Sot i jepet lamtumira gazetares dhe poetes Burbuqe Rushiti

Periskopi.com Lajme

Sot i jepet lamtumira e fundit gazetares dhe poetes së njohur Burbuqe Rushiti.

Varrimi i të ndjerës bëhet në orën 18:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë.

Rushiti ka punuar disa vjet në ish-Radio Televizionin e Prishtinës, në redaksinë e kulturës, ndërsa më pas ishte korrespondente e disa mediave në Turqi përfshirë edhe televizionin NTV.

Rushiti është autore e disa përmbledhjeve me poezi, ndërsa është marrë edhe me përkthime në prozë dhe në poezi, si dhe me kritikë letrare.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) përmes një komunikate për media ka shprehur ngushëllimet me rastin e ndarjes nga jeta të Burbuqe Rushitit.

 

AGK-ja me telegram ngushëllimi për familjen Rushiti

Periskopi.com Lajme

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, me dhimbje ka marrë lajmin për vdekjen e gazetares së njohur Burbuqe Rushiti, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“E ndjera Rushiti, si njëra nga gazetaret e para në Kosovë, me punën dhe përkushtimin e saj në informimin e publikut, ka lënë gjurmë, të cilat do të jenë referencë në gazetarinë kosovare. Përvoja e saj, ka arritur edhe në nivel më të gjerë, duke qenë për një kohë korrespodente e medieve të ndryshme nga Turqia, përfshirë edhe NTV”, thuhet në komunikatën e AGK-së.

AGK thotë se në shumë raste e ka angazhuar Burbuqe Rushitin si anëtare të jurisë në konkurse të ndryshme, përshirë atë për përzgjedhjen e gazetarit të vitit.

Me këtë rast, AGK-ja shpreh ngushëllime për familjen, miqtë, kolegët dhe të njohurit e gazetares Burbuqe Rushiti.

Vdes gazetarja dhe poetja kosovare, Burbuqe Rushiti

Periskopi.com Lajme

Sot ndërroi jetë gazetarja dhe poetja e njohur Burbuqe Rushiti.

Burbuqja ka punuar disa vjet në ish Radio Televizionin e Prishtinës, në Redaksinë e Kulturës, ndërsa më pas ishte korrespodente e disa mediave në Turqi përfshirë edhe televizionin NTV.

Burbuqe Rushiti është autore e disa përmbledhjeve me poezi. Burbuqja është marrë edhe me përkthime në prozë dhe në poezi, si dhe me kritikë letrare.

Varrimi i Burbuqe Rushitit bëhet nesër në orën 17:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë.