Ramiz Lladrovci me qindra hektarë tokë dhe shumë blerje nga kursimet familjare

Periskopi.com Lajme

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka deklaruar si pasuri të tij me qindra hektar tokë, banesa, lokal, vetura, stoli ari madje edhe orë dore të shtrenjëta, shumicën e të cilave, thotë se i ka blerë nga kursimet familjare.

Ai në deklarimin e pasurisë ka përmendur shtëpinë e trashëguar nga familja me 480 metra katror, banesë me 199 metra katror, të blerë sipas tij, nga mjetet e kursyera në Gjermani, pastaj tokë 13. 489 metra katror, një tokë tjetër me 139 metër katror, mjete të kursyera nga familja dhe shitja e një veture. Ndërsa, toka tjetër është 50 mijë metra katrore, të cilat janë huazim i likuiduar në vitin 2014, nga mjetet të kursyera nga të ardhurat familjare.

Gjithashtu, tokë 20 mijë metra katror, të cilat janë huazim i likuiduar në vitin 2014, nga mjetet të kursyera nga të ardhurat familjare.

Gjithashtu ai ka deklaruar edhe dy trolle me 8 mijë metra katror, të ndara nga komuna e Drenasit për familjet e dëshmorëve, një banesë me 38 metra katror të blerë me mjete të kursyera nga familja dhe një lokal me 70 metra katror, të blerë me mjete të kursyera nga familja.

Lladrovci ka edhe tri vetura, njëri Golf e blerë me mjete të kursyera nga familja në vlerë 9.500 euro, pastaj tjetra Mercedes në vlerë 15 mijë euro, e blerë me mjete të kursyera nga familja dhe një Audi A6 e blerë me mjete të kursyera nga familje në vlerë 40. 500 euro.

Lladrovci ka edhe orë dore Rolex, e blerë nga buxheti i familjes në  vlerë 9 mijë euro, orë dore Cartier e blerë nga buxheti i familjes në vlerë 3 mijë euro, stoli ari e blerë nga buxheti familjar në vlerë 11 mijë euro.

Kurse, si para të gatshme të mbajtura në institucione financiare ka deklaruar 7.540 euro. Kurse, detyrim financiar ka 25 mijë euro.

Dëshmia se blerja e votave te shqiptarët daton qysh moti

Periskopi.com Lajme

Juristi shqiptar, Xhafer Sadiku ka publikuar një shkresë që daton që nga viti 1922 që dëshmon se blerja e votave në Shqipëri është histori që daton qysh moti, raporton Periskopi.

Shkresa që ka publikuar ai është e zv/prefektit të Beratit, Koço Kotta, përmes së cilës dëshmohet mënyra se si në zgjedhjet e bashkisë bliheshin votat.

Aty shkruhej se do të dënohej rreptësisht kushdo që shiste votën.

Lexoni të plotë publikimin e tij:

Blerja e votave në Shqipëri është histori që daton herët. Nga një shkresë e Zv/ Prefektit të Beratit, Koço Kotta, që mban datën 25 maj 1922, marrim vesh se në zgjedhjet e bashkisë bliheshin votat.

Ai shkruante: “Për me fitue këtë luftë që ka për qëllim të vërtetë të dominimit të njanës ase tjetrës shtëpi në popull të këtushëm pos premtimeve qi bahen informohemi sigurisht se ka fillue të derdhet edhe pare dhe në këtë mënyrë demoralizue se o populli vota asht tue u ble prej agjentëve të dy anëve…

Për me ja pre hovin këtij mjeti të turpshëm ju shpall popullit se do të dënohet rreptësisht ai qi do të shesi votën si dhe ata qi me pare shkaktojnë demoralizimin e popullit”.

Koço Kotta propozonte të ndaleshin zgjedhjet edhe “të emënohej nji komisar prej qeveries mbasi ky popull s’ka mbrrit me e çmue vlerën e votës vet…”

Qeveria Thaçi kishte blerë edhe cigare të shtrenjta Puro ‘Cohiba’ me para të shtetit

Periskopi.com Lajme

Dy lloje të cigareve dhe një verë nga të shtrenjtat ishin porosia e Zyrës së Kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi, në një drekë zyrtare të vitit 2011.

557 euro ishin shpenzuar nga buxheti i shtetit më 11 shkurt të vitit 2011 për ushqim, pije dhe cigare.

Në faturën zyrtare ndaj Zyrës së Kryeministrit, restoranti ‘Gorenje Niti Tiki Company’, kishte përmbledhur një sasi porosish të ushqimit që arritën vlerën e lartcekur.

Në këtë drekë ishin porositur cigare ‘Cohiba’, që kushtonin 35 euro për copë dhe në total kishin kushtuar 105 euro në këtë faturë.

Nuk mungoi edhe vera ‘e preferuar’ ‘Amarone’, në vlerë prej 80 euro copa dhe që në total në faturë kushtoi 320 euro.

Përveç këtyre, pati porosi edhe për birra ‘Peja’, krem karamel e makiato e madhe.

Ndërsa për ushqim u porosit Pikanto Stek, Sallatë Mix, Sallmon Grill, e të tjera.

KALLXO.com ka nisur publikimin e faturave të shpenzimeve të Presidentit Hashim Thaçi në kohën kur ai ishte kryeministër i vendit.

Në dosjen prej qindra faturash të siguruar pasi BIRN ka paditur Zyrën e Kryeministrit në gjykatë, do publikohen fatura të shpenzimeve për 20 muaj qeverisje të Hashim Thaçit përfshirë këtu shpenzimet e zëvendëskryeministrave tjerë të asaj kohe: Bujar Bukoshi, Edita Tahiri, Hajredin Kuçi dhe Behgjet Pacolli.

Pjesë e faturave janë edhe shpenzimet e kryera nga këshilltarë e shefa të kabineteve e deri te bodigardët e qeveritarëve të lartë.

Në dosjen “Sa Han Shefi” e cila tashmë është aktive në KALLXO.com, çdo ditë do publikohen fatura të reja të shpenzimeve të shoqëruara me shkrime dhe dëshmi për shpenzimet.

 

Majk: Kur isha 17 vjeç dëshiroja gjithçka që ishte në dyqan, tani i bleva të gjitha

Periskopi.com Showbiz

Reperi Majk është emër shumë i suksesshëm në estradë.

Çdo këngë e tij shndërrohet menjëherë në hit, ndërsa të tilla numëron disa, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ai ka publikuar një fotografi përmes së cilës na ka njoftuar me veturën e tij të re super-luksoze.

“Kur ishta 17 vjeç dëshiroja gjithçka që ishte në dyqan. Në moshën 28 vjeç, i bleva të gjitha, vetëm për t’ju siguruar, yeah, yeah”, ka shkruar reperi, duke treguar se ku ka qenë dhe ku është.

E për këtë gjë, ai ka falënderuar Zotin.