Monchengladbach-Real Madrid, formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Skuadra mbetërore, Real Madrid sonte do të përballet me Borussia Monchengladbach, në kuadër të Ligës së Kampionëve, shkruan Periskopi.

Ekipi i Zizusë në ndeshjen e fundit u mposhtën nga Shakhtar Donetsk dhe sonte janë në kërkim të fitores.

Ndeshja do të fillojë në orën 21:00.

Shihni formacionet.

Image

Image

 

Bayerni me njërën dorë prek titullin, mposht edhe Monchengladbachun

Periskopi.com Sporti

Bayern Munichu ka regjistruar fitore të rëndësishme ndaj Borussia Monchengladbachut (2-1) duke iu afruar akoma më shumë titullit të kampionit në Gjermani.

Skuadra mysafire e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 16-të me anë të Jonas Hofmann, mirëpo goli u anulua për pozitë jashtë loje pas konsultimit të VAR-it.

Të dyja skuadrat vazhduan të ishin të rrezikshme, ndërsa rezultatin e zhbllokuan bavarezët me golin e Joshua Zirkzee (26’) pas gabimit të lojtarëve kundërshtarë.

Mirëpo, në pjesën e parë u shënua edhe një gol për vizitorët dhe kështu u barazua rezultati (37’). Në fakt, ishte një autogol nga Benjamin Pavard, i cili në përpjekje për ta pastruar një harkim e dërgoi topin në rrjetë.

Patrick Herrmann në njërën anë dhe Joshua Kimmich e Serge Gnabry në anën tjetër, u treguan të rrezikshëm në fraksionin e dytë, por jo edhe efektivë.

Mirëpo, kur po zhvilloheshin minutat e fundit të takimit, Pavard asistoi për Leon Goretzka brenda zonës dhe futbollisti i pamarkuar e shënoi golin e fitores për liderin.

Falë këtij triumfi, Bayern Munichu është shtatë pikë përpara Borussia Dortmundit në tabelën e Bundesligas kur kanë mbetur edhe tri javë (nëntë pikë) për t’u zhvilluar. Me fitore në xhiron e ardhshme, Bayerni do të shpallet kampion.

Borussia Monchengladbachu mbetet në zonën evropiane, ndërsa ka konkurrencë nga Bayer Leverkuseni për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

A do t’i japë fund thatësirës pas 11 ndeshjeve – i shumëkritikuari Rashica startues për Werderin sonte

Periskopi.com Sporti

Milot Rashica po kalon nëpër një ecuri të tmerrshme me Werder Bremenin, derisa nuk ka shënuar gol në 11 ndeshje, ndërsa skuadra e tij ka shumë gjasa të përshëndetet nga elita e futbollit gjerman për herë të parë pas një kohe të gjatë këtë fushatë.

Ylli kosovar është kritikuar shumë së fundmi nga akterë të njohur, të cilët janë të bindur se ai nuk po mendon më për skuadrën, por e ka kokën te largimi dhe jeta personale, pasi së fundmi është bërë edhe baba, shrkaun Periskopi.

Sidoqoftë, Werder Bremeni sonte me fillim nga ora 20:30 ndeshet me Borussia Monchengladbachun, dhe Rashica e ka mundësinë e artë t’i japë fund thatësirës pas 11 ndeshjeve duke shënuar, teksa luan nga minuta e parë.

Më poshtë, formacioni zyrtar i Bremenit. /Periskopi.com/

Image

Klubi gjerman nuk pranon të luaj pa tifozë, vjen me ide briliante – ja si po i zëvendëson tifozët

Periskopi.com Sporti

Borussia Mönchengladbach ka ardhur me idenë më brilante që mund ta kishte imagjinuar dikush në këtë kohë pandemie.

Për shkak të koronavirusit, futbolli do të luhet pa tifozë për pjesën e mbetur të sezonit, ndoshta edhe deri në vitin 2021.

Me Bundesligën që startoi sot, Borussia Mönchengladbach është përkujdesur që sado pak të ndjejë shoqërinë e tifozëve të saj në stadium.

Ata kanë vendosur kartonë me fotografi të tifozëve nëpër ulëset e stadiumit dhe me të vërtetë, kjo ide u ka pëlqyer të gjithëve pasi stadiumi duket sikur të jetë i mbushur, sado pak i jep gjallëri hijeshi lojës së futbollist që kurrë s’do të jetë e njëjtë pa tifozë.

Trajneri i Gladbachut, Marco Rose, tha se kjo ide është brilante “i jep jetë stadiumit, nuk i zëvendëson fansat e vërtetë, por është bukur t’i shohësh ato”.

View image on Twitter

Mbi 20 mijë fotografi te fansave janë vendosur dhe do të qëndrojnë aty deri në fundin e sezonit.

Raportohet se tani, ka mundësi që shumë klube të aplikojnë këtë ide, që me të vërtetë është mbresëlënës dhe pritet me padurim takimi për herë të parë javën e ardhshme, pasi këtë xhiro, sot nga ora 18:30, Gladbach luan në udhëtim te Eintracht Frankfurt. /Gazeta Express/

Bundesliga rikthehet së shpejti por përkeqësohet situata me koronavirus: Klubi preket nga pandemia

Periskopi.com Sporti

Borusia Mynshenglabah është klubi i 4-t gjerman që preket nga koronavirusi brenda pak ditësh, teksa raportohet të jetë infektuar një lojtar dhe një fizioterapist i saj.

Bundesliga pritet të rikthehet në datë 15 maj, mirëpo sapo kanë filluar stërvitjet e para janë vënë re disa infektime brenda skuadrave. 3 klubet gjermane të tjera të prekura nga virusi janë Kolni, Dinamo Dresden dhe Erzegebirge Aue.

bundesliga

Nuk bëhet i ditur emri i të infektuarve në radhët e Mynshengladbah, por lajmi që futbollisti dhe fizioterapisti rezultuan pozitiv është konfirmuar nga “Rheinische Post”.

Në këtë mënyrë, numri total i të infektuarve në 2 kategoritë kryesore gjermane ka shkuar në 13, nga të cilët 3 i përkasin Kolnit.

Borussia M’Gladbach ka gjetur zgjidhje brilante për stadiumin e zbrazët gjatë ndeshjeve

Periskopi.com Sporti

Bundesliga gjermane është në mesin e ligave që po mendon rikthimin për të vazhduar sezonin 2019/2020.

Nëse ajo bëhet, sigurisht që ndeshjet do të luhen pa tifozë, derisa të kalojë pandemia e koronavirusit, ose të zbulohet vaksina shëruese.

Një ndeshje futbolli pa tifozë, duket e pakuptimtë, por kjo është situata dhe duhet pranuar.

Por, për t’i dhënë ngjyra stadiumit, është përkujdes Borussia Monchengladbach.

Kjo skuadër në marrëveshje me tifozët do të përdor përkohësisht forma kartoni dhe fotografi të tifozëve të kanë pasur bileta, të cilat do të vendosen në ulëset e stadiumit, për të zvogëluar ndikimin negativ të një stadiumi të zbrazët.

Borussia Monchengladbach pas 25 xhirove në Bundesligë renditet në vendin e katërt, me gjashtë pikë më pak se liderët e Bayern Munich.

Bayernin po e mposht kujt po i teket, kësaj radhe pëson humbje të dhimbshme në kohën shtesë nga Monchengladbachu

Periskopi.com Sporti

Borussia Monchengladbach ka shokuar Bayern Munchenin duke e mundur falë një penalltie në minutën e 92-të.

Bensebaini shënoi golin e fitore në këtë duel, duke i siguruar tre pikë Monchengladbachit.

I njëjti futbollist kishte shënuar edhe golin e parë.

Në fakt, Perisic kishte kaluar në epërsi Bayernin, ndërsa rezultatin më pas u përmbyllsë nga vendasit.

Me fitore, Monchengladbach tashmë gjendet në pozitën e parë në tabelë me 31 pikë, kurse Bayern, gjendet në pozitën e gjashtë me 24 pikë pas 13 xhirosh.

Njëherit, kjo ishte edhe humbja e katërt në kampionat e bavarezëve këtë fushatë. /Periskopi.com/

Përfundim sensacional i ndeshjes Borussia Monchengladbach – Roma

Periskopi.com Sporti

Borussia Monchengladbach ka mposhtur si nikoqire Romën me rezultat 2-1, të enjten mbrëma, në kuadër të Grupit J në Europa League.

Fazio fillimisht kaloi vendësit në epërsi duke shënuar autogol në minutën e 29-të, raporton Periskopi.

Mirëpo, i njejti lojtar shpagoi veten duke barazuar rezultatin në minutën e 64-t.

Në minutën e pestë të shtesës, Thuram u përkujdes për një përfundim sensacional të takimit derisa shënoi për t’i dërguar në ekstazë të pranishmit.

Kjo fitore e gjermanëve komplikon gjërat për Romën, e cila tani pozicionohet në vendin e tretë me pesë pikë, aq sa ka edhe Monchengladbach në të dytin, derisa Basaksehiri kryeson në Grupin J me shtatë pikë. /Periskopi.com/

Ish mesfushori i Manchester Utd thumbon Xhakën: Ai është një lojtar i rremë

Periskopi.com Sporti

Ish mbrojtësi i Manchester United Phil Neville ka dhënë një deklaratë të ashpër në drejtim të mesfushorit të Arsenalit, Granit Xhaka, duke e quajtur atë si lojtar “falsifikator”.

25-vjeçari Xhaka ka pasur dy sezone frustruese për Arsenalin pas transferimit nga Borussia Monchengladbach në vitin 2016.

Mesfushori i lindur në Basel ka qenë çelësi kyç në progresin e Zvicrës në 1/8 final, pas fitores 2-1 ndaj Serbisë, e cila ishte vendimtare në kualifikimin e fazës eliminatore, raportoi “Squawka”, transmeton Periskopi.

Megjithatë, Xhaka me shokët e tij kanë humbur 1-0 nga Suedia – e vlefshme e fazës së çerekfinaleve.

“Ai i lejon lojtarët që të kalojnë lehtësisht kur ai është një mesfushor qendror. Ai është i rremë”, tha Neville.

Mesfushori zviceran nuk ka pasur një ndikim të rëndësishëm në mesfushën e Gunners.

25-vjeçari do të shpresojë që emërimi i Unai Emery në krye të Arsenalit do të nxisë një shtysë të re për të shkëlqyer në sezonin e ardhshëm./Periskopi/

Gjigandi gjerman bëhet me trajner të ri

Borussia Monchengladbach ka gjetur zëvendësuesin e Andre Schubert.

Periskopi.com Sporti

Dieter Hecking do të jetë trajner i ri i Gladbachut. Ky lajm është bërë i ditur nga vetë klubi gjerman që përmes një njoftimi ka zyrtarizuar marrëveshjen me Hecking deri në vitin 2019.

Si rrjedhojë e rezultateve të dobëta, Gladbach kishte vendosur që të shkarkonte trajnerin Schubert, pasi që në 11 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, ata kanë realizuar vetëm një fitore, transmeton KosovaPress.

“Duam të nisim një cikël të ri dhe duke u nisur nga ngjarjet e javëve të fundit, Dieter Hecking është njeriu i duhur për të na kthyer në rrugë të mbarë”, ka deklaruar drejtori sportiv, Max Eberl.

Hecking 53-vjeçar, ka qenë i papunë që nga muaji tetor, prejse ishte shkarkuar nga stoli i Wolfsburg.

 

 

Borussia Monchengladbach nderon Granit Xhaka (Foto/Video)

Skuadra gjermane, Borussia Monchengladbach ka nderuar futbollistin zviceran me origjinë shqiptare, Granit Xhaka.

Periskopi.com Sporti

Granit Xhaka këtë sezon u largua nga skuadra gjermane për t’u transferuar në futbollin anglez, përkatësisht në Arsenal.

Drejtuesit e klubit gjerman kanë vendosur të nderojnë ish kapitenin e tyre, për kontributin e tij që e kishte dhënë gjatë pesë viteve sa ishte pjesë e tyre, transmeton Periskopi.com

xhaka-gladbach
Granit Xhaka duke pranuar mirënjohjen nga ish klubi i tij

 

Graniti për Monchengladbach ishte paraqitur në 140 ndeshje duke shënuar nëntë gola. /Periskopi/

Barcelona poker ndaj Borussia Monchengladbach (Video)

Barcelona e ka mbyllur fazën e grupeve me fitore ndaj Borussia Monchengladbach me rezultat të pastër 4-0.

Periskopi.com Sporti

Barcelona filloi takimin në mënyrën më të mirë duke shënuar golin e parë qysh në minutën e 16’ me anë të kapitenit të tyre Lionel Messi, i cili shënoi golin e dhjetë në këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

messiii
Lionel Messi, Fc Barcelona

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat minimal të katalunasve edhe pse kishte raste për të dyfishuar.

Skuadra e Luis Enriques ashtu si e filloi pjesën e parë e filloi edhe të dytën vetëm pas pesë minuta lojë shënuan goli e  dytë përmes turkut Arda Turan.

arda
Arda Turan, Fc Barcelona

Turan shënoi edhe golin e tij të dytë dhe të tretin për Barcelonën në minutën e 53’ pas një asistimi të Denis Suarez.

Mesfushori turk e kompletoi hat-trickun e tij në minutën e 67’ për rezultatin 4-0.

Barcelona pas kësaj fitore e fiton grupin C si lidere me 15 pikë me vetëm një humbjë ndërsa Borussia Monchengladbach do të vazhdojë në Europa Ligë pasi përfundoi në pozitën e tretë me pesë pikë. /Periskopi/

https://www.youtube.com/watch?v=uvBU2AhRREI

 

Barcelona shënon edhe golin e tretë (Video)

Barcelona ka filluar pjesën e dytë furishëm duke shënuar edhe dy gola.

Periskopi.com Sporti

Golat i shënoi turku Arda Turan. /Periskopi/

Barcelona fillon furishëm takimin ndaj Borussia Monchengladbach (Video)

Barcelona ka kaluar në epërsi ndaj Borussia Monchengladbach në Ligën e Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Realizator ishte Lionel Messi (’16), i cili shënoi pas asistimit të Arda Turan.

https://www.youtube.com/watch?v=-3gyZxaXF10

Formacionet zyrtare: Barcelona-Borussia Monchengladbach

Barcelona e pret në Nou Camp skuadrën skoceze sa për të zhvilluar ndeshjen, pasi veq ka siguruar kalimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Barcelona hynë në ndeshjen e fundit të fazes së grupeve me komoditet pasi ka siguruar kualifikimin për më tej. Nga ana tjetër, Monchengladbach duhet të luftojë për një vend në Europa League.

Këto janë formacionet zyrtare:

Barcelona: Cillessen – Aleix Vidal, Mascherano, Umtiti, Digne – Denis, Andre Gomes, Iniesta – Messi, Alcácer, Arda Turan.

Borussia Monchegladbach: Sommer, Christensen, Vestergaard, Jantschke, Elvedi, Korb, Strobl, Dahoud, Schulz, Hazard, Hahn.

Manchester City shënon përmes Silva për të barazuar (Video)

Skuadra angleze ka arritur të barazojë rezultatin në fund të pjesës së parë.

Periskopi.com Sporti

David Silva ka shënuar në kohën shtesë të pjesës së parë për të barazuar rezultatin. /Periskopi.com/

https://www.youtube.com/watch?v=QCg3OO4m-lE

Gladbachu tronditë Manchester City (Video)

Borussia Monchengladbachu ka realizuar golin e parë ndaj Cityt.

Periskopi.com Sporti

Shënues është sulmuesi Raffael ku u  asistua nga Stindl. /Periskopi.com/

https://www.youtube.com/watch?v=MrisG2lasao

Formacionet zyrtare : Borussia Munchengladbach-Manchester City

Borussia Munchengladbach e pret sonte Manchester City në xhiron e pestë të Ligës së Kampionëve në ndeshjen e vlefshme të grupit C.

Periskopi.com Sporti

Skuadra gjermane do të mundohet të nxjerrë rezultat pozitiv dhe të mbetet në luftë për pozitën 2 dhe 3 ndërsa skuadra angleze do të kërkojë të sigurojë sonte kualifikim për në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Borussia renditen e treta me 4 pikë kurse ‘qytetarët’ në pozitën e dytë me 7 pikë.

Formacionet zyrtare janë këto:

Borussia Munchengladbach: Sommer; Jantschke, Elvedi, Christensen, Wendt; Strobl, Dahoud; Traoré, Stindl, Johnson; Raffael.

Manchester City: Bravo;  Kolarov, Stones, Otamendi; Fernandinho, Gundogan; Navas, De Bruyne, Silva, Sterling; Agüero. /Periskopi.com/

Gladbach ia kthen ‘borxhin’ Celtic

Tifozët e Borussia Monchengladbach janë tallur me tifozët e klubit skocez pak para ndeshjes së tyrë në Ligën e Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve mes këtyre klubeve dy javë më parë tifozët e Celticut ishin shprehur se po e kanë të vështirë të shqiptojnë emrin Borussia Monchengladbach dhe në vend të emrit kishin shkruar vetëm “Një ekip gjerman”.

Tifozët e klubit gjerman ia kanë rikthyer ‘borxhin’ tifozëve skocez. /Periskopi.com

celtit

Chelsea mund ta rikthejë Hazardin në skuadër

Chelsea mund të rikthejë në skuadër mesfushorin e Borussia Monchengladbach, Thorgan Hazard.

Periskopi.com Sporti

23-vjeçari është pjesë e skuadrës gjermane nga viti 2014, ndërsa aktualisht po kalon nëpër një formë të lartë.

Kjo ka shtyrë drejtuesit e londinezëve të shqyrtojnë mundësinë e rikthimit të tij në Stamford Bridge.

Të kaltërit e Londrës mund ta rikthejnë atë në skuadër për 15 milionë euro.

Chelsea e kishte transferuar Thorgan Hazardin në vitin 2012 nga Lensi, mirëpo nuk kishte arritur të gjente vend në formacionin e të kaltërve.

hazard/Periskopi.com