Vuçiq: Po të varej nga Putini më 1999, s’do të bombardoheshim për Kosovën

Periskopi.com Lajme

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq  ka thënë se është mirënjohës ndaj Rusisë për mbështetjen e saj rreth çështjes së Kosovës dhe për ruajtjen e integritetit territorial të Serbisë, raporton Periskopi.

Vuçiq gjatë një konference të përbashkët me presidentin Vladimir Putin,  tha se po të varej nga ai, Serbia s’do të bombardohej nga NATO-ja për Kosovën.

“Nëse do të vendoste Putin më 1999, ne kurrë nuk do të ishim bombarduar për Kosovën”, ka thënë Vuçiq, shkruan B92.

Ndërsa Putin tha se qëndrimi i Rusisë për çështjen e Kosovës nuk ndryshon dhe se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bahkuara, duhet të respektohet.

Vuçiq në fund njoftoi se presidenti rus do të vizitojë Serbinë gjatë vitin e ardhshëm për të marrë pjesë në hapjen e tempullit të Shën Savas./PERISKOPI/

OKB heton bombardimet në Siri

Periskopi.com Lajme

Një hetim i Kombeve të Bashkuara për dhjetëra sulme ajrore në spitalet në Siri është kufizuar në shtatë vende, tregon një dokument i brendshëm i OKB-së, ku mediat amerikane raportojnë se Rusia po ushtronte presion për t’i mbajtur të fshehta gjetjet.

Bordi i hetimit, i ngritur në gusht nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, po heton vendet humanitare në veriperëndim të Sirisë, që u shkatërruan ose u dëmtuan si rezultat i operacioneve ushtarake që nga shtatori i vitit të kaluar.

Një zëdhënës i Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, deklaroi se janë goditur të paktën 61 spitale që nga muaji prill. Por një dokument i brendshëm, i parë nga DPA, rendit vetëm shtatë vende në të cilat është përqendruar hetimi, përfshirë një shkollë, një kamp refugjatësh dhe spitale.

Sipas një raporti në gazetën “New York Times”, diplomatët thonë se Rusia po i bënte presion Guterres-it që të mos i publikonte konkluzionet e hetimit./ATSH/

Clark kujton momentin kur NATO s’pati zgjidhje tjetër veçse të bombardonte serbët (Video)

Periskopi.com Lajme

Trupat tokësore të NATO-s arritën në Kosovë 20 vjet më parë pasi aleanca përzuri forcat serbe në një fushatë ajrore 78 ditore që përfundoi një nga konfliktet më të dhunshme të Evropës.

NATO ka ende një mision paqeruajtës në vend, por rruga drejt pavarësisë për Kosovën ka qenë e vështirë.

Serbia ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës edhe 20 vjet pasi Beogradi humbi kontrollin e këtij vendi.

Kështu e fillon një shkrim, mediumi prestigjioz Euronews, në të cilin gjenden edhe citate të një interviste me ish-komandantin e lartë të aleancës së NATO-s, Wesley Clark, për legalitetin e ndërhyrjes së NATO-s.

Mediumi në fjalë, përcjell Telegrafi, ka publikuar edhe videon në të cilën Clark flet rreth ngjarjeve të atyre ditëve.

“NATO e përdori forcën si një mjet të fundit, të fundit, përballë spastrimit etnik – për të ndaluar pastrimin etnik dhe për të detyruar një zgjidhje diplomatike”, tha Clark për Euronews nga Prishtina, Kosovë.

Ndryshe, Clark ishte në Prishtinë, Kosovë për festimet e përvjetorit të 20-të të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, së bashku me ish-presidentin e SHBA-së, Bill Klinton dhe ish-sekretaren e Shtetit, Madeleine Albright.

Dhe gjatë intervistës, Clark ka kujtuar një nga momentet më të vështira.

“Më kujtohet makthi i ambasadorëve të NATO-s, kur u bë e qartë se nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse të përdorej forca për ta sjellë Millosheviqin në tryezën e negociatave”, vazhdoi Clark.

Clark, siç shkruan Euronews, pastaj e quajti fushatën ajrore, të quajtur Forca Operacionale Aleate, “operacioni më i suksesshëm i NATO-s” dhe mbrojti vendimin e NATO-s për të ndërhyrë në konflikt pa një rezolutë të OKB-së.

Ai tha se kombet “teknikisht” ishin të autorizuar të merreshin me krizën e refugjatëve dhe e quajti ndërhyrjen “përdorim i diplomacisë, të mbështetur nga forca”.

Clark tha se sheh shpresë për të ardhmen e të dy vendeve, duke deklaruar se “ndoshta në një të ardhme të largët pasi kujtimet janë zbehur, më shumë progres mund të bëhet në mënyrë diplomatike”.

Por një gjë të tillë, Euronews e sheh me dyshim, pasi që, sipas këtij mediumi, tensionet midis dy vendeve u rritën kohët e fundit pasi policia në Kosovë arrestoi serbët në Kosovën e veriut si pjesë e një misioni anti-kontrabandë.

Ky medium gjithashtu kujton faktin se si presidenti serb Aleksandar Vuçiq përshkroi ndërhyrjen e NATO-s këtë javë si “19 vendet më të fuqishme që sulmojnë një vend të vogël të përkushtuar për liri”, sipas AFP.

 

Stoltenberg: Bombardimet ndaj serbëve ishin të ligjshme dhe të nevojshme

Periskopi.com Lajme

Sot janë bërë 20 vjet nga përfundimi i bombardimeve të NATO-s kundër regjimit të Millosheviqit.

Në 20-vjetorin e përfundimit të bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se këto bombardime ishin të nevojshme dhe të ligjshme.

Sipas Stoltenberg, edhe historia ka treguar se bombardimet kundër Serbisë në vitin 1999 ishin të domosdoshme dhe të ligjshme, sepse siç u shpreh ai, ndaluan dhunën dhe mundësuan kthimin e refugjatëve në atdhe.

Stoltenberg po ashtu ka thënë se në atë kohë, ishte KFOR-i i cili ndihmoi për krijimin e një ambienti të sigurt në Kosovë për të gjithë, duke përfshirë komunitetin serb dhe të gjitha komunitetet e tjera që jetonin në Kosovë.

“Unë e di se NATO-ja ende po shkakton polemika në Serbi. Shumë prej tyre janë ende të sëmurë nga fushata ajrore në vitin 1999. Është edhe më e vështirë për ata që kanë humbur të dashurit e tyre. Çdo jetë e humbur e pafajshme është një tragjedi dhe ne kemi shumë keqardhje për këtë”, është shprehur Stoltenberg në një intervistë dhënë për “Politika”-n

Stoltenberg në këtë intervistë edhe një herë e ripërsëriti atë që kishte thënë në Beograd në tetor të vitit të tij, që fushata bombarduese kundër Serbisë nuk ishte asnjë herë e drejtuar kundër popullit serb, pasi që sipas tij, NATO-ja, kishte për qëllim ndaljen e veprimeve të Millosheviqit.

“Përkundrazi, qëllimi ishte mbrojtja e civilëve në rajonin e gjerë duke ndaluar veprimet e regjimit të Millosheviqit, të cilin bashkësia ndërkombëtare e dënoi. Ne nuk duhet ta harrojmë kurrë të kaluarën, por ne duhet të mësojmë prej saj dhe ta lëmë pas”, theksoi Stoltenberg.

Ai shtoi se kjo është ajo që NATO-ja dhe Serbia po bëjnë përmes partneritetit, i cili është i dobishëm për NATO-n, Serbinë dhe rajonin më të gjerë.

Stoltenberg theksoi se NATO-ja e vlerëson partneritetin që ka zhvilluar me Serbinë dhe shpreson për një të ardhme më të mirë.

“Ne e respektojmë plotësisht politikën e neutralitetit të Serbisë, siç demonstrojnë Austria, Suedia dhe Finlanda, neutraliteti dhe partneriteti me NATO-n nuk janë reciprokisht ekskluzive. Partneriteti ynë është i mirë për Serbinë, e kjo është e mirë për Ballkanin Perëndimor dhe e mirë për NATO”, theksoi  Stoltenberg.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut ka vënë në dukje se bota po përballemi me situatën më të paparashikuar të sigurisë në botë gjatë viteve të fundit, por që siç theksoi ai, NATO-ja është një forcë pozitive në krijimin e një rendi të qëndrueshëm ndërkombëtar.

Çitaku me gjeneralin Goldfein zbulojnë monumentin e ndërhyrjes ushtarake të NATO’s në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka njoftuar se sot në ambientet e Departmentit Amerikan të Mbrojtjes, së bashku me Gjenerali Goldfein kanë zbuluar monumentin i cili i dedikohet ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë.

Çitaku ka treguar se si aeroplani i Goldfein ishte sulmuar nga caqet serbe.

‘’Gjenerali Goldfein edhe personalisht ka qenë pjesëmarrës në fushatën ajrore kundër caqeve të regjimit të Milosevicit. Me 2 Maj ‘99 aeroplani ushtarak me të cilin po fluturonte Gjenerali Goldfein ishte goditur nga forcat serbe. Fatmirësisht, pas një operacioni të shpëtimit, Gjenerali Goldfein ishte kthyer shëndosh e mirë në bazën ajrore të NATO në Itali’’, ka shkruar Çitaku./PERISKOPI/

 

Ministri rus do kërkim-falje nga NATO’ja për bombardimet ndaj caqeve serbe

Periskopi.com Lajme

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Lavrov, ka pritur sot në takim homologun e tij serb, Ivica Daçiq.

Lavrov edhe një herë potencoi përkushtimin e të dy shteteve në marrëdhëniet bilaterale në të gjitha çështjet që bazohen në Deklaratën për Partneritetit Strategjik, të nënshkruar nga presidentët e të dy vendeve në vitin 2013.

“Rusia mbështet politikën e jashtme të pavarur të Beogradit. Ne respektojmë politikën neutrale të ushtrisë që kontribuon në paqen dhe stabilitetin e Evropës”, ka deklaruar Lavrov pas takimit.

Ai gjithashtu ka vlerësuar pjesëmarrjen e Serbisë në manovrat e përbashkëta ushtarake të dy shteteve si dhe Bjellorusisë, që ndryshe quhen ushtrimet e Vëllazërisë Sllave.

Në deklaratën e tij para mediave, nuk kishte si të mungonte edhe komenti rreth Rezolutës 1244 të Organizatës së Kombeve të bashkuara për Kosovën.

Ai riafirmoi se Rusia vazhdon të e përkrahë Serbinë rreth implementimit të plotë të këtij instrumenti të Këshillit të Sigurimit në territorin e Kosovës.

“Para 20 vjetëve ishim dëshmitarë të bombardimeve të NATO’s ndaj Jugosllavisë për dy muaj e gjysmë, pa një mandat nga OKB’ja. Ne kemi parë se NATO’ja ka mbuluar krimet e kryera nga e ashtuquajtura Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe liderët e saj”, ka thënë ministri rus i Punëve të Jashtme, duke iu referuar raportit të zviceranit Dick Marty, i cili akuzon liderët e UÇK’së për rrëmbime dhe trafikim organesh.

“Vetëm shikoni qëndrimin e perëndimit në marrëdhëniet ndërkombëtare. Çka thanë liderët e NATO’s në 20 vjetorin e bombardimeve ndaj Serbisë? Ata po thonë që kishin të drejtë, dhe se sollën demokraci dhe liri tek ata që ishin të shtypur. Por ata nuk po kërkojnë falje për sulmet mbi civilët në Beograd, apo për shkatërrimin e urave derisa treni me civilë po kalonte përmbi të. Ata nuk kanë ndërgjegje, dhe ky është qëndrimi i tyre”, ka thënë Lavrov, kur u pyet për marrëdhëniet e shtetit serb me shtetet perëndimore.

“Një gjykatë është krijuar formalisht për hetimin e këtyre krimeve, por nuk e di pse po vonon të fillojë punën e saj, pasi që të gjitha faktet e nevojshme janë të gatshme që hetimet të fillojnë”, shtoi ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë.

Pas takimit, Lavrov gjithashtu përmendi taksën 100% dhe “presionin e jashtëzakonshëm”, siç e quan ai, ndaj minoritetit serb në Kosovë. Ai kërkoi nga Uashingtoni dhe Brukseli që të detyrojnë Prishtinën të largojë taksën, si dhe të ndalojë shqiptarët që të mos përdorin politika provokuese që dërgojnë në konfrontim.

 

Stoltenberg për mediat serbe: Bombardimet e NATO’s ishin të drejta

Periskopi.com Lajme

Ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 nuk ishte e drejtuar kundër popullit të Jugosllavisë, por roli i saj ishte të mbrojë civilët në rajon, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

“Ne nuk duhet ta harrojmë kurrë të kaluarën, por ne mund të shkojmë më tej dhe kjo është ajo që NATO dhe Serbia po bëjnë sot si partnerë”, tha Stoltenberg për Tanjug.

Bombardimet kundër Serbisë, të cilat i dhanë fund regjimit gjakatar të Sllobodan Millosheviqit, zgjatën 78 dhe aty morën pjesë 19 vende të Aleancës Veri-atlantike.

Ja sa kishin kushtuar bombardimet e NATO’s ndaj caqeve serbe në Kosovë (Video)

Periskopi.com Lajme

Lufta në Kosovë mori fund pas një operacioni 78-ditor të NATO’s. Cak i aviacionit të forcave aleate ishin objektet ushtarake dhe infrastruktura civile serbe.

Sipas AP, kjo ofensivë kishte kushtuar 43 miliardë dollarë, shkruan Periskopi.

Sot mbushen 20 vite nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi.

Sulmet kishin filluar në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan raketat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish-Jugosllavisë, siç quheshin dy republikat e ish federatës jugosllave, Serbia dhe Mali i Zi.

Urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese e kishte dhënë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. Ai atë natë mbajti para popullit amerikan fjalimin historik, duke lajmëruar se i kishte urdhëruar Aleancën Atlantike të fillonte operacionin ushtarak, si mundësi e vetme e përfundimit të luftimeve në Kosovë.

“Ne dhe Aleanca e NATO-s kemi bërë të gjitha përpjekjet, me qëllim që të arrinim një zgjidhje paqësore të konfliktit në Kosovë. Por presidenti Millosheviq, i cili në të kaluarën e afërt shkaktoi luftëra të tmerrshme në Kroaci e në Bosnjë, ka vendosur në favor të agresionit në vend se të paqes”, kishte thënë Presidenti Clinton.

Sulmet ajrore kundër forcave serbe e malazeze vazhduan deri më 9 qershor, kur u arrit Marrëveshja e Kumanovës, e cila ndryshe njihet edhe si kapitullimi i kriminelit Millosheviq dhe më 11 qershor forcat e armikut fillojnë ta lëshojnë territorin e Kosovës.

Kjo është ndërhyrja e parë ushtarake e NATO-s që nga formimi i saj, e cila njihet edhe si ndërhyrja historike./PERISKOPI/

 

 

Krasniqi: Serbia meritoi diçka më shumë se bombardimet

Periskopi.com Lajme

Dy dekada janë mbushur sot nga fillimi i sulmeve ajrore të NATOS-së në Kosovë kundër forcave ushtarake serbe.

Për këtë 20 vjetor, Kryetar i Këshillit Kombëtarë të Nismës Social Demokrate, Jakup Krasniqi, tha se nuk është e lehtë të duash luftën por kjo sipas tij ishte rruga e vetme që kishin shqiptarët për të ndjekur.

“Shqiptarët i dinin pasojat e luftës, sepse ato po u ndodhnin tashmë fqinjëve, por vetëm ajo ishte rruga e fundit që duhej ndjekur, rruga e luftës për liri, rruga e mbijetesës”.

“ Rrugë që kalonte nëpër rrëke gjaku dhe me flijimet e më të dashurve. Për shqiptarët jo vetë që ishte i ditur krimi e gjenocidi serb në Bosnjë e Hercegovinë, por ishte i ditur edhe se serbët mllefin më të madh ndaj të gjithë popujve të Jugosllavisë e kishin ndaj shqiptarëve dhe kjo dihej që nga koha e Garashaninit (1844)”, tha Krasniqi.

Krasniqi më tej tha se Serbia jo vetëm që i ka merituar bombardimet e NATO-s, por e ka merituar edhe dënimin nga GJND-ja për gjenocidin e dëshmuar.

“ Këtë po e konfirmojnë njerëz kompetentë të Tribunalit të Hagës me fakte e dëshmi të njohura e publike dhe jo me dokumente konfidenciale. Pra, nga kjo që u tha, del se Serbia u amnistua nga dënimi për gjenocid nga politika por jo nga drejtësia DHE U GABUA”, tha Krasniqi në Facebook.

Ja shkrimi i tij i plotë:

SERBIA I KA MERITUAR BOMBARDIMET E NATO-S

Serbët, duke e parë veten si një popull “hyjnor” e të ushqyer me mitin e një beteje të humbur e të përvetësuar të popujve të Ilirikut, ëndërruan fuqinë e një perandorie të re në kohën kur të vjetrat ishin shpërbërë dhe harruar. Si ta quajmë ndryshe këtë përpjekje me bazë në mite e legjenda të mesjetës së errët, veç çmenduri serbe! Sa herë që njerëzit jetojnë nën një kulm me të çmendur pasojat bien mbi ata që jetojnë së bashku apo aty afër. Kështu ndodhi me tre popujt e Ilirikut Perëndimor, kroatët, boshnjakët dhe shqiptarët në fundin e shekullit XX, duke mos përjashtuar as vetë serbët nga kjo çmenduri.

Mësuesja e jetës na mëson se kontinentin e vjetër – Europën – në shekullin XX e kanë përfshirë tri valë të mëdha çmendurish. Dy çmenduritë e para europiane, që kishin për qëllim dominim, i patën përjetuar popujt në shkallë botërore, kurse të tretën, çmendurinë serbe, e përjetuan vetëm tre popuj të Ilirikut, kroatët, boshnjakët dhe shqiptarët. Bazën e kësaj çmendurie e ka shpjeguar mirë amerikani me origjinë kroate, Branimir Anzuloviq, i cili në librin “Serbia hyjnore nga miti te gjenocidi” (Botimet Koha, Prishtinë, 2017), me të drejtë konstaton: “Mitet dhe legjendat e ngjizura pas Betejës së Kosovës u ripërtërinë nga inteligjencia serbe për të ndezur pasionet nacionaliste të bashkatdhetarëve të tyre gjatë viteve ’80 të shekullit XX”. Këto pasione për të cilat flet autori, Serbia i pat shfaqur ndaj shqiptarëve në Librin e kaltër (1976), të shprehura me tërë agresivitetin e saj. Pas demonstratave studentore të viteve 1981-1990, në të cilat vite mbi 3500 shqiptarë u burgosën e u dënuan me mbi 250 shekuj burg dhe mbi 700.000 kaluan nëpër duart e Sigurimit të Shtetit. Pastaj u vranë dhe u kthyen në arkivole qindra të rinj që ishin në shërbimin ushtarak të Jugosllavisë, i helmuan mijëra nxënës dhe u larguan nga puna mijëra shqiptarë. Serbia nuk u mjaftua me këto, por i mbylli çerdhet, shkollat dhe Universitetin e Prishtinës, u mbyllën të gjitha mjetet e informimit dhe u bë suprimimi i autonomisë së Kosovës. Jo vetëm këto që u thanë, por edhe shumëçka tjetër qe nënvizuar në Memorandumin e ASHAS, i cili qe faza e parë e Projektit për gjenocidin e planifikuar serb mbi shqiptarët. Në atë gjendje të pashpresë shqiptarët e kishin vetëm një rrugë për të mbijetuar në atdheun e tyre të ligjshëm – PËR TË LUFTUAR DERI NË LIRI! Tjetër rrugë ata nuk kanë guxuar të zgjedhin.

Sigurisht që nuk është e lehtë ta duash luftën, por ishte rrugë e vetme dhe e pashmangshme që duhej ndjekur. Shqiptarët i dinin pasojat e luftës, sepse ato po u ndodhnin tashmë fqinjëve, por vetëm ajo ishte rruga e fundit që duhej ndjekur, rruga e luftës për liri, rruga e mbijetesës. Rrugë që kalonte nëpër rrëke gjaku dhe me flijimet e më të dashurve. Për shqiptarët jo vetë që ishte i ditur krimi e gjenocidi serb në Bosnjë e Hercegovinë, por ishte i ditur edhe se serbët mllefin më të madh ndaj të gjithë popujve të Jugosllavisë e kishin ndaj shqiptarëve dhe kjo dihej që nga koha e Garashaninit (1844). E kanë thënë njerëzit e mençur vite e vite më parë, se liria e lavdia e kanë çmimin e lartë, por pa to populli me integritet e dinjitet nuk mund të jetojë. Nga atëherë e deri më sot, intelektualë e politikanë serbë janë ushqyer e brumosur me mitin dhe legjendat serbe se gjoja ata janë komb “hyjnor” nga është prodhuar miti i krimit dhe i gjenocidit serb. Miti i krimit dhe i gjenocidit fillimisht i përhapur nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Serbisë, pastaj hierarkia fetare, politika shtetërore serbe dhe natyrisht mediat, por promotori kryesor ishte shteti serb. Kë e nënvizon prokurori i Tribunalit të Hagës, kanadezi (izraeliti) Eliot Behar në librin “Tregoji botës”: “Një shtet ka kryer vrasje në masë, dhunime, dëbime, gjenocid. Bashkësia ndërkombëtare ka dështuar të ndërhyrë me kohë.” (Botimet Koha, 2018, f. 99). Këtë po e thotë një prokuror që nga viti 2008 deri në vitin 2014 ka punuar në Tribunalin e Hagës dhe ai krimin e gjenocidin e shtetit serb e ka parë në dokumente, dëshmitë e vetë serbëve, në fjalët, shpirtin e sytë e dëshmitarëve, që i kanë përjetuar dhe i kanë parë me sytë e tyre krimet dhe gjenocidin serb. Atë krim e atë gjenocid pushtetarët serbë as dje e as sot nuk kanë pasur gatishmëri ta dënojnë e as ta pranojnë, madje as edhe formalisht ta bëjnë një kërkimfalje.

Është fakt, bota demokratike nga 24 marsi 1999 ka filluar ta dënojë politikën e gjenocidit serb me bombardime nga toka e ajri, të cilat bombardime në qershorin e atij viti ia kthyen Kosovën pronarit të ligjshëm të asaj toke – shqiptarëve, ndonëse jo në përmasën e merituar. Bashkimi i shqiptarëve ishte dhe është edhe sot zgjidhja imperative e kohës, pa të cilin bashkim paqja do të jetë gjithnjë e brishtë. Nuk ka asnjë dyshim të vetëm, bombarduesit e NATO-s e ndërprenë krimin dhe gjenocidin serb në Kosovë, edhe pse në fillimet e bombardimeve qe thelluar e zgjeruar krimi e gjenocidi serb mbi shqiptarët duarthatë, mbi gra, fëmijë e pleq, por fundi i tyre i ktheu shqiptarët në tokën e tyre legjitime, të cilën për 86 vjet pushtuesi serb e kishte mbajtur ilegalisht. Prandaj Serbia jo vetëm që i ka merituar bombardimet e NATO-s mbi gjithë infrastrukturën ushtarake, politike, mediatike etj., por e ka merituar dënimin për gjenocid nga GJND-ja. Serbia është dashur që t’i paguajë dëmet e luftës të shkaktuara në Kroaci, Bosnjë e Kosovë. Kjo amnisti që i është bërë Serbisë është trimërim i të gjithë mekanizmave të mitit gjenocidal serb që janë aktivë edhe sot në pushtet e kudo tjetër atje. Amnistia për gjenocid nuk është dashur të ndodhë edhe për faktin se Serbia ka bërë një varg shkeljes si: “shkeljet e renda të Konventës së Gjenevës të vitit 1949 (neni 2), shkeljen e ligjeve e të zakoneve të luftës (neni 3), gjenocidi (neni 4) dhe krimet kundër njerëzimit (neni 5). Këto ishin dhe janë krimet më të rënda që i njeh ligji.” (Po aty, f. 37).

Në përfundime të ngjashme si të prokurorit kanadez, vite më parë pati konfirmuar edhe zëdhënësja e Tribunalit nga Franca, Florence Hartmann, e cila ka shprehur dyshime për “rastin Millosheviq”, se si mund të kishte dilema, tek e kishte fjalën për gjyqtarin Nice, për rëndësinë që kishin lëndët për krimet serbe në Sarajevë e Sebrenicë dhe konstaton: “Të gjymtohet aktakuza kundër Millosheviqit në këtë formë është e paimagjinueshme. Kjo do të thoshte ‘të shtrembërohet kuptimi i përgjegjësisë, ta gjymtosh veprën”. (Florence Hartmann, “Paqja dhe ndëshkimi”, Botimet Koha, 2011, f. 105). Ndërsa për Kosovën ajo thotë: “Lënda për Kosovën (…) nuk paraqiste problem sa i përket rolit të Millosheviqit, në vrasjen e dhjetë mijë shqiptarëve dhe dëbimin e tetëqind mijë syresh, ngase kishte vepruar brenda shtetit, të cilin e kishte kryesuar”. (Po aty, f. 106). Sipas autores, kjo ishte konfirmuar edhe nga dëshmitari Millan Babiq, i cili kishte konfirmuar se të gjitha vrasjet, dhunimet e dëbimet ishin urdhëruar nga Beogradi. (Po aty).

Shkurt: Serbia jo vetëm që i ka merituar bombardimet e NATO-s, por e ka merituar edhe dënimin nga GJND-ja për GJENOCIDIN E DËSHMUAR. Këtë po e konfirmojnë njerëz kompetentë të Tribunalit të Hagës me fakte e dëshmi të njohura e publike dhe jo me dokumente konfidenciale. Pra, nga kjo që u tha, del se Serbia u amnistua nga dënimi për gjenocid nga politika por jo nga drejtësia DHE U GABUA.

 

Unë dua të vi, unë dua të vi – Si shtyheshin ushtarët e NATO’s për të qenë pjesë e bombardimeve (Video)

Periskopi.com Lajme

Vendimi për përfshirjen e NATO’s në luftën e Kosovës, ishte entuziast sidomos për ushtarët amerikanë.

Majori James kishte rrëfyer për BBC’në se si ishin mobilizuar për të bombarduar mirë serbët që po kryenin masakra në Kosovë, shkruan Periskopi.

‘’E gjithë skuadra ishte në dhomën e takimeve. Pilotët, profesionalët… Çdokush iu bashkua takimit dhe thamë: Djemë, po shkojmë në luftë’’, tha ai.

Pilotët amerikanë donin të merrnin pjesë patjetër në bombardime. Ata mendonin se lufta do të zgjaste vetëm tre ditë.

‘’Të gjithë po flisnim për bombardime rreth tri ditore. Dhe, të gjithë thonin: dua të vi unë, dua të vi unë, para se të përfundojë lufta’’, shton tutje James.

Periskopi ju risjell videon  e këtij rrëfimi:

Sulmet ajrore kundër forcave serbe e malazeze vazhduan deri më 9 qershor, kur u arrit Marrëveshja e Kumanovës, e cila ndryshe njihet edhe si kapitullimi i kriminelit Millosheviq dhe më 11 qershor forcat e armikut fillojnë ta lëshojnë territorin e Kosovës.

Kjo është ndërhyrja e parë ushtarake e NATO-s që nga formimi i saj, e cila njihet edhe si ndërhyrja historike./PERISKOPI/

 

 

Sot 20 vjet nga bombardimet e NATO’s në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Sot mbushen 20 vite nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi.

Sulmet kishin filluar në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan raketat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish-Jugosllavisë, siç quheshin dy republikat e ish federatës jugosllave, Serbia dhe Mali i Zi.

Urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese e kishte dhënë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. Ai atë natë mbajti para popullit amerikan fjalimin historik, duke lajmëruar se i kishte urdhëruar Aleancën Atlantike të fillonte operacionin ushtarak, si mundësi e vetme e përfundimit të luftimeve në Kosovë.

“Ne dhe Aleanca e NATO-s kemi bërë të gjitha përpjekjet, me qëllim që të arrinim një zgjidhje paqësore të konfliktit në Kosovë. Por presidenti Millosheviq, i cili në të kaluarën e afërt shkaktoi luftëra të tmerrshme në Kroaci e në Bosnjë, ka vendosur në favor të agresionit në vend se të paqes”, kishte thënë Presidenti Clinton.

Sulmet ajrore kundër forcave serbe e malazeze vazhduan deri më 9 qershor, kur u arrit Marrëveshja e Kumanovës, e cila ndryshe njihet edhe si kapitullimi i kriminelit Millosheviq dhe më 11 qershor forcat e armikut fillojnë ta lëshojnë territorin e Kosovës.

Kjo është ndërhyrja e parë ushtarake e NATO-s që nga formimi i saj, e cila njihet edhe si ndërhyrja historike.

 

Sekretari i Përgjithshën i NATO’s ua thotë serbëve: Ju bombarduam për të mirën tuaj

Periskopi.com Lajme

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se shumë njerëz në Serbi ende kanë kujtime të këqija nga bombardimet e vitit 1999, por tha se kjo është bërë në mënyrë që të mbrohen civilët dhe të ndalohet qeverisja e presidentit të atëhershëm të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq.

“Kam thënë se e kemi bërë këtë që të mbrojmë civilët dhe ndaluam regjimin e Millosheviqit. Por, porosia ime më e rëndësishme është që duhet të shohim kah e ardhmja”, ka thënë Stoltenberg për televizionin publik serb, transmeton Koha.net.

Ai shtoi se NATO-ja mbështet dialogun Kosovë-Serbi dhe jo vetëm politikisht.

“NATO-ja e mbështetë dialogun, jo vetëm politikisht, por edhe me faktin se jemi prezentë në Kosovë me KFOR-in, mandati i të cilit është ruajtja e sigurisë. Edhe më tutje do të jemi aty që të mbrojmë të gjitha nacionalitetet”, tha Stoltenberg.

 

 

 

 

Serbia e kujton Annanin, por s’ia harron bombardimet

Periskopi.com Lajme

Kofi Annan, ish-Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së, i cili ka vdekur sot pas një sëmundjeje të shkurtër në moshën 80 vjeçare, nga viti 1987 ka mbajtur disa prej posteve më kyçe në OKB, përfshirë edhe atë të ndihmës sekretarit të përgjithshëm.

Gjatë viteve të ’90-ta, ai ishte i angazhuar për operacione paqësore në botë, ndërsa nga tetori i vitit 1995, ishte i dërguar special i OKB-së për ish-Jugosllavi.

Gjatë mandatit të tij, Annani pati përkrahje të madhe nga administrata amerikane e Bill Clintonit, e edhe pse është fitues i çmimit Nobel për paqe, në serbi nuk konsiderohet i tillë për shkak të përkrahjes që i dha bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe, transmeton Koha.net.

Annani nga viti 1997 deri më 2006 ishte Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Përgjithshëm të OKB-së. Në atë kohë, sipas mediave serbe, ndodhi edhe “agresioni i NATO-s ndaj Jugosllavisë”, ndërsa Kombet e Bashkuara, sipas mediave serbe, “ditëve të marsit të vitit 1999 u bënë ‘viktima kolaterale’ të agresionit amerikan dhe të NATO-s në Jugosllavi”.

Sipas Kartës së OKB-së, shkruan “Novosti”, Jugosllavia me asgjë nuk kishte nxitur luftë.

“Sulmet ajrore ndaj Jugosllavisë tregojnë se bota më nuk do të tolerojë që vendet që shkelin në mënyrë brutale të drejtat e njeriut të ‘fshihen’ pas Kartës së OKB-së, e cila në vend të parë vë sovranitetin shtetëror”, citon “Novosti” të ketë thënë Annani.

Tutje, ky medium thotë se në paraqitjen e tij të 7 majit, në po të njëjtën ditë kur aeroplanët e NATO-s goditën Ambasadën kineze në Beograd, Annani kishte thënë se “mbrojtja e të drejtave të njeriut duhet të jetë mbi sovranitetin shtetëror”.

Mediumi serb shton më tej se Annani, nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm i OKB-së, kishte thënë se “ndonjëherë rregullat duhet të shkelen për të mbrojtur jetë njerëzore”.

Gjatë një vizite në Bruksel, thotë “Novosti”, ku ishte shtabi i luftës kundër Jugosllavisë, Annani ishte edhe më konkret kur tha se “përdorimi i dhunës ushtarake nga ana e një organizate rajonale, siç është për shembull NATO-ja, ndonjëherë mund të arsyetohet edhe pa autorizimin e Këshillit të Sigurimit”.

 

Si asnjëherë më parë, Clinton rrëfen prapaskenat e bombardimeve dhe dorëzimin e Millosheviqit

Periskopi.com Lajme

Më 24 mars 1999 filluan sulmet ajrore të NATO-s kundër forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe në Kosovë. Sulmet zgjatën 78 ditë, duke rezultuar me çlirimin e Kosovë.

Janë bërë 18 vite nga këto bombardime, andaj KultPlus ju sjell një pjesë nga kujtimet e ish-presidentit amerikan Bill Clinton, ku ai flet mbi luftën në Kosovë.

Nga kujtimet e ish-Presidentit amerikan, të përmbledhura me titullin “Jeta Ime”, ai flet edhe mbi luftën në Kosovë.

Clinton rrëfen për herë të parë për publikun atmosferën, prapaskenat dhe hapat diplomatike, politike dhe ushtarake që çuan në fillimin e bombardimeve mbi ish-Jugosllavinë, më 24 mars 1999. Problemet e 11 javëve të luftës ajrore, dorëzimi i Millosheviqit dhe përgatitja e hyrjes së trupave paqeruajtëse në Kosovë

Kur erdhi koha për t’u kthyer, ne ishim duke hyrë në një luftë tjetër ballkanike.
Këtë herë në Kosovë. Një vit më parë serbët kishin filluar një sulm kundër rebelëve shqiptarë kosovarë duke vrarë shumë njerëz të pafajshëm; kishte fëmijë dhe gra që i kishin djegur në shtëpitë e tyre.

Raundi i fundit i agresionit serb kishte ndezur shkëndijën e një eksodi të ri refugjatësh dhe kishte shtuar dëshirën e shqiptarëve kosovarë për pavarësi. Vrasjet ishin shumë të ngjashme me ditët e para të luftës në Bosnjë, e cila ashtu si edhe Kosova ishte urë lidhëse e ndarjes që ekzistonte mes myslimanëve evropianë dhe të krishterëve serbë ortodoksë, një vijë ndarëse përgjatë së cilës kishte pasur konflikte të herëpashershme prej gjashtëqind vjetësh.

Në vitin 1974 Tito i kishte dhënë autonomi Kosovës, duke i lejuar vetëqeverisje dhe kontroll mbi shkollat. Në 1989-ën Millosheviqi i hoqi Kosovës të drejtën e autonomisë. Që prej kësaj kohe, tensioni kishte ardhur në rritje derisa shpërtheu më pas në 1995-ën kur Bosnja arriti pavarësinë.

Unë isha i vendosur për të mos lejuar që Kosova të bëhej një Bosnjë e dytë. Po kaq e vendosur ishte edhe Medlin. Në prill 1998 Kombet e Bashkuara kishin detyruar mbi serbët një embargo armësh.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kishin vendosur mbi ta një embargo ekonomike, pasi kishin dështuar t’i jepnin fund armiqësisë dhe nuk hynin në dialog me shqiptarët kosovarë. Nga mesi i qershorit, për të bërë të mundur ndalimin e dhunës, NATO-ja kishte filluar të planifikonte një numër mundësish për ndërhyrje ushtarake.
Teksa afrohej vera, Dik Hollbruk (Dick Holbrooke) ishte kthyer në rajon për t’u përpjekur të gjente një zgjidhje diplomatike për këtë konflikt. Nga mesi i korrikut forcat serbe sulmonin sërish kosovare të armatosur dhe të paarmatosur, duke filluar kështu një verë sulmesh që do të detyronte 300,000 të tjerë shqiptare kosovare që të linin shtëpitë e tyre.

Vonë, në shtator Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara aprovoi një rezolute tjetër, e cila kërkonte fundin e konfliktit dhe në fund të muajit në dërguam edhe një herë Hollbruk-un (Holbrooke) në Beograd që të përpiqej të gjente gjuhën e arsyes me Millosheviqin.

Në 13 tetor NATO-ja kishte kërcënuar të sulmonte Serbinë brenda katër ditëve në rast se nuk respektoheshin rezolutat e Kombeve të Bashkuara.

Sulmet ajrore u shtynë kur u pa se 4 mijë oficerë të forcave speciale jugosllave ishin duke u tërhequr nga Kosova. Për pak kohë gjërat u përmirësuan por në janar 1999 serbët filluan të vrisnin sërish kosovarë të pafajshëm dhe kështu sulmet ajrore dukeshin të pashmangshme. Ne vendosëm të provonim diplomacinë edhe njëherë, por nuk kishim shumë optimizëm. Objektivat e palëve ishin shumë larg njëra-tjetrës.
Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja donin që Kosova të gëzonte autonominë politike që kishte pasur nën Kushtetutën Jugosllave ndërmjet viteve 1974 dhe 1989 derisa ua hoqi Millosheviqi si dhe dëshironim një forcë paqeruajtëse të drejtuar nga NATO-ja që të garantonte paqen dhe sigurinë e civilëve kosovarë duke përfshirë këtu edhe minoritetin serb.

Millosheviqi dëshironte ta mbante Kosovën nën kontroll dhe ishte kundër vendosjes atje të trupave të huaja ushtarake. Shqiptarët kosovarë kërkonin pavarësi. Por ata ishin të ndarë edhe mes tyre.

Ibrahim Rugova, kreu i qeverisë hije ishte një burrë i butë, i dalluar për mbajtjen gjithmonë të një shalli rreth qafës. Unë isha i bindur që me të mund të arrinim një marrëveshje paqeje, por nuk isha aq i sigurt për faktorin tjetër kryesor kosovar, Ushtrinë Çlirimtare Kosovare (UÇK) të drejtuar nga një i ri i quajtur Hashim Thaçi. UÇK-ja kërkonte pavarësi dhe besonte se mund të ndeshej dhëmbë për dhëmbë me ushtrinë serbe.

Palët u takuan në Rambuje (Rambouillet) në Francë, më 6 shkurt (1999) për të rënë dakord mbi hollësitë e një marrëveshjeje, e cila do të rikthente autonominë, do të mbronte kosovarët nga shtypja me anë të një operacioni të drejtuar nga NATO-ja, do të çarmatoste UÇK-në dhe do të lejonte ushtrinë serbe të vazhdonte të ruante kufirin.
Madeleine Albright dhe homologu i saj britanik, Robin Kuk (Robin Cook) ngulën këmbë agresivisht në favor të kësaj politike. Pas një jave bisedimesh të koordinuara nga ambasadori amerikan Kris Hill, (Chris Hill) dhe homologët e tij nga Bashkimi Evropian dhe Rusia, Medlin (Madeleine) dhe unë zbuluam se qëndrimi ynë kundërshtohej nga të dyja palët: serbet nuk donin të binin dakord për vendosjen në Kosovë të një force paqeruajtëse të drejtuar nga NATO-ja dhe kosovarët nuk donin të binin dakord për të pranuar autonominë në rast se nuk merrnin garanci për mbajtjen e një referendumi ku do të vendosnin për pavarësinë.

Dhe UÇK-ja nuk ishte e kënaqur që do t’i duhej të çarmatosej, pjesërisht për arsye se ata nuk ishin të sigurt se mund të mbështeteshin në forcat e NATO-s për t’u siguruar mbrojtje. Grupi ynë vendosi ta shkruante marrëveshjen në një formë të tillë që ta vononte mbajtjen e referendumit por të mos e mohonte atë përfundimisht.
Në 23 shkurt, shqiptarët kosovarë, përfshi këtu edhe Thaçin, e pranuan marrëveshjen në parim, u kthyen në shtëpi për t’ua shitur atë njerëzve të tyre dhe në mes të marsit udhëtuan për në Paris për të firmosur dokumentin e përfunduar.
Serbët e bojkotuan ceremoninë ndërkohë që 40 mijë trupa serbe ishin grumbulluar përreth Kosovës dhe Millosheviqi përsëriti se ai nuk do te lejonte kurrë vendosjen e trupave të huaja në tokën jugosllave. Unë e dërgova Dik Hollbruk-un (Dick Holbrooke) për ta takuar atë për herë të fundit, por edhe Dik-u nuk mundi ta lëvizte nga vendi.
Në 23 mars, pasi Hollbruk-u largohet nga Beogradi, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana, me mbështetjen time të plote, i kërkoi Gjeneralit Uesli Klark të fillonte sulmet ajrore.

Në të njëjtën ditë, me shumicë votash 58- 41 Senati votoi për të mbështetur këtë veprim. Në fillim të muajit Dhoma e Përfaqësuesve kishte votuar 219 me 191 për të mbështetur dërgimin e trupave amerikane në Kosovë në rast se nënshkruhej marrëveshja e paqes. Mes Republikaneve të njohur që votuan në favor të këtij propozimi ishin edhe Dennis Hastert dhe Henri Hajd (Henry Hyde).

Kur kongresmeni Hajd (Hyde) tha se Amerika duhet të ngrihet kundër Millosheviçit dhe spastrimeve etnike unë buzëqesha dhe thashë me vete “ndoshta doktor Xhekell (Jekyll) në fund të fundit ishte diku brenda tij” (Shënim i përkthyesit: Dr. Jakyll është një personazh letrar dhe këtu nënkupton anën pozitive të një personi.)

Ndërsa shumica e Kongresit dhe të gjithë aleatët tanë në NATO mbështesnin sulmet ajrore, Rusia nuk ishte në të njëjtën linjë. Kryeministri Yevgeni Primakov ishte duke udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara për t’u takuar me Al Gore.

Kur Al e njoftoi se një sulm mbi Jugosllavinë ishte i mundshëm, Primakov urdhëroi që aeroplani i tij të kthehej mbrapsht drejt Moskës. Në datën 24 (mars 1999) unë iu drejtova popullit amerikan për t’i treguar se çfarë isha duke bërë dhe arsyet pse po ndërmerrja një akt të tillë.

U shpjegova atyre se Millosheviqi u kishte zhvatur kosovarëve autonominë, duke u mohuar të drejtat e tyre të garantuara me Kushtetutë për të folur gjuhën e tyre, për të pasur shkollat e tyre, dhe për t’u vetëqeverisur.

Unë iu përshkrova atyre masakrat serbe: vrasjen e civilëve, djegien e fshatrave, dëbimin e njerëzve nga shtëpitë e tyre, 60 mijë vetëm në pesë javët e fundit dhe gjithsej një çerek milioni. Më në fund unë kisha mundësi t’i vendosja ngjarjet aktuale në kontekstin e luftërave që Millosheviqi kishte shpallur kundër Bosnjës dhe Kroacisë dhe në ndikimin shkatërrues të vrasjeve të tij mbi të ardhmen e Evropës.
Fushata e bombardimeve kishte tre qëllime: t’i tregonte Millosheviqit se ne e kishim seriozisht se do të ndalonim një radhë tjetër të spastrimit etnik, se do të shmangnim një sulm akoma më të përgjakshëm kundër civilëve të pafajshëm në Kosove dhe se nëse Millosheviqi nuk do të dorëzohej se shpejti ne do të dëmtonim seriozisht kapacitetin ushtarak të Serbisë.

Atë natë filluan sulmet ajrore. Ato do të zgjasnin për 11 javë, ndërkohë që Millosheviqi vazhdonte të vriste shqiptarët e Kosovës dhe të dëbonte rreth një milion shqiptarë prej shtëpive të tyre.

Bombat do të shkaktonin dëme të mëdha mbi infrastrukturën ushtarake dhe ekonomike të Serbisë. Fatkeqësisht në disa raste ato do t’u shmangeshin koordinatave të përcaktuara dhe do të merrnin jetën e njerëzve që ne po përpiqeshim të mbronim. Disa njerëz arsyetonin se qëndrimi ynë do të kishte qenë më i justifikuar nëse do të kishim dërguar edhe trupa ushtarake nga toka.

Por me këtë argument kishte dy probleme. Së pari, derisa ushtarët të arrinin në pozicionet e tyre, të mjaftueshëm në numër dhe me mbështetjen e duhur, serbët do të shkaktonin një dem shumë të madh. Së dyti, viktimat civile të një fushate ushtarake në tokë do të kishin qenë shumë herë më të mëdha sesa numri i viktimave si rezultat i bombave të pasakta.

Unë nuk u bashkova dot me argumentin se duhej të ndiqja një kurs i cili do të merrte më shumë jetë amerikanësh, pa siguruar shumë bindshëm mundësinë e një fitoreje. Strategjia jone shpesh do të dyshohej, por ajo kurrë nuk u braktis. Në fund të muajit, kur bursa u mbyll për të parën herë në historinë e saj me mbi 10 000 nga 3 200 kur unë mora Presidencën, vendosa të bëja një intervistë me gazetarin e televizionit CBS, Dan Rather.

Pas një diskutimi të gjerë për Kosoven, Dan-i më pyeti se nëse e prisja që një ditë të bëhesha bashkëshorti i një senatoreje të Shteteve të Bashkuara. Në atë kohë shumë zyrtarë të New York-ut ishin bashkuar me Carli Renxhell (Charlie Rangel) për t’i kërkuar Hillaryt të merrte në konsideratë që t’i hynte garës.

I thashë Rather se nuk e kisha idenë se çfarë ajo do të vendoste, por nëse do të kandidonte dhe do të fitonte “ajo do të ishte e mahnitshme”. Në prill ndërsa ne kishim shtuar bombardimet në qytetin e Beogradit duke goditur Ministrinë e Brendshme, selinë e televizionit shtetëror serb, shtëpinë e Millosheviqit dhe ndërtesën e partisë së tij, konflikti në Kosovë u intensifikua. Ne gjithashtu shtuam jashtëzakonisht mbështetjen financiare dhe praninë me trupa ushtarake në shtetet fqinje si Shqipëria dhe Maqedonia për t’i ndihmuar ata të përballonin vrullin e madh të refugjatëve.

Nga fundi i muajit, kur Millosheviqi nuk ishte përkulur ende, nga dy drejtime njëkohësisht po vinin kundërshtime ndaj politikës sonë. Toni Bler (Tony Blair) dhe disa anëtarë të Kongresit mendonin se ishte koha për të dërguar trupa nga toka, ndërsa Dhoma e Përfaqësuesve votoi kundër dërgimit të trupave pa aprovimin paraprak të Kongresit.

Unë besoja ende se fushata ajrore do të jepte rezultat, dhe shpresoja se mund ta shmangnim dërgimin e trupave nga toka për arsye të ndryshme nga ajo e misionit paqeruajtës.
Në 14 prill i telefonova Boris Yeltsin për t’i kërkuar pjesëmarrje me trupa ushtarake në një forcë paqeruajtëse ashtu si edhe në Bosnje. Shpresoja se një prani ruse do të ndihmonte të mbronte minoritetin serb dhe mund t’i jepte Millosheviqit një mundësi për të shpëtuar fytyrën e tij për kundërshtimet ndaj vendosjes së trupave të huaja.

Kanceri dhe leukemia në Kosovë nga uraniumi i varfëruar si pasojë e bombardimeve të NATO’s?

Një tekst shokues që është publikuar kohë më parë, flet se OKB-ja ka fshehur raportin ku pretendohet se gati 10 tonë të uraniumit të varfëruar janë hedhur në Kosovë në vitin 1999. Kjo nga bombardimet e NATO-së në atë kohë.

Periskopi.com Lajme

Madje raporti shkon edhe më tej me shpjegimet se bombardimi i NATO-se ka ndodhur në kohën e të mbjellave, e uraniumi i varfëruar i hedhur ka ndikuar në cilësinë e ajrit, tokës dhe ujit, gjë që rezultoi në pasoja afat-shkurtra dhe afat-gjata në zinxhirin ushqimor.

E kjo sipas raportit të bërë atë kohë, gjeneratat e ardhshme që jetojnë në toka të bombarduara do të vuajnë nga kanceri, leukemia, nga një numër i aborteve dhe që deformimi i të sapolindurve do të rritet, raporton Periskopi

Raporti i Bakary Kante, shef i misionit të Programit të Mjedisit të Kombeve të Bashkuara në vitin 1999 rreth pasojave të tmerrshme të bombardimit të Serbisë nuk ishte publikuar asnjëherë.

Në maj të vitit 1999, Kombet e Bashkuara kishin fshehur prej publikut raportin e Bakari Kante, shef i misionit të parë të Programit të Mjedisit të Kombeve të Bashkuara (PMKB) rreth pasojave të mjedisit nga bombardimi mbi Jugosllavinë.

OKB-ja nuk e ka publikuar këtë tekst asnjëherë, por pjesë të tij, thuhet se dolën në falë të intervistuarit të ‘Vesti’ , gazetarit të pavarur Amerikan , Robert Parson, një raportues nga instituti ndërkombëtar në Gjeneva.

Ai kishte arritur të marr raportin e Kante nga burimet e tij në PMBK dhe ta publikojë atë në qershor të vitit 1999 në një të përditshmen zvicerane ‘Le Courrier’ në një artikull të titulluar ‘’Raporti alarmues i fshehur rreth pasojave dhe bombardimit të Jugosllavisë: Toksinë që OKB nuk do ta shoh’’.

Sparkson kishte folur ekskluzivisht për ‘Vesti’ për atë se si raportet rreth pasojave në shëndet nga përdorimi i armëve me uranium të varfëruar në Ballkan, ishin kritikuar dhe ndryshuar në zyrat e Kombeve të Bashkuara.

Pas 12 viteve të qëndrimit të tij në Jugosllavi, e cila akoma po bombardohej në atë kohë, në maj të vitit 1999, ku ai ishte me misione të agjencive tjera të sistemit të OK-se, Bakary Kante kishte dorëzuar një raport në PMBK i cili flet për tmerr ekologjik: atmosferë dhe shtresën e tokës në ish Jugosllavi, që ka qenë në mënyrë të përhershme e kontaminuar me materiale toksike për shkak të bombardimit të komplekseve industriale-kimike dhe përdorimit të armëve me uranium të varfëruar.

Raporti ishte kategorik në vlerësimin se gjeneratat e ardhshme që jetojnë në toka të bombarduara do të vuajnë nga kanceri, leukemia, nga një numër i aborteve dhe që deformimi i të sapolindurve do të rritet.

Më tej raporti i Kante, thotë se për shkak të bombardimeve, natyra në Jugosllavi është kontaminuar me substanca toksike e në mes të cilave më e rrezikshmja është bifenil polikloruara (PCB), shumë kancerogjene dhe përgjegjëse për sëmundje imunologjive. Raporti thekson se një litër e PCB mjafton sa për të kontaminuar një miliardë gallon te ujit.

Zvicra kishte paguar për heshtje?

Robert Parsons thotë se një burim direkt i informuar i kishte thënë atij se në Korrik të vitit 1999, një grup i shkencëtarëve zviceran kishin ardhur të një përfundim edhe më dramatik rreth efekteve të uraniumit të varfëruar në Ballkan, se sa ata që ishin të përfshirë në raportin e ndaluar të Bakary Kante.

“Hulumtimi i tyre ishte pjesë e aktiviteteve të grupit diplomatik FOCUS, i përbërë nga Zvicrra, Austria, Rusia dhe Greqia. Pasi që Zvicra ishte ajo që po paguante të gjitha shpenzimet, anëtarët tjerë të grupit duhej të heshtnin”, ka thënë Parsons.

Ushqimi i rrezatuar

Në raportin e tij Kante po ashtu paralajmëroi: “Bombardimi i NATO-se ka ndodhur në kohën e të mbjellave jetësore për popullsinë – misri, luledielli, soja, panxhar sheqeri dhe perimet. Uraniumi i varfëruar i hedhur ka ndikuar në cilësinë e ajrit, tokës dhe ujit, gjë që rezultoi në pasoja afat-shkurtra dhe afat-gjata në zinxhirin ushqimor”.

Shtëpia e Bardhë e dinte që bombat përmbanin uranium të varfëruar

Vetëm pas një presioni të madh publik amerikanët e pranuan se municioni ishte mbushur me uranium të ‘ndyrë’, që është më i rrezikshmi për njerëzit dhe ambientin.

Grupi punues i Ballkanit përbrenda PMBK ishte ai që alarmoi opinionin botëror me 17 Shkurt 2001 duke njoftuar se uranium i ‘ndyrë’ ishte hedhur në Kosovë.

Ishte njoftuar se analizat e 340 mostrave të baltës, ujit etj. kishin treguar për prezencë të elementeve transuraniumit siç është U-235 dhe gjurmë të plutonium dhe proceset e zbërthimit të atomit. Prania e plutoniumit ishte konfirmuar nga dy laboratorë- Instituti Suedez për Mbrojtje Radiologjike dhe Laboratori Zviceran AC-Speiz./ Periskopi

 

Ja sa kushtuan bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë

Periskopi.com Video

Ish-kryetari i New York-ut, ua tha serbëve në sy që i kanë merituar bombardimet

Ish-kryetari i New York, Rudolf Giuliani, tregoi në një intervistë për CNN të premten se si dukej vizita e tij në Beograd, në vitin 2012, dhe çka u kishte thënë serbëve atje.

Periskopi.com Lajme

Rudy Giuliani mbrojti fuqishëm lidhjet e tij të biznesit me qeveritë e huaja dhe punën e kompanisë së tij ligjore për klientë dhe vende të huaja, në një intervistë të premten në CNN, raporton Gazeta Express.

Ish-kryebashkiaku i New York City, konsiderohet si kandidati më serioz për Sekretar të Shtetit në Qeverinë e presidentit të sapozgjedhur, Donald Trump, por raportimet e punës së tij të kaluar konsulente për qeveritë e huaja, duke përfshirë Katarin dhe Serbinë, kanë ngritur shqetësime për konflikt të interesit nëse ai do të zgjidhej në atë pozitë.

Giuliani kontaktoi CNN, në përgjigje të një storie nga KFile në CNN, rreth punës së tij konsulente në vitin 2012 me politikanët serbë të lidhur me të akuzuarin për krime lufte, Slobodan Milosevic. Giuliani tha se kishte ofruar këshilla për zhvillimin e qytetit të Beogradit. Në intervistën në atë kohë, Giuliani kishte thënë se ai ishte atje “për të dhënë këshilla” për Aleksandar Vucic, tani kryeministër i Serbisë, i cili kishte kandiduar për kryetar të komunës në atë kohë. Giuliani tha se ai ishte paguar nga një kompani e Londrës të përfshirë në krijimin e përbashkët të një plani për zhvillimin ekonomik të Beogradit. Raportimet e shtypit në atë kohë citojnë Vucic duke thënë se ai e kishte ftuar Giulianin ta këshillojë atë.

Në intervistën e së premtes, Giuliani tha se ai ishte i ftuar nga kompania e Londrës dhe se ekipi i tij ka vlerësuar ofertën dhe ka konstatuar se ata mund të japin këshilla të dobishme në qytet. Ai gjithashtu mbrojti përmbajtjen e konsulencës të tij.

“Nuk shkova atje dhe për t’u dhënë një adresë të marrëdhënieve me publikun”, tha ai. “Unë shkova atje dhe mbajta një fjalim shumë thelbësor në një fushë të dijes, që është krejtësisht e ligjshme. Unë nuk e di se çfarë është ajo që kam gabuar. Ose, si mund ta vizatoni se ka qenë e gabuar”.

“Jam sjellur në një mënyrë shumë të ndershme. Përfshirë diçka shumë të guximshme, për të shtuar, ah po,’unë mendoj se ju është dashur që të bombardoheni’”, tha Giuliani, duke iu referuar bombardimeve të Jugosllavisë nga NATO. “Sa njerëz shkojnë në një qytet dhe thonë: “Unë mendoj se ishte në rregull që u bombarduat. Ti e di se sa shpesh e kam bërë këtë”?

Serbia “harron” bombat e ’99-ës, përkrah Kanadanë në KS të OKB-së

Kanadaja ka siguruar mbështetjen e Serbisë në kërkesën e saj për të fituar ulëse të përkohshme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së më 2020, edhe pse Kanadaja hyri në luftë kundër tyre 17 vjet më parë, thotë ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq.

Periskopi.com Lajme

Synimi kryesor i politikës së jashtme të qeverisë Trudeau është fitimi i kësaj ulëse në Këshill të Sigurimit dhe politikbërja ndërkombëtare e kësaj qeveria është në fazën fillestare. Por pa dyshim se është në rrugë të duhur, shkruan “The Canadian Press”.

“Serbia pa dyshim se do ta përkrahë këtë kërkesë, do ta mbështet kandidaturën e Kanadasë”, ka thënë ministri serb Daçiq në një intervistë gjatë vizitës në Kanada.

“Dëshirojmë të kemi marrëdhënie më të mira me Kanadanë. Kanada është partner shumë i rëndësishëm për ne”, ka shtuar ai, transmeton Koha.net.

Ministri, i cili foli përmes një përkthyesi pasi që nuk di anglisht, tha se Serbia dëshiron ta tejkalojë të kaluarën e trazuar dhe nuk e hidhëruar me Kanadanë, e cila kushte hyrë në luftë me Serbinë bashkë me aleatët e NATO-s në 1999.

Kanadaja iu bashkua fushatës bombarduese 78-ditëshe të NATO-s kundër Serbisë në mbështetje të shqiptarëve të Kosovës, e cila tashmë është formuar si shtet.

Aeroplanët luftarakë kanadezë CF-18 lëshuan 10 për qind të bombave të NATO-s në Serbi, përfshirë edhe kryeqytetin, Beogradin.

“Është e dukshme se shumë vende kanë marrë pjesë në bombardimet ndaj Serbisë, por nuk mund të jetojmë vetëm duke e kujtuar të kaluarën”, ka thënë Daçiq, transmeton Koha.net. “Duhet të gjejmë interesa të përbashkëta”.

Trump përgënjeshtron mediat serbe: S’i kam kërkuar kurrë falje Serbisë

Kampi i Donald Trumpit e ka mohuar se kandidati republikan për president i ka kërkuar falje Serbisë për bombardimet e NATO-s.

Periskopi.com Lajme

Sipas një zyrtareje që citohet nga gazeta serbe Nedelnjik, Trump kurrë nuk ka folur për mediat serbe.

“Trump kurrë nuk ka dhënë intervistë për Serbinë. Unë nuk e di nga e kanë marrë këtë. Kurrë nuk kam lehtësuar intervistë për ndonjë gazetar serb”, ka thënë Suzanne Ryder Jaworowski, një këshilltare e lartë e Trumpit.

Nedelnjik kishte thënë se pikërisht kjo zyrtare e fushatës së Trumpit i kishte thënë përgjigjet në emër të tij.

Sipas intervistës së fabrikuar Trumpi i kishte kërkuar falje Serbisë për bombardimin e NATO-s duke thënë se “serbët ishin gjithmonë aleatët tanë”.