Autobousi përplaset me veturën në Serbi, një i vdekur e dhjetëra të lënduar

Periskopi.com Lajme

Një person ka vdekur në një aksident trafiku në rrugën Krushevc – Kaonik në Serbi dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Kjo ndodhi pasi që një autobus u përplas me një veturë, si pasojë e rrugëve vështirë të kalueshme pas reshjeve të mëdha të borës, shkruan Beta, transmeton Periskopi.

Shoferi i autobusit është arrestuar. Në mesin e të lënduarve rëndë, raportohet që ka qenë edhe një grua shtatzënë dhe gjendja e saj është mjaft e vështirë. /Periskopi/