Bayerni e nis me barazim sezonin 2019/20, Hertha nxjerrë pikë midis ‘Allianz Arenas’

Periskopi.com Sporti

Bayern Munichu është ndalur me një barazim 2-2 në ndeshjen hapëse të sezonit 2019/20 në Bundesligë.

Ishin pikërisht bavarezët të parët që kaluan në epërsi duke realizuar në minutën e 24-t me anë të Robert Lewandowskit.

Mirëpo, Hertha barazoi në minutën e 36-të me anë të Dodi Lukebakios.

Vetëm tre minuta më vonë, mysafirët siguruan një epërsi të befasishme duke realizuar me anë të Marko Grujicit për epërsinë e parë të Herthas.

Në pjesën e dytë, Bayerni arriti të shënojë edhe një herë sa për të nxjerrë një pikë në terren të vetë – Leëa shënoi përsëri, kësaj radhe nga penalltia në minutën e 60-të. /Periskopi.com/