Boksieri bullgar që vdiq në ring me shqiptarin po ndeshej me icencë të kushëririt për ta ruajtur rekordin

Periskopi.com Sporti

Është konfirmuar tani se boksieri bullgar që vdiq në ring gjatë meçit me shqiptarin Ardit Murja, në fakt nuk quhet Isus Velichkov por Boris Stanchov.

Pas natës tragjike kur u konfirmua se ai vdiq pas sulmit në zemër, janë zbuluar prapaskenat që rezultuan me katastrofë të vërtetë, raporton Periskopi.

Stanchov për një kohë të gjatë kishte zhvilluar meçe me licencën e kushëririt të tij, Isus Velichkov, pasi nuk dëshironte të kishte humbje në bilancin e tij të rekordeve.

Duke folur për reporterët në Bullgari, Velichkov tha: “Ai ka zhvilluar meçe me licencën time që nga viti 2018. Ai tha se nuk ka problem, trajneri e di.”

Bordi i Drejtorëve të Boksit Profesionist Bullgar tani ka vënë në funksion një ekip për ta zbuluar se si u ndryshuan emrat dhe dokumentet e Stanchovit pa u vënë re. /Periskopi.com/