Studim: Konsumimi i birrës është më efektiv se sa ilaçet

Periskopi.com Shëndeti

Sipas ekspertëve nga Universiteti i Greenëich në një studim në vitin 2017, është gjetur se alkooli mund të zvogëloj nivelin e dhembjeve përqindje e vogël e alkoolit në trup, është raportuar se mund të largoj dhembjet e trupit.

Hulumtimi i ka përfshirë një analizë nga 18 ekspertimente me 400 njerëz. Pjesëmarrësit ishin me dhembje të ndryshme.

Në disa eksperimente disa nga pjesëmarrësit kanë pranuar birrë e disa të tjerë ilaçe kundër dhembjeve, raporton “Bright Side”.

Studiuesit kanë gjetur se birra ishte më efektive sesa ilaçet kundër dhembjeve si psh: Tylenol apo paracetamoli.

Gjetjet sugjerojnë se alkooli është mjaft efektiv që jep uje të rëndësishme kur është puna për dhembje të lehta.

“Ne gjetëm prova të forta se alkooli, apo më konkretisht birra është një qetësues efektiv. Konsumimi i rreth dy gotave të mesme me birrë ka rezultuar në një rënie prej 30% të dhembjeve.

 

Nuk ndalet imami nga Mitrovica: Birra po shkakton aksidentet, përfshirë atë të Presidentit

Periskopi.com Lajme

Kush pi birra mund të krahasohet lirisht me një shtazë, kjo ishte deklarata e imamit të BIK-ut, Fatmir Latifaj, që u përcoll pothuajse në të gjitha mediat elektronike në vend.

Mirëpo, përmes një reagimi në “Facebook”, hoxha e ka quajtur shtrembërim të deklaratës atë që është publikuar dje në portale.

Megjithatë, Latifaj nuk e hedh poshtë se alkooli është i ndaluar. Në këtë shkrim të gjatë në profilin e tij ai ka përmendur edhe aksidentin e djeshëm të presidentit Hashim Thaçi

“Desha t’i siguroj dhe t’i rikujtoj mbarë opinionit shqiptar që s’ka fuqi e as kapacitet, as në tokë e as në qiell, që vendimin e Zotit për pijet alkoolike t’a ndryshoj apo thënë më mirë HARAMIN t’a bëj HALLALL dhe anasjelltas ! Kohëve të fundit vendin tonë e kanë mbërthyer aksidentet e komunikacionit, sa që dje nuk shpëtoi as eskorta e Presidentit, ku shpeshherë këto aksidente po përfundojnë me fatalitet”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

*Po e filloj me Bismilah, shkrimin e këtij reagimi rreth disa linçimeve mediale që dje tërë ditën ushtruan padrejtësisht një fushatë të ulët, me metoda tashmë të njohura siç janë fabrikimet, linçimet dhe montimet, duke u munduar të njëllosin përsonalitetin dhe aktivitetin tim tashmë të njohur për mbarë shqiptarinë Ëel Elhamdulilah. Vërtetë seriozisht e mendova si t’a filloj reagimin, por dorën në zemër nuk gjeta ndonjë fjali më të përshtatshme për këta dashakeqinj, që dje tërë ditën e gjatë më përgojuan pa asnjë të drejtë, se sa aforizma e shokut tim, bacit Met:”Kur bahet me shkruar gjithkush,shkruhet gjithçka!”-Aforizma e Muhamed Azemi-Meti. Fjalën e kam për shumicën e portaleve që, pafije turpi, e keqpërdorën dhe e tjetërsuan fjalimin tim në hytben e xhumasë së kaluar me dt..20.07.’18, dhe që ashiqare u munduan t’a shmangin vëmendjen e opinionit nga tendencat aktuale politike, për idetë e copëtimit të vendit tonë, përmes shpërqëndrimit të vëmendjes në një temë krejt tjetër, se gjoja hoxha Fatmir Latifaj ka skandalizuar me ligjërimin e xhumasë së lartëcekur, por në realitet kjo nuk është asgjë tjetër përveç se, imagjinatë inekzistente e disave për t’i ushqyer apetitet e “like-ve dhe share-ve” të këtyre rrjeteve sociale. Desha t’i siguroj dhe t’i rikujtoj mbarë opinionit shqiptar që s’ka fuqi e as kapacitet, as në tokë e as në qiell, që vendimin e Zotit për pijet alkoolike t’a ndryshoj apo thënë më mirë HARAMIN t’a bëj HALLALL dhe anasjelltas !

Kohëve të fundit vendin tonë e kanë mbërthyer aksidentet e komunikacionit, sa që dje nuk shpëtoi as eskorta e Presidentit, ku shpeshherë këto aksidente po përfundojnë me fatalitet. Një ndër shkaqet kryesore të këtyre aksidenteve është edhe përdorimi i pijeve alkoolike, birrave dhe mjeteve narkotike…të cilat e turbullojnë mendjen dhe e dehin duke e humbur ndjeshmërinë e intelektit dhe si rrjedhojë e tyre njeriu zbret nga intelegjenca e tij në shkallën më të ultë se sa shtaza, athua vallë a ka kush që e mohon një realitet të dëshmuar nga përditshmëria, siç thotë populli: “Nuk dinë rakia çka është Kadia”!Për në fund,dëshiroj me një porosi t’a përfundoj: për atë që e kam thënë në ligjërimin e xhumasë nuk e ndjej veten as fajtor e as fyes, e shumë më pak nxitës, prandaj ligjërimit tim nuk dua në asnjë rrethanë t’i shtoj e as t’i mungoj ndonjë fjalë, përveç t’i thërras mendjet e ndritura shqiptare, që i thonë bukës bukë e ujit ujë, t’a degjojnë me vëmendje hytben time të titulluar:”Si t’i rezistojmë asimilimit” pa ngarkesa të ndikimeve që janë prezente sot në Kosovën tonë të dashur. Me shumë dashamirësi, vëllai i juaj:Mulla Fatmir Xhafer Latifaj Me dt..24.07′ 18 E martë!