Ky takim e dëshmon se AAK po vazhdon vardisjen ndaj LDK’së 

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Dega në Prishtinë, Brahim Mehmetaj është takuar me kryetarin e Degës së III-të të LDK’së në Prishtinë, Hazir Borovci – raporton Periskopi.

Ai ka shkruar në Facebook se i gëzohet sukseseve të Borovcit, edhe pse nuk është në të njëjtin subjekt me të.

“Sot e takova mikun tim, bashkerrugetarin tim z.Hazir Borovci, i urova suksese dhe pune te mbare si Kryetare meritor i Deges se III-te te LDK-se ne Prishtine. Edhe pse nuk i takojme te njejtit subjetk politik i gezohem sukseseve te tij” ka shkruar Mehmetaj.

Ky takim mes tyre është i befasishëm, pas akuzave që LDK ia ka bërë degës së AAK’së në Prishtinë për përfshirje në përleshjen që kishte ndodhur në kuvendin zgjedhor në këtë degë të LDK’së.

Po ashtu, duket se pas pak do të ketë edhe zgjedhje në nivelin nacional, andaj a mund të interpretohet kjo si vardisja e radhës nga AAK për LDK’në?/PERISKOPI

Brahim Mehmetaj tregon se kush është personi që u përfshi në rrahjen e LDK’së

Periskopi.com Lajme

Kryetari i degës së AAK’së në Prishtinë, Brahim Mehmetaj, ka reaguar ndaj deklaratave të LDK’së se në përleshjen e djeshme janë të përfshirë anëtarë të AAK’së, shkruan Periskopi.

Ai ka thënë se Florent Bekteshi, nuk është pjesë e asnjë strukture të AAK’së.

“Florent Bekteshi djali i Shukri Bekteshit (kryetarit te nëndegës së AAK në matiqan) nuk është në asnjë listë të AAK-se, as si antarë e as në struktura. Florenti është në raporte familjare me kandidatin e zgjedhur të nëndegës se LDK Sherif Vrajolli dhe anëtar LDK-së. LDK ne Matiqan besoj i ka listat e anëtareve të vet te cilët kanë të drejt të marrin pjesē në kuvendet e tyre. Me një fjalë Florent Bekteshi nuk është në AAK”, ka thënë ai, raporton Periskopi.

Shkrimi i tij i plotë:

Sot disa portale (Express, Veriu info etj..) vazhduan të dezinformojnë me të pa vërteta. Tendenca per njëllosje të AAK shihet qartë se është interes i dikujt.
Florent Bekteshi djali i Shukri Bekteshit (kryetarit te nëndegës së AAK në matiqan) nuk është në asnjë listë të AAK-se, as si antarë e as në struktura. Florenti është në raporte familjare me kandidatin e zgjedhur të nëndegës se LDK Sherif Vrajolli dhe anëtar LDK-së. LDK ne Matiqan besoj i ka listat e anëtareve të vet te cilët kanë të drejt të marrin pjesē në kuvendet e tyre. Me një fjalë Florent Bekteshi nuk është në AAK.
Unë kam pranuar një thirrje telefonike nga Kryetari i Deges së 3-të z. Hazir Borovci dhe ai me ka shprehur keqardhje për dezinforminim që po ndodhe në media lidhur me këtë kuvend zgjedhor te LDK ne Matiqan, ai dhe strukturat udhëheqëse të partisë e din që AAK nuk ka dorë në këtë që ka ndodhë ne Matiqan.