka shumë nevojë të shkarkohemi nga temat politike dhe të jetë prioritet më i madh ekonomia”, tha Rukiqi për Telegrafin.

Ai tregon edhe për problemet e tjera që kanë bizneset. “Pra mungesa e kualifikimit të duhur të fuqish punëtore paraqet problem për bizneset. Kjo do të duhej të ishte agjenda më e mirë për reforma ekonomike dhe ndryshime në vend, sepse këto kërkesa për përmirësimin e kushteve vijën direkt nga bizneset”, tha Rukiqi.

Sipas tij, Kosova është vendi me nivelim më të lartë të papunësisë në Europë, por ka edhe vende të hapura të punës, por mungon fuqia e kualifikuar për punë.

“Duhet të fuqizohet sektori privat dhe mos të krijohen dallimet mes sektorit privat dhe atij publik, siç është rasti i pagave”, tha ai.

Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi ka thënë se duhet të orientohemi nga sektorët që kanë potencial për eksport, e jo të presim zhvillim ekonomik nga Trepça

“Nuk mund të krijojmë mite në ekonomi se Trepça mund të jetë shpëtim, ose eksporti i madh i energjisë, mineraret këta janë sektorë parakusht por jo të domosdoshëm për zhvillim ekonomik. Një ndër sektor që kanë potencial të madh për zhvillim janë sektori i përpunimit të drurit, shërbimet, teknologjia informative e sektorë të tjerë”, ka thënë ai.

Vendimi për masa mbrojtëse për pemë dhe perime si dhe për qumështin e importuar nga Bosnja e Hercegovina, i marr nga Qeveria e Kosovës, sipas tij, ka qenë i pa analizuar mirë dhe pa efekte.

“Para se të merren vendimet për masa mbrojtëse, duhet të bëhen analiza sepse një masë ka efekte vetëm kur shkon në dobi të përgjithshëm të ekonomisë. Ndërsa kur e prek dhe e dëmton vetëm një sektorë nuk e ka efektin e duhur. Masat mbrojtëse duhet të aplikohen edhe me marrëveshje ndërkombëtare por duhet një analizë dhe konsultime me bizneset. Masat merren kur vendi rrezikohet nga importi, por si OEK ne nuk kemi vërejtur ndonjë ndryshim. Ky vendim i ndërmarr është vendim
i pa analizuar mirë”, tha Rukiqi.

Kryetari i OEK-ut në këtë intervistë ka folur edhe për marrëveshjen e CEFTA-s si dhe për anëtarësimin në OBT.

Agjenda politike të mos pengojë vendin të merret me ekonomi

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, gjatë një konference për media, ka shpalosur mendimet rreth zhvillimeve të fundit ekonomike, sfidave me të cilat po ballafaqohen bizneset dhe progresin që po bën OEK në adresimin e tyre.

Duke folur për dialogun në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Brukselit, kreu i OEK-ut tha se agjendat politike nuk duhet të pengojnë zhvillimin ekonomik.

“Asnjë agjendë politike nuk duhet të pengojë vendin që të merret me ekonomi, pasi që ne po humbim shumë hapa në raport me rajonin. Rajoni ka probleme politike edhe në rastin e Bosnjës, por shumëçka që ka sjellë si pasojë politika ka ruajt një normalitet duke u marrë me ekonominë”, ka thënë ai.

Rukiqi tha se sektori që krijon punësim dhe mundësi për eksport, është ai për prodhimin e pijeve alkoolike dhe jo alkoolike, por mos heqja e akcizës dhe taksës ujore po pengon zhvillimin e kësaj fushe.

“I vetmi vend në rajon që ka ende akcizë në prodhimin e pijeve e alkoolike dhe joalkoolike është Kosova. Jo që ka këta realisht nuk janë të gatshëm të paguajnë, por ne kemi pasur shumë potenciale eksportuese të këtij sektori dhe për të rritur potencialin eksportues ne mendojmë se ka hapësirë të rritet aftësia konkurruese dhe ajo rritet nëse performojnë ose i kanë kushtet e barabarta në rajon. Nëse vendet e rajonit nuk kanë akcizë, atëherë është e paarsyeshme dhe për këtë kemi diskutuar edhe me kabinetin e kryeministrit Haradinaj. Besojmë se ka një vullnet që të merret një vendim dhe ne pas kësaj konference do t’i drejtohemi kryeministrit”, ka thënë ai.

Taksa ujore ka qenë një problem tjetër që ka shtruar në këtë konferencë kryetari i OEK-ut, sipas të cilit është i domosdoshëm një epilog për këtë temë e cila afekton direkt prodhuesit e ujit dhe akoma mbetet e pazgjidhur për një kohë të gjatë.

“Duhet një vendim që shteti ta mbledhë taksën dhe kompanitë të operojnë si legale, pasi janë në një terren apo zonë të askujt dhe i bën ata të jenë me një pasiguri, pasi në çdo rrethanë ku duhet të mblidhen 50 milionë taksa, nëse shkojmë në këtë variant, rrezikohet falimentimi këtyre kompanive”, ka thënë ai.

Rukiqi ka përmendur vizitat me bizneset dhe një ndër problemet kryesore që ata hasin është çështja e energjisë elektrike, në mënyrë që kjo të zgjidhet deri në fund të vitit sa i përket infrastrukturës dhe investimeve në stabilizimin e tensionit.

“Ne jemi duke hartuar një marrëveshje me KEDS-in që në Odën Ekonomike të Kosovës të jetë një qendër permanente e dhënies së këshillave për biznese sa i përket çështjeve që lidhen me furnizimin me energji…Rregullatori ka pasur një rol shumë të dëmshëm në procesin e rregullimit të raporteve mes bizneseve dhe furnizuesve me energji elektrike, pasi nuk ka qenë i gatshëm të dëgjojë nevojat e biznesit”, ka thënë ai.

Sipas tij, propozim tjetër është që për kompanitë prodhuese, qeveria të jetë subvencionuese në kyçjen e energjisë elektrike.

Për më tepër Rukiqi foli edhe për Ligjin për TVSH-në dhe tha se duhet të zgjidhen disa elemente sa i përket kësaj çështje duke përfshirë eliminimin e paqartësive që ka sjell ligji i mëparshëm, mekanizmi i mbledhjes së TVSH-së brenda vendit e jo në kufi si dhe krijimi një agjencie që merret vetëm me TVSH.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës tregon se kush do t’ia sheh hairin liberalizimit të vizave

Periskopi.com Lajme

Berat Rukiqi, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, ka bërë një postim në llogarinë e tij në Facebook ku ka folur për rekomandimin pozitiv për vizat nga Komisioni Evropian, shkruan Periskopi.

Rukiqi thotë se 56% e bizneseve kosovare kanë humbur kontrata dhe relacione të rëndësishme biznesore, ndërsa 62% kanë pasur ndikime në eksporte, si pasojë e mosliberalizimit të vizave.

Ai e quan lajmin për rekomandimin pozitiv si “fantastik për bizneset tona, më konkretisht, në ndërkombëtarizimin e ndërmarrjeve tona”.

Ky është postimi i tij i plotë:

“- 56% e bizneseve kane humbur kontrata dhe relacione te rendesishme biznesore, ndersa 62% kane pasur ndikime ne eksporte, si pasoje e mosliberalizimit te vizave;
– Lajmi i sotem, perkatesisht rekomandimi pozitiv per vizat nga Komisioni Evropian, eshte lajm fantastik per bizneset tona. Liberalizimi i vizave do te kete ndikim te jashtezakonshem ne nderkombetarizimin e ndermarrjeve tona;
– Oda Ekonomike e Kosoves do te vazhdon avokimin ne rrjetin e vet nderkombetar, per vendim sa me te shpejte per liberalizim dhe krijim te mundesive te reja per bizneset tona.”

Berat Rukiqi zgjedhet kryetar i ri i Odës Ekonomike të Kosovës

Periskopi.com Lajme

Berat Rukiqi është zgjedhur sot  kryetar i ri i Odës Ekonomike të Kosovës, duke pasuar kështu Safet Gërxhaliun, i cili ka qëndruar në krye të këtij institucioni për 8 vite.

Rukiqi në garën për të parin e Odës nuk ka pasur asnjë kundërkandidat.

Ai tashmë do të udhëheq këtë institucion për 4 vitet e ardhshme./Periskopi/