I dërgoi mesazhe raciste djalit të Boris Becker, dënohet deputeti gjerman

Periskopi.com Lajme

Një deputet gjerman i ekstremit të djathtë u dënua sot për të paguar dëmin dhe interesat ndaj djalit të ish-yllit të tenisit, Boris Becker për postimin e një mesazhi me karakter racist në profilin e tij në ”Twitter”.

”Një gjykatë e Berlinit dënoi deputetin për të paguar 15 000 euro dëme dhe interesa ndaj Noah Becker”, njoftoi avokati i djalit të Becker për revistën ”Der Spiegel”.

Në një mesazh të postuar në rrjetin social në dhjetor 2017, Jens Maier, një ish-magjistrat i zgjedhur deputet i Alternativës për Gjermaninë (AfD), e quajti Noah Becker, pasi gjyshi nga nëna është amerikan me ngjyrë, ”gjysmë zezak i vogël”.

Mesazhi i deputetit erdhi në formën e një komenti pas një interviste të djalit të Boris Becker, i moshës 24 vjeç, ku ky i fundit e quajti Berlinin ”qytet i bardhë”, krahasuar me Londrën apo Parisin. /Periskopin