Vëllau i Arbër Zenelit shkëlqen në ndeshjen e parë në Suedi – shënon dy gola

Periskopi.com Sporti

Vëllau i Arbër Zenelit, Besfort Zeneli, e ka nisur mbarë sezonin e ri të futbollit në Suedi, duke shënuar dy gola që në ndeshjen e parë.

Elfsborg, skuadra ku aktivizohet Besforti, ka shënuar fitore në udhëtim te Osters në kuadër të kampionatit për grumposhat U19.

Elfsborg shënoi fitore të pastër me rezultatin 3-0, teksa mesfushori nga Kosova shënoi dy herë në minutat 46 dhe 60, kurse goli i tretë u shënua nga Kevin Liimatainen në minutën e 82’të.

17 vjeçari nga Mitrovica ende nuk ka zgjedhur se kë të përfaqësoj në arenën ndërkombëtare, teksa vëllau i tij Arbëri tashmë është një nga lojtarët kryesor te Kosova.