Haaland absolutisht në flakë, shënon dy gola fantastik në fitoren e Dortmundit

Periskopi.com Sporti

Borussia e Dortmundit dëfreu tifozët e pranishëm (numër i kufizuar) në “Signal Iduna Park” në sfidën përballë Frieburgut, që e fitoi thellë me rezultatin 4-0. Erling Haaland rezultoi sërish vendimtar për verdhezinjtë me një dygolësh dhe asistin e dhënë për golin e fundit, ndërsa në kampin kundërshtar ishte grumbulluar, por nuk luajti qoftë një minutë, futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Amir Abrashi.

Talenti norvegjez shënoi golin që zhbllokoi sfidën pas gjysmë ore lojë, i shërbyer nga Giovanni Reyna, ndërsa në fillim të pjesës së dytë dyfishoi epërsinë Emre Can, pas bashkëpunimit me Reynan. I njëjti futbollist siguroi asistin e tretë dhe të dytin për Haaland në minutën e 66-të, ndërsa në shtesë gjiganti 20-vjeçar (Haaland), edhe pse i kishte të gjitha mundësitë për të shënuar vetë, shërbeu për 22-vjeçarin Passlack, i cili realizoi golin e parë në Bundesligë, për rezultatin përfundimtar 4-0. Në takimet e tjera u arritën këto rezultate:

Gotze braktisë sërish Borussia Dortmundin

Periskopi.com Sporti

Për herë të dytë në karrierën e tij, Mario Gotze vendos të largohet nga klubi i Borussia Dortmund.

Gotze ishte një idhull i tifozerisë së Borussias deri në vitin 2013, kur vendosi të transferohej tek Bayern Munich.

 

 

Tifozët e Dortmundit nuk e falën për këtë veprim dhe kur ai u kthye tek verdhezinjtë  në vitin 2016, ata e pritën me ofendime.

Por kur situate dukej se ishte qetësuar pak, Mario vendos të largohet sërish nga klubi që e “rikthehu në jetë”, pas një dështimi tek skaudra e Bayern Munich.

” E kam menduar për një kohë të gjatë dhe kam vendosur që të ndryshoj klub. Kam angazhuar menaxherin, Reza Fazeli dhe do të shohim çfarë do të na sjell e ardhmja, u shpreh Gotze.

PSG arrin përmbysjen e madhe: Neymar me shokë sigurojnë çerekfinalen duke u ‘tallur’ me Haalandin

Periskopi.com Sporti

Paris Saint-Germaini ka siguruar çerekfinalen e Champions Leagues, pasi mposhti Borussia Dortmundin 2-0, duke përmbysur rezultatin e takimit të parë.

Ndeshja në Gjermani kishte përfunduar 2-1 në favor të nikoqirëve, por PSG tregoi dhëmbët në takimin e dytë duke triumfuar me plot meritë, transmeton Periskopi.

Neymar ishte ai që hapi llogarinë e golave në minutën e 28-të, duke shënuar për 1-0 me kokë pas krosimit në zonë nga Angel Di Maria i cili asistoi nga këndorja.

Braziliani, në formë ironike, pastaj festoi te banka rezervë e skuadrës së tij, duke imituar festimin e Erling Haalandit.

Për epilogun final u përkujdes Juan Bernatt, i cili shënoi në kohën shtesë të pjesës së parë pas asistimit të Sarabias.

Në minutën e 89-të, Dortmundi mbeti me një lojtar më pak në fushë, pas përjashtimit me të kuq direkt të Emre Canit, i cili u soll në mënyrë jo sportive pas një ndërhyrje në Neymarin.

Kështu, PSG arrin përmbysjen e madhe dhe kalon në fazën çerekfinale të kompeticionit më prestigjioz të futbollit në Evropë. /Periskopi.com/

Neymar dridh Dortmundin: Fillon rrugëtimi i përmbysjes, gol fantastik nga braziliani

Periskopi.com Sporti

PSG ka kaluar në epërsi si nikoqir i Borussia Dortmundit, në ndeshjen e dytë të fazës së eleminimit direkt të Champions Leagues.

Takimi i parë ka përfunduar me rezultat 2-1 në favor të gjermanëve në “Induna Park”, transmeton Periskopi.

Neymar ka shënuar në minutën e 28-të, pas një këndoreje, duke u gjendur për mrekulli në zonë, teksa realizoi me kokë.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

 

Një krosim i Hummelsit nga mbrojtja shpartallon krejt skuadrën e Kolnit, Reus shënon me një prekje të thjesht

Periskopi.com Sporti

Mats Hummels ka bërë një asistim brilant për Marco Reusin, në ndeshjen që Borussia Dortmundi është duke e zhvilluar kundër Kolnit.

Qendërmbrojtësi lansoi një krosim të gjatë nga mbrojtja dhe me precizitet të frikshëm gjeti Reusin, i cili realizoi nën këmbët e portierit me një prekje të thjesht për 2-0. Minuta e 29-të.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

 

Rikthim sensacional nga Dortmundi kundër Interit, nga disavantazh 2-0 tani po fiton 3-2

Periskopi.com Sporti

Borussia Dortmundi ka kaluar në epërsi për herë të parë në ndeshjen kundër Interit.

Achraf Hakimi është ai që ka realizuar në minutën e 77’të.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

Interi po i tregon si luhet futbolli Dortmundit midis Gjermanie, shënon edhe golin e dytë

Periskopi.com Sporti

Interi ka shënuar edhe golin e dytë si mysafir i Borussia Dortmundit në ndeshjen e vlefshme për grupet në Champions League në “Signal Induna Park”.

Pasi Lautaro Martinez fillimisht kaloi “Nerazzurrët” në epërsi, Vecino është ai që ka dyfishuar.

Shikoni golin e tij më poshtë. /Periskopi.com/

 

Leo Messi ishte tmerr i vërtetë kundër Dortmundit, publikohen pamje nga paraqitja katastrofale e tij

Periskopi.com Sporti

Lionel Messi ka pasur një sezon frustrues deri tani këtë fushatë.

Sulmuesi argjentinas pësoi një dëmtim në kofshë në fillim të gushtit, gjë që e detyroi atë të mungonte në muajin e parë të fushatës së re, transmeton Periskopi.

Por ai ka punuar shumë të rikthehet në formën më të mirë fizike dhe ai u rikthye kundër Borussia Dortmundit, të martën mbrëma.

Ai e filloi ndeshjen nga banka rezervë, por u inkuadrua në pjesën e dytë.

Lionel Messi struggled to make an impact vs Dortmund

Mirëpo, imapkti i tij ishte minimal.

Përballja u mbyll 0-0 derisa Barcelona dështoi të gjente rrugën prapa krahëve të Roman Burkit.

Tani, një fans ka përpiluar një video të paraqitjes “katastrofale” të Messit, të cilën e ka postuar në Twitter.

Dhe për të qenë të drejtë, është fantastike. /Periskopi.com/

Kjo nuk është parë kurrë më herët: Fansat e Dortmundit mbrëmë bën diçka që thjesht të lë pa frymë

Periskopi.com Sporti

Ka pak klube nëpër botë që duhen universalisht më shumë se Borussia Dortmundi.

Skuadra e Lucien Favres admirohet shumë nga neutralët rreth e qark globit, më së shumti për paraqitjet spektakolare të fansave nga tribuna gjatë ndeshjeve, raporton Periskopi.

“Signal Induna Park” është padyshim amfitetër i futbollit, derisa javë pas jave dhuron paraqitje brilante ku përfshihen rreth 25,000 fansa, që ndryshe njihet si “Muri i Verdhë”.

Borussia Dortmund's famous Yellow Wall put on a show vs Barcelona

Sa herë që një skuadër e madhe viziton Dortmundin, “Muri i Verdhë” shfaqet para fillimit të ndeshjes dhe e njejta gjë ndodhi edhe para përballjes me Barcelonën në Champions League mbrëmë.

Dhe videot e publikuara para ndeshjes e tregojnë spektaklin e jashtëzakonshëm në tribuna.

Vetëm shikoni pamjet e mëposhtme, keni parë ndonjëherë diçka të tillë? /Periskopi.com/