Bërnabiq kushtëzon: Me Kosovën bisedojmë veç pas heqjes së taksës

Periskopi.com Lajme

“Pasi të zbatohet plotësisht marrëveshja CEFTA atëherë do të jetë e mundur vazhdimi i bisedimeve me Kosovën”, ka thënë kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq.

Pas mëngjesit të punës së kryesuesit të Bashkimit Evropian, kancelarit austriak Sebastian Kurz me kryeministrat e Ballkanit Perëndimorë, Bërnabiq ka deklaruar se “Serbia është e kthyer kah ardhmëria, mirëpo, për fat të keq disa po e kthejnë rajonin mbrapa.

Kryeministrja e Serbisë ka deklaruar në Vjenë se Kosova me taksa ndaj prodhimeve serbe po diskriminon gjithë çfarë është serbe”.

Siç ka vlerësuar ajo, “kjo është sidomos e qartë dy javët e fundit dhe ka thënë se Prishtina e ka shkelur marrëveshjen CEFTA me rritje të tatimeve për mallin nga Serbia.

“Kjo nuk është në përputhje me CEFTA, dhe paraqet diskriminim të qartë të gjithçkaje që është serbe. Shpresojnë se në të ardhmen do të jemi në gjendje ta zbatojmë këtë marrëveshje, e çka do të mundësojë vazhdimin e bisedimeve me Kosovën”, ka thënë ajo.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se taksat kanë pasuar pas trajtimit të pabarabartë shumëvjeçar të mallrave nga Kosova në Serbi dhe Bosnje dhe Hercegovinë.

Asnjë prodhim nga Kosova nuk ka mundur të shkojë në Serbi apo BeH pa pengesa financiare. Nga ana tjetër kemi bashkëpunim të mirë me vendet tjera, me të cilat nuk kemi pengesa tarifore. Jemi të gatshëm në forcimin e marrëdhënieve me të gjithë fqinjët, ka thënë Haradinaj i cili e morri fjalën menjëherë pas Bërnabiqit.

Pëson infarkt aktori i njohur shqiptar

Periskopi.com Lajme

Ka pësuar infarkt aktori i njohur shkodran Besnik Çinari. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen që kemi lënë pas, ndërsa Çinari mësohet se është dërguar me urgjencë në spitalin “Nënë Tereza”.

Paraprakisht mësohet se atij u është bërë ndërhyrje duke iu vendosur një unazë e duke bërë koronaren, ndërsa do të duhet që t’i vendosin edhe një unazë tjetër.

Aktori ende ndodhet në rrezik për jetën, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk është stabilizuar.

Kjo ngjarje vjen menjëherë pas premierës “Humor me Shkollë të Mesme” ku Besnik Çinari ishte regjisor dhe aktori kryesor i asaj shfaqjeje në teatrin ‘Migjeni’ për katër ditë me radhë.

Infarkti i Besnik Çinarit ndodhi ditën kur do të festohet në Shkodër, jo pak por 60 vjetori i krijimit të estradës profesioniste të teatrit “Migjeni”.

Ndër të fundit e asaj pjesa të mrekullueshme aktorësh fatkeqësisht në dokumentarin e përgatitur për 60 vjetorin e krijimit të estradës Besnik Çinari do të mungojë.