Grabar Kitarovic kritikon Bosnjën nga Izraeli: Kontrollohet nga islami militant

Periskopi.com Lajme

Bosnje e Hercegovina kontrollohet nga islami militant, i cili është dominues në përcaktimin e agjendave, ka thënë presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq, gjatë vizitës në Izrael.

Bosnje e Hercegovina është shumë e paqëndrueshme, dhe në disa aspekte udhëhiqet nga njerëz që kanë lidhje me Iranin dhe organizatat terroriste”, deklaroi presidentja kroate, pas takimit me presidentin e Izraelit, Reuven Rivlin.

Menjëherë pas kësaj deklarate, reaguan anëtarët e presidencës trepalëshe të Bosnje e Hercegovinës, Zhelko Komshiq dhe Shefik Xhaferoviq, të cilët theksuan se presidentja kroate bën pretendime pa asnjë fakt.

Në takimin mes presidentes kroate dhe homologut të saj izraelit, është diskutuar edhe për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe luftimit të terrorizmit, shkruan The Jerusalem Post.

Kitaroviq vuri në dukje, se vendi i saj po vuan nga një problem migrantësh, që nuk është krejtësisht si ai i pjesës më të madhe të Evropës. Ajo bëri dallimin midis migrantëve dhe refugjatëve, duke thënë se ndërsa Kroacia ishte e gatshme të jepte azil për refugjatët, migrantët; që kërkojnë një mënyrë jetese të përmirësuar nuk duhet të jenë në kundërshtim me kufijtë ndërkombëtarë.

Presidenti Rivlin e ftoi Kitaroviqin që të kthehej në fund të janarit 2020 në Izrael, ku ai do të ishte nikoqir i liderëve botërorë për të përkujtuar 75 vjetorin e çlirimit të Aushvicit. Ai i tha se Izraeli dhe Kroacia po shikojnë drejt të ardhmes pa e harruar të kaluarën.

Erdogan në Bosnjë: M’i jepni gylenistët, mos i rrezikoni raportet me Turqinë

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Turqisë, Recep Tayiip Erdogan i cili po qëndron në Sarajevë ku po merr pjesë në Samitin e SEECP bashkë më vendet e rajonit, e të cilin po e bojkoton Kosova për shkak të trajtimit jo të barabartë, ka kërkuar që Bosnja e Hercegovina t’i dorëzojë shtetasit turq.

Erdogan i cili po përballet me telashe brenda partisë së tij AKP për shkak të dorëheqjeve të zyrtarëve të lartë, po vazhdon të merret me çështjen e gylenistëve.

Ai këtë e ka bërë në Sarajevë ku ka kërkuar t’i dorëzohen shtetasit turq të njohur si gylenistë, të cilët ai i sheh si fajtorë për puçin ushtarak të vitit 2016.

“Shpresoj se nuk do t’i rrezikoni raportet me Turqinë për shkak të Lëvizjes Feto” u ka thënë Erdogan anëtarëve të Presidencës boshnjake.

“Personalisht do të kujdesem që të zgjidhet ky problem” ka premtuar Milorad Dodik.

Ndërsa, anëtari boshnjak i Presidencës Sefik Dzaferovic ka thënë se Bosnja e Hercegovina nuk do të lejojë që të cenohen raportet me Turqinë dhe se gjithçka do të zgjidhet në përputhje me ligjet boshnjake dhe turke.

Por, sipas mediave të rajonit Erdogan është shfaqur i pakënaqur me bashkëpunimin rreth këtyre çështjeve.

Në vitin 2018 Kosova i kishte bashkëpunuar me autoritet turke duke ia dorëzuar 6 shtetas turq Ankarasë pa përfillur asnjë procedurë ligjore. Në kidnapimin e shtetasve turq kishte marrë pjesë AKI ndërkohë që shërbimi sekret turk kishte dërguar një aeroplan për këtë.

Gjashtë muaj nga vendosja e taksës, Bosnja e Hercegovina eksporton 27 milionë euro më pak në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Eksporti i mallrave nga Bosnja e Hercegovina në drejtim të Kosovës në gjashtë muajt e fundit krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak ka rënë për 27 milionë euro.

Kështu ka thënë ministri boshnjak për Tregti të Jashtme dhe Lidhje Ekonomike, Mirko Sharoviq.

Ai për Vijesti.ba ka treguar se nga vendosja e tarifës 100 për qind, ekonomia boshnjake është dëmtuar dukshëm.

“Kjo mund të shihet nëse marrim për shembull katër muajt e parë të vitit 2019, kur kemi eksportuar produkte me vlerë 500 mijë euro, ndërsa në katër muajt e parë të 2018 kemi eksportuar mallra me vlerë 20 milionë euro”, ka thënë ai, përcjell Telegrafi.

Sipas Sharoviq, nëse tarifa 100 për qind nuk largohet deri më 1 korrik, atëherë kur do të mbahet samiti i udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor në Paris, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia do të marrin në konsideratë futjen e modeleve të ndryshme të kundërmasave.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës më 21 nëntor kishte marr vendim që t’iu vendoset tarifa doganore prej 100 për qind, mallrave që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Bosnja merr masa për të parandaluar “krizën” e migrantëve

Periskopi.com Lajme

Bosnja ka nisur marrjen e masave për të parandaluar atë që Kombet e Bashkuara kanë palajmëruar se mund të kthehet në “krizë humanitare” për mijëra migrantë, të cilët pavarësisht uljes së temepraturave kanë vazhduar të jetojnë në ambient të jashtëm duke shpresuar se do të mund të depërtojnë në vendet e Bashkimit Evropian.

Policia boshnjake ka thënë më 30 tetor se ata kanë dërguar me autobusë dhjetëra migrantë që kanë jetuar në kufi me Kroacinë, në një qendër të migrantëve në veriperëndim të Bosnjës.

Bosnja është kthyer këtë vit në territorin kryesor të rrugëtimit të migrantëve në synimin e tyre për të arritur BE-në, kryesisht nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika. Autoritetet boshnjake kanë thënë se 20,000 persona nga Iraku, Irani, Siria, Pakistani, Afganistani dhe vende të tjera kanë udhëtuar në territorin e Bosnjës këtë vit.

Mirëpo Bosnja, shtet që përballet me probleme ekonomike dhe politike nuk ka pasur shumë interesim për të mirëpritur këta vizitorë. Bashkimi Evropian i ka ofruar ndihmë këtij shteti për t’u përballur me fluksin e migrantëve, megjithatë, Bosnja ka qenë e ngadalshme në hapjen e qendrave të pranimit.

Në anën tjetër shumë migrantë kanë treguar se kanë udhëtuar me vite të tëra me synimin për të arritur në vendet e BE-së. Mohsin, 27 vjeçar nga Pakistani, i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP se është duke planifikuar të largohet nga qyteti Bihaq, duke shpresuar se do të arrijë në Itali para se të afrohet dimri.

“Kam tentuar tri herë, por nuk kam pasur fat. Më kanë zënë dy herë në Kroaci dhe herën e fundit në Slloveni, pas shtatë ditësh që kam ecur në këmbë”, ka thënë ai.

Në këtë qytet është raportuar se rreth 200 migrantë kanë arritur në baza ditore, çka ka rezultuar me rritje të tensioneve nga ana e banorëve lokalë. Policia e këtij shteti ka njoftuar javën e kaluar se nuk do të lejojë më shumë persona në veriperëndim të Bosnjës, duke dërguar të paktën 700 persona në Sarajevë.

 

Dodik i zhgënjyer shumë, Bosnja ia ndaloi hyrjen shkrimtarit rus

Periskopi.com Lajme

Autoritetet në Bosnjë dhe Hercegovinë i kanë ndaluar hyrjen në këtë shtet shkrimtarit rus, Zakhar Prilepin, duke shkaktuar zemërim te liderët e serbëve të Bosnjës dhe ambasada ruse në Sarajevë.

Në një deklaratë të lëshuar më 23 gusht, ambasada ka shprehur “shqetësim dhe zhgënjim” pasi Prilepin është kthyer nga kufiri në mes të Serbisë dhe Bosnjës, duke kërkuar sqarim nga ministria e Jashtme e Bosnjës.

Lideri i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik ka thënë se ndalimi i Prilepinit është i “turpshëm dhe i drejtuar kundër miqve të Republikës Serbe të Bosnjës”, që banohet me shumicë serbe.

Prilepin kishte planifikuar të merrte pjesë në një ngjarje të letërsisë më 24 gusht në Banja Llukë.

Ai i ka thënë agjencisë ruse të lajmeve, Sputnik se kur ka tentuar të hyjë në kufi, atij i është prezantuar një dokument në të cilin thuhej se atij i është ndaluar hyrja në Bosnjë sepse “përbën kërcënim për sigurinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare” në këtë shtet.

Prilepin është i lidhur me separatistët e mbështetur nga Rusia që luftojnë kundër forcave qeveritare në lindje të Ukrainës.

Shkrimtari rus ka thënë se ai mendon që ndalesa mund të jetë lidhur me përfshirjen e tij në konfliktin e vazhdueshëm në rajonet ukrainase, Donetsk dhe Luhansk.

Luftimet në këtë pjesë të Ukrainës kanë lënë të vdekur më shumë se 10,300 persona prej kur ka nisur konflikti më 2014.

 

Dodik: Bosnja nuk do të mbijetojë, myslimanët janë gjithçka këtu

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Republikës Serbe, Millorad Dodik, ka thënë se ky vend ka të gjitha elementet e shtetësisë: territorin, popullësinë, qeverinë efikase si dhe respekton rregullat rajonale dhe ndërkombëtare.

“Pa ndihmën nga të gjitha anët, ne natyrisht nuk mund të funksionojmë, ashtu si nuk mund të funksionojë as Bosnja e Hercegovina. Nëse hipotetikisht Republika Serbe do të pranohej ndërkombëtarisht, do të mund të mbijetonim, në të kundërtën do të jetë e pamundur. Në të kundërtën, do të jemi një storie e dështuar brenda Bosnjës”, ka thënë ai, transmeton Periskopi.

Ai ka thënë se as Bosnja dhe Hercegovina nuk do të mund të mbijetojë si shtet.

Ai ka thënë se nuk ka asnjë marrëdhënie të mirë mes autoriteteve të Bosnjës dhe Republikës Srpska.

“E vetmja gjë e sinqertë është se dëshirojmë të ndahemi, të krijojmë entitetet tona dhe të bashkëpunojmë me vendet tjera. Ky është varianti më i mundshëm.

Ai ka thënë se serbët në Bosnjë po ‘paguajnë çmim’ të padrejtë. Thotë se të gjithë ata që kanë kryer krime, duhet të trajtohen njësoj para drejtësisë ndërkombëtare.

“Pse Slobodal Millosheviqi është sulmuar dhe propaganduar nga fuqitë e mëdha, se serbët si një komb i madh, duhet t’u japing të drejta të tjerëve, tani ata po bëjnë të njëjtën gjë më myslimanët në Sarajevë. Ata mendojnë se myslimanët duhet ta kenë ‘tapinë’ e Bosnjë e Hercegovinës dhe nuk kanë nevojë ta respektojnë askënd. Ndërkohë, paralel me këtë na kërkohet të jetojmë në paqe , por nuk mendoj se kjo do të vazhdojë gjatë”, ka thënë ai./Periskopi./

 

 

MPJ: Bosnja dhe Hercegovina nuk duhet ta ngatërrojë sportin me politikën

Periskopi.com Lajme

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës shpreh keqardhje të thellë për vonesat e paarsyeshme, të stërgjatura dhe vështirësitë sistematike të procedurave të pajisjes me viza për anëtarët e Përfaqësueses U16 të Kosovës në Kampionatin Evropian FIBA –U16, që do të mbahet në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës nga data 9 deri më datën 18 gusht 2018, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Kosova është bërë anëtare e plotë dhe me të drejta të barabarta e Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit tash e më shumë se tre vjet, andaj tentimi për të vënë pengesa politike me qëllimin e dukshëm për të rrezikuar pjesëmarrjen e Përfaqësueses së Republikës së Kosovës në këtë ngjarje sportive deri në momentet e fundit jo vetëm që shkel parimin bazë evropian të lirisë së lëvizjes, por edhe rregullat e vet organizatës, gjë për të cilën ne do të kërkojmë përgjegjësi”, thuhet në komunikatën e MPJ-së.

Ushtrimi i presionit psikologjik disa ditor ndaj Përfaqësueses së Kosovës në lidhje me këto pengesa, përderisa ata sot është dashur, që të zhvillojnë stërvitjen e tyre në Sarajevë para përballjes në ndeshjen e parë kundër Bosnjë dhe Hercegovinës nesër është dashakeqëse dhe jo-sportive.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës i rikujton Bosnje dhe Hercegovinës se përkundër qëndrimeve politike përfaqësuesit e Republikës së Kosovës në sport kanë marrë pjesë, janë respektuar dhe nderuar me simbolet dhe flamurin e tyre shtetërorë edhe nga autoritetet shtetërore dhe përfaqësuesit e Federatës Ruse.

Ministria e Punëve të Jashtme thërret Bashkimin Evropian dhe shtetet aleate dhe partnere, që të reagojnë urgjentisht në lidhje më këtë çështje.

Nis aplikimi i masave mbrojtëse për qumështin e importuar nga Bosnja

Periskopi.com Lajme

Dogana e Kosovës ka filluar aplikimin e vendimin për masa mbrojtëse për qumështin e importuar nga Bosnja e Hercegovina.

Aplikimi i vendimit nga Dogana ka ndodhur pasi një vendim për masa mbrojtëse është marr martën edhe në mbledhjen Qeverisë së Kosovës.

Aplikimin e vendimit për masa mbrojtëse për qumështin e ka konfirmuar zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, transmeton kp.

“Pas marrjes së vendimit edhe nga Qeveria e Kosovës, për masa mbrojtëse për qumështin e importuar nga Bosnja e Hercegovina, Dogana e Kosovës, ka filluar aplikimin e tij, që nga e mërkura”, ka konfirmuar Stavileci.

Sipas statistikave Kosova brenda një vitit importon rreth 9 milionë litra qumësht nga Bosnja e Hercegovina në vlerë rreth 6 milionë euro. Vetëm në gashtë mujorin e parë të këtij viti, nga Bosnja e Hercegovina janë importuar 4 milionë e 400 mijë litra qumësht në vlerë prej 2 milionë e 500 mijë euro.

Zyra e Kryeministrit, ka njoftuar se vendimi për masa mbrojtëse për qumështin, do të filloi të aplikohet menjëherë. “Në mbledhje është aprovuar edhe vendimi për zbatimin e vendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për masa të përkohshme mbrojtëse në importin e pemëve dhe perimeve vendore dhe për importin e qumështit me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina. Vendimet do të fillojnë së aplikuari nga dita e miratimit të tyre nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, është thënë në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit për media.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani, ka thënë se me marrjen e vendimit nga Qeveria e Kosovës, do të mbrohen prodhuesit e vendit.

“Prodhuesit e qumështit dhe kultivuesit e pemëve dhe perimeve më nuk do të shqetësohen nga konkurrenca e padrejtë që u bëhet nga importi. Sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës u dha drita jeshile që dy vendimet për masat mbrojtëse për qumështin që importohet nga Bosnja dhe Hercegovina dhe për pemët dhe perimet që hyjnë në Kosovë, nga e mërkura të zbatohen nga Dogana e Kosovës”, ka thënë Bajrami.

Ai ka siguruar prodhuesit vendor, se do t’i mbrojmë në çdo rast këta prodhues sipas ligjit. “Të dashur qytetarë ndihmojeni edhe ju Kosovën, ndihmoni prodhuesit vendor. Sepse duke u dhënë përparësi prodhimeve tona ne ndihmojmë zhvillimin e ekonomisë së Kosovës”, ka thënë ministri i MTI-së, Bajram Hasani.

Ndërkaq qumështarë dhe drejtues të shoqatave të qumështarëve kanë thënë se industria e qumështit vendorë është duke u rrezikuar nga qumështi i importuar pasi që shpesh sipas tyre është shitur nën koston e tregut.

Kurse, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) kishte njoftuar më 16 prill, se vendimi për masa mbrojtëse për qumështin është bazuar në kompetencat ligjore në pajtim me nenin 1 dhe paragrafin 1, të nenit 2, të Ligjit nr. 041/L-047, si dhe dispozitat përkatëse të Marrëveshjes së CEFTA-s.

“Vendimi ka ardhur pas një hetimi që është konstatuar se importi nga Bosnja dhe Hercegovina është rritur mbi masën 20 për qind dhe ka ndikuar në dëmtimin e produkteve vendore për faktin se importi i produkteve të qumështit nga Bosnja dhe Hercegovina është me çmim të ulët i cili është nën koston e prodhimeve vendore të qumështit”, kishte njoftuar MTI.

Siç parashihet në nenin 8 të Ligjit për Masat Mbrojtëse në Importe, ka bazë të mjaftueshme për të përcaktuar se rritja e importit, si dhe kushtet në të cilat kryhet ky import, kërcënon që t’u shkaktojë, sipas MTI-së dëme serioze prodhuesve vendorë të produkteve të ngjashme.

Masat mbrojtëse sipas vendimit të MTI-së prekin mijëra prodhues dhe përpunues të qumështit që operojnë në tregun e Kosovës. “Kjo masë mbrojtëse afekton rreth 3 mijë bujq fermerë që kanë ferma me nga 5 e deri 250 lopë dhe mbi 30 përpunues të qumështit”, theksonte njoftimi i MTI-së.