Prindërit braktisen foshnjën pasi lindi me një sëmundje të rrallë në lëkurë

Periskopi.com Lajme

Një foshnjë e lindur me një sëmundje të rrallë lëkure është braktisur në një spital në Torino të Italisë.

Giovannino 4-muajsh ka harlequin ichthyosis, çka shkakton tharjen dhe trashjen e lëkurës duke lindur kështu domosdoshmërinë e mbrojtjes nga ekspozimi diellor.

Infermieret janë kujdesur për të miturin që prej gushtit, kur vogëlushi erdhi në jetë.

“Nuk e dimë arsyen përse është braktisur nga prindërit. Është një fëmijë i lezetshëm që vetëm buzëqesh dhe i pëlqen ta shëtisin”, u shpreh njëra nga infermieret.

Përsa i përket sëmundjes në fjalë, raportohet se një person në 1 milion njerëz mund të rezultojë me gjen të dëmtuar.