13 vite nga mbarimi i bisedimeve për statusin e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Në Vjenë të Austrisë më 10 mars 2007, mbarojnë bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës mes shqiptarëve dhe serbëve pa marrëveshje.

Të pranishëm ishin krerët e Kosovës Fatmir Sejdiu, Agim Çeku, Kolë Berisha dhe të tjerë dhe Serbisë Boris Tadiç, Vojislav Kostunica dhe të tjerë, si dhe i dërguari i OKB-së për statusin, Martti Ahtisaari.

Ahtissari shprehu keqardhje që nuk është arritur asnjë marrëveshje. Ai edhe njoftoi se dokumenti përfundimtar për statusin e Kosovës do t’i dërgohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së në fund të atij muaji.

Albert Rohan, bashkëpunëtor i Martti Ahtisaari, i dorëzon OKB-së propozimin e Ahtisaarit për statusin e Kosovës më 15 mars 2007.

Plani direkt propozoi pavarësi për Kosovën.

Mustafa demanton zëdhënësin e LDK-së: S’ka ngrirje të bisedimeve me VV-në

Periskopi.com Lajme

Shefi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka konfirmuar se partia e tij dhe Lëvizja “Vetëvendosje” do të vazhdojnë konsultat për krjimin e qeverisë së re. Mustafa, pas takimit që zhvilloi me një delegacion të CDU-së nga Gjermania, theksoi se LDK-ja pret ceritikfimin final nga KQZ-ja.

“Sa I përket procesit zgjedhor e njoftova se ky proces ende s’ka përfunduar. Momentalisht jemi dy partitë që kemi dal të parat, LDK dhe VV, me një dallim të vogël. Pas certifikimit, numrit të gjitha votave, shpallet fituesi. Ne si parti gjatë fushatës zgjedhore objektiv e kemi pas zhvillim ekonomik, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, rikthimin e relacionet me BE-në dhe Amerikën.

Në rast se LDK të jetë në krye të qeverisë së ardhshme, apo pjesë e saj. Ne kemi biseduar me VV-në për mundësinë e koalicionit. E kemi vlerësuar se ky koalicion mund të bëhet. Ditëve në vijim, gjatë kësaj jave do të kemi kontakte, bashkëpunim, kryesisht për objektivat qeverisëse”, është shprehur ai.

Projekti bërthamor, ndërpriten bisedimet SHBA-Kore Veriore

Periskopi.com Lajme

Bisedimet mbi projektin bërthamor verikorean ndërmjet Phenianit zyrtar dhe Uashingtonit janë ndërprerë.

Lajmi është bërë i ditur sot nga kryenegociatori i Koresë së Veriut, Kim Myong Gil.“Negociatat nuk përmbushën pritjet tona dhe përfundimisht përfunduan,” tha ai në Stokholm.

Delegacioni i Koresë së Veriut mbërriti në Stokholm të enjten për të negociuar një denuklearizim të vendit në nivelin e punës, përkujton agjencia e lajmeve Reuters.

Koreja e Veriut ka njoftuar më parë se ka testuar me sukses një lloj të ri të raketës balistike të lëshuar nga një nëndetëse.

Limaj: Duhet t’i kthehemi dialogut, asnjëherë s’kemi humbur nga bisedimet

Periskopi.com Lajme

Kryetari i NISMA-s dhe njëherësh kandidati për kryeministër në zgjedhjet e 6 tetorit nga koalicioni NISMA-AKR-PD, Fatmir Limaj ka theksuar se partia e tij ka merita të mëdha që për zgjedhjet e tetorit është duke u zhvilluar një garë interesante dhe e barabartë.

“Në të kaluarën partitë i kanë shpalosur objektivat, tani është një mundësi reale edhe për qytetarët sepse kandidatët për kryeministër drejtpërdrejt po ballafaqohen me qytetarët dhe po e sqarojnë atë çfarë janë objektivat e tyre”, ka thënë Limaj.

Sipas tij nëse NISMA do të shkonte me njërën prej grupeve apo partitë politike atëherë gara do të ishte e mbyllur dhe fitorja e atij grupi do të ishte e sigurt.
“Ne kemi marrë një vendim strategjik edhe për partinë, por njëkohësisht kam vlerësuar se është një moment i rëndësishëm që t’u jepet mundësi të gjitha grupeve politike që në mënyrë të barabartë të dalim para qytetarëve. Neve na kanë shkuar tri vjet garë në parlament se kush është partia e parë. Tani është ajo mundësi dhe mendoj se NISMA e ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm që ta kemi një garë çfarë e kemi sot – shumë të barabartë dhe shumë interesante, si një mundësi që përmes angazhimit dhe shpalosjes së programeve të tyre secili kandidat për kryeministër apo parti politike të ketë mundësi që nesër të jetë në drejtim të institucioneve në vend”, ka shtuar Limaj në RTK.

Duke folur për dialogun me Serbinë, Limaj ka thënë se ai e di çka e pret vendin dhe qeverinë e Kosovës pas formimit të saj.

“Pozicioni ynë është se Kosova asnjëherë nuk ka humb nga tavolina e bisedimeve. Kosova duhet shumë seriozisht t’i kthehet tavolinës së bisedimeve me shumë kompetencë e me kujdes me partneritet me miqtë tanë. Kur jeni në tavolinë mund të refuzoni opsione të ndryshme, por asnjëherë nuk mund t’ia ktheni shpinën tavolinës dhe të ikni, ajo është e dëmshme për vendin. Ne si Kosovë duhet të jemi në tavolinën e bisedimeve”, është shprehur Limaj.

Ai ka thënë se si parti e kanë qëndrimin e tyre për këtë çështje. “Ky dialog që po vjen duhet ta ketë një emërtim. Kosova është futur në dialogun në Rambuje për ta ndërprerë luftën, pra kanë qenë negociata për paqen, kanë pasur emër ato negociata. Më pas kemi pasur negociatat në Vjenë për statusin dhe nga ato negociata ka ardhur pavarësia”, ka shtuar tutje lideri i NISMA-s.

Ai ka thënë se gabimi më i madh ka qenë hyrja në bisedimet teknike në Bruksel. Por tash sipas tij jemi para këtij realiteti dhe ato bisedime teknike kanë prodhuar dokumente, disa prej të cilave janë obligime ndërkombëtare si shtet.

Limaj vlerëson që sa më parë duhet t’i kthehemi tavolinës së bisedimeve dhe të përmbyllet marrëveshja gjithëpërfshirëse me Serbinë.

“E rëndësishme është të shkojmë të ulemi në tavolinë dhe së bashku me partnerët tanë  t’i bëjmë të gjitha përpjekjet tona  që me përmbyllë një herë e mirë  marrëveshjen me Serbinë që brenda e ka njohjen dhe anëtarësimin në mekanizmat ndërkombëtar”, është shprehur Limaj.

 

 

Vuçiq: Bisedime duhet të ketë edhe kur palët janë në luftë, do t’u kthehemi bisedimeve

Periskopi.com Lajme

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se Prishtina dhe Beogradi do të kthehen në tryezën e negociatave kur taksa të anulohet, por që ai nuk mund të di nëse do të ndodhë deri në fund të vitit.

“Bisedime duhet të ketë dhe kur palët janë në një luftë, ata duhet të ulen nëtryezën e bisedimeve … Kush mendon se është gjë e keqe të flasësh dhe se kompromisi është një fjalë e keqe … Mendoj se është një lajm i mirë. Ndërsa, ata që do të dëshironin ta udhëheqin vendin në një mënyrë tjetër, unë iu dëshiroj çdo të mirë, por ata duhet të marrin mbështetjen e qytetarëve”, tha kryetari i Serbisë për Tv Prva.

Autoritetet kosovare e patën vendosur taksën prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina në nëntor të vitit të gjë që çoi në bllokimin e dialogut të Brukselit

 

Konflikti në Ukrainë, Rusia e gatshme për të rifilluar bisedimet

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka folur për prosperitetin e bisedimeve për Ukraninën Lindore me presidentin rus, Vladimir Putin.

Udhëheqësi rus tha se ai është i hapur për të rifilluar negociatat nën korniza ndërkombëtare.

Kremlini tha se presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij ukrainas, Volodimir Zelenskiy, kanë diskutuar për konfliktin në Ukrainën Lindore në bisedën e tyre të parë telefonike.

“Udhëheqësit diskutuan çështjet e një zgjidhjeje në juglindje të Ukrainës dhe bashkëpunimin në kthimin e të burgosurve nga të dyja anët,” tha Kremlini në një deklaratë.

“Ata ranë dakord të vazhdojnë këtë punë në nivel ekspertësh.”

Ndërkaq, pak më herët të enjten, Putin tha se do të jetë i hapur për të rifilluar bisedimet e paqes nën formatin e Normandisë, që përfshin Gjermaninë dhe Francën. Por ai tha se ishte e paqartë nëse vende të tjera, të tilla si SHBA dhe Britania e Madhe, do të ishin të gatshëm të bashkohen me negociatat në atë kohë.

 

Trump: Bisedimet tregtare me Kinën po shkojnë mbarë

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se negociatat tregtare me Kinën janë kthyer në rrugën e duhur. Ai e tha këtë pas takimit të shumëpritur me presidentin e Kinës, Xi Jinping, në kuadër të Samitit të G20-ës.

Mediat raportuan se presidenti amerikan është pajtuar të mos vendosë taksa shtesë ndaj mallrave kineze në luftën e vazhdueshme tregtare mes dy shteteve, për të cilën është thënë se është duke e vënë në rrezik ekonominë botërore.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Kinë, Xinhua, njoftoi se presidenti kinez dhe presidenti amerikan janë pajtuar t’i fillojnë negociatat tregtare mbi bazën e barazisë dhe respektit të ndërsjellë.

Trumpi tha para gazetarëve se e kishte një takim shumë të mirë me presidentin kinez, duke shtuar se ai ka shkuar më mirë sesa është pritur. Pritet që Kina ta lëshojë një deklaratë gjatë ditës së shtunë në lidhje me këtë takim.

“Ne duam t’i bëjmë disa gjëra që do të sjellin rezultate të respektueshme për tregtinë. Ishim shumë afër, por diçka ndodhi dhe gjërat na rrëshqitën nga duart”, tha presidenti amerikan lidhur me dështimin e negociatave të kaluara.

Në anën tjetër, presidenti kinez, Xi Jinping, tha para takimit me presidentin amerikan se ai dëshiron që marrëdhëniet mes dy vendeve të ndërtohen në bazë të koordinimit, bashkëpunimit dhe stabilitetit, shkruan “The Guardian”.

 

Hahn thotë se është vështirë të motivohen Kosova dhe Serbia për t’u kthyer në tavolinë

Periskopi.com Lajme

Komisionari evropian për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore Johannes Hahn, tha sot se ka shtyrë për të fillim të korrikut përpjekjet e tyre për zhbllokimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, duke shtuar se është e vështirë për të motivuar drejtuesit e të dy palëve që të kthehen në tryezën e bisedimeve.

“Kjo nuk është një detyrë e lehtë dhe kërkon shumë kurajë politike për të punuar në një kompromis. Duhet ditur se cilat janë pasojat pozitive dhe pasojat pozitive mund të jetë një perspektivë evropiane “, tha Hahn në një konferencë shtypi në Luksemburg.

Hahn shpjegoi se për shkak se të fokusimit të gjendjes në Moldavi, ka shtyrë  përpjekjet e tyre për të zhbllokuar dialogun në fillim të korrikut.

“Por unë jam i sigurt se nuk do të heq dorë nga kjo çështje,” tha ai.

Duke treguar për rëndësinë e Marrëveshjes së Prespës midis Athinës dhe Shkupit, Hahn ka thënë se arritja e saj tregon se konfliktet e ngrira mund të zgjidhen në qoftë se ka një perspektivë evropiane.

Serbia i dorëzon BE’së raport 6 vjeçar të bisedimeve me Kosovën

Periskopi.com Lajme

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Maja Gojkovia tha se e ashtuquajtura, Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë i ka dorëzuar një raport parlamentit për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës nën patronazhin e BE-së nga viti 2013-2019.

Gojkovic tha në një konferencë shtypi se raporti do të jetë në dispozicion për të deputetët dhe publikun e gjerë.

Raporti do të publikohet me 27 maj në seancën që është thirrur nga Qeveria e Serbisë enkas për çështjen e Kosovës.

Partitë opozitare janë të ndara në dysh sa i përket seancës, disa kanë thënë që do ta bojkotojnë dhe disa parti të tjera kanë thënë se do të jenë prezente.

 

May pasi kërkoi ndihmë nga opozita rreth Brexit: Nuk pata zgjidhje tjetër

Periskopi.com Lajme

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka thënë se ka qenë e detyruar të ulet në tavolinën e bisedimeve me laburistët në përpjekje për të arritur marrëveshje për Brexitin.

Përmes një deklarate të publikuar në orët e vona të së shtunës, May tha se ekziston një zgjedhje e qartë mes largimit nga Bashkimi Evropian me marrëveshje dhe qëndrimit në BE.

Disa deputetë konservatorë e kanë kritikuar atë për shkak se kërkoi ndihmë nga partia opozitare pas dështimit të marrëveshjes në kuvend për tri herë me radhë.

Pavarësisht përpjekjeve, tri ditë të bisedimeve mes qeverisë dhe laburistëve nuk kanë dhënë ndonjë rezultat.

Kryetari i Partisë Laburiste, e cila është partia më e madhe opozitare, tha se është duke pritur që të lëvizen vijat e kuqe dhe se deri tash nuk ka vërejtur ndonjë ndryshim të madh në qëndrimin e qeverisë.

Ai ndodhet nën presionin e deputetëve të partisë së tij për shkak të kërkesës për referendum në çfarëdo lloji të marrëveshjes që arrihet me qeverinë. 80 deputetë laburistë kanë kërkuar zyrtarisht që referendumi të jetë kërkesa kryesore në negociatat me kryeministren britanike.

Deputetët britanikë ende nuk e kanë miratuar marrëveshjen për largimin e vendit nga BE-ja, ndonëse afati i fundit për ta bërë një gjë të tillë është data 12 prill, shkruan “BBC”.

 

”Të ndërpriten menjëherë bisedimet për ndarje të Kosovës”

Periskopi.com Lajme

Negociatat për rreth ndarjes së Kosovës duhet të ndërpriten menjëherë se ato e kanë përkeqësuar në mënyrë dramatike dhe shumë situatën e serbëve në Kosovë, ka thënë Izabela Kisiq nga Këshilli i Helsinkit duke e prezantuar raportin e kësaj organizate për pozitën e bashkësisë serbe në Kosovë.

“Ai që duhet të jetë kompromis, nuk është këmbimi i territoreve por e mira e përgjithshme e popullatës”, ka thënë ajo.

Kisiq ka thënë për N1 se serbët në jug dhe në veri të Kosovës janë kundër ndarjes dhe se ata tash janë në pozitë shumë më të keqe, transmeton Koha.net.

“Frika dhe pasiguria sot janë ndjenja dominuese tek ata dhe qëkur kanë filluar bisedat për ndarje të Kosovës dhe ata tash ata nuk mund ta planifikojnë të ardhmen në Kosovë, frikohen se nëse ndodh ndarja, do të ndodhë edhe shpërngulja e popullatës, se ata që do të mbeten në jug të Ibrit, do të margjinalizohen në tërësi”, ka sqaruar ajo.

Ky raport, për të cilin thuhet se Këshilli i Helsinkit ka punuar katër muaj duke biseduar me 40 persona, qytetarë të Kosovës me nacionalitet serb, ka hasur në injorimin e Beogradit zyrtar, për dallim nga Prishtina ku ka pasur interesim të madh për raport dhe rekomandimet e tij, ka thënë Kisiq.

“Në radhë të parë Ramush Haradinaj, i cili është pajtuar me rekomandimet dhe do të shohim se a do të punojë për këtë”, ka thënë ajo.

Pa marrë para sysh se ku do të zgjidhet problemi, duhet punuar që serbët të integrohen në shoqërinë kosovare.

“Ndarja e Kosovës do të thotë krijim i shteteve etnike në Ballkan dhe kjo është fatale jo vetëm për minoritetin serb në Kosovë, por edhe për të gjitha minoritetet në rajon e edhe për Serbinë. Kërkesat e minoriteteve brenda Serbisë që t’iu bashkohen shteteve amë në Serbi bëhen legjitime dhe ky pastaj bëhet problem i Evropës”, ka theksuar Kisiq.

“Askush s’i merr para sysh njerëzit, por vetëm territorin”, ka thënë ajo.

Ajo ka vlerësuar se Lista Serbe është “pion në duart e Beogradit”, instrument të cilin Beogradi e shfrytëzon për të ndikuar te bashkësia serbe në Kosovë ndërsa ajo nuk i përfaqëson fare interesat e bashkësisë serbe të Kosovës as në parlament dhe as në institucione.

 

Rrugët e Madridit vërshohen nga protestues: Nuk duam bisedime me Kataloninë!

Periskopi.com Lajme

Dhjetëra mijëra vetë mbushën rrugët e Madridit në një protestë të organizuar nga Partitë e djathta kundër planeve të qeverisë për të zbutur tensionet me Kataloninë.

Partia Popullore PP dhe Ciudadanos (Qytetarët) ishin nismëtarët e marshimit që vjen si reagim ndaj vendimit të kryeministrit Pedro Sánchez për t’u ofruar separatistëve një raportues për bisedime.E djathta e konsideron ofertën tradhti dhe dorëzim. Separatistët, për çdo rast e hodhën poshtë propozimin e kreut te ekzekutivit spanjoll. Vetë Sanchezi i akuzoi protestuesit se po përçajnë popullin spanjoll.

“Po mblidhen kundër një personi të vetëm, kundër meje, që kur isha lider I opozitës dhe u mbajt referendumi ilegjitim në Kataloni, qëndrova, si udhëheqës i opozitës, në krah të qeverisë së Partisë Popullore”, Pedro Sanchez, kryeministër i Spanjës. Grupet e ekstremit të djathtë, duke përfshirë edhe partinë Vox, ishin gjithashtu të pranishëm në protestën e mbajtur nën sloganin “Për një Spanjë të bashkuar. Zgjedhjet tani!”. Sipas policisë, numri i tyre ishte mbi 45.000.

Sanchez këmbëngul se partia e tij socialiste ka qenë gjithmonë në krahun e dialogut dhe se tani po përpiqet të zgjidhë një krizë të përkeqësuar nga partia popullore gjatë kohës kur ishte në pushtet./TCh/

Hahn jep lajmin e mirë për Maqedoninë: Bisedimet për në BE mund të fillojnë në qershor

Periskopi.com Lajme

Eurokomisari për Zgjerim, Johannes Hahn për AIM, tha se nëse zbatohen reformat, BE do të pajtohet që bisedimet të nisin këtë vit.

Komisionari për Zgjerim në BE edhe një herë e përshëndeti nënshkrimin e protokollit për NATO dhe zgjidhjen e kontestit me Greqinë si “hap që vendos integrimin euroatlantik” të, siç e quajti ai, “Republikës së Maqedonisë së ardhshme të Veriut”.

“Ju duartrokas të gjithë liderëve politik të përfshirë. Ky është edhe një vendim historik i arritur nga lidershipi në vend, integrimi në NATO i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të kontribuojë për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës në përgjithësi”, tha Hahn.

Edhepse dy proceset janë të ndryshme dhe të ndara, me kushte të specifikuara dhe procedura për secilën nga dy organizatat, për Hahn procesi në NATO dhe BE në mënyrë paralele sjell më shumë stabilitet dhe paqe dhe bazohen në të njëjtat principe si sundimi i së drejtës dhe demokracia.

“Marrëveshja e Prespës, që hapi rrugën drejt nënshkrimit të protokollit në NATO, poashtu është hap drejt integrimit evropian, për shkak se strategjika jonë për Ballkanin Perëndimor është shpallur vjet dhe definon pajtimin dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore si kushte për të hyrë në BE”, tha eurokomisari për Zgjerim dhe nënkryetari i Partisë Popullore Evropiane, Johannes Hahn.

Ai është i bindur se vendet anëtare në qershor “do ta vlerësojnë këtë sukses të madh”.

“Kuptohet se duhet të ketë progres të dukshëm në zbatimin e agjendës reformuese në të cilën duhet të fokusohen gjitha përpjekjet. Nëse suksesi historik i marrëveshjes së Prespës është i shoqëruar nga reforma solide, sa shoh Qeveria synon të arrijë këtë, jam i bindur se shtetet anëtare do të japin dritë të gjelbër për hapjen e negociatave që këtë vit. Në pyetje është edhe kredibiliteti i BE-së, pasi nëse shtetet kandidate i përmbushin, atëherë edhe ne patjetër t’i përmbushim premtimet tona”, tha për AIM, komisari për Zgjerim Johannes Hahn.

 

Beogradi kërkon që edhe Vatikani të përfshihet në bisedime me Kosovën

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Këshillit Iniciues për partinë Serbia e shëndoshë, Milan Stamatoviq ,i ka kërkuar Kishës Ortodokse të Serbisë që në rast të ndryshimit të formatit të dialogut për Kosovën, pos Rusisë e Kinës, në të përfshihet edhe Vatikani, transmeton Koha.net.

Sepse, siç përcjell gazeta e Beogradit “danas” , ai ka thënë se ”Vatikani që s’e njeh ‘shtetin e rremë të Kosovës’ dhe si njëra nga qendrat më të fuqishme të krishterimit, është i interesuar edhe për statusin e popullatës së krishterë, tempujt fetarë e kulturorë të krishterë si dhe për kishën tonë e pasurinë e të gjitha bashkësive fetare në rajonin e krahinës jugore serbe”.

Ai në fund ka theksuar se patriarku serb Irinej në vend se duke u endur nëpër Beograd e të anojë për Vuçiqin, duhet të kthehet në Patrikanën e Pejës, ku, ka shtuar ai, ka qenë froni më i madh kishtar serb në shekullin 13.

Trumpi mohoi të ketë fshehur ndonjë detaj nga bisedat me Putinin

Periskopi.com Lajme

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka mohuar fshirjen e detajeve të bisedave me Vladimir Putinin e Rusisë, duke thënë se ai nuk fsheh asgjë, transmeton KTV.

E përditshmja “Washington Post” pohon se në të paktën një rast në vitin 2017, Trumpi urdhëroi të fshihen shënimet e përkthyesit pas bisedimeve. Më tej theksohet se nuk ka asnjë dëshmi të diskutimit dyorësh me Putinin në Helsinki, vitin e kaluar.

Marrëdhëniet e Trumpit me Rusinë përpara zgjedhjes së tij në vitin 2016 janë objekt i një hetimi federal që ende po vazhdon.

Hetuesit e udhëhequr nga ish-shefi i FBI-së, Robert Mueller, po përpiqen të përcaktojnë nëse ka pasur ndonjë bashkëpunim mes shtabit të Trumpit dhe shtetit rus për ta ndihmuar që ai t’i fitojë zgjedhjet. /Periskopi

SHBA, bisedimet për rihapjen e qeverisë përsëri në rrugë pa krye

Periskopi.com Lajme

Në Uashington, bisedimet për rihapjen e qeverisë hynë përsëri në rrugë pa krye të mërkurën, pas një takimi që Presidenti Donald Trump pati në Shtëpinë e Bardhë me udhëheqësit demokratë të Kongresit.

Në një koment në Twitter, Presidenti i quajti “një humbje e plotë kohe” bisedimet me Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi dhe udhëheqësin e demokratëve të Senatit, Chuck Schumer.

Ai tha se dy demokratët i ishin përgjigjur me një “jo” kur ai i kishte pyetur nëse ishin gati të financonin një barrierë kufitare brenda një muaji, nëse ai binte dakord t’i jepte fund mbylljes së qeverisë.

Senatori Schumer tha se Presidenti ishte larguar papritur nga salla e takimit dhe e quajti këtë diçka “vërtet për të ardhur keq.”

Për shkak të mosmarrëveshjeve mes dy palëve për fondet e sigurisë kufitare, një e katërta e qeverisë federale ka mbetur e mbyllur që nga 22 dhjetori.

Presidenti Trump thotë se u takon demokratëve “të kalojnë ligjin për buxhetin dhe të rihapin qeverinë”. Nga ana e tyre demokratët ngulin këmbë se mbyllja e qeverisë po vazhdon vetëm për shkak se presidenti Trump refuzon të heqë dorë nga kërkesa prej 5.7 miliardë dollarësh për një mur në kufirin ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, transmeton tch.

Të mërkurën Presidenti Trump tha se republikanët janë “krejtësisht të bashkuar” në çështjen e ndërtimit të murit kufitar, ndonëse disa ligjvënës republikan kanë shprehur shqetësim për mbylljen e pjesshme të qeverisë.

Pas një takimi në selinë e Kongresit me republikanët e Senatit, Presidenti tha se nuk pati “asnjë diskutim tjetër përveç solidaritetit”.

Ai po shqyrton idenë për shpalljen e një deklarate kombëtare të emergjencës për të anashkaluar Kongresin dhe për të siguruar fondet e ndërtimit të murit jugor. Ai tha se mund ta bëjë këtë nëse nuk arrin të sigurojë një marrëveshje me demokratët.

Ndërkohë, si pasojë e mbylljes së pjesshme të qeverisë, rreth 800 mijë punonjës federalë janë detyruar të qëndrojnë në shtëpi ose të punojnë pa pagesë.

 

Vuçiq: Politika për rikthimin e Kosovës në tavolinën e bisedimeve ka dështuar

Periskopi.com Lajme

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se politika e tij për rikthimin e Kosovës në tavolinën e bisedimeve është mposhtur.

Në fjalimin e tij të mbajtur gjatë sesionit të Bordit Kryesor të Partisë Progresiste Serbe (SNS), Vuçiq u shpreh se sipas tij politika serbe e përqendruar në ‘shpëtimin’ e shumë gjërave nga Kosova ka dështuar.

“Politika ime që Serbia të mbajë shumë gjëra në Kosovë është mposhtur. Këto politika nuk fituan, sepse Serbia preferon që të qajë mbi disa gjëra të cilat janë humbur, më shumë se sa të luftojnë që të marrin diçka në këmbim të saj. Krejt çka kemi mundur të marrim është hedhur dhe humbur, gjë që cënoi çdo përpjekje për implementimin e kësaj politike”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq tutje tha se është i frikësuar se Serbia nuk do të ketë shansë tjetër në këtë drejtim, mirëpo se do të vazhdojë të luftojë pavarësisht kësaj.

“Jam i frikësuar se nuk do të kemi shansë tjetër, mirëpo ne do të vazhdojmë të luftojmë për njerëzit tanë në Kosovë”, ka thënë ndër të tjera Vuçiq, përcjell lajmi.net.

Vuçiq vazhdimisht i ka akuzuar liderët opozitarë në Serbi, se me dërgimin e Pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, është vendosur vula në zarfin e njohjes nga shteti serb.

Sekretari i Vuçiqit: Bisedimet nuk do sjellin asgjë të re

Periskopi.com Lajme

Sekretari i Presidentit serb, Nikola Selakoviq ka folur rreth idesë së korrigjimit të kufijve në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.

Selakoviq duke i vlerësuar bisedimet si të vështira, tha se nuk pret asgjë të re nga këto bisedime.

Ai theksoi se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po lufton për të gjetur një zgjidhje për mbrojtjen e interesave të serbëve në Kosovë.

Sekretari përmendi edhe takimin e Vuçiq me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, i planifikuar për javën e ardhshme, ku tha se është takim i një rëndësie të jashtëzakonshme.

Ai shtoi se pret që Putin ta vizitojë Serbinë brenda këtij viti.

 

 

Mediet serbe: Aktakuzat e Gjykatës Speciale pas përfundimit të bisedimeve

Periskopi.com Lajme

Kosova po kërkon garanci për amnestimin e të akuzuarve eventualë nga Specialja si kusht për bisedimet me Serbinë.

“Nuk do të ketë farë akuza së paku edhe një vit, përkatësisht deri sa të përfundojnë bisedimet ndërmjet Beogradit e Prishtinës në Bruksel”, i ka thënë gazetës serbe “Blic” një burim anonim i afërt me pushtetin e Prishtinës, transmeton ekonomiaonline.

Sipas gazetës, vetë formimi i Gjykatës Speciale “për krimet e UÇK-së” ka shkaktuar shqetësime dhe thekson se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tash e një kohë të gjatë numërohet si njëri ndër të akuzuarit e sigurt të kësaj gjykate.

Mirëpo, sipas gazetës, duke pasur parasysh se Thaçi ka funksion të lartë politik, është pak e besueshme se ai, apo kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe kryetari i parlamentit të Kosovës Kadri Veseli “do të nxirren para drejtësisë”.

Gazeta citon avokatin serb Nebojsha Vlajiq, i cili do t’i përfaqësojë viktimat e “krimeve të UÇK-së” të ketë thënë se po ashtu nuk pret fillim të shpejtë të gjykimeve.

“Shqiptarët negociatat e Prishtinës e Beogradit i kanë ndërlidhur me punën e gjykatës për krime të UÇK-së. Për ta gjykimi i pjesëtarëve të UÇK-së është shumë i rëndësishëm, prandaj po tentojnë që përfundimin e bisedimeve me Beogradin në Bruksel ta kushtëzojnë me një lloj garancie se do të amnistohen apo të dënohen pak për krimet në Kosovë”, ka thënë Vlajiq.

Analisti politik Dusan Janjic i ka thënë gazetës se procesi i Brukselit dhe Gjykata Speciale do të duhej të jenë të pavarur nga njëri tjetri, por megjithatë janë në korelacion.“Pres që për këtë shkak gjykata së pari do të fillojë me lëndë më të vogla për krime ndërmjet shqiptarëve, të cilat nuk do të zgjojnë vëmendje të madhe mediale, ndërsa vetëm kah fundi i 2019-ës do të fillojnë dy procese të mëdha, dhe atë përsëri të balancuara: kundër tregtisë me organe, por edhe kundër grupit gjakovar të funksionerëve të lartë të Ushtrisë së Serbisë”, ka deklaruar Janjiq.

Haxhiu: Plani i Thaçit për shkëmbim territoresh, nënkupton që Kosova duhet t’ia jap një pjesë të Veriut Serbisë

Periskopi.com Lajme

Presidenti Hashim Thaçi ka dalë ne opinion javëve të fundit me idenë që në bisedimet e Brukselit ta prezantojë kërkesën e Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën. Sipas tij, kjo në asnjë variant nuk i bie që Kosova të japë tokë në këmbim. Por, gazetari Haxhiu, i njohur për raportet e mira me Thaçin thotë se kjo megjithatë nënkupton që edhe Kosovës do t’i hiqet një pjesë. Në një intervistë për MAPO, Haxhiu ka provuar të shpjegojë atë që askush nuk po i bie në fije madje as analistët amerikanë. Haxhiu, në ketë intervistë nuk ka përmendur e as analizuar qëndrimin e Merkel për mos ndryshim të kufijve.

Pas një faze paqartësie dhe shtyrjesh të proceseve dhe agjendave lidhur me Ballkanin, duket se një sens i qasjes ‘finalizuese’, ‘zgjidhëse’ të tipit ‘emri final i Maqedonisë’, ‘deti Greqi-Shqipëri’ apo gjëra në horizont: ‘korrigjimi i kufirit Kosovë-Serbi’ apo më larg, ‘statusi i republika Srpska’. Në parim pa hyrë në çështjet konkrete: A është një finale procesesh të gjata apo konturet e një gjendjeje të re për Ballkanin?

Një prej komponentëve kryesore politikë tё BE-sё nё Ballkanin Perendimor ёshtё pёrdorimi i fuqisё kushtëzuese të procesit të zgjerimit për të përmbyllur të gjitha kontekstet bilaterale në rajon. Kjo çështje është formuluar në mënyrë eksplicite edhe në Strategjinë e Zgjerimit të Junkerit të publikuar në Shkurt të këtij viti. Një qasje e tillë vjen pjesërisht edhe nga evoluimi i politikave të BE-së nëpërmjet përvojave të zgjerimit. Për shembull, importimi i çështjes së hapur të kufijve midis Kroacisë dhe Sllovenisë lidhur me Piranin është manifestuar në një qasje më rigoroze të BE-së lidhur me domosdoshmërinë e përcaktimit paraprak të linjave kufitare në veçanti dhe mbylljes të kontesteve bilaterale në përgjithësi. Kjo klimë politike pastaj ka dhënë efektet e saj në çështjen e ndryshimit të emrit për Maqedoninë, procesin e përcaktimit të kufirit detar midis Greqisë dhe Shqipërisë, demarkacionin territorial midis Kosovës dhe Malit të Zi dhe, së fundi, marrëveshjen finale për normalizim marrëdhëniesh midis Kosovës dhe Serbisë. Përcaktimi i vijës kufitare midis Kosovës dhe Serbisë do të jetë, pra, pjesë e pashmangshme e marrëveshjes për normalizim. Sidoqoftë, mbetet një çështje tjetër dhe ende e hapur nëse kjo nënkupton korrigjimin e kufirit si inkorporim i Preshevës në Kosovë. Përderisa përcaktimi i vijës kufitare është esencial në këtë proces, shkalla e ndryshimeve në terren është pjesë ende e diskutueshme midis aktorëve të përfshirë në bisedime. Pra, për të dhënë një përgjigje në pyetjen tuaj, përderisa aktualisht Ballkani Perëndimor është në një finale procesesh që do të manifestohet si etablim i një gjendjeje të re, krejt kjo fazë involvim edhe një gamë të gjerë çështjesh që do të hapen dhe prodhojnë tensione ndërkohë. Kjo duket se do të prodhojë efektet më intensive në fazën finale të bisedimeve Kosovë-Serbi.

Marrëdhëniet transatlantike, ato Rusi-SHBA, me impakt në rajone të tjera të botës etj., shumëçka po lëviz në politikën e Shtëpisë së Bardhë të erës Trump! A dalloni që diçka e re ndryshe po konturohet edhe për Ballkanin nga administrata e re amerikane?

Keni lexuar analizat së fundi, shkrimtarë, politikanë e gazetarë, janë në hartën e vjetër të gjykimeve. Mendojnë më shumë për kutinë e pandorës se sa për Kosovën. Kolegët e mi kanë një gjykim të vjetruar. Gjykimet janë të shpjeguara mbi një ushtrimore të fëmijëve që sapo kanë hyrë në shoqërinë civile në vitet 2006, ose si në vitet e para të presidencës së Obamas. Tani është Trump president. Gjithçka është ndryshe. Çfarë praqet hapja e “kutisë së pandorës” kur të gjitha vendet janë pjesë e NATO-s, hiq Bosnjën. Prandaj, ndonjëherë duke dëgjuar kolegët e mi, unë mendoj se Thaçi është gati të përcaktojë rendin e ri botëror dhe se Kosova, e jo Mali i Zi, mund të fillojë Luftën e Tretë Botërore, ose së paku të themelojë Perandorinë e Re Ruse. Dhe, po, ardhmëria e Maqedonisë do të vendoset në Prishtinë dhe jo në Shkup. Edhe Bosnja. Mbi të gjitha dhe kundër të gjitha mosmarrëveshjeve ne do të bëjmë Rusinë më të fortë brenda Serbisë, duke u mundësuar atyre që të përparojnë më shpejt në BE?! Për çka është shkruar deri sot?! Gjithçka, përveç Kosovës. Gjithçka, por neve na duhet përballja me një mundësi unike për të bërë marrëveshje me Serbinë, marrëveshja për shtetin funksional, marrëveshjen e vërtetë për të ardhmen perëndimore të Kosovës. Në këtë moment në shtetësinë e Kosovës përfitimet e veprimit – dhe rreziqet e mosveprimit – janë shumë të mëdha. Nëse e tejkalojmë interesin e fuqive të mëdha ne mund të harrojmë lehtë vetveten. Dhe unë jam i sigurt se SHBA dhe Europa, me ose pa Amerikën e Parë, me ose pa Brexit, janë mjaft të forta për të përballuar Rusinë dhe për të qëndruar për demokraci liberale, të qëndrojnë për dhe prapë Maqedonisë në NATO dhe të krijojnë një Bosnjë si shtet funksional. Problemi i vërtetë për të gjithë këtë shfaqje të zemërimit është se për shkak se ata nuk e pëlqejnë lojtarin që luan, prandaj duan ta shkatërrojnë lojën. Vetëm se këtë herë në rrezik është shumë më tepër se rendi politik. Kësaj radhe bëhet fjalë për mundësinë historike për Kosovën, është rasti që të shkojë përpara nga frika dhe zemërimi me Serbinë, të shkojë në marrëdhënie që do të mundësojnë më shumë prosperitet për të dy kombet. Thaçi dhe Vuçiç mund ta bëjnë këtë tani. Dhe marrja e marrëveshjes do të ndihmojë në krijimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe duke dëmtuar agjentët e kaosit dhe ndikimin e Rusisë në rajon. Prandaj humbës janë të gjithë ata që sundohen nga zemërimi dhe frika.

Politika amerikane, krahas kancelarisë funksionon fort edhe si lobby, si kontakt personal. Kemi parë kohët e fundit lëvizjen në këtë drejtim: Takimet e dhëndrit të Trump me politikanë ballkanikë, kemi parë strategun e Trump, Bannon nëpër Ballkan etj. lajme si këto. A kanë, a do të kenë këto elemente impakt në formësimin e një politike të re të SHBA për Ballkanin?

Presidenca aktuale e ShBA-ve duket të jetë shfaqje e dy tendencave kryesore politike të kodifikuara në strukturën institucionale amerikane: nga njëra anë, sistemi i konsoliduar i politikave të jashtme që funksionon në fazë të politikave të trashëguara dhe planeve strategjike afatgjate, pavarësisht ndryshimeve të pozitave në administratën shtetërore dhe, nga ana tjetër, shkalla e gjerë e kompetencave të Presidentit dhe mundësisë të konsiderueshme për manovrim të pavarur politik. Marrëdhënia SHBA-NATO, për shembull, është shembull ilustrativ për të mbështetur këtë pohim: pavarësisht se qëndrimi për tërheqje nga NATO i Presidentit Trump përgjatë fushatës zgjedhore rezultoi i pamundur për shkak të forcave politike në SHBA përtej Presidentit, megjithatë ai së voni ka prodhuar komplikime të shumta me kërkesat e tij për rritje të buxheteve nacionale të shteteve anëtare për mbrojtje. Pra, roli individual i Presidentit mban megjithatë një peshë të veçantë në prodhim të politikave të SHBA-së. Qasja politike e Presidentit aktual të SHBA-ve, ndryshe nga ajo e Obama-s, nuk është fare vlerore por krejtësisht transaksionale dhe pragmatike. Në rastin e Krimesë, për shembull, Presidenti amerikan bëri një tërheqje të papritur duke thënë se kjo është një dështim i Obama-s që ai nuk ka mundësi ta riparojë. Si rrjedhojë, ajo çështje u la kryesisht në agjendën e BE-së dhe Rusisë. Më konkretisht, në rast të Kosovës, administrata e Trump ka trashëguar përkushtimin amerikan për Kosovën dhe angazhimin e saj në konsolidim të shtetësisë. Sidoqoftë, për shkaqe pragmatike dhe me kërkesë eksplicite për zgjidhje të shpejta dhe efektive, ajo shquhet për një qasje tepër me fleksibile në raport me procesin e negociatave Kosovë-Serbi. Për herë të parë administrata amerikane kërkon propozime kreative prej palëve për të përmbyllur çështjet e hapura midis tyre në formë sa më të shpejtë. Propozimi i ndryshimeve të linjave kufitare midis Kosovës dhe Serbisë, të pranueshme për palët por edhe për vetë SHBA-në dhe Rusinë, është një prej produkteve më konkrete të kësaj qasjeje politike.

Kosova ka qenë një çështje ndërkombëtare e planit të parë, së paku nga 1974. ‘Njësi konstitutive e Federatës Jugosllave’, ‘Kosova, vija e kuqe për Ballkanin’, ‘rezoluta 1444 e Këshillit të Sigurimit’, ‘Pavarësia e kushtëzuar’, ‘dialogu Kosovë – Serbi’, ‘demarkacioni me Malin e Zi’, ‘Anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare’. Por të gjitha duket se nuk mjaftojnë pa një finalizim Kosovë- Serbi. Në këtë kontekst propozimi i ri dhe i papritur i Thaçit çfarë përfaqëson sipas jush?

Propozimi i Thaçit për korrigjim kufijsh nuk është as i ri as i papritur. Çdo person i familjarizuar minimalisht me zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi është i informuar se një çështje e tillë qëndron në tryezën e bisedimeve në Bruksel prej kohësh. Sidoqoftë, faktorë të ndryshëm brenda BE-së kanë patur rezervat e tyre në raport me këtë alternativë për shkak të efekteve të mundshme destabilizuese në terren dhe veçanërisht implikimeve të tij në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pavarësisht rezervave të BE-së tashmë është krejtësisht e qartë që procesi i kompletimit të shtetësisë të Kosovës dhe avancimi i saj ne relacione ndërkombëtare është drejtpërdrejt i kushtëzuar nga anëtarësimi në mekanizma ndërkombëtarë në përgjithësi dhe nga anëtarësimi në OKB në veçanti. Anëtarësimi i Kosovës në OKB me kapacitete shtetërore kërkon edhe pajtueshmërinë e Rusisë për zgjidhjen eventuale Kosovë-Serbi. Përderisa zgjidhjet e ofruara nga BE-ja deri më tash nuk kanë dhënë as efektin e dëshiruar në terren por as nuk kanë siguruar një mbështetje më të gjerë ndërkombëtare në këtë drejtim (madje as brenda vetë BE-së në tërësi: kujto qëndrimet e Spanjës), hapja e opsioneve të reja po bëhet gjithnjë më realiste. Korrigjimi i kufijve, pra, është një formulë që ofron pajtimin e palëve në negocim për shkak të marrjes së Preshevës dhe dhënies të një pjese minore të Veriut (assesi Veriun e Kosovës në tërësi), por edhe aprovimin e forcave krurciale politike si SHBA-ja dhe Rusia. Në këtë kuptim, një proces i tillë është konceptuar si mbyllje e kontesteve bilaterale Kosovë-Serbi që siguron pranimin përfundimtar të Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe involvimin në mekanizmat kryesorë ndërkombëtarë. Sidoqoftë, një proces i tillë është ende në diskutim e sipër dhe epilogu i tij nuk mund të parashikohet nga kjo pozitë.

Cilat janë garancitë që cilado marrëveshje për ‘korrigjim kufijsh’ Serbi- Kosovë nuk do të hapë precedentë për të gjitha vendet e tjera të Ballkanit dhe do të ristartonin…..si gjithnjë luftërat e pafundme ballkanike?

Një proces i tillë nuk mund të konceptohet thjesht në terma të garancive objektive që korrigjimi territorial Kosovë-Serbi nuk do të prodhojë efekte askund tjetër në rajon. Sidoqoftë, nëse një proces i tillë bazohet në parimin e konsensusit midis palëve për ndryshim territorial, gjithçka rezulton të jetë jo vetëm në përputhje me parametrat e Helsinkit por njëherazi edhe afirmim që kjo praktikë është e vlefshme vetëm në rast të dakordimit paraprak ndërshtetëror. Pra, nga pikëpamja parimore, ajo mund të aplikohet vetëm në rastin e Kosovës edhe Serbisë. Sidoqoftë, marrë në konsideratë klimën politike që do të krijohet nën efektin e këtij procesi dhe tendencat në ngritje secesioniste të Republika Srpska-s në Bosnjë dhe Hercegovinë, një proces i tillë mund të ushtrojë ramifikime edhe në sferën tashmë të paralizuar nga brenda politike boshnjake. Pikërisht mbi këtë konsideratë qëndron edhe rezerva e madhe e BE-së në lidhje me procesin e korrigjimit territorial. Efekti i tij i mundshëm në sfera të tjera në Ballkan varet nga qëndrimi i aktorëve të tjerë politikë me ndikim atje, përfshirë SHBA-në, Turqinë, Rusinë dhe BE-në.