U akuzua se i shkaktoi trauma psikologjike futbollistit të ri, vjen reagimi i Liverpoolit

Periskopi.com Sporti

Liverpool ka mohuar se ka keqtrajtuar mendërisht sulmuesin adoleshent Bobby Duncan.

18-vjeçari, i cili është kushëriri i ish-kapitenit Steven Gerrard, është përfolur për një huazim te Fiorentina, por Liverpool kërkon ta mbajë në klub talentin, transmeton Periskopi.

Agjenti i lojtarit ka akuzuar drejtuesit për bullizëm, duke shtuar se djaloshi është në depresion pas stresit të madh që i ka shkaktuar klubi. Tani ka ardhur deklarata zyrtare e kampionëve të Europës.

“Liverpool Football Club është në dijeni dhe tepër i zhgënjyer nga komentet e bëra nga një prej lojtarëve tanë.

Për të mirën e lojtarit, nuk do të komentojmë publikisht mbi këtë çështje, por do të vazhdojmë të komunikojmë privatisht me të dhe përfaqësuesin e tij për të gjetur zgjidhjen më të mirë për të gjithë.”

Një tjetër legjendë e klubit Jamie Carragher i ka këshilluar djaloshit të qëndrojë dhe të stërvitet me ekipin e dytë. Ai do të ketë mundësinë të zhvillohet dhe mbase do të thirret nga Klopp në ndeshjet e Carabao Cup.

Deklarata e tij nuk i ka pëlqyer agjentit të lojtarit, i cili i ka rikujtuar incidentin ku ai pështyu një tifoz një vit më parë. /Periskopi.com/

Liverpooli e shkatërroi psiqikisht të riun – nuk ka dalë nga dhoma që katër ditë për shkak të stresit që ia shkaktoi klubi

Periskopi.com Sporti

Liverpooli po akuzohet se e ka “shkatërruar” futbollistin e ri, Bobby Duncan – i cili është kushëriri i legjendës së klubit, Steven Gerrard.

Përfaqësuesit e 18-vjeçarit kanë publikuar një komunikatë, duke thënë se Duncan nuk ka dalë nga shtëpia fare që katër ditë për shkak të stresit psikologjik që po e përjeton pasi nuk po i lejohet largimi nga klubi.

Dhe është bërë e qartë se Duncan nuk do të rikthehet përsëri në Liverpool pas trajtimit që iu bë nga drejtori sportiv i klubit, Michael Edwards.

Fiorentina bëri një ofertë për huazimin për një sezon të lojtarit, me opsionin e blerjes verën e ardhshme, por Liverpooli refuzoi ta lejonte largimin e tij, pavarësisht se ai nuk ka asnjë gjasë të luajë për skuadrën e parë.

Tranmere Rovers v Liverpool - Pre-Season Friendly

Mirëpo, duket se “Të Kuqtë” nuk e kanë mbajtur fjalën.

Atij fillimisht i ishte thënë se mund të largohet, por pastaj këto qëndrime ndryshuan.

Në komunikatën e përmendur potencohet se Duncan mungoi në ndeshjen U23 të Liverpoolit kundër Southamptonit për shkak të problemeve mendore që është duke i përjetuar nga stresi që ia shkaktoi klubi.

Për më tepër, klubi e paguan atë me një rrogë shumë të ulët.

Tranmere Rovers v Liverpool - Pre-Season Friendly

Duncan ka vetëm edhe një vit të mbetur në kontratën e tij, dhe “Të Kuqtë” i kanë thënë se nuk do t’i ofrojnë një të re, që e bën edhe më brengosëse sjelljen e klubit nga “Merseyside”.

Në komunikatë gjithashtu potencohet se lojtari nuk është larguar nga dhoma e tij fare për katër ditë dhe nuk do të rikthehet kurrë më te Liverpooli.

“Hierarkia e Liverpoolit kanë treguar zero konsideratë ndaj problemeve mendore të tij dhe madje kanë formuluar komunikatë me shkrim duke thënë se do ta dënojë për t’i dhënë leksion se si të sillet,” shkruhet ndër të tjerash në komunikatë.

“Klubi do ta detyrojë atë të mbetet në ‘Anfield’ deri në janar dhe madje edhe më vonë.” /Periskopi.com/