Besa e Pejës befason Trepçën 89, siguron pikët e para në sezonin e ri të Superligës

Periskopi.com Sporti

Besa e Pejës ka regjistruar fitoren e parë në sezonin e ri të Superligës, gjithashtu duke arritur pikët e para këtë fushatë.

Pejanët triumfuan 2-1, falë golave nga Tahiri 8′ dhe Da Silva 34′, shkruan Periskopi.

Golin e vetëm për Trepçën 89 e realizoi Muja në minutën e 65-të.

Kujtojmë se deri në fund u ndanë dy kartonë të kuq, me Halilin e Besës që u përjashtua në minutën e 88-të, teksa një minutë më vonë u përjashtua Mashau.

Kështu, pas pesë ndeshjeve, Besa fiton tri pikët e para, ndërsa Trepca 89 është në vendin e tretë me gjashtë pikë. /Periskopi.com/

Besa e Pejës shokon Trepçën 89 në pjesën e parë, po avancon 2-0 kundër mitrovicasve

Periskopi.com Sporti

Besa e Pejës e ka befasuar Trepcën 89 në pjesën e parë të ndeshjes, e cila po luhet në kuadër të javës së pestë në Superligën e Kosovës në futboll.

Pejanët po avancojnë 2-0 pas golit të Tahirit në minutën e tetë dhe Da Silvas, i cili realizoi nga penalltia në minutën e 34-t, shkruan Periskopi.

Përndryshe, para këtij takimi, Besa kishte katër humbje rresht nga po aq ndeshje, ndërsa Trepca kishte dy fitore dhe një humbje nga tri takime të zhvilluara. /Periskopi.com/

Morina i lumtur me fitoren kundër Besës së Pejës: Djemtë edhe kur s’po kane rezultat, nuk po bien psikologjikisht

Periskopi.com Sporti

Eshtë mbyllur takimi i parë i javës së tretë të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshja hapëse e kësaj xhiroje u zhvillua në Pejë mes dy ekipeve të inkuadruara këtë sezon në elitën e futbollit vendor, Besës dhe Arbërisë.

Arbëria vazhdon formën e lartë duke fituar ndaj Besës 0-3 në udhëtim, dhe tani kanë 7 pikë nga tri ndeshjet e para.

Golat në fitoren e Arbërisë i shënuan Labinot Ibrahimi, Agon Llugiqi dhe Clirim Kashtanjeva.

“Gjatë dy ditëve përgatitëm ndeshjen dhe e kemi ditë që janë me lojtar të ri Besa dhe janë ekip që dëshirojë të dëshmohen, edhe pse ne krijuam tri raste të mira”, tha ai në Art Motion, transmeton KORREKT SPORT.

“Në pjesën  e dytë realizuam dhe morëm tri pikë për të cilat ishim nisur nga Lipjani”.

“Më pëlqeu angazhimi, por ky është prej ditës së parë, e dyta është karakteristik që djemtë edhe kur s’po kane rezultat nuk po bien psikologjikisht dhe po japin më të mirë”.

“Ne kemi fol çdo herë të të merren ndeshjet një nga një, pasi kundërshtarët janë me specifika të ndryshme, dhe u përgëzojë djemtë për angazhimin ku na mbetet” – përfundoi ai.

Arbëria momentalisht është në pozitën e parë të Superligës së Kosovës.

Arbëria vazhdon me formën impresive, shpartallon Besën midis Peje

Periskopi.com Sporti

Arbëria ka vazhduar me formë të mirë në Superligë, kësaj radhe duke e shpartalluar Besën e Pejës si mysafire, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në kampionat.

Skuadra nga Lipjani triumfoi me rezultat 3-0, me Agon Llugiqin që fillimisht kaloi në epërsi mysafirët me një gol në minutën e 49-të, shkruan Periskopi.

Për 2-0 realizoi në minutën e 70-të Labinot Ibrahimi nga penalltia, ndërsa goditjen përfundimtare nikoqirëve ia dha Clirim Kashtanjeva në minutën e 87-të.

Pas kësaj fitoreje, Arbëria grumbullon shtatë pikë nga tri ndeshjet e para, që është mjaft impresive për një skuadër të sapo promovuar, ndërsa Besa e Pejës mbetet në pozitën e fundit me tri humbje nga po aq ndeshje. /Periskopi.com/