Pamje të rralla: Kjo është lufta e vetme e vërtetë e Bruce Lee që është kapur nga kamera

Periskopi.com Sporti

Nuk mund të mendosh për artet marciale pa ju shkuar mendje te legjenda Bruce Lee. Ai ishte artisti më i famshëm i arteve marciale, yll filmi dhe një ikonë e kulturës, që me lëvizjet e tij kishte inspiruar miliona persona nëpër botë.

Ai madje kishte krijuar shkollën e tij të arteve marciale të quajtur Jeet Kune Do (Mënyra e grushtit përshkues).

Ju keni parë shumë filma të Lee me dhjetëra herë, mirëpo rrallë që keni hasur në pamje reale ku shihet duke luftuar në të vërtetë.

Bruce Lee

Legjenda e arteve marciale kishte bërë sparring me studentët e tij kohë pas kohe, mirëpo vetëm një luftim i tij në MMA ishte incizuar, e që është publikuar në kanalin e Youtube: Bruce Lee Central.

Aty sqarohet se kjo është e vetmja luftë e vërtetë e Bruce Lee në MMA. Ishte një përballje me Ted Wong, njëri nga studentët e tij më të mirë.

Nuk është ende e qartë se ku është xhiruar filmi, por besohet se vendndodhja është në Kaliforni, aty ku Lee kishte themeluar shkollën e tij.

Në pamjet e publikuara, shihet se si Wong tenton t’i afrohet Lees, por legjenda nuk e lë atë të afrohet me pozicionin e tij që i lejonte të krijonte një shpejtësi të jashtëzakonshme.

Vajza e Bruce Lee padit restorantit për shkak të fotos

Periskopi.com Showbiz

Kompania e drejtuar nga vajza e aktorit legjendar Bruce Lee ka paditur zinxhirin kinez të ushqimit të shpejtë për përdorim pa leje të fotografisë së babait të saj në logon e vet.

Ajo po kërkon më shumë se 26 milionë euro dëmshpërblim, transmeton The Paper.

Bruce Lee Enterprises me qendër në Kaliforni ngriti një proces gjyqësor kundër zinxhirit Real Kungfu në Shangai, duke kërkuar që të ndalojë përdorimin e fotografisë së Bruce Lee, por gjithashtu të paguajë rreth 11.000 dollarë taksa ligjore.

Kompania e bijës së Bruce Lee po kërkon gjithashtu që zinxhiri i ushqimit të shpejtë të deklarojë për 90 ditë se nuk është i lidhur me artistin luftarak.

Real Kungfu u themelua në vitin 1990 dhe është i pranishëm në 57 qytete të Kinës. Kompania njoftoi se ishte e shqetësuar për shkak të padisë, pasi që kishte përdorur logon e tij për 15 vjet dhe pretendon se ajo ishte aprovuar nga autoritetet.

Verdikt i çuditshëm: Kush do ta fitonte meçin mes Bruce Lee dhe Mike Tysonit

Periskopi.com Sporti

Forumet e fansave janë treguar shumë aktivë në diskutimin e situatave hipotetike.

Dhe kjo është saktësisht ajo që bënë fansat kur një shfrytëzues përdori “UKC Forums” për ta ngritur pyetjen kush do ta fitonte meçin mes Bruce Lee dhe Mike Tysonit, raporton Periskopi.

Në kohën e artë, dyshja ishte titane në disiplinat e tyre respektive.

Lee, artist marcial dhe aktor, u shëndrrua në një emër të bujshëm pas performancës së tij në filmin e vitit 1973, “Enter the Dragon”.

Mike Tyson

Tyson, kundështari i Lee në përplasjen imagjinare, ishte kampion i padiskutueshëm në peshat e rënda.

Mendimet e fansave ishin të ndara rreth fituesit.

“Bruce Lee pa dyshim. Ai ishte jashtëzakonisht i famshëm,” shkroi shfrytëzuesi me emrin ‘Krank’.

“Nëse Tysoni do të lansonte një grusht të pucit, do të përfundonte gjithçka,” shkroi shfrytëzuesi tjetër.

Duke marrë një qëndrim më diplomatik, një fans nënvizoi se do të varej nga natyra e meçit: “Bruce Lee, nëse do të ishte luftë në rrugë. Tyson nëse do të ishte meç boksi.”

Në fakt, Lee kishte menduar të ndeshej me një boksier të peshave të rënda por thuhet se e kishte pranuar se nuk do të përfundonte mirë për të.

Në librin e vitit 1987, “The Making of Enter the Dragon”, drejtori Robert Clause rikujton një bisedë që ai pati me ekspertin e arteve marciale për legjendën e boksit, Muhammed Ali.

“Bruce e dinte se ai kurrë nuk do të fitonte meçin kundër Alit. ‘Shiko dorën time,’ ai [Bruce] tha. ‘Është një dorë e vogël kineze, ai do të më vriste’,” shkruhet në libër. /Periskopi.com/

Njihuni me Bruce Lee e vogël, Ryuji Imai

Periskopi.com Video