Vetura godet çiklistin dhe ikën nga vendi i ngjarjes

Periskopi.com Lajme

Një aksident ka ndodhur sot në Gllamnik të Podujevës, ku vetura ka goditur çiklistin dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e këtij aksidenti çiklisti ka mbetur i lënduar.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 15:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Gllamnik të Podujevës. Në aksident kanë qenë të përfshira një automjet dhe një biçikletë (automjeti ka ikur nga vendi i ngjarjes). Si pasojë e aksidentit, çiklisti ka marrë lëndime të lehta trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Vdes biçiklisti që u godit nga vetura dje në Shtime

Periskopi.com Lajme

Ka ndërruar jetë biçiklsiti i cili u godit nga një veturë gjatë ditës së djeshme në Shtime, njofton Policia.

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar edhe vozitësin e veturës.

“Është arrestuar vozitësi mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti me veturë nga pakujdesia ka goditur biçiklistin mashkull K-Shqiptar. Nga lëndimet e rënda biçiklisti është dërguar pa shenja jete në QKUK. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Klinë: Vdes biçiklisti pasi goditet nga vetura

Periskopi.com Lajme

Një person ka vdekur si pasojë e plagëve që i ka marrë nga goditja e një veture derisa ishte në rrugë me biçikletë.

Shoferi i veturës është arrestuar për shkak të pakujdesisë në vozitje, e cila edhe solli vdekjen, transmeton Klan Kosova.

Ngjarja ka ndodhur dje në orën 16:30 në Shtime, njofton policia.

Nga lëndimet e rënda biçiklisti ishte dërguar pa shenja jete në QKUK.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.