Djaloshi paguan komentatorin e famshëm të UFC-së për t’u ndarë brutalisht nga e dashura

Periskopi.com Sporti

Tani, të gjithë e dimë, nuk ka mënyrë të mirë për t’i dhënë fund një marrëdhëniejeje dashurie.

Ka shumë që shkojnë si mos më keq dhe ato klishet e zakonshme, transmeton Periskopi.

Pastaj vjen ajo ku Bruce Buffer bën një video dhe ia konfirmon të dashurës tënde ndarjen.

Zëri i ‘oktagonit’, i cili zakonisht prezanton me zërin e tij unik luftëtarët e UFC-së, u pagua 184 euro nga një person që deshi ta përdorë zërin e tij për t’u ndarë nga e dashura.

Kësaj radhe ai përdori frazën e zakonshme në kontekst krejtësisht tjetër.

‘Cameo’ është një shërbim i të famshmëve ku fansat dhe ndjekësit kërkojnë favore personale nga ta.

Zakonisht ata përdoren për të uruar ditëlindje, urime, ose thjesht përshëndetje, por jo edhe në këtë rast.

Kësaj radhe, një burrë pagoi 184 euro Buffer, i cili ishte i veshur në kostumin e zakonshëm në prezantimet e UFC-së, për ta njoftuar të dashurën e tij për ndarjen.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/