Këto janë fjalët e Bledi Shkëmbit për Ismet Munishin

Periskopi.com Sporti

Trajneri Bledi Shkëmbi ka mbajtur konferencë për media duke bërë prezantimin zyrtar si trajner i Ballkanit.

Ai ka falënderuar drejtuesit e klubit për besimin që ia kanë dhënë. Shkëmbi ka pasur edhe një mesazh falënderues për Ismet Munishin.

“Falënderoj drejtuesit për besimin. Është një kënaqësi dhe një ditë e kam ditur se do kthehesha në Kosovë pas trajnimit të Lirisë. Këtu objektivat janë të mëdha dhe është një klub me objektiva tëqarta. Vij me dëshirën dhe bindjen se këtu do kem sukses.

Klubi dhe skuadra kanë bërë një punë të shkëlqyer, futur edhe ish-trajnerin Munishi që kam shumë respekt. Do i mëshojmë shumë objektivit sepse është bërë një punë e madhe, duhet të kemi edhe fatin në krah.

Kampionati në Kosovë ka bërë hapa të mëdha përpara se nga koha kur isha unë. Kisha bindjen se kjo gjë do të ndodhte. Në Shqipëri kanë filluar të ndjekin edhe futbollin këtu.

Titulli? Jam i bindur se jemi në garën për titull dhe lojtarët kanë treguar se e duan këtë gjë, ekipi është i kompletuar. Nëse do isha nga dita e parë e krijimit të skuadrës nuk do kisha asnjë pikëpyetje për lojtarët që janë, kanë atë çka duhet për titullin.

Skënderbeu i ri? Duhet shumë punë për të arritur në hapat e Skënderbeut. Jemi në hapat e duhur. Është kënaqësi që unë si një ish-I Skënderbeut të stërvis një klub që do të ndjekë ato hapa. Është kënaqësi që të stërvit këta djem” deklaroi Shkëmbi.

Trajneri shqiptar e gjen Ballkanin në vendin e dytë në tabelë, 3 pikë më pak se lideri Drita.

Ballkani prezanton zyrtarisht trajnerin e ri

Periskopi.com Sporti

Ballkani ka prezantuar zyrtarisht stafin e ri të trajnerëve që do të udhëhiqet nga Bledi Shkëmbi, transmeton Periskopi.

Ndihmës i tij do të jetë Francesco Vitobello, ndërsa Alban Shala – trajner kondicional.

Kujtojmë se, Shkemëbi erdhi si zëvendës i Ismet Munishit që u shkarkua nga detyra pas qëndrimit 18- mujor në krye të ekipit nga Suhareka.

Ky është postimi i klubit: ” Suharekë, 04.01.2021

Njoftim

FC Ballkani sot shënon dy ngjarje të rëndësishme për vazhdimin e kampionatit,  prezantimin zyrtar të Kryetrajnerit z. Bledi Shkëmbi dhe bashkëpunotrëve të tij si Francesco Vitobello në cilësi të ndihmës trajnerit dhe z. Alban Shala në cilësi të trajnerit kondicional.

Në takimin e sotëm është bërë njoftimi formal ndërmjet stafit të ri dhe futbollistëve, si dhe është shpalosur dinamika e ardhshme për sa i përket fazës përgatitore.

Na priftë e mbara

Suharekë

Xhebsa”

 

Statistikat flasin: Aventura e fundit e Shkëmbit në Superligë nuk i jep shumë shpresë Ballkanit

Periskopi.com Sporti

Bledi Shkëmbi përsëri rikthehet në Superligën e Kosovës për ta drejtuar një skuadër e cila po lufton për titullin kampion.

Bëhet fjalë për ekipin nga Suhareka, FC Ballkani.

“Portokallinjtë” e kanë zyrtarizuar sot si trajner të ri Shkëmbin pas shkarkimit të Ismet Munishit para disa ditësh.

Trajneri i mirënjohur shqiptar më parë ka drejtuar edhe skuadrën prizrenase, Lirinë.

Shkëmbi në stolin e “bardhezinjëve” u paraqit në 33 ndeshje, duke u renditur në pozitën shtatë.

Trajneri nga Korça me Lirinë arriti 13 fitore, 9 barazime dhe 11 humbje me gol-dallimi +4, duke shënuar 34 gola dhe duke pësuar 30 gola.