Kosova voton, Bruno Fernandes në mënyrë briliante shënon

Periskopi.com Sporti

‘Djajtë e Kuq’ kanë arritur ta shënojnë golin e barazimit ndaj skuadrës nikoqire, Ëest Bromit, përcjell Periskopi.

Ishte Bruno Fernandes ai që arriti të shënonte në minutën e fundit të kohës së rregullt, përkatësisht në minutën e 45’të.

Aktualisht rezultati është 1-1.

Shihni golin. /Periskopi

 

Bruno Fernandes absolutisht i pakapshëm, shpallet për herë të katërt lojtari i muajit në PL

Periskopi.com Sporti

Bruno Fernandes është shpallur lojtari më i mirë i muajit dhjetor në Premier League.

Mesfushori ka qenë thjesht brilant për ‘Djajt e Kuq’ që prej transferimit nga Portugalia, teksa gjatë muajit të kaluar ka kontribuar me tre gola dhe katër asistime, shkruan Periskopi.

Ai e ka fituar këtë çmim për herë të katërt, që është arritje e jashtëzakonshme marrë parasysh kohën e shkurtër sa ka qenë ai pjesë e kampionatit anglez.

Në fakt, ai u bë futbollisti i parë që shpallet katër herë lojtari i muajit brenda një viti kalendarik.

Ai ka shënuar gjithsej 15 gola në total dhe ka kontribuar me tetë asistime në 23 ndeshje në Premier League dhe Champions League me Manchester Unitedin. /Periskopi.com/

Scholes i kushtoi komplimentin më të mirë të mundshëm Bruno Fernandesit pas barazimit me Leicesterin

Periskopi.com Sporti

Bruno Fernandes ishte në ditën e tij më të mirë përsëri gjatë barazimit 2-2 të Manchester Unitedit me Leicesterin, në ‘Boxing Day’.

Mesfushori portugez asistoi për golin e parë nga Marcus Rashford dhe shënoi vet golin e dytë të Unitedit, transmeton Periskopi.

Barazimi ishte rezultat i drejtë dhe kjo ndeshje ishte dëshmi tjetër se Ferandes është futbollisti më i rëndësishëm i ‘Djajve të Kuq’.

Në paraqitjen e tij të 14-të në Premier League këtë sezon, 26-vjeçari shënoi 10 gola dhe kontriboi me gjashtë asistime, që është një bilanc fenomenal.

Mbështetësit e Unitedit e admirojnë mesfushorin portugez dhe njejtë duket se bën edhe legjenda e klubit, Paul Scholes.

Në fakt, anglezi – i konsideruar si një prej futbollistëve më të mirë në histori të Premier Leagues – beson se Fernandes është superior ndaj tij.

”Ai [Fernandes] është më i mirë se unë. Është ndryshe nga unë,” tha Scholes për faqen zyrtare të klubit.

”Ai shënon më shumë gola se unë, krijon më shumë se unë. Do më pëlqente të luaja me të, prapa tij do të ishte në rregull. Por jo, ai ka qenë sensacional, diferencë e madhe.

”Para se të vinte në skuadër, United mezi krijonte ndonjë shans me mënyrën se si po luanin, por tani duket se mund të shënojë tre, katër apo pesë gola për çdo ndeshje.” /Periskopi.com/

Fernandes mbërrin rekordin e Cristiano Ronaldos

Periskopi.com Sporti

Ekipi i Manchester Unitedit nuk arriti sot të marrë më shumë se një barazim në takimin ndaj Leicesterit, përcjell Periskopi.

‘Djajtë’ kishin pothuajse fitoren në duar, pasi dy herë kaluan në epërsi gjatë ndeshjes, njëherë në minutën e 23-të me anë të Marcus Rashford dhe 79-të me anë të Bruno Fernandes, por shpërdoruan epërsinë.

Megjithatë, protagonisti i ndeshjes, Bruno Fernandes me golin e tij u bë portugezi i parë që shënoi 10 gola brenda një sezoni të Premier Ligës që nga koha e Cristiano Ronaldos.

Kujtojmë se, Fernandes po shkëlqen me ‘Dajtë e Kuq’ që nga ardhja e tij nga Sporting CP. /Periskopi

Goli i mbrëmshëm i Bruno Fernandesit do të mbahet mend gjatë – portieri në ‘gjumë’

Periskopi.com Sporti

Pas performancës të dobët në Stamboll, skuadra e Ole Gunnar Solskjaer mbrëmë tregoi një lojë absolutisht briliante ndaj ekipit turk, Beskishar, në kuadër të Ligës së Kampionëve, shkruan Periskopi.

Ishte mesfushori portugez, Bruno Fernandes ai i cili mori të gjithë vëmendjen, duke shënuar dy golat e para dhe duke mos i lënë asnjë mundësi mbrojtjeje portierit.

Tre herë kampionët e Evropës arritën ta mposhtin skuadrën turke me rezultat 4:1. /Periskopi

 

Publikohen pamje nga momenti kur Bruno Fernandes e humb durimin me Alex Tellesin në stërvitje

Periskopi.com Sporti

Bruno Fernandes do të jetë kapiten i Manchester Unitedit kundër PSG-së, të martën mbrëma.

Kjo është një arritje e jashtëzakonshme për Fernandesin në ”Old Trafford”. Ai është shndrruar në lojtarin më të rëndësishëm në skuadër dhe një lider i vërtetë, brenda më pak se një viti, transmeton Periskopi.

Mesfushori portugez e priti me ngazëllim lajmin se do ta bartë shiritin e kapitenit.

Dhe tani janë publikuar pamjet nga momenti kur mesfushori humbi durimin me Alex Tellesin në një seancë stërvitore para ndeshjes me PSG-në.

Lojtarët po bënin pasime me një në mes, kur Fernandes frustrohet me Tellesin pasi ky dështoi ta lëvizte topin me shpejtësinë e duhur.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Reagimi i Bruno Fernandesit pasi e kuptoi se do të jetë kapiten i Man United kundër PSG-së, është brilant

Periskopi.com Sporti

Manchester United rikthehet në Champions League të martën pasdite.

”Djajt e Kuq” ndeshen me Paris Saint-Germain në ”Parc des Princes”, në atë që pritet të jetë një ndeshje shumë e vështirë për anglezët, transmeton Periskopi.

Mirëpo, skuadra e Ole Gunnar Solskjaerit do të jetë pa kapitenin, Harry Maguire.

Mbrojtësi nuk ka udhëtuar me skuadrën dhe Solskjaer e ka konfirmuar se Bruno Fernandes do ta bartë shiritin e kapitenit të martën.

”Kapiteni ulet pranë meje. Bruno do të jetë kapiten i skuadrës nesër,” deklaroi norvegjezi.

Shikoni reagimin e Fernandesit më poshtë. /Periskopi.com/

Mourinho e kritikoi se shënon vetëm nga penalltitë, më në fund përgjigjet Bruno Fernandes

Periskopi.com Sporti

Ylli i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, i është përgjigjur kritikave të Jose Mourinhos ndaj rekordit të tij në gjuajtjen e penalltive, duke nënvizuar se Kevin De Bruyne është lojtari i vetëm që ka statistikat më të mira se ai për përfshirje në gola.

Fernandes i shënoi 12 gola në 22 ndeshjet e para për Unitedit, të cilit iu bashkua nga Sporting CP në janar, transmeton Gazeta Express.

Ai i dhuroi edhe tetë asiste për skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer gjatë kësaj kohe, duke i ndihmuar ta zërë vendin e tretë në Premierligë.

Megjithatë, tetë prej 12 golave të tij erdhën nga pika e bardhë, në një sezon gjatë të cilit Unitedi i fitoi 20 penallti në të gjitha garat.

Unitedi vendosi rekord të ri për më së shumti penallti të fituara në ligën elitare angleze (14) dhe Mourinho, i cili ishte në stolin e Old Trafford nga viti 2016 deri më 2018, nuk ka mundur të durojë pa e ngacmuar Fernandesin kur është pyetur për ndikimin e tij në Manchester.

“Bruno erdhi, ishte me kondicion të mirë, luajti shumë mirë, e përmirësoi ekipin e Unitedit dhe po ashtu dëshmoi se është gjuajtës shumë i mirë i penalltive, ndër më të mirët në botë, sepse i kishte 20 sosh për t’i shënuar”, pati thënë trajneri i Tottenhamit në korrik.

Fernandes i është përgjigjur komenteve të Mourinhos tani, duke thënë: “Sinqerisht nuk ndihem i ngacmuar”.

“Ndiej se jam gjuajtës i mirë i penalltive dhe asgjë më shumë, e kuptoj, por ajo që e marr nga fjalët e Mourinhos, sepse jam person pozitiv, është ajo që ai tha se i godas shumë mirë penalltitë”, shtoi ai.

“I dëgjoj njerëzit duke thënë ‘ah, ai shënon vetëm nga penalltia’, por pak kohë më parë i pashë statistikat dhe, përjashtuar penalltitë, vetëm Kevin De Bruyne ka përfshirje më të lartë në gola në Angli sesa unë, sa i përket mesfushorëve”, nënvizoi ai.

Djajtë në epërsi, Bruno Fernandes ‘bombardon’ rrjetën e Sevillës nga penalltia

Periskopi.com Sporti

Në Rhein Energie Stadion të Kolnit në Gjermani, Sevilla dhe Manchester Unitedi po luajnë për një vend në finale të Ligës së Evropës, transmeton Periskopi.

Tani kur po shënon minuta e 10-të e ndeshjes, Djajtë e Kuq kanë arritur ta shënojnë golin e avantazhit.

Penalltinë e konkretizoi në gol, Bruno Fernandes.

Shihni golin më poshtë. /Periskopi

https://twitter.com/xBrandonBellic/status/1295075813193330696

 

Manchester United siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Evropaligës

Periskopi.com Sporti

3 herë kampionit të Europës, kampionit të 18-fishtë të ligës ndër më të fortat në botë, Premier Ligës angleze, skuadrës së Manchester Unitedit, iu nevojit pjesë- loje shtesë për të siguruar një penallti në takimin çerkfinal kundër danezëve të Copenhages, shkruan Periskopi.

Penalltinë për ‘Djajtë e Kuq’ e realizoi, Bruno Fernandes duke ia siguruar klubit të tij biletën për në gjysmëfinale të Europa Ligës.

Vlenë të theksohet se, edhe Interi ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Evropa Ligës./Periskopi

Askush si Bruno, shënon nga penalltia – ‘Djajtë’ në epërsi

Periskopi.com Sporti

Klubi nga Premierliga angleze, Manchester United, aktualisht po e zhvillon takimin e saj çerkfinal në kuadër të Ligës së Europës, ku për kundërshtar ka skuadrën daneze, Copenhagen, shkruan Periskopi.

Aktualisht kur po luhet minuta e 94-të e vazhdimeve, ‘Djajtë e Kuq’ po avancojnë me rezultat 1:0, kjo falë penalltisë të ekzekutuar në gol nga Bruno Fernandes.

Shihni golin. /Periskop

Videoja tregon pse Bruno Fernades dhe Jadon Sancho mund të jenë të pandalshëm te Man Utd sezonin e ardhshëm

Periskopi.com Sporti

Manchester United është rikthyer në Champions League dhe po shpreson që ky të jetë starti i një epoke të re.

Pas një starti zhgënjyes të sezonit 2019/20, skuadra e Ole Gunnar Solskjaerit pati një ecuri të jashtëzakonshme dhe eventualisht përfundoi në vendin e tretë, transmeton Periskopi.

Që prej ristartit, pas karantinës, vetëm Manchester City ka fituar më shumë pikë se Unitedi, teksa “Djajtë e Kuq” janë të pamposhtur në nëntë ndeshje të ligës.

Dhe tash po mendojnë për përforcime dhe Jadon Sancho është objektivi kryesor.

p1eeiiieor1gunhnv11sm8ovoqhf.jpg

Do të jetë një lëvizje e vështirë, por duket se Unitedi është i vendosur ta bëjë të ndodhë.

Sancho ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm me Borussia Dortmundin, duke shënuar 17 gola dhe 17 asistime në Bundesligë.

Por si do të përshtatej ai tek Unitedi?

Epo, një shfrytëzues i Tëitterit – @CompsFooty – është munduar ta imagjinojë atë dhe Bruno Fernandesin duke luajtur së bashku.

Që prej ardhjes së Brunos, portugezi ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar për shtatë të tjerë në 14 ndeshje në Premier League.

Dhe në video shihet si Fernandes do ta “ushqente” Sanchon dhe anasjelltas. /Periskopi.com/

Bruno Fernandes, debutuesi dimëror më i mirë në historinë e Premier Ligës

Periskopi.com Sporti

Portugezi, Bruno Ferndandes arriti të përfshihet në top formacionin e sezonit, anipse erdhi në Premierligë në janar, transmeton Periskopi.

Në vetëm 14 ndeshje, ai ka shënuar 8 gola dhe 7 asiste me skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer, të pamposhtur në kampionat që nga ardhja e tij.

Kështu, asnjë nënshkrim i janarit nuk ka pasur një sezon debutues më të mirë në historinë e Premier League sesa Bruno Fernandes.

 

Bruno Fernades ia ‘terron’ portierit të Leicesterit, Man Utd siguron vendin në top katërshe

Periskopi.com Sporti

Premierliga angleze sot po zhvillon xhiron e saj të fundit, në kuadër të së cilës aktualisht po zhvillohet takimi midis kampionit nga sezoni 2015-16, Leicester Cityt dhe kampionit të 18-fisht anglez Manchester Unitedit, shkruan Periskopi.

Takimi i sotëm për secilën nga këto skuadra përbën finale në vete. Kjo pasi që sikurse vendasit e Leicesterit, ashtu edhe ‘Djajtë e Kuq’ përmes kësaj ndeshje vulosin për pjesëmarrjen ose mospjesëmarrjen në garën më prestigjioze evropiane, Ligen e Kampionëve.

Ishte Bruno Fernandes ai që shënoi nga pentalltia, në minutën e 70-të duke ia dhënë goditjen e fundit ambicies së Leicesterit për Champions League.

Shihni penalltinë më poshtë. /Periskopi

Solskjaer i bërtiti Bruno Fernandesit pas gabimit në pasim, në video dëgjohen qartë fjalët që ia tha

Periskopi.com Sporti

Manchester United humbi një mundësi të artë për të rrëmbente vendin e tretë, pas barazimit 2-2 me Southamptonin, të hënën.

“Djajt e Kuq” u goditën në minutën e 96-të, kur Michael Obafemi shënoi golin e barazimit gati me frymën e fundit, transmeton Periskopi.

Ky rezultat nënkupton së, në vend se të ngjitej në pozitën e tretë me fitore, tash United mbetet në vendin e pestë.

Një gabim i Bruno Fernandesit në pjesën e dytë të ndeshjes së mbrëmshme, nxiti reagimin e Ole Gunnar Solskjaerit.

Në minutën e 62-të, mesfushori portugez shkatërroi një aksion premtues duke pasuar gabim, në tentativë për ta gjetur Marcus Rashfordin.

Solskjaer u dëgjua duke thënë “Bruno! Hey! Come on!”, që e ka kuptimin e “Bruno, hej, cka je duke bërë”, në këtë kontekst. /Periskopi.com/

Fansat e futbollit nuk po mund të besojnë se kjo penallti u akordua për Man Unitedin nga VAR

Periskopi.com Sporti

Skuadra që po lufton për mbijetesë, Aston Villa ishte në kërkim dëshpërues të tri pikëve kundër Manchester Unitedit, të enjten mbrëma.

Ishte afër të shënonte përmes Jack Grealish herët në ndeshje, por Bruno Fernandes më vonë kaloi “Djajt” në epërsi përmes një goli nga penalltia në minutën e 27-të, transmeton Periskopi.

Gjyqtari, Jon Moss tregoi gishtin nga 11-mertërshi pasi Fernandes u ndërhy në afërsi të zonës nga Ezri Konsa, por shumë fansa po besojnë se vendimi ishte i rëndë në mbrojtësin e Villas.

VAR e rishikoi incidentin dhe, për befasinë e shumicës, u pajtua se ishte penallti.

Gjykojeni edhe vetë më poshtë.

Fansat në rrjetet sociale janë të bindur se kjo nuk pati lidhje me penallti. /Periskopi.com/

Ëndrra e fortë për Ligën e Kampionëve, ‘Djajtë e Kuq’ dyfshojnë epërsinë – superasist nga Pogba

Periskopi.com Sporti

Manchester United dyfishuar avantazhin në ndeshjen kundër Brighton.

Golin e dytë për “Djajtë e kuq” e shënoi portugezi, Bruno Fernandes pas një superasisti të Pogbas.

Shihni golin më poshtë. /Periskopi.com

https://twitter.com/PFelipePrior/status/1278053053241921541

 

Në mes të këtij lëmshi, një lajm i mirë për Fernandesin, po bëhet baba për herë të dytë

Periskopi.com Sporti

Ylli i Manchester Unitedit,Bruno Fernandes dhe partnerja e tij Ana Pinho janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë

Bruno përmes një postimi në instagram ka zbuluar edhe gjininë e fëmijës duke shkruar ‘Një djalë rrugës’.

Bruno Fernandes posted this picture of partner Ana Pinho and daughter Matilde

Mesfushori pati një super sezon me “Djajtë e Kuq” pas ardhjes na Sporting Lisbona. Kujtojmë që ai u zgjodh edhe Lojtari i Muajit Shkurt në Prmeier Ligën angleze/PEriskopi.com/

Martial e Fernandes nuk e përmbajnë vetën, përqafojnë ngrohtësisht njëri-tjetrin

Periskopi.com Sporti

Ekipi i Unitedit bëri lojë mjaftë të mirë mbrëmë, kështu duke fituar kundër ekipit të Cityt.

Golin e parë për “Djajtë e Kuq” e shënoi Martiali nga një super asist i Bruno Fernandesit, duke çuar në këmbë gjithë ‘Old Traffordin’.

Padyshim se gëzimin dhe emocionet nuk mund t’i fshihte as dyshja Bruno dhe Martial të cilët i dhanë njëri – tjetrit një përqafim mjaftë të ngrohtë.

Edhe pas kësaj në një postim në rrjetin e tij Instagram Fernandes, mbishkrim në fotografinë përqafuar së bashku me Fernandesin, shkroi: “Manchester është i kuq. Më në fund ju shënuat me ndihmën time @ martial_9”.

https://www.instagram.com/p/B9fHfoTBTxk/?utm_source=ig_embed

 

Videon e dyshes duke festuar golin mund ta shihni më poshtë. /Periskopi.com/

https://twitter.com/VizuUtd/status/1236721955648258053

 

Fernandesi çartet, i bën me dije Guardiolës të heshtë

Periskopi.com Sporti

Trajneri Pep Guardiola nuk mund ta mbante qetësinë assesi gjatë lojës. Ai ishte ishte shumë i frustruar me ekipin e tij, teksa u fliste lojtarëve duke shkëmbyer biseda me ata.

Videoja që ka shkuar viral është ajo me Bruno Fernandesin, duket se ai nuk e duroi atë, dhe kërkoi nga ai të heshtte.

Kujtojmë që City mbrëmë pësoi humbje nga “Djajtë e Kuq”, kurse videon mund ta shihni më poshtë. /Periskopi.com/

 

https://twitter.com/PeoplesPerson_/status/1236722847554449408