Sherifi: Të gjitha partitë bënë punësime, por Nismës iu bë një luftë speciale

Periskopi.com Lajme

Billal Sherifi nga Nisma Socialdemokrate ka treguar për fajtorët e rezultatit që vunë në rrezik për kalim pragu koalicionin e tyre.

Ai thotë se krijimi i një opinioni për ndryshim dhe një luftë ndaj Nismës ishin dy arsyet më të mëdha, njofton Klan Kosova.

“Ka pasë plane vetëm sovrani, të gjithë ne tjerët kemi pasë projeksione. Neve për shembull na janë hequr tre deputetë sepse projeksioni ynë ka qenë 9 -10. Arsyet janë shumë dimensionale, një nga arsyet dominonte është fakti që kur krijohet një ambient që në një shoqëri ku kërkohet ndërrim, sepse për të parë a është ndryshim a jo i mbetet qeverisë së re. Ndryshimi mund të jetë negativ apo stagnim. Votuesit kanë kërkuar ndryshim, por se a do të jetë mbetet të shihet”.

“Kjo ka qenë arsyeja që nuk është varur nga ne, pra u krijua një atmosferë e përgjithshme ku në garë janë dy këto subjekte. Të pavendosurit zakonisht vrapojnë pas njërit apo tjetrit”.

“Dhe po ka qenë një luftë speciale kundër Nimës. Të gjitha partitë kanë pasë punësime dhe veprime që kanë mundur të mos jenë popullore. Nismës i janë mbajtur vazhdimisht kjo para hundëve dhe kjo ka penalizuar edhe përkundër faktit se nuk kanë qenë gjithmonë të vërteta 100 për qind apo të mëdha sikur janë paraqitur”.

“E marrim një figurë lokale atje që ti nuk e njeh hiç, ai e ka peshën e vet të mobilizimit 150 vota dhe ta marrin partitë e tjera. Kur je i atakuar nga tri parti të mëdha është e vështirë të mbash elektoratin tënd”.

“Projeksioni i ynë ka qenë minimal 50 mijë vota si koalicion dhe që me një shtytje më të mëdha të shkojmë në 55 mijë vota”.
Sherifi në Analiza Zgjedhore ka thënë se një penalizim tjetër i erdhi edhe nga ish-anëtarët e saj që nuk iu plotësuan dëshirat secilit.

“Janë faktorë të jashtëm por ka edhe faktorë të brendshëm që duhet t’i kërkojmë. Do t’i nënshtrohet një analize të brendshme, por nuk kam mandat të sjellim konkluzione”.