Klopp ka një pyetje për Boris Johnson

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Liverpool-it i është përgjigjur me sarkazëm deklaratave të qeverisë së Boris Johnson, i cili ka ftuar klubet e Premier League të ndihmojnë kategoritë inferiore.

“Është një situatë e komplikuar, nuk besoj se ekziston vetëm një përgjigje korrekte”, ka thënë tekniku i Të Kuqve.

“Në përgjithësi, ata që janë në një pozicion të privilegjuar duhet të ndihmojnë atë që kanë më pak fat. Por në këtë moment të gjitha klubet janë në një pozicion të vështirë”.

“Të them të drejtën, nuk e kuptoj se si qeveria gjen kohën për t’u marrë me këto probleme. Mendoja se ishin më të zënë me gjëra të tjera”.

“Megjithatë, e kuptoj arsyetimin, skuadrat më të rëndësishme duhet të ndihmojnë kategoritë inferiore. Nëse e themi kështu, jam dakord”.

Johnson ndryshon sloganin kundër pandemisë, nuk është më “Qëndroni në shtëpi”

Periskopi.com Lajme

Boris Johnson është duke u përballur me momentin e së vërtetës përballë krizës së koronavirusit ndërsa është duke përgatitur të ndërmarrë masa lehtësuese kundër rregullave drakoniane që janë në fuqi kundër pandemisë, pavarësisht paralajmërimeve se 100 mijë britanikë mund të humbasin jetën nëse vendimi i tij rezulton të jetë i gabuar.

Në tentativën e parë për t’iu përgjigjur krizës së pandemisë, kryeministri do të përdorë konferencën e sotme për shtyp për të ndërruar dhe sloganin e deritanishëm të përdorur “Qëndroni në shtëpi, mbroni stafin mjekësore, shpëtoni jetë”.

Në vend të saj do të përdoret një parrullë e re “Qëndroni në gatishmëri, kontrolloni virusin dhe shpëtoni jetë”.

Me provat gjithnjë e më shumë që sugjerojnë se virusi përhapet shumë më pak në hapësirat e hapura, kufizimet për të dalë vetëm një herë në ditë në natyrë do të hiqet.

Johnson paraqet ofertën e fundit për BE

Periskopi.com Lajme

Një kompromis i drejtë dhe i arsyeshëm, por edhe një ofertë përfundimtare ishte propozimi zyrtar i kryeministrit Boris Johnson drejtuar BE-së për të kërkuar një marrëveshje mbi Brexit brenda 31 tetorit dhe shmangien e një hipoteze pa marrëveshje.

Johnson paralajmëroi se nëse Brukseli thotë ”jo” për këtë ofertë përfundimtare, qeveria e tij do të ndërpresë negociatat.

“Të lejojmë që Brexit të bëhet, ne mundemi, ne duam që ta realizojmë atë’’, përfundoi kryeministri.

Boris Johnson mund të detyrohet të largohet javën që vjen

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson mund të detyrohet të largohet nga posti javën e ardhshme.

Ligjvënësit e opozitës po tentojnë të bashkojnë forcat për ta zëvendësuar atë me një kryeministër dhe qeveri kalimtare. E gjithë kjo do të bëhet për të siguruar një tjetër shtyrje nga Bashkimi Europian për Brexit.

Zyrtarë të Partisë Kombëtare Skoceze njoftuan se ekziston një mundësi reale që kundër Johnson dhe ekzekutivit të tij të mbahet një mocion votëbesimi javën e ardhshme. Në rast se mocioni aprovohet, ai mund të zëvendësohet nga lideri i laburistëve, Jeremy Corbyn, që do të shërbente si kryeministër për një kohë të shkurtër.

Të gjitha këto përpjekje po bëhen për të shmangur largimin kaotik pa ujdi të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.