Pas dorëheqjes së May, mësohet se kur do të zgjidhet kryeministri i ri britanik

Periskopi.com Lajme

Britania e Madhe do të ketë një kryeministër të ri para se Parlamenti të fillojë pushimin veror, që sipas “Westminster” (qeveria britanike) është përcaktuar data 24 qershor.

Ky njoftim u dha nëpërmjet një deklarate të presidentit të Partisë Konservatore dhe pas një samiti të Komitetit 1922, organi ekzekutiv i grupit parlamentar, duke përcaktuar afatet për zgjedhjen e pasuesit të Theresa May në krye të partisë dhe për pasojë edhe si kryeministër.

May njoftoi sot se do të dorëhiqet më 7 qershor.

Theresa May shkarkon sekretarin e Mbrojtjes, Gavin Williamson

Periskopi.com Lajme

Sekretari i Mbrojtjes në Britani Gavin Williamson është shkarkuar nga puna pas një hetimi mbi rrjedhjen e informacionit nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

Theresa May mori këtë vendim pasi  ishte  informuar për sjelljen e tij, pas një hetimi mbi rrjedhjen.

Ajo kishte “humbur besimin në aftësinë e tij për të shërbyer në rolin e tij “, thuhej në deklaratë.

Hetimi vjen pasi u raportua se ministrat kishin ngritur shqetësime rreth një plani për të lejuar qasje të kufizuar të Huawei për të ndihmuar në ndërtimin e rrjetit të ri 5G në Mbretërinë e Bashkuar.

Williamson ka qenë Sekretar i Mbrojtjes që nga viti 2017.

Daçiq serbëve për inati të O’Conellit: Mos shkoni në Britani të Madhe

Periskopi.com Lajme

Kërkesa e Ambasadës Britanike në Prishtinë që qytetarët e saj të mos udhëtojnë në veri të Kosovës për shkak të gjendjes së sigurisë në atë pjesë, ka nxitur reagime të shumta në Beograd.

Pas Milovan Drecun, sot ka reaguar edhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, i cili u ka kërkuar qytetarëve serb që të mos udhëtojnë për në Britani të Madhe, për  shkak të asaj që ai e ka quajtur ‘paqëndrueshmëri të madhe politike’, shkruan B92, trasnmeton Gazeta Express.

“ Nëse qytetarët kanë destinacione të tjera, unë iu rekomandoj që të mos shkojnë atje, për të mos qenë në rrezik për shkak të protestave të përditshme”, ka thënë Dacic.

Sipas tij është është një gënjeshtër të thuhet se ka më shumë krim të organizuar nga serbët në veri të Mitrovicës.

“ S’ka dyshim që ka, por jo më shumë se në Prishtinë, duke filluar me tregtinë e organeve të njerëzve, krimet e luftës, mënyrën se si janë financuar mafia shqiptare, e njëjta e cila ekziston edhe në Britaninë e Madhe”, ka shtuar tutje Dacic.

Dje ka reaguar edhe Milovan Drecun, i cili ka thënë se duke shikuar vetëm pjesën veriore të Mitrovicës, është harruar krimi në pjesën jugore, për të cilin Drecun thotë se ka shndërruar atë pjesë në ‘Kolumbi të Evropës”.

Theresa May shpëton edhe kësaj radhe, i mbijeton votëbesimit

Periskopi.com Lajme

Pasi deputetët britanikë refuzuan marrëveshjen e kryeministres Theresa May për Brexit, sot ata i kanë dhënë mbështetje duke votuar pro në votëbesimin e qeverisë.

325 deputetë votuan pro që ajo të mbesë kryeministre, ndërsa 306 ishin kundër.

Pasi mori besimin, May ka thënë se sot do të nisë takimet lidhur me negociatat për Brexitin.

Laburistët, në anën tjetër, kanë njoftuar se do të kërkojnë mocion besimi sapo që të kenë mundësi.

Të martën, May pësoi humbjen më të madhe qeveritare, pasi parlamenti votoi kundër marrëveshjes së saj për largim nga Bashkimi Evropian. Kundër marrëveshjes kanë votuar 432 deputetë, ndërsa 202 ishin për këtë marrëveshje.

Në azil të pleqve kamarierë striptistë të zhveshur

Periskopi.com Fun

Përparëse dhe papionë mbi muskuj të kërcyer.

Nuk është një festë beqarie, por ‘darka pikante’ që i lejuan vetes 11 gjyshet e një bujtine në Essex, në Britani të Madhe.

Idea ishte e një prej të akomoduarave të Milton Lodge Retirement Home në Colchester, Joan Corp, 89 vjeçare.

Koordinatorja e aktiviteteve Claire Martin, ka pajtuar kështu djem të shoqërisë “Hunks in Trunks”.

Një mbrëmje ‘e nxehtë’, tek e cila morën pjesë edhe disa nga familjarët, u mbyll me masazh….për të thënë ‘Natën e mirë!’

Doll Jenkins, më e moshuara e grupit, e cila mban mbi supe 99 vite jetë, u ka thënë kamarierëve me uniformë ‘modeste’, në përfundim të darkës së jashtëzakonshme, të ishin të lirë në ditëlindjen e saj të 100-të.

Fotografia zemërthyese, vajza përqafon të dashurin para se t’i fiket aparatura që e mbante në jetë

Periskopi.com Lajme

Një fotografi e një vajze adoleshente që është shpërndarë nga mediat, ku shihet e shtrirë mbi gjoksin e të dashurit të saj, vetëm pak momente pasi që i ishte fikur aparatura që e mbante të gjallë 16-vjeçarin, ka prekur emocionalisht shumë njerëz në Britaninë e Madhe.

Fotografia prekëse shfaqë momentin emocional kur 15-vjeçarja Stephanie Ray i jep lamtumirën e fundit të dashurit të saj, Blae Ward, i cili ishte marrë nga rrymat ujore në javën e kaluar, shkruan Periskopi.

Blake ishte një nga tre adoleshëntët i cili ishte shpëtuar në liqenin e Tywynit në Gwynedd, në veriperëndim të Uellsit, i cili ishte marrë nga ujërat nga brigje gjatë një pikniku familjar.

Besohet se djaloshi nga Dudley ishte futur në ujë shkuar për t’u freskuar gjatë vapës së javës së kaluar në Britani të Madhe, përpara se të mbërthehej nga rrymat e ujit.

Ai ishte dërguar menjëherë në një spital në Liverpool, ku është mbajtur në jetë nëpërmjet aparaturave.

Por të dielën në mëngjes, mjekët dhe familjarët vendosën që ta dërgojnë në jetën tjetër djaloshin, duke fikur aparaturën, pasi që shpresat për t’u shëruar ishin inekzistente.

Përpara vdekjes së tij, e dashura e tij Stephanie ishte fotografuar në një moment intim me djalin që e dashuronte.

Ajo ka qëndruar me të gjatë gjithë kohës sa ai ishte i shtrirë në spital, përderisa mjekët dhe familjarët morën vendimin.

Në lamtumirën e fundit, ajo u ngjit në shtratin e Blake dhe vendosi kokën në krahët e tij. /Periskopi/

 

Dy shqiptarë ikin nga policia britanike, dy të tjerë kapen për trafik droge

Periskopi.com Lajme

Dy anëtarë të një bande shqiptare që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike kërkohen nga policia britanike, ndërsa dy të tjerë janë vënë pas hekurave të burgut.

Aris Dema dhe Edjol Cani pranuan që furnizonin me kokainë zonat në Brighton dhe Hove.

Ata u arrestuan në Dhjetor të 2016-s, së bashku me Orges Demën dhe Olsi Fizlaj që tashmë janë shpallur në kërkim.

Policia mendon se Dema është kthyer në Shqipëri, ndërsa Fizlaj jeton akoma në qytet. Arrestimi i katër shqiptarëve u krye disa muaj pasi mbaheshin në vëzhgim.

Ata kërkoheshin për shpërndarje droge dhe armëmbajtje pa leje. Edjol Cani dhe Aris Dema, pranuan krimet e tyre dhe u dënuan nga Gjykata e Kurorës së Hove.

28-vjeçari Dema pranoi që ishte marrë me shpërndarje kokaine. Ai u dënua me tre vjet burg.

Orges Dema dhe Olsi Fizlaj janë shpallur në kërkim nga policia britanike.

Ndërkohë 23-vjeçari Cani u dënua me 3 vjet burg për shpërndarje lëndësh narkotike dhe 18 muaj të tjerë iu shtuan pasi u kap duke mbajtur armë pa leje.

Dy të arratisurit tashmë, Orges Dema dhe Olsi Fizlaj, u shpallën në kërkim që në Shkurt të 2017-s pasi nuk paguan garancinë e lirimit të tyre.

Tani, autoritetet britanike kanë kërkuar sërish ndihmë për informacione në mënyrë që t’i kapin dy të arratisurit shqiptarë. Dema është i dobët, me flokë të zezë dhe sy kafe. Ai kërkohet për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Fizlaj njihet gjithashtu si “i holli”. Është i gjatë, me flokë të shkurtra të zeza dhe sy kafe. Ai kërkohet për të njëjtën akuzë si Dema, shkruan policia britanike./abcnews.al/