Sherifi: Nuk mbahet mend fyerje më të rëndë se sa këshilltari i Kurtit i ka bërë protestave qytetare që nuk hyjnë në kornizat e tij politike

Periskopi.com Lajme

Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se që nga përfundimi i luftës në Kosovë, nuk mbahen mend fyerje më të rëndë se sa këshilltari i kryeministrit Kurti, Elvis Hoxha u ka bërë protestave të qytetarëve të Kosovës që nuk hyjnë në kornizat e tija politike.

Ai ka shkruar se kur kur protestohej nga ballkonet kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti, atëherë protestuesit kualifikoheshin si “popull heroik i cili nuk pranon t’i nënshtrohet një njeriu”.

Ndërsa, gjërat ndryshojnë kur të njëjtit qytetarë, nga të njëjtat ballkone protestuan me “Marshin e UÇK-së” kundër këshilltarit të kryeministrit të kësaj qeverie, të njëjtit qytetarë, sipas tij, nuk janë asgjë më shumë sesa “një turmë frikacakësh”, që i nënshtrohet bandës së “80 të fortëve”.

Postimi i plotë i Sherifit;

Përderisa Shkëlzen Gashi, këshilltari politik i “liruar nga detyra” i kryeministrit në detyrë z. Albin Kurti bëri skandalin më të rëndë që ka ndodhur në skenë politike të Kosovës duke e akuzuar UÇK-në nga pozita e këshilltarit të kryeministrit më keq se akuzat e sajuara nga pushteti i atyre që kryen gjenocidin në Kosovë, këshilltari tjetër i z. Kurti, Elvis Hoxha nëpërmjet një shkrimi në FB, qenka përpjekur t’i bëjë një “rëntgen” motiveve dhe arsyeve që i kanë shtyrë qytetarët e Kosovës t’i bashkëngjiten protestës “Me marshin e UÇK-së”, e thirrur si një përgjigje qytetare kundër deklaratave të Shkëlzen Gashit.

I pakënaqur me protestat që nuk hynë në botëkuptimin e tij politik, këshilltari i z. Kurti, Elvis Hoxha e ndau popullin e Kosovës në dy kategori: “në të fortë” dhe “në frikacakë”.

Sipas tipologjisë së Elvis Hoxhës, në kategorinë e “të fortëve” hyn “banda e madhe e 80 deputetëve, që bëjnë keq, që bëjnë marrëveshje të dhimbshme, që bëjnë mocion dhe që mund ta heqin qeverinë në kohë krize. Dhe kjo bandë mund të bëjë keq, prandaj nuk guxojnë të bëjnë trimin kundër tyre”, ndërsa kategoria e dytë e njerëzve, janë ata që ky këshilltar politik i klasifikon në kategorinë e “frikacakëve”.

Në çdo rresht të shkruar nga ky person, që këshillon politikisht kryeministrin në detyrë, shihet vreri që vjell kundër atyre që kanë marrë guximin të protestojnë për një çështje të cilën botëkuptimi i tij politik nuk e konsideron as të drejtë dhe as të denjë për të protestuar!

Prandaj i fyen në mënyrën më vulgare të mundshme duke i cilësuar si “frikacakë”, që në mungesë të trimërisë për të protestuar kundër “Aferës Pronto”, rastin e Shkëlzen Gashit e shfrytëzojnë për të treguar trimëri! Dhe, sipas Elvis këshilltarit politik, këtë e bëjnë vetëm për atë se “e dinë që Shkëzen Gashi nuk ka fuqi as të na bëjë mirë e as keq”.

Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, nuk mbahen mend fyerje më të rëndë se këto që këshilltari politik i z. Kurti u bëri protestave të qytetarëve të Kosovës që nuk hyjnë në kornizat e tija politike.

Të rikujtojmë se kur protestohej nga ballkonet kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti, atëherë protestuesit kualifikoheshin si “popull heroik i cili nuk pranon t’i nënshtrohet një njeriu”.

Ndërsa, gjërat ndryshojnë kur të njëjtit qytetarë, nga të njëjtat ballkone protestuan me “Marshin e UÇK-së” kundër këshilltarit të kryeministrit të kësaj qeverie, të njëjtit qytetarë nuk janë asgjë më shumë sesa “një turmë frikacakësh”, që i nënshtrohet bandës së “80 të fortëve”.

Ky është rezultati i rentgenit që këshilltari politik i z. Kurti i bëri popullit që iu bashkëngjit protestës me “Marshin e UÇK-së”! Logjika përmes së cilës Hoxha ndërton tezën e tij kur akuzon të gjithë protestuesit si një turmë që duke e sulmuar “një person i cili as mund të bëjë mirë as keq” duan të bëjnë “TRIMIN”, dëshmon se të gjitha ato që i thotë për protestuesit, vlejnë për vet atë, më shumë se për këdo tjetër.

“Elvis Hoxha na tregoi se çka mendon për popullin e Kosovës, mirëpo nuk na tregoi se a hynë në këtë kategori të “TRIMAVE” që i “vërsulen një personi” edhe numri 2 i Vetëvendosjes, z- Glauk Konjufca dhe dhjetëra deputet dhe funksionar tjerë të VV-së, të cilët me po të njëjtin zell, sikur edhe të tjerët, u vërsulën mbi këshilltarin e Kurtit, Shkëlzen Gashi duke kërkuar nga kryeministri në detyrë Albin Kurti shkarkimin e tij

Në këtë rast, sipas logjikës së këshilltarit Hoxha, ose edhe Glauk Konjufca dhe dhjetëra deputet dhe funksionar tjerë të VV-së janë pjesë e “turmës frikacake” që duke u vërsulur mbi “një person që nuk mund të bëjë as keq as mirë” duan të bëjnë TRIMIN, ose ai që shet këshilla politike Elvis Hoxha, duke u kujdesur të mos sulmojë Glaukun Konjufcën me kompani pse ata bënë TRIMIN, e rreshton veten në anën e frikacakëve që sulmon vetëm ata që nuk mund t’i bëjnë keq, por jo edhe ata prej të cilëve ka frikë se mund t’i bëjnë keq, siç janë Glauk Konjufca & co!

Sherifi: Vetëvendosje s’mund ta bëjë Qeverinë pa Nismën

Periskopi.com Lajme

Bilall Sherifi nga Nisma Social Demokrate ka thënë se Vetëvendosje nuk mund ta formojë Qeverinë pa partinë e tyre, kur është fjala me numrat e deputetëve shqiptarë, transmeton Periskopi.

‘’Në qetësi vazhdojmë të këqyrim procesin e numërimit. Fatmir Limaj pastaj do të vazhdojë të bisedojë për pjesëmarrjen politike.  Koalicioni LDK-VV ende nuk është formalizuar. Nëse VV duan Qeveri  me depuetët shqiptarë, pa Nismën nuk mund ta bëjnë. Nëse ata duan ta bëjnë ndryshe, le ta bëjnë, nuk kemi asnjë telashe’’, ka thënë Sherifi në Info Magazine.

Tutje për vendimin e Gjykatës Supreme për mos pranimin e votave ilegale serbe, ka thënë se Vetëvendosje duhet të pajtohet me këtë fakt.

‘’Edhe kundërshtarët tanë do të pajtohen me faktin që nuk arritën të na grabisin dhe me faktin që do të përfaqësojnë qytetarët me aq sa ju dhanë ata. Le të pajtohen dhe mos të tentojnë të shtrembërojnë këtë rezultat. Supremja i ka bërë një shërbim të madh vendit. Sepse askush nuk do të sjell votat ilegale në Kosovë. Kemi kthyer ligjshmërinë në vend’’./PERISKOPI/

 

 

Sherifi: Nisma kaloi situatë të vështirë, na rëndoi heshtja e miqve

Periskopi.com Lajme

Sekretari i Nisma’s, Bilall Sherifi, shkruan se ‘situata që ka kaluar kjo parti kohën e fundit ka qenë mjaft e vështirë’.

Por Sherifi kujton një thënie të Martin Luther – King, që sjell në kujtesë heshtjen e miqve në situata të vështira.

Ai shkruan në FB:

Në fund, nuk do t’i kujtomë fjalët e armiqve, por heshtjet e miqve tanë!

Situata që kemi kaluar kohëve të fundit, sidomos gjatë përpjekjeve që me ndihmën e 3104 votave të ardhura në mënyrë ilegale nga Serbia t’i eliminojnë nga përfaqësimi më shumë se 42 mijë qytetarë të Kosovës në Kuvendin e Kosovës, ishte tejet e vështirë.

Ajo që më së shumti më ka rënduar në periudhën që kemi kaluar sintetizohet në mënyrë brilante në thënien e famshme të Martin Luther-King: “Në fund, nuk do t’i kujtomë fjalët e armiqve, por heshtjet e miqve tanë”.

Sidoqoftë, nuk harrojmë as ata që në këto momente të rënda na qëndruan afër dhe kishin besim që ligjshmëria do të ngadhënjejë në Kosovë!

Bilall Sherifi s’lë gjë pa i thënë Vetëvendosjes

Periskopi.com Lajme

Bilall Sherifi nga Nisma Social Demokrate sonte në DPD ka vazhduar ta quajë hipokrite Vetëvendosjen pse tash po i mbron votat e ardhura nga Serbia, që konsiderohen të jashtëligjshme, transmeton Periskopi.

‘’Hipokrizi e dyfishtë. Mungesë e guximit për të thënë që po ne do të ankohemi në mënyrë që këto vota të bëhen të ligjshme, i kanë bërë ankesat në emër të kandidatëve. E dimë si funksionon Vetëvendosja. Nuk mundesh me vendos në krye vete asgjë. Me një organizatë kryehekur, kryeçelik, Kam kolegë aty brenda dhe e di si funksionon VV’ja.

‘’Kjo është hajni. Ai është hajn,  kudo që është. Të insistosh në mbajtjen e votave dëshmon që fillimin e ke jashtëzakonisht të keq dhe shpresa e re nuk përfaqëson asgjë’’/PERISKOPI/

 

Bilall Sherifi: Vetëvendosje nga patriote doli grabitqare

Periskopi.com Video

Sherifi fajëson KQZ-në, thotë se PZAP korrigjoi padrejtësinë që tentohej t’u bëhej 42 mijë votuesve

Periskopi.com Lajme

Sekretari i përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka vlerësuar lart vendimin e Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për anulimin e votave të ardhur nga Serbia.

Ai ka thënë se një veprim i tillë ktheu integritetin dhe besueshmërinë e zgjedhjeve të 6 tetorit të cilin e kishte dëmtuar KQZ-ja.

Në këtë intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, Sherifi ka thënë se PZAP-i ka korrigjuar padrejtësinë që tentohej t’u bëhej 42 mijë votuesve të Republikës së Kosovës.

“Vendimi i PZAP-it ka kthyer ligjshmërinë në vend sepse KQZ-ja me një numër të vendimeve të saj të paligjshme ka rrezikuar integritetin dhe besueshmërinë e zgjedhjeve të 6 tetorit. Me këtë vendim të PZAP-it mund të themi se në një masë të madhe është korrigjuar padrejtësia që tentohej t’u bëhej 42 mijë votuesve të Republikës së Kosovës, duke përfshirë në tërësinë e votave 3104 vota të ardhura në mënyrë të paligjshme nga Serbia”, ka thënë Sherifi.

Për devijimin dhe zvarritjen e këtij procesi ai e ka akuzuar KQZ-në.

“Pajtohem se ka zvarritje të këtij procesi, mirëpo fajtor për këtë është KQZ-ja dhe askush tjetër”, është shprehur Sherifi.

Sekretari i përgjithshëm i Nismës u është përgjigjur edhe kritikëve për zvarritje të procesit zgjedhor.

Ai ka thënë se shpejtësia e përmbylljes së këtij procesi nuk duhet të ketë prioritet në raport me saktësinë e leximit të votës, të cilën e ka dhënë sovrani më 6 tetor.

“Për partitë që kanë marrë pjesë në zgjedhje dhe për shoqërinë civile, përparësi duhet të ketë cilësia e zgjedhjeve, cilësia e rezultatit dhe jo shpejtësia në dëm të cilësdo parti politike sepse, në fund të fundit, partitë politike nuk ekzistojnë për vete, por për qytetarët. Pra, kritikuesit kritikat e tyre duhet t’i adresojnë te fajtori kryesor dhe jo te Nisma apo PZAP-i. Ne ndihemi mirë, se çdo gjë që kemi konstatuar, tani ka dalë e vërtetë”, ka thënë Sherifi.

Ai është shprehur i bindur se rinumërimi i 1472 kutive do ta rritë numrin e votave për koalicionin Nisma-AKR-PD.

 

Sherifi: VV po kërkon që përmes votave kriminale që kanë ardhur nga Serbia të vjedhë tre mandate të NISMËS

Periskopi.com Lajme

Nisma Socialdemokrate ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po tenton t’i vjedhë mandatet e ligjshme të fituara në zgjedhjet nacionale të 6 tetorit, pasi PZAP-i doli në favore të kërkesës së kësaj partie për të larguar nga rezultatet votat e ardhura nga Serbia.

Në një konferencë për media, Nisma ka prezantuar një video në të cilën anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ Adnan Rrustemi dhe Nazlie Bala i kishin quajtur më herët të paligjshme votat  e ardhura nga Serbia, por që më pas kishin qëndruar qëndrim pasi PZAP miratoi kërkesën e Nismës me të cilën kjo e fundit hynë në Parlament duke marrë gjashtë mandate.

Sekretari i përgjithshëm i Nisma Bilall Sherifi tha se qëllimi i kësaj konference është për të demaskuar, siç u shpreh ai, dyfytyrësinë dhe moralin e dyfishtë të Lëvizjes Vetëvendosje për të grabitur votat e një subjekti tjetër politik, në këtë rast të Nismës.

Ai ka lexuar edhe pjesë nga aktvendimi i PZAP-it  që i quan të parregullta votat e ardhura nga Serbia përmes postës në mënyrë fizike nga persona të caktuar dhe pa vulë postare dhe si të tilla nuk mund të konsiderohen si fletëvotime nga jashtë dhe konsiderohen të pavlefshme.

Sherifi ka reaguar edhe ndaj deklarimeve të zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila pas vendimit të PZAP-it, ka humbur tri mandate, për çka edhe janë ankuar në Gjykatën Supreme.

Për më tepër, Sherifi tha se shtrembërimi i rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit pasi kjo do të çojë në diskreditim të procesit zgjedhor, teksa i bëri thirrje Lëvizjes Vetëvendosje të heqë dorë nga tendenca, siç u shpreh ai, të grabitjes së mandateve të Nismës Socialdemokrate.

“VV po kërkon përmes votave kriminale në rrugë kriminale dhe të mbushura në mënyrë kriminale që kanë ardhur nga Serbia të përfitojë të vjedhë, të grabisë tre mandate që iu takojnë 42 mijë votuesve. Presioni që është duke u bërë mbi PZAP mbi vendimin e saj të ligjshëm, është një mesazh që përpiqen t’i dërgojnë Kushtueses që t’i frikësojë, që të marrin vendime sipas dëshirave të tyre grabitqare. Por kjo nuk do të kalojë. Vjedhja e mandateve të Nismës është e papranueshme dhe nuk do të pranojë një gjë të tillë. Ne do të pranojmë çdo rezultat që del nga votat e rregullta, por asnjë rezultat që del nga tendencat për grabitje të mandateve. Jemi të zhgënjyer me faktin për ata që paraqiten si shpresë për vendin, duan të startojnë me qeverisje me grabitje e vjedhje. Fillojnë me hajni dhe do të përfundojnë me grabitje. I bëjmë thirrje VV të heqë dorë nga tendenca për të grabitur mandatet e Nismës”, tha ai.

Sherifi tha se Nisma nuk do të heqë dorë nga mandatet e veta për dëshira të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndryshe, anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Adnan Rrustemi, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook  ka njoftuar se Enver Haliti, Arta Bajralia dhe Alban Hyseni, të shpallur nga KQZ si deputetë të listës fituese të kësaj partie, kanë bërë ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit të PZAP.

Sherifi i quan hipokritë e grabitqarë VV’në: Po paraqesin vazhdimin e të keqes në variantin e tyre

Periskopi.com Lajme

Bilall Sherifi nga Nisma Social Demokrate i ka quajtur hipokritë e grabitqarë Vetëvendosjen, pas mbrojtjes që ia bënë votave të ardhura nga Serbia, transmeton Periskopi.

‘’Ata kanë hipokrizinë, dyfytyrësinë dhe moralin e dyfishtë. Po paraqesin vazhdimin e të keqes në variantin e tyre. Neve na bën të dalim para qytetarëve fakti që përderisa VV ishte e kënaqur me 29 mandatet, i refuzonte këto vota. Në momentin kur e pa që përmes këtyre 3400 votave mund të grabisë 6 mandate të Nismës, ajo hoqi maskën. Nga patriotë, dolën grabitqarë. Dëshirojnë të grabisin votat dhe mandatet që kanë dlaë nga votuesit e Kosovës. 42 mijë vota të ligjshme përballë 3 e diçka votave kriminale. Duan të grabisin, jo pe duan të mbrojnë diçka’’./PERISKOPI/

🔴 NISMA Socialdemokrate mban konferencë për medie (Drejtpërdrejt)

Gepostet von Periskopi am Dienstag, 12. November 2019

 

 

 

 

 

 

 

Zyrarët e NISMA’s i gëzohen lajmit për anulim të votave nga Serbia: Do t’jemi në Kuvend

Periskopi.com Lajme

Bilall Sherfi nga Nisma Socialdemokrate i është gëzuar vendimit të PZAP-së ku urdhëron KQZ-në që të rinumëroren 1472 vendvotime.

Sherfi thotë se me votat e ligjshme, NISMA do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Reagimi i plotë:

Me vendimet e sotme PZAP ktheu ligjshmërinë dhe konfirmoi atë që vazhdimisht e kemi thënë, se me votat e ligjshme NISMA është pjesë e Kuvendit të Kosovës!
Urime dhe falënderime të gjithë anëtarëve, simpatizantëve dhe votuesve të Koalicionit tonë! Gjithashtu, mirënjohje dhe respekt për të gjithë ata që ngritën zërin kundër tendencave për të pranuar si të ligjshme zarfet e ardhura në mënyrë të paligjshme nga Serbia!

Ndërsa Endrit Shala në një prononcim për Periskopin tha se partia e tij veçse e ka kaluar pragun.

‘’Na pragun veç e kemi kalu dhe jemi pjesë e Kuvendit të Kosovës’’, tha shkurt Shala./Periskopi/

 Shefat që mbeten jashtë Kuvendit

Periskopi.com Lajme

Legjislatura e fundit e Kuvendit të Kosovës kishte gjashtë shefa të grupeve parlamentare (të partive shqiptare).

Ata ishin: Avdullah Hoti (LDK), Glauk Konjufca (VV), Memli Krasniqi (PDK), Ahmeti Isufi (AAK), Bilall Sherifi (NISMA) e Dardan Sejdiu (PSD).

Të njejtit, janë kandiduar nga partitë përkatëse për postin e deputetit të Kuvendit të Kosovës.

Nga më të zeshmit në legjislaturën e kaluar ka qenë Ahmeti Isfufi i AAK-së, por sipas rezultateve të publikuara nga mediat së fundmi ai nuk ka siguruar votat të bëhet deputet sërish.

Votat nuk i ka siguruar as Bilall Sherifi kryetar i grupit parlamentar të NISMA-s Socialdemokrate.

Edhe nëse NISMA e kalon pragun, Sherifi nuk do të jetë pjesë e Kuvendit.

Jashtë Kuvendit ka mbetur edhe Dardan Sejdiu, kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate. Por jo veç ai, por jashtë Parlamentit ka mbetur e gjithë partia e tij, pasi asnjë deputet i kësaj partie nuk ka arritur të bëhet deputet.

Kurse votat për t’u bërë deputet i kanë siguruar ish-kryetarët e grupeve parlamentare të partive tjera: Avdullah Hoti i LDK-së, Glauk Konjufca i VV-së e Memli Krasniqi i PDK-së.

Mbetet të shihet nëse këta të fundit do të zgjidhen nga partitë e tyre sërish ta ushtrojnë pozitën e shefit të deputetëve.

Sherifi: Nëse VV dhe LDK na duan në koalicion do të bisedojmë, nuk do të shkojmë t’i trokasim në derë

Periskopi.com Lajme

Sekretari i Nismës, Bilall Sherifi, ka treguar se pse beson ai se kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka pasë një qasje shumë pozitive në raport me kreun e Nismës, Fatmir Limajn.

“Kur Isa Mustafa bëri koalicion me PDK-në, ne e kemi mbajtur një mbledhje në Kryesi dhe Fatmir Limaj e ka imponuar një qasje konstruktive në raport me LDK-në dhe ka kërkuar nga ne, madje ka insistuar që të mos e quajmë tradhti”.

“Sepse LDK-ja dhe Isa Mustafa do të përgjigjen para elektoratit të tyre dhe jo para elektoratit tonë. Pra, nuk mund t’i mbajmë ne përgjegjës pse në një moment të caktuar nuk duan të vazhdojnë më një kontratë që e kanë bërë me partitë politike – kanë të drejtë të ndjekin rrugëtimin e tyre”.

“Mendoj që nga ai moment kur ne kemi thënë publikisht se ‘LDK-ja nuk na ka asnjë borxh dhe kanë detyrim t’i shpjegojnë zgjedhësve të vet dhe jo neve’, simpatia është rritur te Isa Mustafa për Fatmir Limajn”.

“Po ashtu, gjatë gjashtëmujorit të bashkëjetesës në tentim për të ndërtuar mazhorancën, Fatmir Limaj ka qenë më konstruktivi nga të gjithë akterët. Kemi dhënë gjithçka nga vetja vetëm e vetëm që t’i mundësojmë vendit ndërrimin, pra që PDK-në ta largonim nga qeverisja dhe ta dërgonim në opozitë”.

Sherifi në Analizën Zgjedhore të Klan Kosovës ka treguar se a dëshiron Nisma domosdoshmërisht të jetë pjesë e qeverisë së re – nëse e kalon pragun zgjedhor.

“Fare nuk e kemi të domosdoshme për të qenë në qeveri. Nëse ato dy parti që janë duke biseduar për një koalicion të mundshëm tregojnë gatishmëri dhe kërkojnë që Nisma të bëhet pjesë e tyre jemi të gatshëm që të ulemi dhe të bisedojmë”.

“Por, në asnjë rast nuk do të shkojmë që t’u trokasim në derë dhe t’i themi ‘aman, të bëhemi pjesë e qeverisë’. Madje, do të kishte qenë mirë që të reflektojmë”.

Sherifi: Nisma përfundimisht e kalon pragun

Periskopi.com Lajme

Bilall Sherifi, ish shefi i grupit parlamentar të Nismës, në një deklaratë për Klan Kosovën ka thënë se koalicioni Nisma-AKR-PD e ka kaluar pragun zgjedhor dhe do të jetë pjesë e Kuvendit të ardhshëm.

“Në bazë të rezultateve të numëruara nga votat me kusht, koalicioni i Nismës ka  gjithsej 5.017 për qind të votave. Vetëm votat me kusht i kemi 1401, ose 5.5% të votave me kusht”, tha Sherifi për Klan Kosovën.

“Edhe nëse merren parasysh votat kriminale të Serbisë, të mbushura në mënyrë kriminale dhe të sistemuara në mënyrë kriminale nga Beogradi, Nisma mbetet mbi prag, pra është pjesë e Kuvendit të Kosovës. Por, këto vota kriminale nuk duhen pranuar sepse janë të paligjishme”, ka deklaruar Sherifi.

 

Sherifi: Kërkojmë rinumërim të plotë të votave, po luftojmë për mandatin e 7-të

Periskopi.com Lajme

Nisma Socialdemokrate po vazhdon të kërkojë rinumërim të plotë të të gjitha vendvotimeve, pasi sipas tyre kësaj partie i janë marrë votat dhe u janë shënuar partive të tjera. Sipas zyrtarëve të kësaj partie, rinumërimi i tërësishëm do t’i jepte Nismës edhe mandatin e 7-të, pasi sipas tyre 6 mande janë të sigurta.

Sekretari i kësaj partie Bilall Sherifi, në një konferencë për media ka paraqitur të dhënat nga disa vendvotime të cilat janë rinumëruar, ku herën e parë Nisma kishte pasur zero vota dhe pas rinumërimit kishte pasur deri në 50 vota.

Sherifi ka përmendur të dhënat nga 6 vendvotime ku Nismës i janë shënuar më pak vota sesa realisht ka pasur. Ai përmendi se si në një vendvotim në Drenas, kishte pasur vetëm 1 votë, ndërsa pas rinumërimit kishte marrë 50 vota.

“Kemi informacione nga njerëzit tanë që në shumë vende ka deformim të vullnetit të qytetarëve. Po ashtu, në Drenas, Nisma në formular ka pasur të shkruara zero vota përderisa pas rinumërimit kanë dal të jenë 34 vota për Nismën dhe kjo është në fshatin Obri, në fshatin nga i cili vjen edhe kryetari i degës sonë Isë Xhemajli. Pra, kanë shkuar deri aty saqë komplet votat që bashkëfshatarët e tij ia kanë dhënë Nismës në një klasë t’ia bartin një subjekti tjetër. Pastaj, një kuti tjetër në Kaçanik ku Nisma Socialdemokrate figuron me zero vota, përderisa pas rinumërimit ka dal që Nisma të ketë pasur 21 vota. Në Fushë Kosovë, Nisma në formularë ka pasur zero vota, derisa nga kutitë pas rinumërimit ka dal të jenë 11 vota për Nismën. Një kuti tjetër po ashtu në Fushë Kosovë nga zero vota, pas rinumërimit kanë dal të jenë 8 vota për Nismën. Kemi një kuti në Gjilan, nga zero vota në 6 vota. Kur mblidhet tota li i këtyre votave, në gjashtë vendvotime del që Nisma është dëmtuar për 131 vota”, tha ai.

Në bazë të këtyre, Sherifi thotë se nuk bëhet fjalë për gabime, por për vullnet që të dëmtohet Nisma.

Ai ka hedhur akuza edhe ndaj komisionerëve të Nismës se kanë bashkëpunuar për të deformuar vullnetin e qytetarëve.

“Nëse në 2010 ka pasur vjedhje industriale, del që kundër Nismës është kryer një vjedhje manfakturale, pra nga vjedhje industriale kanë kaluar në vjedhje manfakturale të votave. Nuk bëhet fjalë për gabime, sepse mund të gabohet një, dy vota, por nuk mund të gabohet 11, 34, 50. Pra, këtu shihet që ka qenë një vullnet i disa komisionerëve, duke përfshi fatkeqësisht edhe komisionerët që kanë qenë të caktuar nga Nisma që të bashkëpunojnë në këtë veprim kundër vullnetit të qytetarëve, sepse nuk ka mundësi që të bëhen gabime kur të barten nga 34 vota të shkruhet zero, 50 të shkruhet zero. Nuk bëhet fjalë për gabim, por kryesisht për vullnet që të dëmtohet Nisma”, tha ai.

Sherifi ka përsëritur se Nisma e ka kaluar pragun, ndërsa, arsye se pse po kërkojnë rinumërim të të gjitha vendvotimeve është për të marrë edhe mandatin e 7-të.

“Ne jemi të bindur nëse në Kosovë ka gatishmëri dhe vullnet, kërkesë që të rinumërohen të gjitha kutitë e votimit në funksion të së vërtetës dhe asgjë tjetër pos së vërtetës, Nisma do të merr mandatin e 7, sepse për mandatin e 6 nuk bëhet diskutim. Ne e kemi ditur që nga dita e parë që Nisma ka marrë 6 mandate, 5.4 përqind i ka, luftojmë që përmes rinumërimit të marrim mandatin e 7. Nëse nuk do të del përmes procesit të rinumërimit, përmes procesit të ankesave të cilat janë duke përgatitur kandidatët tanë edhe partia”, tha ai.

Edhe më herët Nisma Socialdemokrate ka kërkuar rinumërim të të gjitha vendvotimeve.

Bilall Sherifi tregon për rezultatet e NISMA-s në zgjedhje

Periskopi.com Lajme

Sekretari i përgjithshëm i NISMA Socialdemokrate Bilall Sherifi përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se kjo parti ka arritur në 5.05 për qind, pas rinumërimit të 314 kutive të votimit.

“Rezultati nga të dhënat preliminare për 314 kuti të cilat janë të pasqyruara në sistemin K-Votës dhe të dhënat nga rinumërimi i po këtyre 314 kutive është ky: Në K-Votës në këto 314 kuti Nisma ka pasur 5.01%, nga rinumërimi i këtyre kutive rezultati është rritur në 5.05%”, shkruan Sherifi.

Ai thotë se kjo rritje për NISMËN vjen vetëm nga 314 kutitë e rinumëruara për shkak të formularëve me gabime për bartjen e të dhënave dhe jo për shkak të mospërputhjes të votave të kandidatëve me votat e partive.

“Për ata që nxjerrin përfundime “shkencore” për rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit 2019 duke bashkuar të dhënat e papërfunduara me të dhënat e përfunduara! Le të shohim se çka do të na sjellë rinumërimi i 530 kutive, të cilat në rinumërim kanë shkuar pikërisht për shkak të mospërputhjes të votave të partive me ato të kandidatëve”, shkruan ai.

Sherifi për rikthimin e Nismas në PDK: Supën e ftohtë nuk është mirë me nxe dy herë

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, Bilall Sherifi, është i ftuar sonte në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.

Shefiri ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për rikithimin e mundshëm të Nismës në PDK.

Këshilltari i Presidentit Hashim Thaçi, Ismail Syla, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook i ka bërë thirrje Fatmir Limajt të kthehet në PDK. Sot PDK’ja shënon 20-vjetorin e themelimit si parti politike. Syla tha se PDK’ja ka mundur të dalë fituese në këto zgjedhje po ta kishte me vete Nismën.

“Sonte, Partia Demokratike e Kosovës, përkundër angazhimit supermaksimal nga LDK dhe VV, ka mund ta shënojë 20 vjetorin e themelimit si fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit po ta kishte me vete anëtarësinë e shtëpisë së saj, të NISMA-s”, ka shkruar Syla.

Tutje, Syla i bëri thirrje kreut të Nismas, Fatmir Limajt, që të rikthehet në PDK.

“I bëj ftesë publike z. Fatmir LIMAJ që të rikthehet në PDK. URIME 20 vjetori gjithë anëtarësisë besnike të Partisë Demokratike të Kosovës”, ftoi Syla

Mirëpo Sherifi ka pasur një përgjigje të veçantë rreth kësaj teme.

“Kjo është e shkuar e harruar”, ka thënë Sherifi.

“Përgjigjen më të mirë rreth e kësaj e pat thënë bashkëshortja e Blerim Xhemajlit, futbollistit të zvicrës, që e kanë pyetur se a mund të kthehesh me këtë të fundit”

“Ajo pati dhënë këtë përgjigje: Supën e ftohtë nuk është mirë me nxe dy herë”, ka shtuar Sherifi.

Sherifi këmbëngul se Nisma e ka kaluar pragun: KQZ duhet të pranojë gabimin

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, Bilall Sherifi, është i ftuar sonte në emisionin Pressing në T7.

Shefiri ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për çështjen se cila është arsyeja se pse Nisma nuk e ka kaluar pragun zgjedhor. Sherifi ka thënë se Nisma ka kaluar pragun dhe tani po pret që të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve nga KQZ’ja.

“Qesh mirë kush qesh i fundit”, ka thënë Sherifi.

“Në momentin që po flasim, ne jemi futur në listën e partive që kanë kaluar pragun zgjedhor. Presim të kemi së paku shtatë mandate për deputetë”, ka thënë Sherifi.

Nisma kishte bërë ankesë për një gabim teknik gjatë numërimit, të cilën KQZ’ja e ka konfirmuar dhe tani është konfirmuar që do të rinumërohen edhe 303 vendvotime.

“Nuk po kuptoj se pse partitë tjera nuk po na përkrahin që të ketë rinumërim. Ka pasur problem me formularë të numërimit dhe këtë e ka konfirmuar edhe kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka”

Bilalli e ka pranuar që i gjithë procesi i votimit ka shkaur për së mbari, por problemi kishte qenë tek formularët. Ai thotë se ka pasur gabime në bartjen e të dhënave, pas hapjes së kutive të votimit.

‘’E vërteta e plotë është brenda kutive të votimit. Askush nuk po e konteston vullnetin e qytetarëve.Por kur janë hapur kutitë dhe ka filliuar bartja e tyre në formularë, aty pastaj janë bërë gabime të mëdha që rrezikon vërtetësinë e të dhënave. KQZ duhet të pranojë gabimin dhe të shpallë rinumërimin në tërë territorin ndryshe e dërgojmë këtë në Kushtetuese”.

Sherifi: Koalicioni NISMA – AKR i ka të sigurt 6 deputetë, po luftojmë për të 7’tin

Periskopi.com Lajme

Bilall Sherifi thotë se NISMA do të ketë 5.5 për qind të votave nga zgjedhjet e djeshme, përkundër që KQZ e lë nën prag prej 5 për qind koalicionin NISMA-AKR.

Por Sherifi në një konferencë për media, ka thënë se do të marrin 6 ose 7 deputetë.

“Në total koalicioni do të sillet rreth 44 mijë deri në 45 mijë vota të vlefshme. Sipas përllogaritjeve të votave të vlefshme, koalicioni jonë do të ketë mbi 5.5 për qind që do të thotë 6 mandate janë të sigurta dhe mund të luftohet edhe për mandatin e 7. Kandidatët dhe shtabi jonë, kanë ushtruar disa ankesa që kanë të bëjnë me mospërputhje të votave të kutive me ato të kandidatëve. Jemi të bindur që koalicioni do të ketë 6 të sigurta dhe gjasat janë të mëdha që të kemi edhe mandatin e 7”, ka thënë Sherifi./Periskopi/

NISMA Socialdemokrate mban konferencë për media (Drejtpërdrejt)

Posted by Periskopi on Monday, 7 October 2019

Bilall Sherifi: LDK ka mëkate të mëdha

Periskopi.com Lajme

Bilall Sherifi nga Nisma ka thënë se LDK është kundërthënëse.

“LDK ka ecur përmes kundërthënieve sidomos gjatë qeverisjeve të fundit. LDK ka mëkate të mëdha”, ka thënë Sherifi, njofton Klan Kosova.

Sherifi në Zona Zgjedhore ka dhënë detaje nga marrëveshja që kanë pasur në vitin 2014 si opozitë me AAK-në, LDK-në dhe Vetëvendosjen, njofton Klan Kosova.

“Fatmir Limaj është takuar me Isa Mustafën edhe i ka thënë “prof çfarë do të bësh, zgjedhjet i ke humbur?!, ‘S’po di ka thënë, çu shkojmë te Ramushi’. Kemi shkruar te Ramushi dhe e kemi gjetë të mbështetur për oxhaku si njeri që i kishte humbur zgjedhjet. AAK kishte dalë në vendin e katërt”.

“Kemi rënë dakord që Ramushi të jesh kandidati ynë për Kryeministër që të mos e lëmë PDK në qeveri. 500 telefonata në ditë i ka bërë Hashim Thaçi për ta pamundësuar këtë”.

 

Sherifi: Vetëvendosje sërish si opozitë do të bllokojë procese

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet nga radhët e Nismës Social Demokrate, Bilall Sherifi sonte në Zona Zgjedhore ka thënë se dyshon në atë që Vetëvendosje sërish nga këndi i opozitës do të bllokojë procese me rëndësi, transmeton Periskopi.

‘’VV do të vazhdojnë atë rrugëtim, prap në opozitë do të jenë bllokues të procesit. Shpresoj që bile LDK të mos veprojë ashtu’’, ka thënë Sherifi.

Sipas Sherifit, dialogu duhet të përmbyllet me njohje reciproke.

Sherifi ka thënë se synimi i Serbisë është veç të marrëq tokë nga Kosova dhe se atyre nuk u bën për të drejtat e komunitetit serb në Kosovë.

‘’Ata thonë se nëse doni që të njohim një pjesë të saj, duhet të na jepni një pjesë. Një marrëveshje që mund të shitet në Serbi.  Serbia nuk po shqetësohet për të drejtat e komunitetit serb në Kosovë. Sepse të tilla të drejta kanë më shumë në Kosovë ata, se sa shqiptarët në Serbi’’/PERISKOPI/

 

 

Sherifi: Edhe në Vetëvendosje ka njerëz që mbështesin shkëmbimin e territoreve

Periskopi.com Lajme

Bilall Sherifi nga Nisma Social Demokrate i ka thënë Glauk Konjufcës që të mos bëjë propagandë teksa thotë se u shpall antikushtetues platforma për dialogun me Serbinë, transmeton Periskopi.

‘’Një segment i projektit është shpallur antikushtetues, jo platforma. Mos bë propagandë’’, tha Sherifi sonte në Rubikon.

Tutje Sherifi it ha Konjufcës se edhe në Vetëvendosje ka njerëz që janë pro shkëmbimit të territoreve.

‘’Pyeti disa kolegë tu a e kanë përnime. Në krejt partitë ka njerëz që  e mbëshesin shkmëbimin e territoreve. Edhe në VV’.

Sherifi: Ti se ke njoht Kosovën si shtet, unë po

Konjufca: Ti po sillesh si mos me qeneë najhere deputet./PERISKOPI/