Shau Zotin pasi shënoi autogol, Bryan Cristante e pëson keq nga Federata Italiane e Futbollit

Periskopi.com Sporti

Nuk ka mundur të jetë më e ngushtë lufta për vendin e parë në Serie A.

Roma pozicionohet në vendin e gjashtë, por vetëm tri pikë larg vendit të dytë, Interit, falë një fitoreje 5-1 si mysafir i Bolognas, transmeton Periskopi.

Të gjitha golat e ‘Giallorossëve’ u shënuan në pjesën e parë, teksa golin e vetëm për kundërshtarin, për ironi, e realizoi Bryan Cristante në portën e tij.

Mirëpo, sikur autogoli të mos mjaftonte, tash ai është ndëshkuar edhe me një ndeshje moslojë.

25-vjeçari u ndëshkua për blasfemi, teksa përdori shprehje ofenduese për Zotin.

Në vitin 2010, Federata Italiane e Futbollit vendosi të ndërmarrë masa kundër lojtarëve dhe trajnerëve që përdorin për sharje emrin e Zotit.

Shikoni momentin në videon e mëposhtme te minuta 1:29. /Periskopi.com/

Mesfushori i Romës heroi i ditës – hajdutët tentuan ta grabisin por i bëri që t’ia fusin vrap

Periskopi.com Sporti

Mëngjes për tu harruar për Bryan Cristante. Mesfushori i Romës, në ditën e pushimit të dhënë nga Fonseca, ishte në makinë në zonën Prati – dy hapa nga stadiumi Olimpico – kur rreth orës 10.30, i janë afruar dy persona me motor, me kaskë në kokë, duke tentuar ti grabisin Rolex.

Nuk ka siguri nëse të dy ishin të armatosur me pistoletë, por Cristante reagoi, duke zbritur nga makina, e duke frikësuar keqbërësit që u larguan me shpejtësi.

Një agjent policie ndërhyri sapo kuptoi skenën, pastaj Cristante shkoi të bënte denoncimin.

Vitin e kaluar, në maj të 2019, tek Eur, ishte Francesca, mamaja e Nicolò Zaniolo, që u grabit nga dy persona me motor. Bilanci: një orë, celësat e shtëpisë e cantën me portofolin brenda.