Zyrtari i PDK’së publikon faktet: Shihni se si intervista e Kurtit ndiqet edhe në Egjipt, Kore, Japoni e vende tjera

Periskopi.com Lajme

Zyrtari i PDK’së, Bujar Cakolli në profiling e tij në Facebook ka publikuar disa fotografi ku shihet teksa intervista live e Albin Kurtit ndiqet edhe në Egjipt e vende të tjera të largëta, transmeton Periskopi.

Në këtë formë, ai ka shkruar se po manipulohet publikum duke qenë se militantët e tij po mburren për numrin e madh të shikimeve, ku vetëm mbrëmë në Debat Plus ku i ishte i ftuar Kurti, ishin rreth 110 mijë shikues live.

‘’Miq, shikoni me fakte se si kryeministri i ynë i shkarkuar ndiqet live edhe ne Egjipt, Kore, Japoni, Turqi, Bullgari, e në shumë vende tjera. Shikoni fotot me vëmendje dhe bindeni se si manipulohet publiku’’, shkruan Cakolli./PERISKOPI/

https://www.facebook.com/bujar.cakolli/posts/2672929009496447

Zyrtari i PDK-së e quan akt tradhtie atë që po bëjnë LVV dhe LDK

Periskopi.com Lajme

Zyrtari i PDK-së Bujar Cakolli përmes një postimi në Facebook, ka thënë se tashmë është e qartë se nuk do të ketë marrëveshje në mes LVV-LDK.

Cakolli ka akuzuar dy partitë që synonin formimin e koalicionit qeverisës se i kanë ikur përgjegjësisë së qytetarëve, përcjell Periskopi.

Postimi i plotë I Cakollit:

Duke lënë anash ironizimet, shteti ynë gati qe gjashtë muaj është pa qeveri dhe paqeverisje. Tashmë dihet botërisht se nuk do të ketë marrëveshje për krijimin e institucioneve nga fituesit e zgjedhjeve!

VV dhe LDK, ikën nga përgjegjësit, braktisën votuesin, shpërdoruan besimin e qytetarëve të Kosovës e diasporës, akt tradhëtie!

Thjesht, qytetarët u manipuluan nga një klasë politike e papërgjegjshme!

Zyrtari i PDK’së propozon një vend interesant se ku duhet të lidhet marrëveshja LDK-VV

Periskopi.com Lajme

Zyrtari i PDK-së, Bujar Cakolli ka ironizuar me bisedimet që po i zhvillojnë LDK dhe VV.

Cakolli, nëpërmjet një postimi në Facebook propozon që vendi ideal për arritjen e marrëveshjes për koalicion do të ishte shtëpia ku kishte lindur, Tito.

Shkrimi i plotë:

Vazhdoj me insistu për organizimin e një konference ndërkombëtare për arritjen e marrëveshjes VV-LDK, me ndërmjetsim ndërkombëtar. Vend ideal do të ishte shtëpia e lindjes së Shokut Tito në Kumrovc. Në popull do të njihej si Marrëveshja e Kumrovcit ?

Tallet Cakolli i PDK-së: LDK e VV s’po pajtohen ku ta nënshkruajnë marrëveshjen, në Prapashticë a në Kuvend

Periskopi.com Lajme

Sekretari i PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli ka ironizuar me stër – zvarritjen e arritjes së marrëveshjes mes LDK-së dhe VV-së, duke thënë se janë pajtuar për të gjitha çështjet, por s’po pajtohen veç me vendin se ku do ta nënshkruajnë marrëveshjen.

Cakolli shkruan në Facebook:

Sipas burimeve brenda LDK-së, marrëveshja me VV tashmë arritur, mirëpo mospajtimet kanë të bëjnë me vendin e nënshkrimit.

LDK po dëshiron që marrëveshja të realizohet pikërisht në shtëpinë e Isa Mustafës, aty ku u sulmua nga VV, në Prapashticë, e jo në Kuvendin e Kosovës!

Albinit i duhet patjetër me u rikthy në vendin e “krimit”, që njëherë t’i kërkojë falje e t’ia “shnoshë zemrën” Isës, e pastaj të qeverisin bashkë të lumtur

Cakolli: Isa argat i Serbisë, e Albini argat i Isës

Periskopi.com Lajme

Zyrtari i PDK-së, Bujar Cakolli nëpërmjet disa fotografive ka kujtuar kohën kur lideri i Vetëvendosjes protestonde ndaj kryeministrit të asaj kohe, Isa Mustafa.

LVV kishte përgatitur një parullë ku Mustafën e quanin ‘’argat i Serbisë’’.

E Cakolli, bashkëpunimin e Kurtit me Mustafën e quan si transformimin më të shpejt të një qenie njerëzore.

Shkrimi i plotë:

Ky është transformimi më i madhë dhe më i shpejt i një qenie njerzore, nga një njeri me “ballin lart e kurrizin drejt!” në një pakurrizor të llojit të vet. Isa “argat i Serbis, e Albini argat i Isës, ec e bjeri në fije kësaj pune ??

Zyrtari i PDK’së: Albin Kurti goditi Mustafën dy herë, kësaj radhe ia përmend terminalin e djemëve të tij

Periskopi.com Lajme

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bujar Cakolli, ka komentuar deklartën e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti i cili ka thënë se do të bëhet kalimi i terminaleve doganore të privatizuara te shteti demokratik i Kosovës, shkruan Periskopi.

Sipas Cakollit kjo është goditja e dytë e Kurtit ndaj Isa Mustafës, pas asaj se ‘çdo kryeministër i Kosovës ka vjedhur’.

“A është kjo goditja e dytë e Albinit ndaj Isa Mustafës, pas deklaratës së parë se të gjithë kryeministrat e Kosovës kanë vjedhur”, ka shkruar ai.

Shkrimi i tij i plotë:

A është kjo goditja e dytë e Albinit ndaj Isa Mustafës, pas deklaratës së parë se të gjithë kryeministrat e Kosovës kanë vjedhur!

Shoku Albin sot paska thënë se beteja më e shkurtër do të jetë ajo e kalimit të terminaleve doganore të privatizuara te shteti demokratik i Kosovës.

Shoku Albin a e ke fjalën edhe për kompaninë “INTEREUROPA KOSOVA L.L.C”, e cila funksionon si terminal doganor, dhe është në pronësi të djemëve të partnerit tënd qeverisës.

P.S. Emri i kësaj kompanie figuron edhe në deklarimin e pasurisë së ish kryeministrit Isa Mustafa.

 

Cakolli: VV si tupani, krismë jashtë dhe e zbraztë brenda

Periskopi.com Lajme

Sekretari i PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli, ka reaguar pas ankesës së fundit të Vetëvendosjes në Gjykatën Supreme.

Ai thotë se kjo parti doli e para në zgjedhjet e 6 tetorit dhe vetë po e vonon certifikimin e rezultateve.

Shkrimi i tij në Facebook:

VV prapë qenka anku në Gjykatën Supreme, pavarësisht faktit se ka dal e para në zgjedhjet e 6 tetorit! Shtrohet pyetja kush po vonon certifikimin e rezultateve tash?.

VV është sikur tupani, krismë jashtë kurse e zbraztë përbrenda.

Cakolli: Kurti n’mujtë me ba qeverinë, se për bashkim kombëtar nuk o fija

Periskopi.com Lajme

Sekretari i PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli, komenton deklaratën e Albin Kurtit, dhënë në ‘Open’ se bashkimi kombëtar do të ndodh.

Cakolli shkruan në FB:

“Ky n’mujt me ba qeverinë mirë o puna, se për bashkim kombëtar nuk o fija. Subjektin e vet politik nuk mujti me majt të bashkum, e po ta ban bashkimin kombëtar”.

Cakolli: Krahu i luftës është rritur në zgjedhjet e 6 tetorit, por vetëm humbi një betejë

Periskopi.com Lajme

Sekretari i PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli thotë se ‘krahu i luftës’ është rritur në zgjedhjet e fundit.

Ai krahason rezultatet e PAN-it të bashkuar më 2017 me rezultatet e PAN-it të shpërndarë më 2018.

Ja shkrimi i tij në Facebook:

Rezultatet e zgjedhjeve të 6 Tetorit, edhe pse ende nuk janë përfundimtare, tashmë dihet saktë kush i fitoi, e kush humbi. Me një gjë që nuk po pajtohem është tendenca e disa analistëve, opinionbërësve të cilët rezultatet e 6 tetorit po mundohen me i interpretu si humbje e krahut të luftës.

E në fakt këto analiza janë të pabazuara në shifra dhe fakte. Më 2017 koalicioni i luftës PAN kishte arritur të merrte 245 627 vota, kurse në 2019 ky koaolicion tashmë i shpërndarë ka marrë 320 590 vota.

Në fakt krahu i luftës numerikisht është rritur, por ka humbur një betejë, ashtu siç kishte ndodhur edhe gjatë luftës, ndonjë betejë edhe e kemi humbur por në fund luftën e kemi fituar.

Për momentin kemi ba tërheqje taktike ?

Zyrtari i PDK-së: Do të ishte mirë që VV-ja ta organizojë një protestë për mbrojtjen e votave nga Serbia

Periskopi.com Lajme

Sekretari i PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli, ka ironizuar sërish me ankesën e Vetëvendosjes në Supreme për anulimin e votave nga Serbia.

Cakolli thotë se ‘do të ishte mirë që VV të organizonte një protest për mbrojtjen e votave nga Serbia’.

Ai shkruan:

Çka ish kanë mirë me te organizu Vetëvendosja një protestë për mbrojtjen e votave nga Serbia dhe kundër vendimeve te PZAP-së. Ani me pas mujt mi pru edhe diasporën ish ba shyhret.

Ndryshe, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nuk ka komentuar shumë ankesën e partisë së tij në Gjykatën Supreme për votat serbe, duke thënë se ‘i mbetet të flas Supremes’./Periskopi/

Cakolli i PDK’së: VV po mbron votat e parregullta nga Serbia, kjo është fytyra e vërtetë e maskarenjëve

Periskopi.com Lajme

Sekretari i PDK’së në Prishtinë, Bujar Cakolli, thotë se Vetëvendosje me tërë arsenalin po angazhohet për mbrojtjen e votave të parregullta nga Serbia.

Shkrimi i plotë i tij:

Lëvizja Vetëvendosje, me tërë arsenalin është vënë në mbrojtje të votave të parregullta nga Serbia. Këta që morën besimin në emër të kauzës për Bashkim Kombëtar, sot në mbrojtje të votave nga Serbia. Kjo është fytyra e vërtet e këtyre maskarenjëve. Ende nuk keni parë gjë akoma!

Zyrtari i PDK’së: VV dhe Lista Serbe në agjendë të njejtë

Periskopi.com Lajme

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bujar Cakolli ka thënë se Vetëvendosje dhe Lista Serbe ‘kanë qëlluar në agjendë të njejtë’, shkruan Periskopi.

Ai ironizon duke thënë se po i sheh Glauk Konjufcën e VV’së dhe Igor Simiq e Listës Serbe duke i dorëzuar ankesat në Gjykatën Supreme.

Reagimi i tij i plotë:

Po më doket po i shoh sonte para orës 00:00 te Gjykata Supreme, Glauk Konjufcën e VV-së edhe Igor Simiqin e Listës Serbe, tu prit me i dorëzu ankesat për njohjen e validitetit të votave të parregullta të ardhura nga Serbia! Rastësisht kanë qëllu në agjendë të njëjtë

Bujar Cakolli i PDK i përgjigjet Erolld Belegut të AAK me një fabulë për lepurin

Periskopi.com Lajme

Zyrtari i PDK-së, Bujar Cakolli i është kundërpërgjigjur Erolld Belegut, këshilltar i kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinaj lidhur me paktin kundër-koupsionit që sot PDK ua ofroi partive politike ta nënshkruajnë.

Me këtë ftesë të PDK, Belegu gjatë ditës u mundua të ironizoj nëpërmjet një fabule, por reagimi i Cakollit vjen në të njëjtin diskurs.

“Një oponent politik e paska nis fushatën me fabula, kështu që po ja tregojmë edhe na një fabulë: Një lepur kish pas shpërnda fjalë se han mish luani. Ndërkohë këto fjalë i bijnë në vesh luanit, edhe zemërohet luani e e thërret në takim lepurin edhe po i thotë:
Lepur çka hanë ti?
Lepuri po i thotë ha lakra!
Tjetër çka hanë?
Ha edhe karrota po i thotë lepuri.
Tjetër po e pyet luani?
O nganjëher ha edhe m*t me këtë gojë ?”, ka shkruar Cakolli në faqen e tij në Facebook.

Cakolli nga PDK: Vendimi për mbylljen e shkollave në Kamenicë – skandaloz

Periskopi.com Lajme

Zyrtari i lartë i PDK-së, Bujar Cakolli, ka reaguar për vendimin e kryetarit të Kamenicës, Qëndron Kastrati për mbylljen e 40 përqind të shkollave në këtë komunë.

Cakolli nëpërmjet një reagimi në faqen e tij në Facebook, ka thënë se ky vendim ka ardh nga politika e mbrapsht e Vetëvendosjes e cila siç thotë Cakolli, i ka mashtruar qytetarët e Kamenicës me 2017 e tani don edhe ti largoj ata nga brezi kufitar me Serbinë.

Reagimi i plotë i Bujar Cakollit:

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, i zgjedhur nga partia VV, po i vazhdon skandalet po edhe veprimet që janë me pasoja afatgjata për banorët dhe komunën më lindore të Kosovës. Pasi që e shkaktoi një skandal para rreth dy muajve kur e emëroi drejtor të Financave 21 vjeçarin që ka mbaruar shkollën e mesme të mjeksisë, tani po përgatitet për një veprim tjetë, jo vetëm skandaloz por me pasoja shumë të mëdha. Nesër, z.Kastrati, synon tu vëjë dryrin shkollave fillore në fshatrat Tyxhec, Busovatë, Krilevë, Karaçevë, etj. Por reagimet janë të mëdha. Revoltat e banorëve, nxënësve dhe arsimtarëve duhet të jenë të fokusuara në kërkesat për të penguar këtë veprim të pamatur të kryetarit Kastrati dhe vizionit shkatërrues të Vetëvendosjes e cila ka mashtruar qytetarët e Kamenicës në zgjedhjet lokale 2017. Në emër të “reformave” në sistemin shkollorë dhe të gjoja mungesës së nxënësve, Kastrati pa analiza të mirëfillta paraprake, pa shpjegime konkrete dhe arsyetime reale, po planifikon t’i mbyllë rreth 40% të shkollave fillore në fshatrat e malsisë së Kamenicës. Me këtë veprim, Kastrati po e zyrtarizon tashmë, një veprim skandaloz dhe të rrezikshëm për mbijetesën e banorëve të fshtatrave të brezit kufitar, të cilët janë konsekuent të mos i lëshojnë vatrat e tyre shekullore. Shteti i Kosovës me mundësi të kufizuara buxhetore ka investuara në fshatra të Kamenicës për ndërtimin e mirëmbajtjen e atyre shkollave vetëm për t’i inkurajuar banorët të jetojnë dhe zhvillojnë atë zonë ndërsa vizioni i Vetëvendosjes në Kamenicë dëshiron që t’i zbrazë ato vendbanime. Ne, jemi kundër veprimeve arbitrare të pushtetit komunal në Kamenicë dhe mbështesim me çdo kusht të drejtën e qytetarëve kudo që ata jetojnë për tu shkolluar dhe arsimuar. Reformat janë të ligjshme dhe të rëndësishme, por, kur ato prekin dinjitetin, vullnetin dhe të drejten e qytetarëve, sidomos në edukim dhe arsimim, nuk duhet të aplikohen. Që kur Vetëvendosje erdhi në pushtet në Kamenicë nëpërmjet mashtrimeve megalomane të qytetarëve, qindra të rinj janë detyruar të ikin nga Kamenica. Ftojmë qeverisjen lokale të Kamenicës që të merren me probleme reale të qytetarëve të cilët i kanë lënë edhe pa ujë të pijshëm e t’i ndalojnë politikat e mbrapshta të mbylljes së shkollave.

Cakolli i PDK’së: Vjosa Osmani po e forcon pozicionin e saj si shefe e opozitës së ardhshme

Periskopi.com Lajme

Bujar Cakolli, zyrtar i PDK’së, megjithëse nuk ia përmend emrin por aludon në Vjosa Osmanin, thotë se ‘synimi i saj është mposhtja e PDK’së’.

Ai shkruan se ‘paraqitjet e dobëta të Osmanit në media dhe mungesa e qartë e vizionit politik, ia forcojnë pozicionin si shefe e ardhshme e opozitës’.

“Krejt çka dëgjojmë prej saj është synimi për mposhtjen PDK-së, e që në vetvete s’është asgjë më tepër se njohje dhe frikë ndaj forcës më të madhe politike në vend. Paraqitjet mediatike, tmerrësisht të dobëta, mungesa e qartë e konceptit, vizionit politik dhe destruktiviteti në ide, vetëm sa e përforcojnë pozicionin e saj si shefe e opozitës e asgjë më tepër ?!”, shkruan Cakolli./Periskopi/

Cakolli i PDK’së: Preferoj koalicion LDK-VV-AAK-PSD, t’i mundim krejt përnjëherë

Periskopi.com Lajme

Zyrtari i PDK’së, Bujar Cakolli shkruan se ai do të preferonte një koalicion LDK-VV-AAK-PSD. Kjo sipas tij, pasi që ‘PDK do të mund t’u mundte të gjithë përnjëherë’.

Ai shkruan në FB:

Unë e kisha preferu një koalicion LDK-VV-AAK-PSD.

Kur t’i mujmë i mujmë krejt përnjëherë. Marum o vlla tu i mujtë një ka një, qe nja 12 vjet

Cakolli: LDK që nga viti 2000 ka qenë pjesë e institucioneve, mashtron kur paraqitet parti e ndryshimit

Periskopi.com Lajme

Serketari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bujar Cakolli, nëpërmjet një statusi në Facebook ia ka kujtuar LDK’së disa të bëma gjatë kohës sa kjo parti ka qenë në qeverisje të vendit.

Cakolli thotë se LDK po mashtron kur paraqitet si parti e ndryshiumeve pasi që kjo e fundit që nga viti 2000 ka qenë pjesë e institucioneve duke theksuar sidomos sektorin e shëndetësisë ku i akuzon për zhvatje të miliona eurove.

Postimi i plotë:

Tendenca e LDK-së për të paraqitur veten si parti e ndryshimit dhe shpresës, është tendencë për mashtrim dhe manipulim të qytetarit!

Lidhja Demokratike e Kosovës si njëra nga partitë me peshë në skenën politike në Kosovë, kanë qenë pjesë e të gjitha zhvillimeve politike në Kosovën e pasluftës, herë si bartëse e pushtetit, e herë si pjesë përbërse e pushtetit.

Që nga viti 2000, LDK ka qenë pjesë e të gjithë institucioneve dhe mekanizmave shtetëror, që nga Këshilli Tranzitor i Kosovës – KTK dhe Këshilli i Përkohshëm Administrativ – KPA – 2000 – 2002, pjesë e Qeverisë së Bajram Rexhepit 2002 – 2004, Ramush Haradinajt dhjetor 2004 – mars 2005, Bajram Kosumit 2005 – 2006, Agim Çekut 2006 – 2008, Hashim Thaçi 2008 – 2010, Isa Mustafa 2014 – 2017.

Padyshim se duke qenë pjesë e pushtetit, LDK së bashku me partitë tjera ka meritën për të gjitha zhvillimet pozitive në vend, sikurse që ka përgjegjësinë për të gjitha ngecjet dhe zhvillimet negative në vend, sidomos me rastin e shëndetësisë ku dëmi publik dhe zhvatja është qindra miliona euro, sektor ky që për shumë vite rresht është udhëhequr nga eksponentë të lartë të LDK-së.

Prandaj, konstatimi i LDK se qeverisja e saj është ndryshe nuk ka se si të kualifikohet ndryshe veçse tendencë oër mashtrim të qytetarit. Kur jemi këtu, s’ka hamendje se qeverisja e PDK është dhe do të mbetet fuqia e lëvizjes progresive të vendit. Faktet janë të gjalla e gjithandej.

Sekretari i PDK-së: Albini e Glauku për një copë qeverie po i përgjërohen atij që e quanin ‘argat i Serbisë’

Periskopi.com Lajme

Serketari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bujar Cakolli, nëpërmjet një statusi në Facebook, ka thumbuar liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin dhe shefin e grupit parlamentar të kësaj partie, Glauk Konjufcën.

Sipas Cakollit, qytetarët e kanë problem që ti besojnë dikuj që tani po don të bashkohen me ata që i akuzonin jo shumë kohë më parë.

“Lajkat që po i bën Albini e Glauku me shokë kundrejt LDK-së janë të dyshimta, djallëzuese dhe një mizerie e llojit të vet. Qytetarët e Kosovës e kanë problem kur me i besu Albinit e Glaukut, atëherë kur thërrisnin “Isë Isë argati i Serbisë”, apo tash kur për një “copë qeverie po i përgjërohen atij që deri dje ishte “argat serbie” dhe të cilin e ndiqnin me molotov edhe në shtëpi”.

 

Bejta e AAK’së i reagon Cakollit të PDK’së: Në vend të rezervave shtetërore merru me sallonet e bukurisë

Periskopi.com Lajme

Zyrtarë të AAK’së iu janë përgjigjur akuzave të anëtarit të Kryesisë së PDK’së, Bujar Cakollit, i cili lëshoi akuza në drejtim të Kryeministrit në dorëheqje, duke thënë se Haradinaj ka ikur nga përgjegjësia politike.

Përmes një postimi në Facebook, Fikneta Bejta nga kjo parti i ka sugjeruar Cakollit që në vend të rezervave shtetërore të flas për rrjedhat e inovacioneve në sallonet e bukurisë.

Ka thënë se e mira e gjithë kësaj është që PDK në fund do të dal nga loja.

“Zëvendësministri i Besim Beqajt, Cakolli paska fol për dorëheqjen e Kryeministrit Haradinaj, ai e paska akuzuar Kryeministrin për harxhimin e rezervës shtetrore. Cakolli mirë kishte me qenë me na tregu diqka për rrjedhat e inovacioneve tek sallonet e bukurisë. E mira e gjithë kësaj është që PDK pêrfundimisht ka me dal prej loje”, ka shkruar Bejta.

Ndryshe, Cakolli tha se Shefi i AAK’së i ka harxhuar të gjitha rezervat shetërore dhe pastaj ka vendosur të ikë.

Reagimi i Cakollit që është edhe Zëvendësministër i Inovacionit erdhi pasi Ramush Haradinaj dha dorëheqje.

“Dorën në zemër, duhet me qenë shumë idiot për me ju gëzu lajmit për shkuarjen e Kryeministrit në Hagë. Ama me fol drejt ka del shpirti, me i harxhu komplet rezervat shtetërore në korrik, e me lëshu qeverinë, nuk është tjetër veq ikje nga përgjegjësia politike!”, ka shkruar Cakolli, në Facebook./PERISKOPI 

Cakolli i PDK’së: Haradinaj i harxhoi krejt rezervat shtetërore dhe e lëshoi Qeverinë

Periskopi.com Lajme

Zëvensësministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Bujar Cakolli, ka komentuar dorëheqjen e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Cakolli thotë se Haradinaj gjatë këtij muaji i ka harxhuar të gjitha rezervat shtetërore dhe se dorëheqja e tij nënkupton vetëm ikje nga përgjegjësia politike.

Më poshtë postimi i plotë:

Dorën në zemër, duhet me qenë shumë idiot për me ju gëzu lajmit për shkuarjen e Kryeministrit në Hagë.

Ama me fol drejt ka del shpirti, me i harxhu komplet rezervat shtetërore në korrik, e me lëshu qeverinë, nuk është tjetër veq ikje nga përgjegjësia politike!