Pas rrahjes, Arian Krasniqi dhe sekretari i MTI-së po mbahen në stacionin policor

Periskopi.com Lajme

Arian Krasniqi, djali i vëllait të Jakup Krasniqit, dhe sekretari i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Besim Rreci, po mbahen në stacionin policor në Prishtinë, shkruan Periskopi.

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth ores 14:00 kemi pranuar nje informate per nje perleshje fizike ne MTI, ku nje person ka pesuar lendime trupore. Palet e perfshira ne rast, aktualisht ndodhen ne stacion policor, ku po kryhen procedurat e nevojshme policore”, ka thënë ajo.

Sekretari Besim Rreci dyshohet se është sulmuar fizikisht nga nipi i Jakup Krasniqit, Arian Krasniqi.

Para pak çasteve, Arian Krasniqi, ka reaguar për vendimin e fundit të PZAP-së, duke e anashkaluar rrahejen në objektin e ministrisë,

“#NismaSocialdemokrate ruan kuptimin themeltar te demokracise, mandatet e deleguara nga sovrani nuk lejon te kontrabandohen nga asnje subjekt politik a makanizem shteteror”, ka shkruar Krasniqi./Periskopi/