E pëson lojtari i Romës: Kishte marrë me qira banesën e kriminelëve, policia ia sekuestrojnë pronën në 4 të mëngjesit

Periskopi.com Sporti

“Hapeni derën, karabinierët”! Ky ishte zgjimi i mbrojtësit të Romës Bruno Perez në orën 4 të mëngjesit. Policia erdhi për të sekuestruar pronën ku po qëndronte futbollisti.

Sekuestrimi i banesës ishte në kuadër të një operacioni që çoi në arrestimin e 28 personave, pjesë e një organizate kriminale. Bruno Perez nuk kishte lidhje me këtë ngjarje, por ai e kishte marrë me qera banesën ku po qëndronte. Karabinierët i kanë vënë kryqin banesës dhe tashmë futbollisti i Romës duhet të gjejë një strehë tjetër. Mbrojtësi në fillim nuk e ka besuar se ishin me të vërtet karabinierët dhe ka lajmëruar policinë në telefon.

Pasi u sigurua që ishin karabinierët i lejoi të futeshin brenda. Në pronën e sekuestruar ka qëndruar më parë edhe Manolas kur ka luajtur për Romën