‘Ma keni thyer zemrën’. ‘Taksa ua humbi milionat’ – Detajet më pikante nga ballafaqimi Thaçi – Vuçiq në Bratisllavë

Periskopi.com Lajme

Në Bratisllavë të Sllovakisë, në forumin ‘Globsec’ ku kanë marrë pjesë edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiq, është organizuar edhe panel diskutimi ku ishte i pranishëm edhe presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq. Aleksandër Vuçiq ka thënë se Serbia është e gatshme të vazhdojë dialogun dhe të arrihet një marrëveshje me Kosovë. Presidenti Thaçi ka thënë se palët do të punojnë për marrëveshje por ‘Serbia po pengon dialogun’. Periskopi sjell të përmbledhur detajet më pikante nga përballja Thaçi – Vuçiq në Bratisllavë…

Fjala hyrëse e Vuçiqit

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq e ka marrë fjalën i pari në këtë diskutim, duke thënë se ‘Serbia do të bëjë çkado që është e mundur për të arritur një marrëveshje me Kosovë”. Por për këtë – thotë Vuçiq, ‘është e nevojshme ndihma e gjithë botës’.

“Ne do të bëjmë çkado që është e duhur që të arrijmë marrëveshje me Prishtinën. Unë mendoj se situata aktuale është mjaft pesimiste, por kjo nuk do të thotë që ne nuk do të bëjmë më të mirën e mundshme që të ndajmë paqen dhe stabilitetin në rajon. Gjysma e Kosovës është e ndarë, gjysma e bashkësisë ndërkombëtare e njohin pavarësinë e gjysma jo. Në këtë situatë duhet të gjejmë një zgjidhje”, ka thënë Vuçiq në panelin e diskutimit në forumin ‘Globsec’ të Sllovakisë.

“Situata politike në këto momente është të mundohemi të gjejmë një zgjidhje dhe shpresojmë të kemi njerëz më kurajozë jo vetëm në Prishtinë dhe Beograd, që të pranojnë kompromisin që të jetë në favor të të dyja palëve. Ne duam të gjejmë një zgjidhje që do të jetë në favor të të dyja palëve. Duam në një farë mënyrë të gjejmë një zgjidhje. Jam i nderuar që jam këtu me presidenitn Gjukanoviq dhe me presidentin Thaci. Do të doja ta përshëndesja këtu edhe Catherine Ashton”, ka thënë Vuçiq., përcjell Periskopi.

Fjala hyrëse e Thaçit

Pas fjalës hyrëse të Vuçiqit, radha ishte te presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili ka thënë se ‘është Serbia ajo që po pengon dialogun”.

“Duam marrëveshje me Serbinë që do të sillte njohje reciproke, pa kufij me vija etnike. Një marrëveshje e cila do të sillte anëtarësim të Kosovës në OKB dhe që do të sjellte njohjen e pesë vendeve të BE’së, përfshirë Sllovakinë.  Në Berlin ne do të kishim pasur mundësi të kishim më shumë përparim.  Unë besoj se kjo marrëveshje mund të arrihet në këtë vit, domethënë në vitin 2019”, ka thënë Thaçi, përcjell Periskopi.

“Nuk mund të ketë dialog, nëse vendosim kushte për dialog, ashtu sic po bën Serbia aktualisht. Dhe nuk mund të arrihet marrëveshje me gjithë këtë qasje penguese të Serbisë, në përpjekjet e saj penguese për anëtarësim ne UNESCO e Interpol. Por unë besoj se në javët e ardhshme do të krijohet një klimë për vazhdim të dialogut dhe Samiti i Parisit do të ishte një mundësi shumë e mirë për të bërë hapa konkret për vazhdim të dialogut dhe për arritje të marrëveshjes”, thotë ai.

DISKUTIMI THAÇI – VUÇIQ PËR TAKSËN

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është pyetur nga presidenti serb Vuçiq se kur Kosova do të jetë e gatshme ta heq taksën. Këtë pyetje thotë ai po e bën, sepse në momentin që Kosova e heq taksën, Serbia rikthehet në dialog.

“Problemi i dialogut nuk është neë Beograd. Shqiptarët e Kosovës nga perspektiva e Hashim Thaçit është se Kosova është shtet i pavarur. Bazuar në Kushtetutën tonë, i gjithë territorri Kosovës i takon Serbisë. Ai tha se ne kemi vendosur taksa për shkak të agresivitetit të Serbisë. Ajo që ne po bëjmë është se ne jemi duke bër ëpunën tonë.  Këta kanë vendosur taksën në kundërshtim me marrëveshjen e taksës, por unë kam një pyetje, kur do ta heqni taksën. Ju nëse heqni taksën, ne jemi të gatshëm të rifillojmë dialogun menjëherë.  Ju keni vendosur taksën për shkak se Serbia nuk ju njeh si shtet i pavarur”, ka thënë Vuçiq, përcjell Periskopi.

Presidenti Thaçi më pas i është përgjigjur Vuçiqit duke i thënë se ‘nuk i bëhet atij vonë fare për taksën’.

“Vuciqit nuk i bëhet vonë për taksën, e di që ka humbur disa milionë por politikisht ai është i lumtur por politikisht ai është mirë me këtë, por shpresoj se javët e ardhshme të kemi angazhim të shtuar dhe dialgu të vazhdojë. Por unë e di se Serbia dëshiron ta vazhdojë dialogun sepse kjo është e mirë edhe për perspektivën e saj evropiane dhe perspektiven e dialogut”, ka thënë Thaçi.

PYETJET 

Ashton: Çka mund të bëjmë për ju ( …edhe pse ma keni thyer zemrën) 

Ish – ndërmjetësuesja e BE’së në dialogun Kosovë  – Serbi Catherine Ashton u ka thënë Thaçit dhe Vuçiqit se ia kanë thyer zemrën. Ajo e thotë këtë pasiqë thotë se në kohën kur ajo ka qenë e angazhuar për bisedimet Kosovë  – Serbi, të dyja vendet kanë arritur një marrëveshje mjaft të vështirë.

“Mund t’u them presidentëve të Kosovës dhe Serbisë që ka qenë privilegj jo vetëm t’u ndihmoj, jo vetëm juve, por edhe popujve që përfaqësoni. Në atë kohë këta të dy nuk ishin presidentë dhe dua të shprehë mirënjohjen time që keni punuar shumë dhe keni arritur dicka që dukej e pamundshme. Por kjo më thyen zemrën tani sepse kur kujtoj se arritja e marrëveshjes së parë ka qenë shumë  e vështirë dhe unë nuk kam besuar që nga ajo kohë ende keni probleme të tilla. Unë e kuptoj presidentin Gjukanoviq që me këtë process është më i frustruar sepse ju duhet të bëni më shumë. Në këtë dhomë ka shumë njerëz që mund t’iu ndihmojnë, çka mund të bëjmë më shumë që të keni mirëbesimin e njerëzve dhe t’u japë hapësirë që të bisedoni. Sinqerisht unë nuk besoj që në këto momente keni edhe mundësi të bëni diçka”, ka thënë Ashton.

Raportet Thaçi – Haradinaj

Presidentin Hashim Thaçi e kanë pyetur ‘nëse dialogu është vështirësuar edhe për shkak të raporteve të tij me kryeminstrin Ramush Haradinaj.

Këto janë disa pjesë të përgjigjes:

“Lista Serbe nuk ka lejuar qytetarët që të jenë pjesë e jetës politike dhe të shkruajë statutin e Asociacionit nga ana e serbëve. Ata duhet të punojnë më shumë për marrëveshjen IBM dhe të energjisë. Lidhur me zhvillimet në Kosovë, thash se janë më shumë se 70 për qind të qytetarëve që duan marrëveshjen dhe për të vazhduar dialogun. Nuk brengosem unë për politikën ditore. Ne kemi krijuar një ekip negociator që do të merret me dialogun dhe janë plotësisht të unifikuar. Edhe një herë dua t’ua përkujtoj që jemi të izoluar nuk kemi liberalizim, e di që kjo s’ka të bëjë me Serbinë, pork a shumë skepticizëm dhe kritika, por e di që është e drejtë e jona”, ka thënë ai.

Pyetja e gazetarëve të huaj: Vuçiq, a jeni me Putinin apo me BE’në?

Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq gazetarët e kanë pyetur se a është Serbia me Rusinë apo me Bashkimin Evropian.

Ai u përgjigj kështu:

“Ne kemi orientimin tonë dhe kemi rrugën drejt BE’së, ia kam thënë këtë edhe presidentit Putin dhe suhmë nga liderët tuaj e harrojnë këtë. Serbia është një shtet i pavarur me perspektivë drejt BE’së dhe marrëdhënie të mira me Rusinë”, ka thënë ai.

Vuçiq: Kudo që shkojmë na pyesin për ndarjen, e jo për marrëveshjen

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka deklaruar se kudo që shkon, e vetmja çështje është nëse do të ndodhë ndarja e Kosovës apo shkëmbim territoresh, por askush nuk pyet nëse do të arrihet një marrëveshje që do të rregullonte marrëdhënien në mes serbëve dhe shqiptarëve.

“Kudo që shkojmë dhe kurdo që kemi këto lloj panele, e vetmja çështje është nëse do të ndodhë ndarja e Kosovës, shkëmbim territoresh ose si do që e quani dhe askush nuk pyet nëse do të arrijmë një marrëveshje që do të rregullonte marrëdhënien në mes serbëve dhe shqiptarëve dhe nëse do të bëjmë diçka për veten tonë, që do të thotë se është më e rëndësishme se çfarë do të bëjmë për popujt dhe shtete tjera. Është në rregull që gjermanët, amerikanët, rusët dhe të tjerët janë të interesuar në këtë çështje, por çështja më e madhe e rëndësishme për ne janë ata që jetojnë atje dhe duhet të bëjmë diçka për të ardhmen tonë”, ka thënë ai.

Ai tha se gjendja nuk është ndër më të mirat dhe se është pesimist sa i përket të ardhmes por theksoi se të gjithë duhet të angazhohen për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon dhe për të gjetur një zgjidhje të mundshme./Periskopi/