Pantina ia kujton deputetit të VV’së kohën kur s’guxonte të gjuante gaz lotsjellës në Kuvend

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Partisë Socialdemokrate, Shqipe Pantina u është përgjigjur deklaratave e akuzave të kolegut të saj deputet nga radhët e Vetëvendosjes, Besnik Bislimi – raporton Periskopi.

Pantina ia ka kujtuar Bislimit kohën kur refuzonte të hidhte gaz lotsjellës në Kuvend, pasi nuk donte të rrezikonte pagën prej 5500 eurove në muaj.

Ajo ia ka përmendur atij faktin se si deputet i LVV’së, kishte shkuar në SHBA për arsye private, dhe kishte qëndruar atje për më shumë se katër  muaj.

Reagimi i plotë i Pantinës:

Edhe Besniku (Bislimi) po na quan trathtare? Per here te dyte ( ne diten kur eshte zgjedh Thaci President) une kam hedhur gaz lotesjelles sepse Besniku nuk pranoj ta bente ( kishte mbetur i vetmi pa e bere), nuk e rrezikonte dot rrogen prej 5500 euro ne muaj, e une rrezikova dhe burgin per LVV. PSD-se i kerkon te garoj e vetme ne zgjedhje por ai vet u perfshi ne liste te deputeteve vetem duke qene numer 5 qe i munsesonte fitoren e sigurt si deputet, ndersa ne komunen e Prishtines ku vertet do mund te kontribonte si Drejtor nuk qendroj as per dy muaj. Pranoj te behet nenkryetar i nje subjekti te majt e ne anen tjeter hartoj program per nje parti krejtesisht te djatht, ( epo 60 mije euro nuk jane pak. Pse jo do thoshte dikush). Si deputet i LVV e shkoi per me shume se kater muaj ne SHBA per arsye private, pra interesi personal me i rendesishem se pergjegjesia publike.

Sic do thoshte nje kolege e partise se tij, kjo nuk mund te quhet ndryshe perveq hipokrizi!