Lista Srpska paralajmëron braktisjen e institucioneve

Periskopi.com Lajme

Kuvendi i Zveçanit ka vendosur ta mbështesë propozimin e Listës Serbe që të gjithë serbët t’i lëshojnë institucionet e Kosovës nëse Gjykata e Apelit vërteton dënimin prej 2 vjetësh burg për Ivan Teodosijeviqin, kryetar paralel i Zveçanit, për shkak të deklaratave të tij nxitëse lidhur me masakrën e Reçakut.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka siguruar serbët e veriut të Kosovës se të gjithë serbët në institucionet kosovare do të dorëhiqen nëse vërtetohet vendimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës për dënimin me 2 vjet burg të Ivan Teodosijeviqit, kryetar paralel i Zveçanit, i cili derisa ishte ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal kishte dhënë deklarata nxitëse lidhur me masakrën e Reçakut.

Ai kishte thënë se “masakra e Reçakut është një gënjeshtër e fabrikuar nga terroristët e UÇK-së”. “Për agresionin në vendin tonë nga forcat e NATO-s ka qenë e ashtuquajtur katastrofa humanitare në hapësirat e Kosovës, trillimi i Reçakut, e pikërisht ata terroristë ‘siptari’ (shqiptarët) janë ata që e kanë trilluar, ata kanë kryer krimet në Kosovë, për të cilat askush deri më sot nuk është përgjigjur. Ata kanë kryer krime para agresionit të NATO-s, kanë vrarë serbët e mirë dhe të vyeshëm në vende të punës. Veprat e tyre të përgjakshme i kanë vazhduar gjatë agresionit të NATO-s, por edhe pas ardhjes së të ashtuquajturave misione paqësore në Kosovë”, pati deklaruar Teodosijeviqi, në marsin e këtij viti në 20-vjetorin e bombardimeve të NATO-s, derisa në prillin e këtij viti ndaj tij janë iniciuar hetimet.

Kjo deklaratë e tij nga Gjykata Themelore e Prishtinës është cilësuar si nxitje e urrejtjes dhe për këtë arsye e ka dënuar Todosijeviqin me 2 vjet burg.

Nëna braktis fëmijët, në Prishtinë, nuk dëshiron të kujdeset më për ta

Periskopi.com Lajme

Një nënë ka braktisur fëmijët e saj në Prishtinë. Ajo ka raportuar se nuk dëshiron më të kujdeset për ta.

Rasti është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, ndërsa fëmijët janë dërguar në qendrën strehimore në kryeqytet.

 

 

Është raportuar se dyshuara femër K/Shqiptare, ka raportuar se nuk dëshiron të përkujdeset për fëmijët  e saj. Me vendim të prokurorit fëmijët janë dërguar në një vend të sigurt në qendrën strehimore në Prishtinë, ndërsa e dyshuara është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Shënon rënie braktisja e të porsalindurve në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Braktisja e fëmijëve të porsalindur në Kosovë, ka shënuar rënie këtë vit në krahasim me vitet e kaluara.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, në gjashtë mujorin e parë të këtij viti janë braktisur 13 fëmijë të porsalindur. Ndërsa gjatë vitit 2017 pa prind kanë mbetur 34 fëmijë. Shkaktar kryesor i kësaj dukurie thuhet se është gjendja e rënduar socio-ekonomike.

Mimoza Kqiku, këshilltare në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, tha se bazuar në të dhënat statistikore nga vitet paraprake, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti kemi një rënie të numrit të fëmijëve të braktisur.

Në si ministri, Ministra e Punës dhe Mirëqenës Sociale, u referohemi raporteve vjetore të cilat i pranojmë nga komunat e Kosovës. Në bazë të raporteve nga qendrat për pune sociale të komunave për periudhën janar- qershor 2018, janë evidentuar trembëdhjetë fëmijë të braktisur.

Punëtorja sociale në Repartin e Gjinekologjisë në QKUK, Mevlude Veseli-Bajra, tha për televizionin publik se në gjashtëmujorin e parë i kanë pasur vetëm tri raste të braktisjes së fëmijëve në këtë klinikë. Sipas saj, gjendja e rënduar socio-ekonomike është ndër shkaqet kryesore që ndikon në braktisjen e fëmijëve.

Arsyeja është se nuk kanë përkrahje dhe nuk kanë se ku t’i çojnë fëmijët. Ish i dashuri apo i fejuari nuk merr përgjegjësi, të ardhura nuk kanë, vendbanim nuk kanë, ato detyrohen t’i braktisin fëmijët. Nëse do të kishin pasur kushte një në njëmijë raste, këto nëna nuk do t’i kishin braktisur fëmijët e tyre.

Ndërsa, Mjellma Luma, udhëheqëse e Qëndresë Këshilluese nga ‘’SOS Fshati’’ në Prishtinë, tha se këtë vit kanë rënie të fëmijëve të braktisur në krahasim me vitin e kaluar.

Gjatë viti 2018, në ‘’SOS Fshatrat e Fëmijëve’’ është vendosur vetëm një foshnje e braktisur, fatmirësisht në pjesën e parë të këtij viti në bazë të të dhënave që kemi, numri i fëmijëve të braktisur është në rënie nëse krahasojmë më vitin e kaluar.

Nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale thonë se duke iu referuar listave të rregullta mujore për familjet potenciale adoptuese, ka interesim të madh për adoptim të fëmijëve të braktisur. Ndërsa sipas tyre, preferencë gjinore, ka për të dy gjinitë.