Gjini komenton shkarkimin e Boltonit

Periskopi.com Lajme

Ardian Gjini, kandidatë për deputetë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka komentuar shkarkimin e John Boltonit, këshilltar i presidentit amerikan, Donald Trump.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gjini ka shkruar se sikur të kishin pranuar ndryshimin e kufijve do të kishim qenë “edhe fikt edhe flliqt”.

Ndërsa ka zgjedhur një fjalë në gjuhën turke për ta përgëzuar Haradinajn.

“Sikur ta kishim pranuar ndryshimin e kufijve sot do të kishim qenë ‘edhe fikt edhe flliqt’. Aferim Ramush Haradinaj!”, ka shkruar Gjini.

Presidenti amerikan, Donald Trump, sapo ka njoftuar se e ka shkarkuar nga detyra këshilltarin e tij për Siguri Kombëtare, John Bolton.

Trump njoftimin e ka bërë përmes një postimi në Tëitter, ku ka thënë se nuk është pajtuar  me shumë sugjerime të Boltonit.

“E informova John Boltonin mbrëmë se shërbimi i tij nuk është më i nevojshëm në Shtëpinë e Bardhë. Unë fuqishëm nuk po pajtohesha me disa nga sugjerimet e tij, ashtu sikur të tjerët në Administratë, prandaj e pyeta Johnin për dorëheqje, të cilën e dha këtë mëngjes. E falëndëroj Johnin shumë për këtë shërbim”, ka shkruar ai.

Shkarkimi nga Trumpi, e lë Boltonin pa vizituar Serbinë për dialogun me Serbinë

Periskopi.com Lajme

John Bolton i shkarkuar nga Trump sot,  kishte për ta vizituar Beogradin e Prishtinën në fillimi të shtatorit, kështu  kishte raportuar gazeta serbe “Blic”.

Sipas gazetës thuhet se SHBA-ja , kishte për të filluar një offensive ku bëhet fjalë për zgjidhjen e problemit me Kosovën, duke rifilluar dialogun.

Sipas “Blic” duke cituar burimet diplomatike, thuhet se kjo kishte qenë e varun nëse Prishtina do ta heqë taksën 100 për qind për mallrat serbe.

“Nëse ka një garanci që taksa do të hiqet, ai do të vijë. Përndryshe, vizita e tij nuk do të ndodhë, sepse ai thjesht nuk dëshiron të jetë i pasuksesshëm. Meqenëse situata me taksën nuk është e sigurt tani për tani, vizita nuk është konfirmuar”, i ka thënë ky burim të përditshmes serbe. Gazeta serbe gjithashtu shkruan se “Bolton, me deklaratën e tij se Amerika nuk përjashton korrigjimet territoriale, e vendosi historinë e demarkacionit një vit më parë si një zgjidhje të mundshme për nyjën e Kosovës, por gjithashtu shënoi praktikisht ndryshimin e politikës së Ëashingtonit drejt ndryshimit të kufijve në Ballkan”.

Ndryshe John Bolton, në një opinion të shkruar në janar të vitit 2008, në bashkëpunim me Laërence Eagleburger dhe Peter Ë. Rodman, shprehej kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Tre opinionistët madje i bënin thirrje presidentit të atëhershëm amerikan, George Ë. Bush, që të rishqyrtonte politikën e Amerikës në Kosovë; të merrte parasysh shqetësimet e Serbisë mbi atë çështje; të mos krijonte përplasje me Rusinë dhe të ndalonte njohjen e pavarësisë së Kosovës derisa rishqyrtimi të kishte përfunduar. Artikulli përmendte si argument faktin se Kosova mund të shërbente si precedent i keq ndërkombëtar; mund të shkaktonte trazira të tjera në Ballkan, sidomos me shqiptarët në Maqedoni; Kosova nuk kishte aftësitë ekonomike e administrative për të ekzistuar si shtet normal; dhe njohja e njëanshme e pavarësisë do të ishte kënaqje e kërcënimeve për dhunë nga ana e shqiptarëve.

 

A po gënjen Daçiqi kur thotë se vizita e Boltonit varet nga taksa?

Periskopi.com Lajme

Mediat serbe kanë raportuar se John Bolton, këshilltari  për siguri i presidentit amerikan, Donald Trump, mund të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin në fund të gushtit.

Për këtë vizitë të mundshëm të këshilltarit Bolton në Kosovë, Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq,  sot për median “Kuririn” serbe, tha se Bolton mund të vizitojë Prishtinën nëse do të ketë indikacione pozitive që Prishtina ta heq taksën.

Anëtari  i Kryesisë së AAK-së Anton Berisha, deklaratën e Daçiqit  e sheh si një  shfrytëzim të situatës në cilën tashmë qeveria është në dorëheqje.

Berisha në një prononcim për Periskopin, ka thënë se Daçiqit nuk i përket të flas se në çfarë kushte vjen Bolton në Kosovë. Sipas tij ai është vetëm një “pijun” i ardhshëm i  Millosheviqit.

“Daçiqi është duke shfrytëzuar situatën në të cilën ne jemi qeveri në dorëheqje, edhe ashtu Daçiqi ka pasur hapësirë në këto dy vitet e fundit. Ai nuk është zëdhënës i  Shtëpisë së Bardhë për me ditë se në çfarë kushte vjen Bolton në Kosovë ai është  vetëm ministër i jashtëm i Serbisë. Ai mund të flas  vetëm me raportet që Serbia ka me SHBA. Ne kemi raporte bilaterale  me SHBA-në. Na  e kemi një kërkesë që sa më shpejt të krijojmë qeverinë përmes zgjedhjeve që t’ia mbyllemi gojën Daçiqit  sepse ai është vetëm një pijun i  Millosheviqit që ju ka  dhënë hapësirë  këto dy vitet e fundit. Besojmë që Ministria e Punëve të Jashtme në mandatin e ardhshme do të ja ngushtoj atë hapësirë”, ka theksuar Berisha.

Ndaj kësaj deklarate ka folur edhe analisti politik Ramush Tahiri,  i cili e ka quajtur si deklaratë  të papërgjegjshme.

Tahiri po ashtu ka theksuar se nëse kjo kërkesë kishte me qenë  nga vetë Bolton, kjo tarifë siç thekson ai duhet të hiqet, sepse sipas tij edhe kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj ka theksuar se Kosova nuk ka politikë të vetën të jashtme.

“Ministri i Serbisë Ivica Daçiq si gjithherë tregohet i papërgjegjshëm e mendjemadh dhe flet ato çështje që nuk i dinë dhe nuk është i autorizuar . Ky nuk është kurrfarë ndërmjetësi në marrëdhëniet e SHBA -së dhe shtetit të Kosovës dhe nuk mund të flasë në emër të këshilltarit të sigurisë kombëtare të presidentit amerikan dhe nuk mund ti sugjeroj Boltonit në çfarë kushte duhet ta vizitojë shtetin e Kosovës me të cilin SHBA-ja  ka marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadash. Nëse Bolton kërkon tërheqjen e taksës për importimin e mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina atëherë kjo tarifë doganore duhet të hiqet sepse edhe Kryeministri Ramush Haradinaj më shumë se disa herë ka deklaruar se Republika e Kosovës nuk ka politikë të veten të jashtme por është ajo që e ka dhe i thonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”, ka folur Tahiri për Periskopin./Periskopi

Bolton: Trump i hapur për takimin e tretë me Kim Jong’un

Periskopi.com Lajme

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është i hapur për samitin e tretë me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, por duhet të kalojë pak kohë përpara se të ndodhë kjo, tha këshilltari i sigurimit kombëtar i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton.

Bolton tha në një intervistë me televizionin amerikan ABC, se SHBA nuk ka iluzione për atë që Koreja e Veriut është e aftë, por se Tramp mbetet i bindur në marrëdhëniet e tij personale me udhëheqësin e Koresë së Veriut.

“Presidenti ka investuar shumë në zhvillimin e kësaj marrëdhënie dhe është i hapur për mbajtjen e një samiti të tretë për të cilin asgjë nuk është caktuar, pasi ajo duhet të marrë pak kohë”, tha Bolton.

Ai tha se Trump është gati të bashkohet sërish me dialogun, pasi ai beson se mundësitë e Koresë së Veriut janë të larta nëse ajo heq dorë nga armët nukleare.

Komentet e Bolton u publikuan pasi dy organizata kërkimore amerikane dhe shërbimi sekret i shërbimit të Koresë së Jugut njoftuan se Koreja e Veriut ishte duke u përgatitur për të nisur një raketë ose satelit nga Sohae në perëndim të vendit.

Shërbimi i inteligjencës së Koresë së Jugut tha se kishte veprimtari në objektin Sanumdong jo shumë larg nga Pheniani, ku është prodhuar raketa e parë balistike interkontinentale e Koresë së Veriut.

Bolton nuk deshi të komentojë nëse aktivitetet e reja për lansimin e një rakete të re të Koresë së Veriut do të prishin dialogun me SHBA. Ai vuri në dukje se do të ishte gabim të supozohet se Koreja e Veriut “automatikisht” do t’i respektojë detyrimet e saj.

Në fund të javës, Trump u tha gazetarëve se do të ishte i zhgënjyer nëse Pheniani do të vazhdojë me testimin e armëve, transmeton KosovaPress.

Koreja e Veriut ka pezulluar testet bërthamore dhe të raketave në vitin 2017.

​Shefi i sigurisë amerikane: Do ta “shtrydhim” Iranin

Periskopi.com Lajme

Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare, John Bolton është zotuar gjatë kësaj të marte ta “shtrydhë” Iranin deri në pikën sa “t’i thyhet bërthama”, vetëm një javë pas hyrjes në fuqi të një raundi të ri sanksionesh të ashpra.

Presidenti Donald Trump ka rritur në mënyrë dramatike presionin ndaj Teheranit, duke u tërhequr nga marrëveshja me ndërkombëtarët që synonte t’i jepte fund programit të tij bërthamor, e duke vendosur një sërë raundesh me sanksione të njëanshme amerikane.

Gama e fundit e masave është përkufizuar si më e ashpra deri më tani, e cila synon të reduktojë në mënyrë domethënëse eksportet jetike të naftës iraniane, e sigurisht edhe të ndërpresë lidhjet e bankave të Republikës Islamike me rrjetin ndërkombëtar financiar.

Duke folur në Singapor përpara një samiti, Bolton tha:

“Mendojmë se qeveria është nën presion real dhe sigurisht, është qëllimi ynë t’i shtrydhim ata shumë fort. E siç e thonë britanikët, t’i shtrydhim ata derisa t’u kërcasë bërthama. Gjithashtu ne do të vazhdojmë të rrisim bindshëm sanksionet, e jo vetëm kaq, por edhe të sigurohemi për zbatimin e tyre”.

Sanksionet janë kundërshtuar nga palët e tjera të marrëveshjes së vitit 2015, që synonte t’i jepte fund drejtimit bërthamor të Iranit, si Britania, Franca, Gjermania, Kina dhe Rusia, vende këto që janë zotuar të mbajnë gjallë akordin. Ndërkohë, inspektorët e Kombeve të Bashkuara thonë se Irani po i përmbahet kushteve të marrëveshjes.

Uashingtoni ka kërkuar që Irani t’u japë fund politikave që i kanë rrënjët nga revolucioni islamik i vitit 1979, përfshi edhe mbështetjen e tij për grupe të caktuara të përfshira në luftrat rajonale, siç është lëvizja libanese Hezbollah, por edhe zhvillimit të raketave.

E vetmja mbështetje për pozicionin e Shteteve të Bashkuara ka ardhur nga rivalët më të mëdhenj rajonalë të Iranit, si Arabia Saudite dhe Izraeli. Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon ndërkohë se sanksionet do t’i shkaktojnë ekonomisë së Iranit një kontraktim prej 1.5 për qind këtë vit dhe 3.6 për qind vitin e ardhshëm.