Figo zbulon arsyen pse e la Barcelonën për t’u bashkuar me Real Madridin

Periskopi.com Sporti

Zgjedhja për t’u larguar nga Barcelona për Real Madrid nuk ishte një vendim që erdhi lehtësisht te Luis Figo.

Kalimi i portugezit nga Barcelona në Real Madrid shkaktoi trazirë në atë kohë, por ai ka bërë disa shpjegime se përse ai zgjodhi Santiago Bernabeun në vend të Camp Nout.

“Ishte një vendim i rëndësishëm por i vështirë,” tha Figo në Instagram Live, transmeton Periskopi.

“Unë u largova nga një qytet që më dha shumë dhe ku u ndjeva mire. Por kur nuk ndjehesh sikur je njohur për atë që ju jeni duke e bërë dhe keni një ofertë nga një klub tjetër, atëherë …”

Ndër të gjithë talentët që luajti përkrahë, Figo lujati edhe përkrah Raulit, për të cilin ka dy fjalë.

“Raul është një fitues, ai gjithmonë e dinte se çfarë të bënte”, tha Figo.

Kujtojmë që dyshja ishin shokë të skuadrës në Real Madrid. /Periskopi.com/