Uashingtoni: Nuk do të lejojmë kurrë që Irani të zhvillojë armë bërthamore

Periskopi.com Lajme

SHBA-ja nuk do të lejojë kurrë që Irani të zhvillojë armë bërthamore, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë pasi Teherani kaloi limitin e vendosur ndaj rezervave të tij të uraniumit nga marrëveshja e vitit 2015 mbi programin e tij bërthamor.

“Ishte një gabim, në marrëveshjen mbi bërthamoren iraniane, që t’i lejohej Iranit të pasuronte uraniumin, cilido qoftë niveli”, kritikoi në një komunikatë ekzekutivi amerikan, duke ritheksuar vullnetin e tij për të vazhduar fushatën e tij për presion maksimal mbi Teheranin./ATSH/