Maradona u premton këtë gjë lojtarëve të ekipit bjellarus pasi të kthehet nga pushimet

Periskopi.com Sporti

Ikona e futbollit argjentinas Diego Maradona, së fundmi ka nënshkruar si trajner i klubit bjellarus Dinamo Brest, i cili ka thënë se ai do të stërvitet së bashku me lojtarët pasi të kthehet nga pushimet.

Fituesi i Kupës së Botës në futboll, u shpreh se pasi të kthehet nga pushimi 15 ditësh ai do të stërvitet së bashku me lojtarët e klubit.

“Do të nisem drejt Argjentinës për të pushuar, pasi kam punuar për një vit e gjysmë pa pushuar”, tha Maradona, raportoi “RT”, transmeton Periskopi.

“Unë nuk mund të kaloja kirshtlindjet me familjen time dhe të shkoja në dasmën e vajzës sime. Kështu dua të shkoj në pushime për 15 ditë të mbushem me forcë dhe energji. Dua të fillojë menjëherë ushtrimet me lojtarët pasi të kthehem. Mendoj se kam nevojë për një pushim. Kur unë i shikoja lojët dëshira ime e madhe ishte t’i kthehem seancave stërvitore. I shihja lojtarët që dëshironin të fitonin takimi dhe më pëlqen ky qëndrim i tyre”, shtoi ai.

Javën e kaluar, Maradona si trajner i ekipit bjellarus u prezantua nëpërmjet një automjeti të madh ushtarak i cili pati rastin ta ndjek takimin e Dinamos kundrejt Shakhter Soligorsk./Periskopi/