Asambleistja e AAK’së aderon në PDK

Periskopi.com Lajme

Asambleistja e AAK-së në Suharekë, Besa Kuqi, ka bërë të ditur që tani më nuk është pjesë e kësaj partie.

Kjo pasi ajo ka kaluar në degën e PDK-së që është në këtë qytet.

Këtë e bëri të ditur vet Kuqi me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

Ajo i falënderoi të gjithë përkrahësit që e mbështetën dhe që i besuan.

“Më lejoni të ju njoftoj që nga sot nuk do të jem pjesë e grupit të AAK-së. Nga sot rrugëtimi im politik vazhdon në PDK. Arsyet pse kam marrë këtë vendim janë të shumta dhe të shëndosha, andaj besoj që së bashku do të vazhdojmë drejt sfidave të reja të cilat do të na bëjnë më të fort drejt fitoreve të reja”, ka shkruash Kuqi.

Te nderuar miq, qytetar te Therandes, me lejoni qe se pari t’i falenderoj te gjithe perkrahesit e mi qe me besuan qe une…

Posted by Besa Kuqi on Wednesday, 26 June 2019