Shpallet kënga më e transmetuar në Britani të Madhe që nga fillimi i shekullit të 21-të

Periskopi.com Showbiz

Edhe pse nuk u vërejt në top-listat britanike dhe botërore, balada “Chasing Cars” e bendit “Snow Patrol” është shpallur si kënga e transmetuar më së shpeshti nga fillimi i shekullit të 21 në Britani të Madhe.

Bendi nga Irlanda Veriore e publikoi ​​këtë këngë në qershor të vitit 2006, shkruan “Sky News”.

Ishte ky singli i 14-të më i shitur në Britani të Madhe në vitin 2006 dhe ishte në kompilimin e singleve më të mira rock indie të atij viti.

Kjo këngë u transmetua shumë shpesh në emisionet televizive dhe ishte kënga e fundit që u interpretua live në Top Of The Pops, shkruan KOHA Ditore.

Frontmeni i bendit Gary Lightbody e përshkroi më herët këtë singel si “këngën më të pastër të dashurisë” që ai kishte shkruar.

“Kurrë nuk kam qenë në gjendje të kuptoj se pse është kaq e suksesshme. Është një nga këngët më të emetuara në mbarë botën, nuk e di pse”, tha ai për “Telegraph”.

Lightbody tha se nuk mendon se kjo këngë do ta kishte të njëjtin sukses sikur të publikohej sot.

Kënga e bendit “Black Eyed Peas”, “I Gotta Feeling” dhe “Happy” nga Pharrell Wiliams e kanë zënë vendin e dytë dhe të tretë.

Katër vrasje në Londër, pesë të arrestuar

Periskopi.com Lajme

Katër persona janë vrarë sot në Londër të Britanisë së Madhe brenda 28 orëve të fundit.

Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, ka thënë se policia është duke punuar gjatë tërë kohës për këto ndodhi.

Ndër personat e vrarë është edhe një grua shtatzënë, Kelly Mary Fauvrelle, ajo u vra në jug të Londrës në orët e hershme të mëngjesit.

Sipas Reuters, foshnja është në gjendje kritike dhe po vazhdon të luftojë për jetë.

Pos këtij, rasti ndodhën edhe tri vrasje të tjera, dy persona vdiqën nga plagët e marra, ndërsa njëri ishte munduar të përleshet më vrasësin, por gjatë asaj kohe kishte ndërruar jetë.

Për këto vrasje të njëpasnjëshme janë arrestuar pesë persona si të dyshuar.