Pahor dhe Mogherini flasin se si duhet të bëhet zgjidhja për Kosovën

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, kanë thënë se zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të bëhet në baza etnike.

Në një takim që kanë pasur sot në Bruksel, Pahor ka thënë se procesi duhet të menaxhohet politikisht gjatë gjithë kohës dhe në kontroll të komunitetit ndërkombëtar.

Pahor është i kënaqur për të ndarë këtë qëndrim me Mogherinin sepse mendon se zgjidhja duhet të bëhet pas këtyre viteve të stagnimit.

 

Vuçiq shtron darkë për Pahorin: U bënë 70 ditë që kur na është vendosur taksa nga Kosova

Periskopi.com Lajme

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka shtruar darkë në nder të presidentit slloven, Borut Pahor, përcjell Periskopi.

Në darkë kanë qenë të ftuar edhe ministra nga të dyja vendet, Serbia dhe Sllovenia, me arsye të ‘thellimit të bashkëpunimit të mëtutjeshëm mes të dyja vendeve’.

Vuçiq mori fjalën për ta falënderuar Pahorin për miqësinë dhe bashkëpunimin me Serbinë, duke iu drejtuar si ‘i respektuar president, mik i dashur, i respektuari Borut”.

Në fjalën e tij, Vuçiq ka përmendur edhe taksën që ka vendosur Kosova ndaj mallrave serbe.

“Është e vështirë të gjeni një vend si Serbia, e cila ende po shtyn përpara zhvillimin ekonomik dhe e cila është nën një presion të madh për të zgjidhur çështjet me Prishtinën. Të mos harrojmë, kanë kaluar 70 ditë që kur na janë vendosur masat 100 për qind ndaj mallrave tona, kundër marrëveshjes së CEFTA’s dhe kundër të gjitha rregullave evropiane por ne duam të tregojmë se jemi partner me të gjithë ata që janë partner me Serbinë”, ka thënë Vuçiq./Periskopi/

 

 

 

Presidenti slloven Pahor, flet në Beograd për idenë e korrigjimit të kufijve

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor po e zhvillon një vizitë zyrtare në Serbi, transmeton Koha.net.

Ai, siç përcjell FoNet, pas takimit me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiqit ka folur rreth asaj që po quhet “ide për korrigjimin e kufijve ndërmjet Serbisë e Kosovës” si mënyrë për t’u zgjidhur kontesti ndërmjet dy vendeve .

“Zgjidhja e problemeve ndërmjet Serbisë e Kosovës përmes korrigjimit të kufijve kërkon shumë mençuri, shumë përkushtim ndaj zgjidhjes paqësore dhe shumë besim të shteteve të tjera, sepse ai është proces që nuk bën t’iu sjellë dëm vendeve të tjera në rajon”, citon FoNet të ketë thënë Pahor, transmeton Koah.net.

Ai këtë ide e ka quajtur të guximshme.

“Nuk do ta kisha hedhur poshtë, por do të kisha qenë shumë i kujdesshëm“, ka thënë në fund Pahor.

 

Dy mesazhet e presidentit slloven për Kosovën dhe Serbinë

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, beson se anëtarët e ardhshëm të BE-së duhet të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre dypalëshe para pranimit.

Ai për Die Presse të Vjenës, me rastin e toneve optimiste që mund të dëgjohen në Forumin Evropian në Alpbach lidhur me dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, tha se ky optimizëm është i nevojshëm.

“Ka probleme dhe ato kërkojnë një qasje gjithëpërfshirëse dhe të durueshme”, tha Pahor.

Ai e konsideron qasjen e drejtë të BE-së ndaj vendeve për të zgjidhur mosmarrëveshjet dypalëshe përpara integrimit.

“Kam dy mesazhe për vendet e rajonit, e para është se problemet me fqinjët duhet të zgjidhen, e dyta është se është e nevojshme të respektohet marrëveshja,” shpjegoi ai.

 

Përqafimet e famshme të Kolindës, radha i vije edhe këtij presidenti (Foto)

Periskopi.com Fun

Përqafimet e Presidentes kroate në Moskë pas finales Kroacia- Franca tashmë janë bërë hit në mbarë botën.

Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor ka dashur të tregojë se edhe ai ka pasur rastin të përqafohet me homologen e tij.

Në rrjetin social twitter, ai ka nxjerrë një foto nga arkiva, ku ka shkruar ” Objem” që në shqip i bie ” Përqafimi”.