FIFA heq dorë nga plani për zgjerimin e Botërorit 2022 në 48 skuadra

Periskopi.com Sporti

FIFA është tërhequr nga plani i saj për zgjerimin në 48 skuadra të Botërorit 2022 që mbahet në Katar.

Presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino ka propozuar zgjerimin e turneut, por është vendosur se një gjë e tillë nuk është praktike, raporton Sky Sports.

FIFA ka eksploruar nëse logjistika dhe kompleksiteti politik mund të tejkaloheshin në mënyrë që turneu të zgjerohej nga 32 në 48 kombëtare, por një gjë e tillë është e pamundur të bëhej për shkak të kohës së shkurtë.

Megjithatë, përkundër këtij anulimi FIFA thotë se kjo ide nuk do të hidhet poshtë, pasi që Botërori 2026, që mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë do të përmbajë 48 skuadra.