Tag: Binak Uka

Zhduket 75 vjeçari nga Klina, Policia kërkon ndihmë për gjetjen e tij
Policia e Pejës, në një njoftim për media ka bërë të ditur se një person është zhdukur në Klinë, dhe po kërkohet ndihmë për gjetjen e tij – raporton Periskopi.
Policia ka bërë të ditur se bëhet fjalë për të moshuarin Binak Uka, i lindur më 1944.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Më datë 05.06.2019, në Stacionin Policor Klinë, është raportuar rasti person i zhdukur, bëhet fjalë për personin Binak (Smajl) Uka, i lindur me 19.10.1944 ne fshatin Bokshiq-Klinë.
Pas konsultimit dhe pajtimit me familjaret e viktimës dhe Prokurorin e shtetit kërkojmë nga ju nëse mund të na ndihmoni në arritje të çfarëdo informate për vendndodhjen e këtij personi.
Në lidhje me personin e lartcekur, kërkimet e deritanishme policore, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, andaj kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij të informojnë policinë në linjën emergjente 192.