Ja ku mund ta votoni golin më të mirë të Botërorit, aty është edhe goli i Januzajt

Periskopi.com Botërori 2018

Kampionati Botëror Rusia 2018 tani cilësohet si njëri ndër më të mirët të mbajtur ndonjëherë. Ky Botëror ka dhuruar emocione, pasion dhe entuziazëm për adhuruesit e futbollit kudo në botë. Në këtë Botëror ka pasur mjaft momente dhe gola të bukur.

FIFA e ka dhënë një mundësi për të gjithë ata që dëshirojnë ta votojnë golin më të bukur të këtij Botërori që përfundoi me Francën kampione, e cila e mposhti Kroacinë në finale me rezultatin 4-2, shkruan Express.

Votimi është shumë i thjeshtë, në postimin e FIFA-së në Twitter është linku për ta votuar golin më të mirë, në garë janë 18 gola prej tyre edhe goli i Adnan Januzajt, të cilin e shënoi në ndeshjen kundër Anglisë.

Afati për të votuar është deri më 23 korrik.

Më poshtë mund ta shihni linkun dhe mundësinë për të votuar:

Fotografitë e presidentes kroate nga finalja e Botërorit, që do të mbahen mend gjatë

Periskopi.com Galeria

E veshur me fanellën e ekipit kombëtar ajo ndoqi nga afër ndeshjen në mes të Kroacisë dhe Francës.

Me gjithë humbjen, presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviç u pa e buzëqeshur.

Shiu nuk e ndali atë, që të përqafonte secilin lojtarë nga të dyja ekipet para se ata të merrnin medaljet përkatëse.

Gjithë kjo bëri, që ajo të mbahet gjatë në mendjet e tifozëve të futbollit.

Franca mposhti Kroacinë 4:2 për të fituar Botërorin për herë të dytë në histori.

Premtimi i çmendur i Rakitiçit, nëse Kroacia fiton Kupën e Botës

Periskopi.com Botërori 2018

Ivan Rakitiç ka bërë shaka, se trofeun do ta bëjë tatuazh në ballin e tij, nëse Kroacia do të fitojë Kupën e Botës. Kombëtarja ballkanase do të përballet të dielën me Francën, në finalen e parë të saj në një Botëror, në Moskë. Rakitiç ka qenë një nga lojtarët e spikatur për ekipin e Zlatko Dalic, së bashku me partnerin e mesfushës, Luka Modriç.

Dhe Rakitiç sugjeroi se ai do ta përjetësonte suksesin e Kroacisë në një mënyrë të veçantë, nëse ekipi i tij e mund Francën në finale. Po si do ta bëjë këtë? “Në ballin tim, – u tha Rakitiç gazetarëve, kur u pyet nëse planifikonte një tatuazh, nëse Kroacia triumfon. – Ka mjaft hapësirë, siç mund ta shihni, por së pari do të duhet të pyes gruan time.

Sinqerisht, e kam këtë ndjenjë, se do të ketë qindra-miliona njerëz, që rrënjosen për ne. Kam pasur mesazhe nga Argjentina, Spanja, Gjermania, nga të katër anët e botës. Ajo që me të vërtetë më bën të lumtur është se njerëzit nuk do ta imagjinonin kurrë të festonin një gol të shënuar nga ekipi i tyre kombëtar. Ne kemi treguar se jemi finalistë të merituar, duam t’i tregojmë botës sa vlejmë dhe për këtë do të japim gjithçka në fushë”.

Kroacia ka shkuar në kohë ekstra në të tria ndeshjet e fundit të këtij Botërori, duke triumfuar me penallti ndaj Danimarkës dhe Rusisë, para se të mposhte Anglinë 2-1, në gjysmëfinale. Por Rakitiç hodhi poshtë sugjerimet se Kroacia mund të vuajë nga lodhja kundër Francës, e cila, gjithashtu, ka pasur një ditë shtesë pushimi, që nga ndeshja e saj e fundit.

“Do të kemi energji të tepërt, mos u shqetësoni për këtë. Kjo është një lojë historike, jo vetëm për ne, por për të gjithë ata që janë kroatë, – tha Rakitic. – Do të jemi 4.5 milionë lojtarë në fushë, ne do ta mbajmë njëri-tjetrin. E dimë që kjo është loja më e madhe e jetës sonë dhe duam të japim gjithçka. Ju vetëm duhet të shikoni pamjet që vijnë nga Kroacia. Ky gëzim i ndjerë nga njerëzit, që nga dita e parë, kur u nisëm për në Rusi, ishte i pabesueshëm.

Nuk mund ta përshkruash dot me fjalë. Uniteti, krenaria, është e pabesueshme. Unë mendoj se të gjithë e meritojmë këtë. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me 23 lojtarë, trajnerin tonë, stafin, mjekët, gazetarët, por me 4.5 milionë kroatë. Ky lloj angazhimi ka qenë në çdo lojë. Nëse do të kishte një stadium mjaft të madh për 4.5 milionë njerëz, do të ishte plot e përplot”.

Modriç sfidon ligjet, por në stërvitje të Kroacisë mungojnë 5 titullarë

Periskopi.com Botërori 2018

Për pak kohë do të festojë 33-vjetorin e lindjes, por duket se për Luka Modriçin mosha është thjesht një numër.

Një muaj më parë luajti finalen e Ligës së Kampionëve me Realin e Madridit, ndërsa nesër do të zbresë në fushën e lojës për finalen e Botërorit.

Pa pushuar shumë, iu bashkua kombëtares së tij për të bërë stërvitje në prag të këtij kompeticioni.

Luka deri tani ka luajtur 6 ndeshjet dhe për më tepër ka qenë prezent në tri shtesat, në fazën e 1/8-ave, çerekfinaleve dhe gjysmëfinale.

Gjatë këtyre sfidave ka arritur 604 minuta dhe ka përshkuar 65 kilometra.

Nga këto, 25 me topin në këmbë. Te Reali i Madridit luajti 45 ndeshje në këtë sezon, ndërsa ndaj Anglisë doli në minutën e 114-të i lodhur.

Ai nuk ka fizikun e Ronaldos, por di të luajë, di të vrapojë, të pozicionohet, di kur të vendosë të vrapojë dhe kur të pushojë në fushën e lojës.

Dhe ai është shndërruar në një shembull për futbollin dhe futbollistët. Sepse ka edhe më të rinj se ai që nuk vrapojnë dhe kënaqen me pak në fushën e lojës.

Stërvitja- Por nëse trupi i Modriçit përballon këtë ngarkesë, të tjerët duket se kanë probleme.

Pak orë përpara finales nuk ka lajme aspak të mira për trajnerin Daliç. Pesë prej titullarëve nuk janë stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës dhe kanë probleme.

Bëhet fjalë për Perisiç, Striniç, Subashiç, Vrsaljko dhe Lovren. Më shqetësuese ishte gjendja për dy të parët.

Kjo është bashkëshortja super seksi e gjyqtarit të finales së Botërorit (Foto)

Periskopi.com Botërori 2018

Finalja e madhe e Kampionatit Botëror mes Francës dhe Kroacisë do të zhvillohet të dielën në Moskë, e cila do të gjykohet nga argjentinasi, Nestor Pitana. Ndërsa vëmendja ka shkuar edhe te bashkëshortja e tij, Romina Ortega, me fotot e saj në rrjetet sociale.

Fotot e saj të postuara në Instagram janë të ‘nxehta’ dhe kanë marrë vëmendjen e shumë fansave të futbollit para fillimit të ndeshjes.

Nuk dihet nëse ajo do të jetë në Moskë për ta parë finalen e madhe që drejtohet nga bashkëshorti i saj.

Mbape nën ethe të finales: Duhet b*** për ta mundur Kroacinë

Periskopi.com Botërori 2018

Ethet e finales të botërorit kanë kapluar edhe futbollistët dhe jo vetëm fansat e futbollit.

Futbollistë nga të dyja kampet janë shprehur të emocionuar për këtë finale dhe do japin maksimumin për ta fituar.

Gjithashtu ato kanë vlerësuar edhe kundërshatrin.

Së fundmi ka qenë Mbape i cili ka dhënë një intervistë për një televizion francez ku ai ka thënë se Franca duhet të ketë shumë kujdes nga Kroacia.

‘Dyhet b… për ta mundur Kroacinë. Duhet të jemi të përqëndruar dhe të sulmojmë në momentet e duhura.

Kujdes maksimal, është finale.

Shpresoj që trofeu të mbërrijë në Francë. Jemi një grup shumë i mirë, kemi bërë ndeshje të mëdha. E meritojmë këtë botëror.

 

Era në Rusi, shfaqet nga stadiumi ku do të performojë nesër (Foto)

Periskopi.com Botërori 2018

Era Istrefi është emri më i komentuar në shtyp gjatë ditës së sotme.

Kjo për shkak se pas arritjes së saj në Rusi dhe dy bashkëpunëtorëve Nicky Jam dhe Will Smith, me të cilët këndon himnin e Kampionatit, ata kanë dhënë një konferencë për shtyp.

Era ka folur për ndjenjën e të qenit e pranishme në Rusi dhe emocionin e performimit të këngës zyrtare të kampionatit.

Ajo madje nuk ka lënë pa përmendur golin e Xhakës dhe atë të Shaqirit, duke e cilësuar si momentin më të paharruar nga ky Botëror.

Së fundmi ajo ka sjell imazhe të reja nga stadiumi Luzhniki i Moskës, ku shkroi “Shumëëë e lumtur që jam këtu”.

 

Përveç Era Istrefit, edhe një shqiptare tjetër performon në finalen e Botërorit (Foto)

Periskopi.com Botërori 2018

Në ceremoninë përmbyllëse të Botërorit, përveç Era Istrefit, do të performojë edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Arilena Ara.

Gjatë ditës së sotme në një lidhje telefonike nga Bjellorusia, moderatoret e “Chaud Patate” komunikuan me menaxherin e këngëtares, Popi Kola, për më shumë detaje.

“Ne kemi ardhur para dy ditësh në Bjellorusi për një koncert live. Këtu bëhet një festival i përvitshëm që zhvillohet në Europë, “I Love Festival”. Mbrëmë ishim në shesh, kurse pas darkës ishim në një show tjetër që zhvillohet për artistët më të mirë të vlerësuar nga Bjellorusia, ku Arilena mori çmimin nga presidenti Alexander Lukashenko” -tregoi menaxheri i saj duke shtuar se: “Sot do të jemi gjithashtu në Arena po në Bjellorusi, por në VIP-Best.”

Ndërkohë po përflitej se Arilena do të performonte në Fun Zone Club në FIFA dhe në datën 15 në World Cup.

“Kjo është plotësisht e vërtetë” ,thotë Popi, “Sigurisht ne jemi nesër në Fun Zone Sochi dhe më pas do të nisemi për Moskë në Kampionatin e madh.”

Nëse jeni kuriozë të dini se për kë bën tifo Arilena, menaxheri i saj tha me shaka se i vinte keq që skuadara e saj kishte shkuar në shtëpi me kohë…

Ndërsa për planet e saj pas Botërorit, Popi zbuloi se tashmë janë gati dy klipet e reja. Njëra për “Last Train to Paris” në bashkëpunim me një reper të huaj realizuar nga Universal Music.

Projekti tjetër veror do të vijë shumë shpejt dhe kënga do të jetë vetëm anglisht.

Image

Trajneri kroat para finales: Kur e ndalëm Messin e Kane, do t’i ndalim edhe Mbappen e Griezmanin

Periskopi.com Botërori 2018

Trajneri kroat, Zlatko Dalic beson se përfaqësuesja që drejton ai do ta mposhtë Francën në finalen e Kupës së Botës.

Dalic është shprehur optimist për sa i përket takimit, duke thënë se lojtarët e tij kanë arritur të ndalin Messin dhe Kane, prandaj ata do t’i ndalin edhe Mbappen dhe Griezmann.

“Kroacia mund të luaj më mirë. Franca është një kombëtare mjaft e rrezikshme”, tha fillimisht Dalic.

“Ne arritëm të ndalim Messin, Eriksen dhe Kane, prandaj ne mund t’ia dalim edhe përballë Mbappes dhe Griezman”, shtoi trajneri kroat.

Kujtojmë që ditën e diel në orën 20:00 në Luzhniki Stadium do të luhet finalja e madhe e Kupës së botës ndërmjet Francës dhe Kroacisë.

Kroatët alarmohen nga kjo fotografi që u publikua në mediat serbe: Fanellat e tyre prodhohen në Serbi?

Periskopi.com Botërori 2018

Kroacia është në finale të Botërorit për herë të parë në histori jo vetëm të tyre si shtet, por për herë të parë edhe në histori të Ballkanit pasi për të parën herë një shtet ballkanik kalon në finale.

Të quajtur si “të zjarrtit”, suksesi i kroatëve u festua në të gjithë Kroacinë, e madje edhe qeveria fillojë mbledhjen ditën e nesërme me fanella kroate.

Megjithatë, kroatëve nuk po ju pëlqen fakti se ku janë duke u prodhuar fanellat e Kroacisë.

Portali serb, “Blic.rs” publikoi sot një fotografi të një fanelle të Kombëtares kroate, e cila është blerë në Kroaci, por që është prodhim i Serbisë.

Image

Debati për këto fanella është duke vazhduar dhe është shumë i ashpër në Kroaci, ndërsa ende nuk dihet se si janë importuar ato nga Serbia.

Mësohet se kush do e sjellë trofeun e Botërorit në stadium

Periskopi.com Botërori 2018

Finalja e Botërorit Rusi 2018 do luhet ditën e diel, ku përpara ndeshjes do ketë edhe një mini aktivitet ku do këndojë edhe këngëtarja shqiptare Era Istrefi.

Po kush do e sjellë trofeun?

Është mësuar se trofeun e madh do e sjellë ish-kapiteni legjendar i Gjermanisë Filip Lahm. Ai do shoqërohet nga modelja ruse Natalia Vodianova. Pritet që ceremonia të dhurojë spektakël dhe të nxehë tifozët për finalen e madhe.

Testet e anti-dopingut në Botëror: Futbolli rezulton i ndershëm

Periskopi.com Botërori 2018

FIFA ka bërë me dije se se asnjë nga më shumë se 3000 mostra të testuara për doping para dhe gjatë Kupës së Botës në Rusi nuk rezulton pozitiv.

Janë 2761 mostrat e marra para nisjes së ndeshjeve dhe 626 gjatë tyre, i konsideruar si  numri më i madh i testeve anti-doping të kryera në historinë e kampionateve botërore.

Kontrolli është ushtruar në të gjitha rrethanat, njoftohet nga FIFA.

Mesatarisht, çdo lojtar është testuar 4.41 herë që nga fillimi i këtij viti dhe disa lojtarë janë testuar deri në tetë herë.

Të gjitha mostrat do të mbahen për 10 vjet për të qenë në dispozicion për testime të mundshme shtesë.

Ditë më parë u përfol se ishin lojtarët rusë ata të cilët mund të kishin përdorur substanca të ndaluara – referuar disa gjesteve të tyre me pambuk në hundë – por asgjë nuk rezultoi e vërtetë. Pra, çfarë është parë deri më tani në fushën e lojës, rezulton të jetë e ndershme.   

Ambasadori anglez në Kroaci humb bastin për ndeshjen, ja çfarë detyrohet të bëjë (Foto)

Periskopi.com Botërori 2018

Ambasadori i Kroacisë në Angli dhe ambasadori i Anglisë në Kroaci kanë vënë një bast një ditë më parë, se cilado skuadër që do të fitojë ndeshjen, ambasadori i skuadrës humbëse do të vishej me flamuj të shtetit fitues.

Dhe kështu ka ndodhur, pas humbjes së Anglisë, ambasadori anglez në Kroaci ka veshur fanellën kroate, madje edhe çorapet.

“Basti është bast” shkruan ambasada kroate në Londër, teksa ka publikuar fotot.

Anglezët thonë se kanë gjetur fajtorin e eliminimit në gjysmëfinale

Periskopi.com Botërori 2018

Tifozët anglezë duket se e kanë zbuluar arsyen përse është eliminuar Anglia nga gjysmëfinalja e Botërorit nga Kroacia.

Bëhet fjalë për Mick Jagger, i cili ishte i pranishëm në stadium mbrëmjen e djeshme dhe kjo prani e tij vazhdon të konsiderohet si ters për ekipin që ai mbështet.

Ikona e Rolling Stons ka një historik jo shumë pozitiv në lidhje me pranitë e tij në aktivitetet të tilla futbollistike.

Image

Në Botërorin e vitit 2010 ai mbështeste Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe së bashku me ish-presidentin Bill Klinton ishin në tribunë, kur në atë ndeshje SHBA-ja u mund 2-1 nga Gana dhe u eliminua.

4 vite më pas në Botërorin tjetër Jagger zgjodhi të mbështeste organizatorët e Botërorit Brazilit në ndeshjen kundër Gjermanisë kur ata u turpëruan 7-1.

Duke patur këtë historik, tifozët anglez gjithmonë i druheshin mbështetjes dhe pranisë së tij, deri kur e panë në tribunën e stadiumit të Moskës në ndeshjen e mbrëmjes së djeshme kundër Kroacisë, ku nën mbështetjen e tij “Tre Luanët” u eliminuan nga Botërori.

Një tjetër provë për dyshimet e të gjithëve…

Era Istrefi arrin në Rusi për performancën në finale

Periskopi.com Botërori 2018

Këngëtarja shqiptare Era Istrefi ka mbërritur në Rusi për të marrë pjesë në finalen e Botërorit, të dielën.

Era bashkë me Nicky Jam dhe Will Smith janë këngëtarët që do të interpretojnë himnin e këtij Botërori në finalen mes Francës dhe Kroacisë.

Sot përmes rrjeteve sociale, këngëtarja shqiptare ka bërë të ditur se ka arritur në Rusi, për performancën më të rëndësishme deri tash në karrierën e saj.

Finalja do të zhvillohet në Luzhniki Arena të Moskës.

Zyrtare: Ky do të jetë referi kryesor në finalen mes Francës e Kroacisë

Periskopi.com Botërori 2018

Të dielën, më 15 korrik duke filluar nga ora 17:00 do të luhet finalja e Kupës së Botës, raporton Periskopi.

Ndeshja do të zhvillohet mes Kroacisë dhe Francës.

Tashmë FIFA ka bërë të ditur se tashmë është zgjedhur edhe referi kryesor që do ta gjykojë super ndeshjen mes Francës e Kroacisë.

Ai do të jetë trajneri nga Argjentina, Nestor Pitana, raporton Periskopi.

Pitana kishte qenë refer edhe në ndeshjen mes Francës e Uruguait.

Ai ka referuar po ashtu edhe ndeshjen mes Rusisë e Arabisë Saudite këtë Botëror./Periskopi 

Lojtarët kroat po festonin golin, e pabesueshme çfarë bëri Anglia (Video)

Periskopi.com Botërori 2018

Ekipi kombëtar i Anglisë sigurisht që ka kaluar mbrëmë ndër netët më të këqija në historinë e saj, pasi humbi përballë Kroacisë me rezultatin 2-1.

Regjia qendrore nuk e transmetoi por një skenë e pazakontë ka ndodhur në këtë pëbllje.

Anglezët kanë tentuar të shënojnë gol, kur kroatët ishin duke festuar golin.

Mirëpo tentativa e tyre ishte dëshpëruese.

Momenti emocionues: Pas humbjes, trajneri i Anglisë përqafohet nga bashkëshortja e tij

Periskopi.com Botërori 2018

Disa thonë se Anglia e kishte marrë me shumë lehtësi ndeshjen ndaj Kroacisë. Të tjerë thonë se nuk është e vërtetë, pasi Kroacia e tregoi forcën që në ndeshjen me Argjentinën.

Por fakt është se pas kësaj paraqitje të anglezëve në Botëror, merita shkon për trajnerin Gareth Southgate.

Ai mblodhi një ekip me të rinj dhe ia doli të entuziazmojë jo vetëm një komb.

Ky është momenti prekës kur Southgate përqafon të shoqen, Alison, e cila e ngushëllon pas humbjes.

Së bashku ishin edhe djali e vajza e tyre.

DW: Manxhukiq, Kroacia e vogël dhe suksesi i madh

Periskopi.com Botërori 2018

32-vjeçari Mario Manxhukiq shënoi golin vendimtar në ndeshjen Kroaci-Angli. Fitorja dhe kualifikimi në finalen e Kampionatit Botëror kanë shkaktuar një eufori të paparë në Kroaci, por edhe gjetiu.

Urimet e para për Mario Manxhukiqin mbase kanë ardhur nga vendi i vogël gjerman Ditzingen, ku ende jeton motra e tij Ivana me djalin e saj dhe bashkëshortin. Në shtëpinë e saj mbretëronte gjendje e jashtëzakonshme, sikur edhe në gjithë Kroacinë dhe gjithandej ku jetojnë kroatët. Mario Manxhukiq ka luajtur në klubin e vogël gjerman TSF, në Ditzingen, katër vite me radhë, sepse atje kishte ardhur për shkak të luftërave në ish-Jugosllavi. Me golin e shënuar në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror dhe fitoren ndaj Anglisë, Manxhukiq i ka siguruar vetes statusin e idolit tek simpatizantët kroatë. Është kjo hera e parë që ky vendi i vogël kualifikohet në finale.

Kroacia e vogël dhe suksesi i madh

Fitorja 2:1 ndaj Anglisë u arrit në minutën e 109 të ndeshjes, me golin e Manxhukiqit. Fitorja ishte e merituar. Kroacia e vogël me vetëm 4,1 milionë banorë, mundi disa kombëtare të mëdha në këtë Kampionat. Viktima e fundit ishte Anglia, por më parë kanë rënë edhe Rusia, Danimarka, Argjentina… Ndërsa Manxhukiq ishte një prej shtyllave të ekipit kroat. Ai shënoi golin vendimtar kundër Anglisë, në momentet kur fitohej përshtypja se nuk po rrinte dot në këmbë nga lodhja. Kjo me siguri që nuk ishte loja më e mirë e tij, por Manxhukiqi 32-vjeçar nuk i ikte asnjë dueli, nuk hezitonte të vraponte pandërprerë, futej në çdo duel me këmbë apo me kokë, vraponte sikur të bëhej fjalë për jetë apo vdekje.

Gjatë ndeshjes disa herë edhe grindej me bashkëlojtarët – me zë të ultë apo dhe të lartë. Momenti i tij erdhi në vazhdime, kur dukej se ishte në fund të fuqisë fizike, kur dukej se më nuk do të mund të ngrihej nga fusha e blertë. Pak para shënimit të golit vendimtar, ai kishte edhe një shans tjetër, por portieri i mrekullueshëm anglez Jordan Pickford ishte i pakalueshëm dhe e mbrojti goditjen e tij. Në minutën e 109 edhe Pickford ishte i pafuqishëm, Manxhukiq shënoi, Anglia humbi të gjitha shpresat për kualifikim në finale. Kjo dëshmon se lojtarët e këtillë, të gatshëm që të vrapojnë edhe kur mendon se nuk mund të qëndrojnë në këmbë, janë të gatshëm që me vullnetin e tyre të vendosin lojërat e mëdha. “Mua më pëlqejnë lojërat e mëdha”, tha Manxhukiq.

Finalja e madhe

Kroacia kështu u kualifikua për herë të parë në finalen e madhe të Kampionatit Botëror. Para plot 20 vitesh (me 1998) Kroacia ka humbur në gjysmëfinale nga Franca (e prirë nga trajneri i tanishëm Deschamps dhe Zinedine Zidane). Në fund Davor Shuker, Boban, Jarni, Prosineçki dhe të tjerët zunë vendin e tretë. Ndërsa gjenerata e tanishme e drejtuar nga Luka Modriq, Rakitiq, Manxhukiq, Perishiq, Subashiq… do të ketë mundësinë të dielën të “hakmerret” ndaj Francës dhe të fitojë titullin e më të mirit në botë. Ndërsa Anglia të shtunën do të garojë për vendin e tretë në ndeshjen me Belgjikën./DW

Qeveritarët e Kroacisë shkojnë në mbledhje me fanella të Kombëtares

Periskopi.com Lajme

Anëtarët e Qeverisë së Kroacisë, të prirë nga kryeministri Andrej Plenkoviq, në mbledhjen e sotshme ishin me fanellat e përfaqësueses kroate, ngjyrë kuq e bardhë. 

Në Twiter, faqen e Pallatit të Banit është publikuar : “Sot është mbledhje e veçantë e Qeverisë së Kroacisë. Të dielën jemi kampionë”, shkruan Koha.

Ekipi kroat mbrëmë mundi Anglinë dhe u plasua në finalen e Botërorit 2018 me Francën, që do të zhvillohet të dielën.