Aksidenti në Danub, momenti kur dy anijet përplasen njëra me tjetrën

Periskopi.com Lajme

Të paktën shtatë persona kanë gjetur vdekjen mbrëmë në një aksident në mes të dy anijeve në Danub në Budapest, ndërsa 19 të tjerë janë ende në kërkim.

Sipas mediave të huaja janë publikuar disa pamje të aksidentit, kur anija përplaset me një tjetër turistike më të vogël pranë ndërtesës së Parlamentit hungarez.

Përplasja, e publikuar nga portali hungarez Blikk.hu tregon një trafik të dendur lumor dhe momentin kur dy anije u përplasën.

Siç është përmendur nga mediat hungareze, në një varkë të vogël, turistike që u mbyt pas përplasjes ishin kryesisht turistë nga Koreja e Jugut, e cila u gjet në një nga shtyllat e urës Margaret.

Sipas autoriteteve, aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:15 në afërsi të Parlamentit të Hungarisë.

Kërkimet thuhet të kenë vazhduar deri mbrëmë vonë në sipërfaqen e Danubit, por kërkimi për të mbijetuarit ka qenë i vështirë për shkak të shikimit të dobët dhe energjisë elektrike në këtë pjesë të lumenjve.

Shtatë të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur pas përmbysjes së varkës në Budapest

Periskopi.com Lajme

Të paktën shtatë vetë kanë vdekur dhe 19 janë zhdukur pasi një varkë u përmbys në lumin Danub, në kryeqytetin hungarez Budapest, njoftoi media shtetërore.

Agjencia e lajmeve “MTI” raportoi se 33 vetë, kryesisht turistë nga Koreja e Jugut, ishin në bordin e anijes kur u godit nga një anije tjetër ndërsa ankorohej

Incidenti ndodhi të mërkurën rreth orës 22:00 të orës lokale.

Lumi Danub, një atraksion popullor për turistët, u rrit për shkak të reshjeve të mëdha, duke shkaktuar rryma të forta.

Varka që u përmbyt u identifikua si “Hableany”, ose “Mermaid”. Anija ka dy kuverta dhe një kapacitet prej 45 personash për udhëtime.

Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut konfirmoi se 19 koreanë kanë humbur dhe njoftoi se do të niste drejt Hungarisë një delegacion zyrtar në lidhje me ngjarjen. Po ashtu, paralajmëruan se do të jenë në dispozicion të familjeve të viktimave për t’i mbajtur ata të informuar.

Duke folur në një konferencë për shtyp në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, një zëdhënës i agjencisë së udhëtimit pas turneut të grupit, Lee Sang-moo, tha se të paktën një fëmijë ishte ndër të zhdukurit.

Operacioni i shpëtimit vazhdoi në orët e hershme të së enjtes, me anije, zhytës, drita, dhe pajisje të tjera të përshtatshme.

Ekipet e emergjencës zbuluan rrënojat e “Mermaid” në shtratin e lumit, pasi kërkonin disa orë pranë Urës së Margaretës, thanë mediat lokale.

Ekipet e shpëtimit paralajmëruan se sa më shumë kohë të kalonte, rrymat e forta do të çonin njerëz në drejtim të rrymës, duke pakësuar shanset për gjetjen e të mbijetuarve.

Shërbimi Kombëtar i Emergjencave po bënte kërkime në drejtim të rrymës nga zona qendrore e Budapestit dhe trafiku ujor u ndal në të gjithë Danubin në jug të Budapestit, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters

Gjendet një thesar me flori dhe argjend

Periskopi.com Lajme

Arkeologët kanë zbuluar një thesar prej 2000 monedhash floriri dhe argjendi, në bordin e një anije të fundosur në Danub që prej shekullit XVIII dhe që është gjetur falë nivelit të ulët ujit në lum.

“Rreth 2000 monedha janë gjetur, si dhe armë, heshta, gjyle topash, shpata dhe armatime të tjera”, tha për agjencinë MTI, Katalin Kovacs, arkeolog i muzeut “Ferenczy de Szentendre”, pranë Budapestit.

Zbulimi ka ndodhur këtë javë në Erd, në jug të Budapestit, ku arkeologët po punonin sot me intensitet të lartë për të nxjerrë maksimumin e elementeve para se niveli i ujërave të rritej sërish.

“Thesari i Erdit u gjet në bordin e relikes së një anije tregtare kombësia e të cilës ende duhet të përcaktohet”, njoftuan arkeologët.

“Ajo përbëhet nga monedha ari dhe argjenti, mes të cilave dukate dhe peni. Monedhat janë 90% të huaja dhe i përkojnë viteve 1630-1743”, theksoi arkeologu Balazs Nagy për radion private “Klub”.