​Brukseli rikonfirmon: Pro hapjes së bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë

Periskopi.com Lajme

Komisioni Evropian ka rikonfirmuar sot rekomandimin e tij pozitiv për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë.

Komisioni ka hartuar një raport të ndërmjetëm i cili pritet t’u shërbejë si një bazë e re vlerësimi vendeve anëtare, në mbledhjen e Këshillit Evropian në fund të këtij muaji, ku me gjasë do të diskutohet sërish tema për hapjen e bisedimeve për anëtarësim, ndërkohë që do të miratohet dhe metodologjia e re e prezantuar muajin që shkoi.

“Në dritën e progresit domethënës të arritur dhe përmbushjes së kushteve të përcaktuara njëzëri nga Këshilli, në Qershor 2018, Komisioni rekomandoi në paketën e tij të zgjerimit 2019 që Këshilli të hap negociatat e pranimit me Shqipërinë. Në përgjithësi, Shqipëria ka rritur përpjekjet e saj dhe ka patur rezultate të mëtejshme të prekshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore të identifikuara në Përfundimet e Këshillit të Qershorit 2018. Si rrjedhojë, bazat e rekomandimit të Komisionit për vitin 2019 për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë mbeten të vlefshme”, saktëson raporti.

Në mbledhjen e tetorit të Këshillit Evropian, presidenti francez Emmanuel Macron vuri veton duke lënë pezull shpresat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e bisedimeve për anëtarësim, ndërsa kërkoi një rishikim të procesit të bisedimeve dhe vetë zgjerimit.

Me hartimin e metodologjisë së re, Franca duket se është e gatshme të heqë dorë nga bllokimi i hapjes së bisedimeve për anëtarësim në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Dy javë më parë, në konferencën e sigurisë në Munih, presidenti francez Emmanuel Macron e lidhi vendimin e ardhshëm të vendit të tij, pikërisht më raportin e sotëm të Komisionit.

“Tani të gjithë presim në mars raportin e Komisionit rreth procesit për të dy vendet. Pr a, duhet të shohim çfarë do të thotë Komisioni për progresin e pritur në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut për këto çështje, dhe në varësi të kësaj, konsideroj se në raport me para-kushtet që kisha vendosur, nëse rezultatet janë pozitive dhe është vendosur besimi, do të bëhet e mundur që të marrim vendim për hapjen e bisedimeve”, u shpreh Macron.

​Liderët e Ballkanit Perëndimor takohen në Bruksel

Periskopi.com Lajme

Udhëheqësit politikë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor këtë të diel pritet të takohen në Bruksel.

Ka qenë presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel i cili disa ditë më parë vendosi datën 16 shkurt për t’u mbledhur në një takim joformal me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, vendi i të cilit ka kryesinë e radhës të BE-së.

Po ashtu në këtë takim priten të jenë edhe presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, si dhe përfaqësuesin e lartë të BE-së Josep Borrell.

Takimi në formën e darkës së punës është thirrur në kuadër të përgatitjeve për samitin e të gjitha vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor më 6 maj në Zagreb.

Kujtojmë se ky takim mbahet para konferencës së donatorëve (e hënë 17 shkurt) në Bruksel për të dhuruar fond e për fazën e rindërtimit në Shqipëri pas dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është shprehur optimist se në këtë konferencë do të mblidhet një shumë e përafërt me dëmet e shkaktuar nga tërmeti.

Konjufca si kryetar kuvendi në Bruksel: Flet para homologëve nga Ballkani Perëndimor për izolimin e kosovarëve

Periskopi.com Lajme

Parlamenti Evropian ka mbetur mbrojtësi i palëkundur i perspektives evropiane për Ballkanin Perëndimor, tha kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Glauk Konjufca, në Samitin e kryetarëve të parlamenteve të Ballkanit Perëndimor, i cili është duke u mbajtur në Bruksel.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Glauk Konjufca, po merr pjesë në Samitin e kryetarëve të parlamenteve të Ballkanit Perëndimor, i cili është duke u mbajtur në Bruksel.

Gjatë këtij Samiti, të organizuar dhe kryesuar nga Presidenti i Parlamentit Evropian, David Maria Sassoli, përpos kryeparlamentarit Konjufca, po marrin pjesë edhe kryetarët e parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, shefat e grupeve politike të Parlamentit Evropian, si dhe reporterët e Parlamentit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

Në punimet e këtij Samiti, ndër çështjet kryesore që po diskutohen janë: bashkëpunimi parlamentar dhe e ardhmja e Evropës, me theks të veçantë  procesi i zgjerimit të saj.

Duke iu drejtuar pjesëmarrëseve të këtij Samiti,  kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës,  Konjufca,  pasi falënderoi Presidentin Sassoli për iniciativën e mbajtjes së këtij Samiti, dhe përkushtimin e tij ndaj perspektives evropiane të Ballkanit Perëndimor, ndër të tjera theksoi: “ Ne në Ballkanin Perëndimor, e dimë shumë mirë rëndësinë e Projektit Evropian. Qysh prej përfundimit te luftërave të viteve 90, procesi i Integrimeve Evropiane e ka drejtuar shoqërinë tonë drejt demokracisë dhe zhvillimit ekonomik. Shoqëria jonë ka ndërtuar institucione të pavarura, media pluraliste dhe shoqëri civile aktive”.

Në vijim të fjalës së tij, kryeparlamentari Konjufca, para të pranishmëve nënvizoi suksesin e procesit të  zgjedhjeve në Kosovë, dhe u shpreh se pas konstituimit të Kuvendit, Kosova  së shpejti do të ketë edhe Qeverinë e re.

Duke folur për vendin tonë dhe sfidat që e përcjellin atë në rrugëtimin  drejt integrimeve evropiane, kreu  Kuvendit Konjufca u shpreh: ”Kosova është duke u ballafaquar me sfida të shumta në rrugëtimin e saj evropian. Pavarësisht nga arritja e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim ne nuk kemi shkuar drejt statusit të vendit kandidat. Kanë kaluar 96 muaj nga kur e kemi filluar dialogun për liberalizimin e vizave dhe sot ne mbesim vendi i vetëm që nuk është liruar nga regjimi i vizave në zonën e Schengen-it”, tha kryetari i Kuvendit të Kosovës Konjufca, dhe nënvizoi po ashtu se, është shumë zhgënjyese për qytetarët e Kosovës ndjenja e të qenit të izoluar.

Në fjalën e tij me këtë rast, kryeparlamentari Konjufca, foli edhe për dialogun me Serbinë, për të cilin tha se e kuptojmë plotësisht rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe mbetemi të përkushtuar ndaj dialogut me Serbinë, që lehtësohet nga BE-ja. Lidhur me këtë ai deklaroi se Qeveria e re do të ndërmerr hapa të rëndësishëm në këtë drejtim.

Ai po ashtu foli edhe për pritjet e qytetarëve nga Qeveria e re. Kryeparlamentari Konjufca, vlerësoi  dhe tha para të pranishmëve se qytetarët presin rezultate konkrete në luftimin e korrupsionit dhe zgjidhjen e çështjeve të mbetura me Serbinë dhe përmirësimin e mirëqenies ekonomike.

Duke folur për zgjerimin e BE-së, përkatësisht integrimin e shteteve të Ballaknit Perëndimor, kreu i Kuvendit të Kosovës, Konjufca, vlerësoi:” Ne inkurajojmë hapjen e negociatave sa më parë të bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ne besojmë se Samiti i Zagrebit për Ballkanin Perëndimor do të jetë shumë i rëndësishëm për këtë qellim”.

Në fund të fjalës së tij, kryeparlamentari Konjufca tha: “Dëshiroj të falënderoj Parlamentin Evropian që ka mbetur mbrojtësi i palëkundur i perspektives evropiane për Ballkanin Perëndimor. Unë plotësisht e kuptoj që nuk jemi në një kohë të lehtë për Evropën për të besuar në fuqinë e Unionit të zgjeruar, por, besimi në gjërat e duhura në kohëra të vështira është ajo që e dallon një përfaqësues shteti të guximshëm nga politikani oportunist”, vlerësoi kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Glauk Konjufca, në Samitin e kryetarëve të parlamenteve të Ballkanit Perëndimor.

Protestuesit në Bruksel kërkojnë veprim urgjent kundër ndryshimeve klimatike

Periskopi.com Lajme

Mijëra njerëz kanë formuar një zinxhir njerëzor sot në qendër të Brukselit, duke dëshiruar të tërheqin vëmendjen e publikut se veprimi urgjent, i bashkërenduar është i nevojshëm për të luftuar ndryshimin e klimës.

Rreth 2,400 njerëz morën pjesë në demonstratën paqësore, tha policia.

Sipas Reuters, ata rrethuan ndërtesën e Parlamentit belg dhe pallatin mbretëror.

Demonstrata që zgjati dy orë u zhvillua gjatë Konferencës së OKB-së për Klimën në Madrid, duke mbledhur përfaqësues nga e gjithë bota.

“Qëllimi kryesor është të kërkojmë ambicie më të mëdha Kilmatike dhe qeveria federale të adresojë krizën e klimës,” tha Julie Van Hutrive, zëdhënëse e Koalicionit të Klimës në Belgjikë, një nga organizatorët.

Ajo theksoi nevojën për bashkëpunim midis qeverive dhe politikanëve në Belgjikë.

Në Bruksel mbahet 1 minutë heshtje për tërmetin në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Në Bruksel, u mbajt një minutë heshtje në nder të 51 qytetarëve shqiptarë që humbën jetën nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

Ka qenë një kërkesë e sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunit Rajonal Majlinda Bregu, ajo që shtyu pjesëmarrësit e samitit “Friends of Europe” të bënin këtë gjest nderimi për viktimat e tërmetit më shkatërrimtar prej katër dekadash në vendin tonë, si dhe për të gjithë ata që u prekën prej tij. Në samitin ku merr pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, diskkutohet mbi të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

Situata në Shqipëri vazhdon të gjejë pasqyrim në mediat e huaja, të cilat po fokusohen tashmë tek fati që prokuroritë e Tiranës, Durrësit dhe Krujës kanë nisur hetime lidhur me ndërtesat e dëmtuara. Në mënyrë të veçantë, theksohet fakti që hetimet janë përqëndruar sidomos tek verifikimi i lejeve të dhëna për ndërtim, si dhe tek respektimi i rregullave dhe ndërtimet e paligjshme.

Tirana dhe Durrësi janë dy zonat më të prekura nga tërmeti, përfshirë dhe qytezën e Thumanës. Sipas njoftimeve zyrtare, kujton VOA, pjesën e hetimeve të cilat kanë nisur për veprat penale shpërdorim detyre, ndërtim pa leje dhe Dhënia e ndihmës për ndërtim pa leje, janë lejet e ndërtimit të lëshuara nga autoritetet vendore, zbatimi i tyre nga ndërtuesit, si dhe rastet e ndërtimeve abusive dhe mungesa e ndërhyrjes së autoriteteve përgjegjëse.

Osmani në Bruksel si Isë Boletini në Londër: Nuk na i hoqët vizat edhe pse premtuat

Periskopi.com Lajme

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka zhvilluar vizitë zyrtare në Bruksel me ftesë të komisionarit për Zgjerim, Johannes Hahn.

Përveç takimit me komisionarin Hahn, ajo ka zhvilluar takime edhe në Parlamentin Evropian, ku u prit nga zëvendës presidenti i Parlamentit Wieland, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, David Mccallister, euro-deputetët Lucas Mandl dhe Andrew Kovachev, si dhe sekretari për Marrëdhënie me Jashtë në EPP, Patrick Voller.

Nënkryetarja Osmani ka zhvilluar takime edhe në EEAS (Shërbimin e Jashtëm të BE-së) ku u prit nga sekretarja e Përgjithshme Helga Schmidt dhe drejtoresha për Evropë në EEAS Angelina Eichhorst.

Në këto takime, Osmani ka diskutuar lidhur me zgjedhjet e fundit të mbajtura në Kosovë, të arriturat dhe sfidat gjatë këtij procesi si dhe diskutimet aktuale rreth formimit të Qeverisë së re.

Gjatë takimeve u trajtua tema e dialogut Kosovë-Serbi, përpjekjet e Kosovës për fuqizimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar, si dhe reformat e nevojshme për proceset integruese për Kosovën.

Ajo ka ritheksuar se liberalizimi i vizave ka mbetur zotim i pa përmbushur i BE-së karshi qytetarëve të Kosovës, thuhet në komunikatën për media të LDK-së.

Vjosa Osmani në Bruksel takohet me këta zyrtarë

Periskopi.com Lajme

Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka vazhduar vizitat zyrtare pas SHBA, edhe në Bruksel.

Osmani ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ka takuar zëvendës Presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland si dhe Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në PE, David McCallister.

Sipas njoftimit ata kanë biseduar për rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, për diskutimet lidhur me formimin e Qeverisë së re si dhe për prioritetet që pritet t’i kenë institucionet e reja.

“Sot në Bruksel, kisha kënaqësinë të takoja edhe Zëvendës Presidentin e Parlamentit Evropian, z. Rainer Wieland si dhe Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në PE, z.David McCallister, ku diskutuam për rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, për diskutimet lidhur me formimin e Qeverisë së re si dhe për prioritetet që pritet t’i kenë institucionet e reja”, ka shkruar Osmani.

Sot në Bruksel, kisha kënaqësinë të takoja edhe Zëvendës Presidentin e Parlamentit Evropian, z. Rainer Wieland si dhe…

Posted by Vjosa R. Osmani on Tuesday, 5 November 2019

Hahn flet pas takimit me Vuçiqin

Periskopi.com Lajme

Komisioneri Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Johannes Hahn ka njoftuar se ai dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, patën një takim të mirë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

“Ne kemi shprehur një angazhim të fortë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe shfaqën besimin se rezultati zhgënjyes i Këshillit Evropian të fundit së shpejti do të kthehet mbrapsht”, shkroi Hahn në Twitter.

Valon Syla: Në nëntor mund t’i shohim Kurtin dhe Thaçin bashkë në dialog, në Bruksel

Periskopi.com Lajme

Analisti Valon Syla, ka thënë se presioni ndërkombëtar për rifillim të dialogut, tregon se bashkësia ndërkombëtare e do një takim kah fundi i nëntorit në Bruksel.

‘Vetëvendosje nganjëhere duket sikur qëllimshëm po e zvarritë gjithë këtë procesin e koalicionit. Tani e kanë çështjen e dialogut dhe presioni ndërkombëtar, shihet që kërkohet rifillimi i dialogut dhe mund të kemi një takim në Bruksel kah fundi i nëntorit. Në atë takim do të duhej të ishte kryeministri i ardhshëm që me gjasë do të jetë Albin Kurti dhe presidenti i Kosovës’, ka thënë Syla në Analiza zgjedhore të Klan K./Periskopi/

 

Brexit, negociatat me Brukselin në prag të ndërprerjes

Periskopi.com Lajme

Negociatat për Brexit-in mes Londrës dhe Brukselit duket se kanë arritur në prag të ndërprerjes, pak më shumë se tri javë para datës së parashikuar të tij, pasi Brukseli e akuzon kryeministrin britanik, Boris Johnson, se po luan me të ardhmen e Europës.

Evropianët i kanë dhënë afat deri në fund javës qeverisë britanike që t’u paraqesë një kompromis të pranueshëm, për të mbërritur kështu në një ndarje miqësore më 31 tetor, pas 46 vitesh bashkëjetesë. Të dy palët nuk e fshehin pesimizmin e tyre, sidomos pas bisedës telefonike midis kancelares gjermane, Angela Merkel dhe kryeministrit britanik, Boris Johnson, gjatë së cilës Merkel e paralajmëroi këtë të fundit se një marrëveshje për Brexit-in do të qe jashtëzakonisht e pagjasë, për shkak të propozimeve të reja nga ana e Londrës për Irlandën, sipas një burim në Downing Street. Sipas po të njëjtit burim, duke patur parasysh përmbajtjen e bisedës, marrëveshja është praktikisht e pamundur për Downing Street-in. “Nuk ka ndryshuar gjë nga negociatat e ditës së hënë dhe modifikimet e paraqitura nga Londra, tani për tani, nuk përbëjnë ndonjë ndryshim të madh”, tha një burim evropian në Bruksel./ATSH/

Basha nga Brukseli: Shqipëria nuk i ka përmbushur kushtet e vëna nga BE

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi në Bruksel se për Shqipërinë situata është bërë edhe më e vështirë për integrimin për shkak se vendi sipas tij nuk ka bërë progres në kushtet e vendosura.

Duke iu referuar raportit të OSBE/ODIHR-it, Basha tha se “në vend që Shqipëria të plotësonte kushtin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, zhvilloi një proces antikushtetues votimesh moniste”.

“Në Asamblenë Politike të PPE-së, kam gjetur mundësinë për t’u shpjeguar partive tona simotra, se megjithë gjendjen e vështirë, megjithë faktin se tashmë e pranon gjithkush se Shqipëria nuk i ka përmbushur kushtet e vëna për të hapur negociatat, lypset një vendim politik. Një vendim politik i cili nga njëra anë t’i sinjalizojë popullit shqiptar se Europa me të vërtetë i mban dyert e hapura dhe nga ana tjetër, për t’u dhënë një mesazh të qartë autoriteteve shqiptare, se Bashkimi Europian, vendet anëtare, tashmë përmes procesit të negociatave, do të ushtrojnë presion të shtuar mbi qeverinë. Ky presion do të ndihmojë për të kapërcyer krizën kushtetuese, demokratike dhe institucionale të vendit, përmes të vetmit instrument që njeh Evropa, që njohin demokracitë, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.”

I pyetur se cili është qëndrimi i opozitës për një Po me kushte që mund të vijë nga shtetet anëtare, për shkak të kontestimeve të shteteve anëtare, zoti Basha u përgjigj:

“Kriteri bazë për të qenë anëtar i Bashkimit Europian është demokracia dhe këtu konvergojnë jo vetëm interesat e PD dhe opozitës së bashkuar, por të të gjithë shqiptarëve të ndershëm, për t’i dhënë fund një autokracie të korruptuar dhe të lidhur me krimin, dhe garantuar kushtet për demokraci funksionale. Kjo do të thotë votë të lirë dhe të ndershme, ndëshkim politikanëve të kapur duke bashkëpunuar me krimin për të vjedhur zgjedhjet.

E kundërta po ndodh sot në Shqipëri, çështjet e famshme, dosjet “184” e “339” nuk hetohen, dosjen “184” e ka çuar në Dibër që ta mbylli.

Një përqasje e tillë do të ndihmonte përpjekjen jo vetëm të opozitës, por të të gjithë shqiptarëve për të rivendosur vendin në shinat e sundimit të ligjit, të ndëshkimit të politikanëve të lidhur me krimin dhe mbi të gjitha me zgjedhje të lira dhe të ndershme, të cilat janë i vetmi hap që mund ta nxjerrë vendin nga kriza e thellë ku ndodhet.”

Gjatë intervistës kreu i opozitës foli edhe mbi rëndësinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për procesin e integrimit Europian.

“Bashkimi Europian i vendosi zgjedhjet e lira si kusht edhe vitin e kaluar. Në fakt, jo vetëm që nuk u zhvilluan zgjedhje të lira dhe të ndershme, por vendi nuk zhvilloi dot as zgjedhje demokratike. Shkoi drejt një procesi monist me një parti që vetë kandidonte, vetë votonte, vetë numëronte, duke shkelur Kushtetutën, duke shkelur ligjet, duke dhunuar institucionet kushtetuese, duke shpërfillur dekretet e Presidentit të Republikës.
Nuk ka zgjedhje në Republikën e Shqipërisë pa dekret dhe këto ishin votime që u zhvilluan pa asnjë bazë kushtetuese dhe juridike. Këtë thotë edhe Raporti i OSBE- ODHIR që është përmbledhja më domethënëse e problematikës shqiptare. Aty tregohet qartë se vetëm pasi opozitës iu mohua çdo rrugëdalje institucionale siç ishte propozimi që bëmë për të ndarë politikën nga krimi me ligjin për Vetingun e politikanëve, ne u detyruam drejt hapave që hodhëm për të shpëtuar demokracinë, për interesin publik, jo për pushtetin tonë. Ndaj në këtë kuptim, nuk pres të ketë ndryshim të kushteve të vendosura tashmë nga Bashkimi Europian por vetëm forcim të tyre.”

Një nga pyetjet që iu përgjigj zoti Basha ishte nëse opozita mendon se e ka fituar betejën e ndërgjegjësimit të e komunitetit ndërkombëtar.

“Pa dyshim në Bruksel ka një vetëdijësim të madh për krizën e thellë të demokracisë, për krizën e thellë të sundimit të ligjit në Shqipëri. Një meritë e madhe i takon Partisë Demokratike, i takon opozitës që ka bërë betejat e duhura për Shqipërinë, për shqiptarët. Është e qartë se me mënyrën si po zhvillohen ngjarjet në vend, Shqipëria po i largohet Europës.
Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar qëndrojnë fuqishëm për integrimin europian dhe kërkojnë që edhe procesi i hapjes së negociatave t’i shërbejë fitores së kësaj kauze. Kauzës së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si themel i demokracisë, i llogaridhënies para qytetarëve dhe i një shoqërie të drejtë dhe të barabartë përpara ligjit.

Këto janë themelet e Europës, këto janë themelet e çdo vendi anëtar i BE-së dhe duke patur me vete në këtë kauzë edhe autoritetin e BE-së dhe vendeve anëtare, i bëjmë një shërbim të madh Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe afrojmë ditën e fitores së kësaj beteje, të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si zgjidhja e krizës së tmerrshme politike dhe ekonomike ku e ka zhytur vendin, qeveria aktuale”./ Top Channel

MPJ: Pengesat në kufi nga serbët, Kosova po e zbaton Marrëveshjen e Brukselit

Periskopi.com Lajme

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës përmes një njoftimi për media ka reaguar lidhur me, siç thonë ata, propagandën e përhapur nga Beogradi për Marrëveshjen e Brukselit për Lirinë e Lëvizjes.

Përmes një kumtese, kjo ministri rithekson përkushtimin e institucioneve të Kosovës për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe garantimin e lirisë së lëvizjes në përputhje me marrëveshjen e Brukselit për qytetarët e Serbisë.

Ata thonë se sipas nenit 3 të Marrëveshjes së Brukselit për Lirinë e Lëvizjes ‘Secila palë mund të aplikojë një sistem përmes të cilit kartat e identitetit do të shoqërohen me dokumente të shkruara ‘hyrje / dalje’ për personat nga pala tjetër që dëshirojnë të kalojnë në një vend të tretë ”.

“Policia Kufitare e Kosovës po zbaton plotësisht Marrëveshjen e Brukselit dhe qytetarët serbë me letërnjoftim janë në gjendje të hyjnë në Kosovë pa asnjë pengesë. Për më tepër, pengesat në kufi po shkaktohen nga autoritetet kufitare serbe, gjë që ka çuar në një kohë të gjatë pritjeje për qytetarët që duan të hyjnë në Kosovë’, thuhet në njoftim.

Ata thonë se Kosova hedh poshtë të gjitha përpjekjet e lajmeve të rreme të Beogradit për të treguar një realitet tjetër të marrëveshjes së lirisë së lëvizjes.

“Kosova mbetet e angazhuar për detyrimin e saj ndërkombëtar dhe liria e lëvizjes do të sigurohet për të gjithë ata që dëshirojnë të hyjnë në Kosovë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit”, thuhet tutje në njoftim.

 

 

Kosova e shkapërderdhur në përfaqësim të dialogut

Periskopi.com Lajme

Kosova mbetet e shkapërderdhur sa i përket përfaqësimit në dialog. Përveç mungesës së qartësisë për të ardhmen e këtij procesi, ka edhe dramatizim të situatës nga ana e Serbisë me paralajmërimet për “katastrofë humanitare” në veri, për shkak të taksës së Qeverisë për mallrat me origjinë nga Serbia.

Takimi i Parisit, që ishte paraparë të mbahet më 1 korrik, si vazhdimësi e takimit të Berlinit, prej javësh është shpallur i dështuar. Ishte kjo një iniciativë e ndërmarrë nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, për ta zgjidhur nyjën rreth dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, shkruan sot “Koha Ditore”.

Shefja e deritashme e Politikës së Jashtme të BE-së, Federika Mogherini, nuk ia doli që brenda mandatit të saj ta finalizonte këtë proces me marrëveshje. Pas dështimit të Parisit, nuk ka një datë tjetër se kur mund të mbahet ai. Aktualisht BE-ja është në pritje të institucioneve të reja dhe nuk dihet cila do të jetë qasja ndaj dialogut.

Jeta Krasniqi, hulumtuese në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), ka thënë se takimi i Parisit nuk po realizohet, jo për shkak të Kosovës, por për shkak të mosgatishmërisë së Serbisë për të marrë përgjegjësi.

“Tarifa ndaj Serbisë është vetëm pretekst që po shfrytëzohet nga presidenti Aleksandar Vuçiq, i cili duket të mos jetë fort i interesuar për të arritur marrëveshje me Kosovën”, ka theksuar Krasniqi. Sipas saj, edhe Kosova ka pasur mundësi shpeshherë të bojkotojë takimet, si rrjedhojë e përqasjes destruktive të Serbisë në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit, e po ashtu edhe kur Beogradi ka manipuluar duke e përdorur procesin e dialogut për të lobuar kundër shtetësisë së Kosovës.

Vuçiq kritikon BE’në: Pse nuk po reagoni që Kosova nuk po respekton marrëveshjen

Periskopi.com Lajme

Presidenti serb Aleksander Vuciq ka kritikuar ashpër Bashkimin Europian. Vuçiq thotë se Kosova nuk po respekton Marrëveshjen e Brukselit dhe se blloku po hesht.

Beogradi është shokuar nga mungesa e reagimit të Bashkimit Evropian për gjoja refuzimin e Prishtinës që të implementojë marrëveshjen.

“Ne jemi të shokuar që Bashkimi Evropian nuk është përgjigjur deklaratës së Hashim Thaçit. Ai tha se Prishtina nuk do të veprojë në bazë të Marrëveshjes së Brukselit. Ne pritëm 24 orë dhe asgjë nuk ndodhi”, tha Vucic.

Presidenti Thaçi kishte thënë se nuk do lejohet formimi i asosacionit me komuna shumicë serbe në Kosovë, gjë që ishte paraparë në Marrëveshjen e Brukselit. Ai tha se nuk do bëntë lëshime tjera në këmbim të vizave.

Kjo marrëveshje ishte nënshkruar me 19 prill të vitit 2014. Dokumenti që përfshin 15 paragrafe kryesisht merret me delegimin e fuqive tek komuniteti serb në Kosovë.

Gjithsesi Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte thënë se një marrëveshje që i jepte kompetenca ekzekutive asosacionit shkel ligjet e Kosovës.

 

Komisioni Evropian publikon raportin për Kosovën

Periskopi.com Lajme

Komisioni Evropian do të publikojë sot dokumentin e strategjisë së zgjerimit dhe raportet për shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë.

Raporti në tërësi do të përmbajë vlerësime për ecurinë e reformave në vendet e Ballkanit.

Sa i përket Shqipërisë dhe Kosovës si pika kyçe do të mbeten lufta kundër korrupsionit dhe funksionimi i drejtë i gjykatave.

Përmbajtja e raportit do të përdoret nga vendet anëtare dhe nga vendet që pretendojnë anëtarësimin si mjete lobimi për marrjen e vendimeve.

Në ora 12:45 do të mbahet në Bruksel konferencë për shtyp nga Përfaqësuesesja e Lartë dhe Nënkryetarja, Federica Mogherini, dhe Komisionari për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn.

Ndërsa në ora 13:00, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova, mban konferencë për shtyp në Shtëpinë e Evropës.

Shpërthen dhuna në Bruksel, protestuesit përleshen me policinë

Periskopi.com Lajme

Në protestën e “jelek-verdhëve” sot në Bruksel ka shpërthyer në dhunë, për shkak të së cilës policia është detyruar të përdorë sprej piperi.

Qindra protestues protestuan kundër padrejtësive shoqërore, dhe sipas AP-së, në këtë protestë kishte njerëz me pantallona të zeza që provokuan sulme ndaj organeve të sigurisë.

Në shumë vende kishte përleshje me policinë dhe disa persona u arrestuan.

Jasharaj nuk ndalet: Nëse Apeli vendos që t’i kompensojmë orët, rastin e dërgojmë në Bruksel

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Republikës së Kosovës, Rrahman Jashari, ka deklaruar se nëse ankesa e tyre në Gjykatën e Apelit nuk do të merret parasysh, ata do ta dërgojnë çështjen edhe në Bruksel, për shkak se ky është rasti i parë në botë ku kërkohet kompensimi i orëve të grevës, dhe kompensimi i orëve do të thotë që greva do ta humbte tërësisht kuptimin e saj.

“Nëse Gjykata e Apelit, vendos kundër ankesës sonë, ne do të shkojmë në të gjitha shkallët e drejtësisë në Kosovë, madje nuk e përjashtojmë rastin që lëndën ta dërgojmë në Bruksel, ku është Qendra e Unionit të Sindikatave të Evropës, dhe të kërkojmë mbështetje nga ata. Ky është rasti i parë në botë kur ata që marrin pjesë në grevë, obligohen qoftë me akte juridike, qoftë përmes gjykatave, që t’i zëvendësojnë orët e humbura në grevë, e në këtë mënyrë, greva do ta humbte tërësisht vlerën e saj” tha Jashari për Express.

Jashari gjithashtu shtoi se vendimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës, ka vendosur në bazë të dokumenteve të cilat nuk janë valide, e madje që janë të kohës së UNMIK’ut.

“Po bëjmë ankesë, ngase po konsiderojmë që Gjykata Themelore në Prishtinë nuk është bazuar në ato që kemi insistuar, dhe asnjë ligj në botë, e as ligji për grevat, nuk e obligon kompensimin e orëve të humbura…e madje është vendosur në bazë të dokumenteve të cilat nuk janë valide, që janë edhe pjesë e kohës së UNMIK’ut” tha Jashari.

Ai po ashtu, tha se greva nuk ka qenë politike, dhe nuk është bërë për hatrin e askujt.

“SBASHK’u është it ë gjithëve, mbase vetë politika mundohet për qëllime të veta ta gjuaj SHBASHK’un dhe grevën…por ne po bëjmë përpjekje për të drejtën tonë” shtoi ai. “Nuk po e bëjmë këtë rezistencë as për kryeministrin, as për hatrin e tij, as për hatrin e Veselit, e as ministrit Bytyqi.

Jashari tha se çështja e orëve tani më për ta është e mbyllur, dhe SBASHKU do të veprojë në bazë të Këshillit Drejtues të SBASHK’ut, i cili është se nuk do të kompensohen orët e humbura.

Javën e kaluar, Gjykata Themelore e Prishtinës, refuzoi padinë e SBASHK’ut, ndaj vendimi të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, për kompensimin e orëve të humbura.

 

Mogherini: Askush s’përfiton nga ky ngërç, rifillojeni dialogun

Periskopi.com Lajme

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherinit gjatë qëndrimit të sotëm në Shqipëri ka thënë se askush nuk përfiton nga ngërçi i dialogut.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka stagnuar pas taksës që Kosova i kishte vendosur produkteve serbe, e heqja e saj është kushti i shtetit fqinj për rifillimin e negociatave për marrëveshjen përfundimtare, transmeton Koha.net.

“Askush s’do të fitonte nga ky ngërç në dialog, pasi pajtimi është baza për begatinë ekonomike dhe integrimin. Askush s’mund të nënvlerësojë interesin e të gjithëve për rifillimin e dialogut”, ka thënë Mogherini.

Shumica e marrëveshjeve të Brukselit në bllokadë

Periskopi.com Lajme

Funksionalizimi i pikëkalimit të përbashkët kufitar në Merdar ka mbetur peng për shkak të refuzimit të Serbisë që të zhvendoset në objektin e përbashkët, ashtu siç e obligon Marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM).

Refuzimi i palës serbe, që t’i ndërtojë objektet e përbashkëta kufitare, ka bërë që të suspendohen fondet e Bashkimit Evropian. Kjo e dhënë është konfirmuar nga institucionet e Kosovës dhe zyrtarë të Brukselit. Kjo është vetëm njëra prej shumë marrëveshjeve të dialogut teknik, që nuk janë përmbushur ende megjithëse janë negociuar dhe rinegociuar disa herë, shkruan sot Koha Ditore.

Mungesa e transparencës dhe “dykuptimësia konstruktive” kanë shoqëruar procesin e deritashëm të dialogut në Bruksel. Ndërsa është paralajmëruar të nisë faza finale e dialogut me Serbinë, ka munguar një skenim dhe vlerësim i marrëveshjeve të deritashme. Procesit nuk iu dha shtytje as pas Samitit të Berlinit, ku palët ritheksuan dallimet e tyre dhe tani nuk ka një datë se kur do të rifillojë dialogu.

Fundvitin e kaluar ka qenë afati i fundit kur do të duhej të hapej pika e përbashkët e kalimit kufitar në Merdar. Mbështetur në Marrëveshjen e 4 shtatorit të vitit 2014, Kosova dhe Serbia duhet t’i ndërtojnë nga tri pikëkalime të përbashkëta kufitare.

Thaçi sot në Bruksel, takohet me Hahn dhe Tusk

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot në Bruksel do të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian.

Në kuadër të kësaj vizite, presidenti Thaçi do të takojë Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, si dhe Komisionerin e BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn.Presidenti Thaçi do të kërkojë nga liderët e BE-së vazhdim të mbështetjes dhe jetësim sa më të shpejt të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në Bruksel, presidenti Thaçi do të flasë edhe për domosdoshmërinë e dinamizmit të agjendës së integrimeve evropiane për Ballkanin Perëndimor, si parakusht për sigurimin e paqes afatgjate në Evropë.